Aplikacion
Thuhet se, edhe pse është pjesërisht gjenetike, mënyra se si plaket lëkura jonë varet plotësisht nga dhe nga rutinat tona të përditshme të kujdesit të lëkurës. Më poshtë njihuni me 10 gjëra që ndoshta janë faktor ndikues në acarimin e lëkurës suaj për momentin:
#1 – Shumë produkte flokësh po ju prekin lëkurën
Shumë produkte flokësh si llak, shkumë, madje edhe shampo apo balsam – krijojnë efekt bllokues të poreve në lëkurë. Kjo ndodh për shkak të praninë së sulfateve në këto produkte.
#2 – Përdorimi i shumë produkteve për kujdesin e lëkurës
Nuk ka asgjë të keqe me një rutinë të detajuar dhe të përsonalizuar sipas tipit të lëkurës suaj dhe problematikave përkatëse, por kur ju e gjeni veten thjesht duke blerë e duke vendosur produkte në fytyrë, pa ditur mirë se çfarë po bëni – rezultati do të jenë aknet.
#3 – Përdorimi jo i duhur i produkteve të heqjes së qimeve të fytyrës
Heqja e gabuar e qimeve të fytyrës me produkte komedogjene që kanë karakteristika të bllokimit të poreve shpesh mund të shkaktojnë shpërthim të akneve në fytyrën tuaj.
Për t’u siguruar që po pastroni saktë qimet e fytyrës dhe po parandaloni acarimet e mëtejshme në lëkurën tuaj, shmangni produktet me përbërësit më të zakonshëm të bllokimit të poreve (si vaji i kokosit, vaji i palmës etj). Konsultohuni me një dermatolog nëse lëkura acarohet shumë pas çdo depilimi.
#4 – Udhëtimet
Kur udhëtoni diku, ju e ekspozoni lëkurën tuaj në një mjedis të ri që mund të jetë i dëmshëm për lëkurën tuaj. Faktorë të tillë si efekti i diellit, nxehtësia, i ftohti dhe lagështia mund të kontribuojnë në përkeqësimin e papritur të lëkurës.
Për të parandaluar çdo efekt negativ që një ndryshim në mjedis mund të paraqesë në lëkurën tuaj, është më mirë të përshtateni me kushtet e reja që po hyni. Shmangni ekspozimin e zgjatur të lëkurës dhe përdorni krem kundër diellit, Dhe nëse jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të ftohta, përpiquni të shmangni dehidratimin e lëkurës duke hidratuar lëkurën dhe trupin.
#5 – Toksinat në pastruesin tuaj të grimit
Një tjetër kozmetikë e zakonshme që mund të shkaktojë bllokimin e poreve dhe shfaqjen e akneve janë përbërësit toksikë që gjenden në pastruesin tuaj të makeup-it.
Edhe një herë, zgjidhja e këtij problemi do të ishte përdorimi i produkteve jo-komedogjene. Gjithashtu, nëse përdorni zakonisht makeup, mjekët sugjerojnë larje të dyfishtë të lëkurës në mbrëmje.
#6 – Ushqimet e procesuara
Ushqimet me karbohidrate të larta, si ëmbëlsira ose hamburgerë, mund të provokojnë shfaqjen e akneve. Për shkak të indeksit të tij të lartë glicemik, ushqimi i pasur me karbohidrate mund të shkaktojë acarim të lëkurës pasi ndikon drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit në gjak.
Për të siguruar që lëkura juaj të mos ndikohet negativisht nga një dietë e pasur me karbohidrate, sigurohuni që të shkurtoni ushqimet dhe të mbështeteni më shumë në ushqime me proteina të larta me më shumë substanca të shëndetshme, dhe natyrisht, konsumoni shumë fruta dhe perime.
#7 – Fjetja me bark
Jastëku juaj thith gjithçka, dhe kur flini, fytyra juaj është e ngjeshur ngushtë me të gjitha materialet në jastëkun tuaj, gjë që nga ana tjetër, mund të acaroj lëkurën. Provoni të flini me shpinë dhe mbi të gjitha, ndërroni shpesh këllëfët e jastëkëve.
