zoom

Day ArchiveEkzekutimi i biznesmenit në Lushnje, në total 5 të plagosur, digjet makina e autorëve

Lushnjë- Zbardhen detaje rreth atentati të ndodhur rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit të Lushnjes. Viktima është shtetasi Bledar Muço.

Dy persona i janë afruar me një makinë dhe e kanë qëlluar me breshëri teksa ai ishte i ulur në një kafene së bashku me një mikun e tij.

Nga plumbat kanë mbetur të plagosur shtetasit Judin Velo., 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve./zoom.al/

Ekzekutimi i Bledar Muçës në qendër të Lushnjes! Viktima i dënuar më parë

Bledar Muça, 34-vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Lushnje. Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit që viktima administronte, ndërsa autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje drejt tij. Muça ishte i ulur në tavolinë së bashku me disa persona të tjerë.

Mësohet se si pasojë e këtij atentati kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Bledar Muça i cili njihet si pronari i lokalit ‘Pedonalja’ në qendër të Lushnjes nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2008-të është dënuar për vrasje me dashje ‘e mbetur në tentativë./Zoom.al

Vrasja në Lushnje, identfikohen tre të plagosurit, mes tyre edhe një vajzë 24-vjeçare

Zbardhen detaje rreth atentati të ndodhur rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit të Lushnjes.
Viktima është shtetasi Bledar Muço. Dy persona i janë afruar me një makinë dhe e kanë qëlluar me breshëri teksa ai ishte i ulur në një kafene së bashku me një mikun e tij.  Nga plumbat kanë mbetur të plagosur shtetasit Judin Velo., 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Atentati ka ndodhur në prani të dëshmitarëve të shumtë.
Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po kontrollon  zonë me qëllim kapjen e autorëve. /Zoom.al

 

Identifikohet viktima, i ekzekutuari është pronar i këtij lokali në Lushnje

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes. Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Zoom.al mëson se viktima është pronari i lokalit, Pedonale, Bledar Muça. Mësohet se viktima është qëlluar nga brenda një makine në një kohë ku shumë klientë kanë qenë në lokal.

Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.

Përplasje me armë në Lushnje vritet një person

Një përplasje me armë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i vrarë.

Vrasja ka ndodhur në një lokal ku është rrezikuar edhe jeta e klientëve.

Zoom.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Vijon…/zoom.al

Ndalimi i emigrantëve/ Pas Lituanisë edhe Polonia fillon ndërtimin e një muri 130 km në kufi me Bjellorusinë

Polonia njoftoi sot se do të ngrejë një gardh 2.5 metra të lartë në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe do të rrisë patrullat e saj ushtarake përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në territorin e saj.

Varshava dhe tre shtetet baltike (Lituania, Letonia dhe Estonia) janë ankuar për një “sulm hibrid” të organizuar nga Bjellorusia, për të cilin ata thonë se inkurajon emigrantët të kalojnë ilegalisht në territorin e Bashkimit Evropian.

Ministri i Mbrojtjes Marius Blazak tha sot se një gardh të ri me tela me gjemba, i ngjashëm me atë të ngritur në kufirin serbo-hungarez, do t’i shtohet atij ekzistues, i cili është i gjatë rreth 130 km.

Blazac njoftoi gjithashtu se numri i ushtarëve që ndihmojnë policinë kufitare në punën e saj do të dyfishohet në 2,000. “Ne do të kundërshtojmë lindjen e një rruge të re për lëvizjen e emigrantëve përmes territorit polak,” tha ai.

Më herët gjatë ditës, të katër vendet i bënë thirrje OKB -së të ndërmarrë veprime kundër Bjellorusisë. Në një deklaratë të përbashkët, kryeministrat e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë pohuan se fluksi i emigrantëve ishte “planifikuar në mënyrë sistematike nga regjimi i Aleksandër Lukashenko”.

Muajt ​​e fundit, mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kaluar kufirin në Bjellorusi drejt territorit evropian, të cilin BE e sheh si një formë hakmarrjeje kundër regjimit të Lukashenkos në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Bruksel. / Reuters

Biden do të marrë pjesë virutualisht në takimin e G-7ës për Afganistanin

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet vrtualisht me udhëheqësit e G7 të martën për të diskutuar situatën në Afganistan, përfshirë ndihmën humanitare për refugjatët afganë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë sot.

Kjo vjen si përgjigje pasi kryeministri britanik Boris Johnson tha se ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 të martën për të diskutuar krizën në Afganistan.