#8 – Fshirja shumë fort e fytyrës me peshqir
Kur e fërkoni fytyrën në mënyrë të ashpër me peshqir, ju e ekspozoni lëkurën tuaj ndaj eksfolimit shtesë, duke e dëmtuar.
#9 – Larja me ujë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë
Kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës tuaj, temperatura e ujit është çelësi. Uji i ftohtë nuk heq në mënyrë efektive të gjitha grumbullimet e panevojshme në lëkurën tuaj, ndërsa uji i nxehtë dihet se irriton dhe than lëkurën. Përdorni ujë të vakët, një të mesme midis të dyjave.
#10 – Moslarja e fytyrës rregullisht
Vaji, papastërtia dhe grumbullimi i baktereve janë rezultat i një dite/nate të gjatë. Prandaj sigurohuni ta lani fytyrën 2 herë: Në mëngjes dhe në mbrëmje.
Breshëri kallashi në mes të rrugës! Kjo është videoja shqiptare që po shqetëson rrjetinPamje tepër shqetësuese janë shpërndarë me shpejtësi orët e fundit në rrjet.
Në video duket se si në një makinë dasme, në vendin e parë të pasagjerit nxirret kallashi në dritare dhe qëllohet me breshëri.
Videoja filmohet nga sendilja e pasme, teksa urohet çifti për martesën. Videon e ka shpërndarë edhe gazetarja Anila Hoxha.
“Më mbani se do shpërthej. Apo lëre fare se kush lexon titujt ” Anila Hoxha lëshon bombën”.. Megjithatë shikoje njëherë këtë videon o shef, thua ta ketë kallashin me leje ky?”- ironizon ajo.
Zbuloni moshën kur arrihet lumturia më e madhe në jetë
View this post on Instagram
Eksperimentet tregojne se vetëm në këtë moshë do të përjetoni lumturinë e vërtetë
Mendoni se keni arritur tashmë kulmin e lumturisë në jetë? Epo prisni dhe pak…Sipas studiuesve dy vitet më të lumtura do ti kaloni në këtë kohë:
Sipas konkluzioneve të studimeve nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, ne jemi më të lumtur në dy pika në jetën tonë – jo vetëm një. Studiuesit kërkuan 23,000 vullnetarë gjermanë nga 17 deri në 85 vjeç për të vlerësuar kënaqësinë e tyre në jetë. Pjesëmarrësit parashikuan se sa të lumtur do të ndiheshin në pesë vjet, dhe pastaj, pas pesë vjetësh ata treguan se si ishin në atë moment.
Rezultatet e tyre?
Negative! Studimi zbuloi se lumturia tenton të ndjekë një kurbë të formës U gjatë jetës së një individi, me kënaqësi që arrin nivele më të larta gjatë ekstremeve të spektrit të moshës së studimit dhe lëkundet me moshën e mesme. Plus, studiuesit vunë re dy vitet më të rëndësishme kur lumturia shkëlqen: moshat 23 dhe 69 vjeç.
Në fillim të 20-ave, ne jemi energjikë dhe të gëzuar për ndryshimet që vijnë së bashku me moshën e re: karriera të reja, vende të reja për të udhëtuar dhe njerëz të rinj për t’u takuar. Deri në kohën që arrijmë në moshën ’60 dhe ’70, megjithatë, ne kemi mundësi të dalim në pension dhe tani mund të gjejmë kohën – për të mos përmendur paratë – për ushëtimet që na kanë ngelur.
Ç’duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqeNuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë i bukur nëse ju e doni të tillë. Mos e lini trishtimin e momentit apo çastet e ankthit t’ju gënjejnë. Kujtoni se çdo gjë kalon, por gjatë procesit provoni të praktikoni këshillat e neurologëve.
Bëjini vetes pyetje kur ndiheni të mërzitur.
Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten: “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.
Vendosini një emër konkret ndjenjave.
Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.
Merrni vendime.
Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.
Krijoni kontakte me njerëzit.
Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më I lehtësuar./Business Insider
7 mënyra për të gjetur përgjigjen e pyetjes: Çfarë dua të bëj me jetën time?Nuk jeni të sigurt se çfarë doni? Bëjini vetes mirë këto 7 pyetje dhe përpiquni të qartësoni mirë çdo mendim që ju vjen në kohë:
1. Çfarë ju bën të lumtur?
Të gjithë duam lumturi. Duam të përjetojmë emocione pozitive dhe eudaimonia – ose “kuptim i jetës”. Pra, kur bëhet fjalë për të kuptuar se çfarë duam me të vërtetë në jetë, së pari mund të pyesim veten se çfarë na bën të lumtur.
Për shembull, çfarë na pëlqen të bëjmë? Kur jemi më të lumtur? Me kë jemi kur jemi më të lumtur? Cilat qëllime na sjellin buzëqeshje në fytyraë? Tani, çfarë lloj jete do t’ju ndihmojë t’i bëni këto gjëra dhe të ndjeheni në këtë mënyrë më shpesh?
2. Cilat janë nevojat tuaja?
Mund të pyesim veten se cilat nevoja janë më të rëndësishme për ne tani. Kini kujdes që të mos ngatërroni nevojat me dëshirat. Ne mund të duam një milion dollarë, ndërsa mund të kemi nevojë për siguri financiare. Ne mund të dëshirojmë një partner perfekt, por mund të kemi nevojë për një partner që na do dhe na trajton mirë.
Sipas hierarkisë së nevojave të Masloë, nevojat shoqërore / të dashurisë dhe nevojat e vetëvlerësimit janë me përparësi më të lartë sesa vetë-aktualizimi – ose të jetuarit deri në potencialin tonë të plotë. Nevojat e tjera – si kompetenca, autonomia etj – gjithashtu mendohet të jenë çelësat e mirëqenies dhe të jetuarit të një jete të mirë (Reis et al., 2000).
3. Cilat janë vlerat tuaja?
Vlerat shërbejnë si parime udhëzuese që na ndihmojnë të ecim përpara në mënyra që kanë rëndësi për ne (Roças, Sagiv, Schwartz, & Knafo, 2002). Pra, reflektimi mbi vlerat tona mund të ndihmojë në lëvizjen tonë në drejtimin e duhur. Ne mund të vlerësojmë lidhjet shoqërore dhe kjo na ndihmon të shohim se ajo që duam në jetë përfshin të jesh pranë të tjerëve. Ose, mund të vlerësojmë mirësinë, dhe kjo tregon se ajo që duam në jetë mund të jetë një karrierë që ndihmon të tjerët. Duke reflektuar mbi vlerat tuaja, ju mund të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi.
5. Nga cilat aktivitete tërhiqeni më shumë?
E keni parasysh atë ndjenjën kur jeni aq të zhytur në punën ose aktivitetet tuaja saqë e humbni dhe sensin e orës? Kjo ndjenjë referohet si “rrjedhë” (flow) – ose ndjenja pozitive e të qenit plotësisht të lidhur me performancën tonë (Jackson & Marsh, 1996). Ndodh kur ne jemi duke bërë gjëra që me të vërtetë i duam dhe që janë përshtatja e duhur për nivelin e aftësive tona. Pra, cilat janë aktivitetet ku ju “zhyteni” plotësisht? Njohja e përgjigjes për këtë pyetje mund t’ju japë të dhëna rreth asaj që dëshironi në jetë.
6. Çfarë do të bënit nëse mund të bënit çfarë të donit në jetë?
Pa lartësuar shumë shpresat dhe pritshmëritë, e vërteta është se ne nuk mund të jemi në gjendje të realizojmë në mënyrë absolute të gjitha ëndrrat që kemi, por nga ana tjetër, shpeshherë ne mund të jemi duke vendosur kufizime mbi potencialin, kufizime që nuk ka pse të jenë aty. Merrni pak kohë për të pranuar atë që dëshironi vërtetë.