Dozë e tretë anti-COVID? OBSH: Duhet të kemi vaksinim të lartë në nivel global, dozat përforcuese të çohen në vendet e varfra

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Nëse normat e vaksinimit nuk rriten në nivel global, mund të krijohen variante të reja prandaj është e nevojshme që dozat përforcuese të dhurohen në vendet me normat më të ulëta të vaksinimit.

“Përveç kësaj, ka një debat nëse dozat përforcuese janë efektive.Personat me sistem të dobët imunitar duhet të marrin një dozë përforcuese, pavarësisht se ata përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të popullsisë”, tha Ghebreyesus në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Sipas të dhënave nga OBSH nuk nevojiten doza përforcuese dhe se personat më të rrezikuar duhet të vaksinohen plotësisht para se vendet me të ardhura të larta të miratojnë dozën e tretë. Ndërkohë Hungaria tashmë ka filluar të vaksinojë njerëzit me një dozë të tretë.

Ushqimet që shkaktojnë çrregullime hormonale

Çrregullimet hormonale janë disa lloje problemesh ndaj të cilave trupi i njeriut reagon më shpejt.

Çrregullime të tilla përfshijnë problemet me lëkurën si: Aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera, por gjithçka që mund të bëhet është vendosja e një balance ushqimore.

Këto probleme mund të përjetohen në faza të ndryshme të jetës dhe mund të prekin këdo pa dallim.

Pesë ushqimet që prishin balancën hormonale:

Bulmeti

Ekspertët thonë se ushqimet me bazë bulmeti janë më të vështira për t’u tretur. Këto ushqime mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organizëm.

Kafja, çaji dhe pijet me gaz

Kafja, çaji dhe pijet me gaz janë një grup pijesh shumë të preferuara, por konsumimi i përditshëm i tyre rrit nivelet e kortizonit në trup, i cili prek hormone që rregullojnë nivelin e stresit. Konsumimi i tepërt i tyre sjell gjumi të çregullt dhe rrit adrenalinën.

Ushqimet e përpunuara

Këtu bëjnë pjesë ushqime të tilla si: Mishi, sallami, konservat e çdo gjë tjetër që përmban konservantë.

Ushqimet me sheqer

Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja. Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e puçrrave.

Karbohidratet

Kur vjen puna te hormonet, karbohidratet janë ushqimi më i keq që mund të konsumohet. Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejtë te nivelet e kortizolit dhe për rrjedhojë krijojnë çrregullime.

Merkel në Kiev: Gazi natyror nuk duhet të shndërrohet kurrë në “armë gjeopolitike”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se gazi natyror nuk duhet të përdoret kurrë si armë gjeopolitike dhe ka përkrahur zgjatjen e marrëveshjes për partneritet strategjik me Ukrainën, kur ajo të skadojë më 2024.

Merkel i ka bërë këto komente më 22 gusht në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Merkel është duke realizuar vizitën e saj të fundit në Ukrainë, para se t’i përfundojë mandati, pas zgjedhjeve që mbahen në Gjermani muajin e ardhshëm.

Vizita e saj në kryeqytetin ukrainas vjen dy ditë pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Merkel është kritikuar për mbështetje të projektit Rrjedha Veriore 2, për të cilin Kievi, Uashingtoni dhe disa vende tjera paralajmërojnë se do të forcojë pozitën e Moskës në Evropë sa i përket energjisë.

Në konferencën për media, Zelenskiy ka thënë se bisedimet për zgjatje të marrëveshjes për transit të gazit me Rusinë janë të paqarta.

Ai ka thënë se dëshiron të kuptojë se ku mbetet Ukraina pas skadimit të marrëveshjes më 2024.

Merkel ka qenë mbështetëse kyçe e Kievit prej kur Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur të mbështesë formacionet separatiste në disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014.

Si pasojë e këtij konflikti kanë vdekur 13,200 persona.

Merkel ka thënë në një konferencë për media se ajo do të vazhdojë “të punojë për integritetin territorial të Ukrainës”, derisa të jetë në pushtet.

Megjithatë, Merkel është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj Rrjedhës Veriore 2, projekt që do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Më herët gjatë këtij viti, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për Rrjedhën Veriore 2, duke iu dhënë fund mospajtimeve për projektin pothuajse të kompletuar që mundëson dërgimin e gazit natyror të Rusisë në Gjermani, nën Detin Baltik.

Berlini dhe Uashingtoni janë pajtuar për të mbështetur bashkërisht Ukrainën, si dhe për ta luftuar Rusinën nëse e shfrytëzon energjinë për presion politik.