7. Cili është “gestalt-i” i jetës tuaj?
Gestalt është një fjalë në gjermanisht që nënkupton “model”, “formë” ose “konfigurim”. Në psikologji, gestalt i referohet idesë së një lloj figure/pikture – ku pjesët e ndryshme prodhojnë një tërësi. Në jetë, ne shpesh përqendrohemi shumë tek gjërat e vogla që mund të dëshirojmë të ndryshojmë – puna, shtëpia, makina – pa u përqëndruar aq shumë në “pikturën” e përgjithshme të jetës sonë.
Pra, pyete veten, çfarë lloj jete dëshiron të bësh? Çfarë lloj ndjenjash ka kjo jetë? Si do të përshtaten pjesët së bashku? Si duket kur e shikoni nga jashtë? Shpresojme që bërja e këtyre pyetjeve t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë rreth asaj që dëshironi në jetë./Psychology Today
Sipas një studimi, martesat më të lumtura i ka ky lloj çifti!Vetë martesa sjell shumë përfitime të shëndetit fizik dhe mendor, por një studim thotë se çiftet që e konsiderojnë njëri-tjetrin “shokë të ngushtë”, përveçse “burrë dhe grua”, kanë gjasa të kenë një martesë më jetëgjatë dhe më të lumtur.
Sipas studimit, kur personi që keni në krah është edhe miku juaj i ngushtë, ju ndiheni më afër partnerit, keni më shumë empati dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.
Studiuesit pyetën çiftet që kanë qenë të martuar për më shumë se 15 vite, se cila ishte arsyeja numër një për suksesin dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre dhe përgjigjja më e zakonshme midis pjesëmarrësve ishte se “partneri ishte gjithashtu miku i tyre më i mirë”.
Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqyen bashkëshortin e tyre si person – aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.
Krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin, jo vetëm që sjell lumturi më të madhe, por nxit edhe shëndetin dhe jetëgjatësinë emocionale, fizike dhe psikologjike.
Gratë përfitojnë më shumë nga martesa me “shokun e ngushtë”: Rezultatet e një tjetër studimi treguan se përfitimet dhe kënaqësia nga të qenit e martuar me shokun më të mirë, ishin shumë më të larta për gratë sesa për burrat. Por gjithashtu, i njëjti studim tregoi se, mesatarisht, më pak gra në krahasim me burrat e konsideronin bashkëshortin e tyre si “mikun më të mirë”. / Përgatiti: Alesia Doçi
Doni të bëheni më të fortë/ të tonifikoheni në 2 javë? Fillojeni me këtë sfidë!Një rutinë e mirë fitnesi përmban elemente të forcës. Arsyeja? Këto lloje të stërvitjeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përmirësimin e indit të muskujve dhe qëndrueshmërinë, pra ju ndihmojnë të bëheni më të fortë. Për më tepër, ‘stërvitja e forcës’ rrit cilësinë e jetës suaj në afatgjatë, duke mbrojtur nyjet, në mënyrë që të mund ta ruani pavarësinë ndërsa plakeni.
Për të gjitha këto, më poshtë gjeni një sfidë dy-javore – kohë gjatë së cilës do vini në përdorim krahët, barkun, shpinën dhe këmbët. E gjithë stërvitja mund të bëhet brenda shtëpisë.
Ka vetëm 12 stërvitje që duhet kryer për 14 ditë, prandaj mos kini problem të bëni dy ditë pushim mes stërvitjeve, sa herë që ta ndjeni të nevojshme. Videot e përdorura janë marrë nga Well+Good.
Gati?
The Journal of Sexual Medicine, një dekadë më parë, doli në përfundimin se, fiziologjikisht, duhet vetëm një e pesta e sekondës që gjithë ato kimikate të çmendura të ndizen në trup dhe të prodhojnë ndjenjën e dashurisë.
Nga ana tjetër, ndërsa është teknikisht e mundur të përjetosh atë ndjenjë dashurie në më pak se një sekondë, të biesh në dashuri është ende një proces.
Ka faza të ndryshme që mund të kalojmë kur biem në dashuri, krijojmë lidhje dhe përfundimisht formojmë një marrëdhënie romantike. Është një proces që zakonisht nis me përjetimin e tërheqjes fizike ndaj dikujt, përjetim që rritet kur ndihet një lidhje emocionale më e thellë dhe më e fortë.
Ndërkohë, sipas një sondazhi të kryer nga YouGov dhe eHarmony në 2013-ën, burrave u duhen mesatarisht 88 ditë (rreth 3 muaj) për t’i thënë partneres se e duan, ndërsa grave u duhen rreth 134 ditë (katër muaj e gjysmë).
Sidoqoftë, shkenca sugjeron se edhe dashuria me shikim të parë ekziston. Ja pse: Si instikt primitiv, ju jeni të destinuar dhe të lidhur me/për dashurinë, pavarësisht nëse (për momentin) e dëshironi ose jo.
Truri është përqendruar në mënyrë të pavetëdijshme tek riprodhimi, edhe nëse ti nuk e mendon diçka të tillë. Truri juaj është i përqendruar tek “mbijetesa” dhe riprodhimi është një pjesë e saj. Sa romantike…
Pavarësisht nga shkaku, të biesh në dashuri ndihet mirë. Një rritje e disa kimikateve “të lumtura” në trurin tuaj krijon një ndjesi euforie që është e ngjashme me goditjen e kokainës, kanë treguar studimet. “Festa e dashurisë” fillon me një rritje të dopaminës, pastaj oksitocina (hormoni i dashurisë) hyn në lojë dhe kokteji përfundon me serotoninën.
Nëse goditeni me tre këto hormone përnjëherë dhe ndjeni se edhe tek partneri reflektohet e njëjta gjë: Rezultati? Po bini në dashuri.
Sipas ekspertëve, këto janë 3 problemet madhore që kërcënojnë lidhjen tuajMarrëdhëniet janë komplekse dhe të komplikuara dhe nuk ka dy martesa apo marrëdhënie që janë të njëjta, por ekspertët kanë dalë në përfundimin se ka disa probleme të përbashkëta që dalin shpesh herë në skenë! Cilat janë ato më kryesoret?
1-Nuk komunikoni sa duhet.
Më i rëndësishmi. Nuk flisni se si e kaluat ditën apo se çfarë ju mundon. Komunikimi efektiv në çift është diçka që mund të përmirësohet nëse të dyja palët i përkushtohen atij. Flisni për çdo gjë me njeri-tjetrin duke përfshirë këtu edhe frikërat apo pasiguritë tuaja.
2-Nuk kënaqeni bashkë.
Vjen një moment që daljet në darkë për ju humbasin kuptimin dhe përfundoni të shtrirë të dy në divan të zhytur secili në llogaritë respektive në rrjetet sociale. Lini një ditë të caktuar, qoftë edhe një herë në dy javë që të jetë e gjitha për ju, çojini fëmijët (nëse keni) tek prindërit tuaj, ose anulloni çdo plan tjetër tuajin. Përkushtojuni vetëm njeri-tjetrit.
3-Jeni shumë të zënë.
Shumica e çifteve e bëjnë marrëdhënien e tyre të ‘vdesë urie’ për kohë. Është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për njeri-tjetrin ashtu siç gjeni për të parë ndeshjet e futbollit, për të shkuar në palestër apo për t’u marrë me rrjetet sociale. Çdo gjë është reciproke, dhe vetëm përkushtimi i dyanshëm mund të përmirësojë gjërat./ Huffington Post
Koncerti i Goran Bregoviçit, “blindohet” KorçaPolicia e Korçës ka marrë masa të forta sigurie në kuadër të koncertit të Goran Bregoviçit në Festën e Birrës.
Sipas A2 CNN, janë rreth 200 efektivë policie, të vendosur në të gjitha kryqëzimet dhe rrugët hyrëse të Korçës. Hyrja kryesore kur vjen nga Tirana është e bllokuar, bashkë me aksin që kalon pranë terminalit drejt qendrës.
Të gjitha këto masa janë marrë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë mbrëmjes së sotme. Kontrolle të rrepta ka edhe në hyrje të terminalit ku është festa. Nuk lejohen mjetet metalike, çakmakë, çelsa etj.
Ndërkohë që edhe numri i pjesëmarësve në koncert do të jetë i kufizuar, por ende nuk dihet se sa do të jetë kapaciteti maksimal në festë.