zoom

Day ArchiveFurnizonin Tiranën me kokainë, si e drejtonte rrjetin e shpërndarjes polici i RENEA-s

SHÇBA, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacion zyrtar për aksionin antidrogë, që u pasua me arrestimin e 5 personave, mes tyre një efektiv i RENEA-s.

Gjatë këtij aksioni mësohet se ka rënë në pranga efektivi i RENEA-s, Real Luli që sipas SHÇBA drejtonte rrjetin e shpërndarësve të kokainës që vepronte në disa zona në Tiranë.

Njoftimi

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

Real Luli 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA
Jurgen Luli 30 vjeç
Gertjan Harapi 26 vjeç
Gevi Spahia 27 vjeç
Ergi Sala 26 vjeç

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, çdo person me pasaportë amerikane po lejohet të …

Presidenti i SHBA, Joe Biden thotë se ka një marrëveshje me talebanët për të lejuar gjithë personat me pasaportë amerikane të shkojnë në aeroport.

Biden theksoi se SHBA është në komunikim me talebanët dhe çdo amerikan do të kalojë në aeroportin e Kabulit dhe të kthehet në vend.

Ndërkohë operacioni i evakuimit vijon edhe pse sërish situata nuk është e sigurt pasi nga momenti në moment mund të ketë incidente që mund ta rikthejnë zonën e aeroportit të Kabulit në zonë të pasigurt.

Arrestohet efektivi i RENEA-s, në pranga dhe të tjerë

SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqëruar në kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytetin e Nxënësve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

 

Biden: Nëse talebanët sulmojnë amerikanë do të përgjigjemi shpejt dhe …

Presidenti i SHBA, Joe Biden e pranon publikisht se stafi i tij është në kontakt me talebanët pëgjatë gjithë procesit të evakuimit në aeroportin e Kabulit.

Biden ndërkohë paralajmëron talebanët duke zbuluar se SHBA ia ka bërë të qartë nëse sulmojnë ndonjë amerikan atëhere do të ketë një kundërpërgjigje të shpejtë dhe të fuqishme.

Ai thekson se zyrtarët amerikanë po tregohen vigjilentë dhe monitorues në SHBA në rast se ndodh ndonjë sulm terrorist.

Aeroporti i Kabulit/ Biden zotohet: “Çdo amerikan që dëshiron do e sjellim në shtëpi”

Presidenti i SHBA, Joe Biden zotohet se do të sjellë në shtëpi çdo amerikan që dëshiron të largohet nga Afganistan.

“Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do t’ju çojmë në shtëpi,” – tha Biden.

Pavarësisht këtij zotimi, Biden nuk premton se si do të përfundojë operacioni i gjerë i evakuimit. “Nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar”- shtoi Biden.

Momentalisht fluturimet nga Kabuli janë bllokuar pasi Presidenti informoi se po avanconin me evakuimet në pikat e tranzitit.

Furnizoi me drogë për 6 ditë me radhë festën me mbi 3 mijë persona/ Policia fundos shqiptarin

Një 33-vjeçar shqiptar të premten u arrestua nga policia italiane për trafik droge.

Mediat shkruajnë se shqiptari prej 6 ditësh kishte furnizuar me drogë një festë të paligjshme që ishte organizuar pranë Viterbo, afër kufirit që ndan Toskanën me Lazion.

Sipas policisë, 33-vjeçarit iu gjet një sasi e madhe kokaine, marihuane dhe hashashi.

Në njoftimin e policisë, sipas mediave, droga ishte fshehur në motorin e makinës dhe nën xhamin e përparmë.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në një burg pranë Sienës.

Festa, e cila përfundoi ditën e enjte dhe u shoqërua me kritika të ashpëra nga e djathta italiane, mblodhi të rinj nga e gjithë Europa.

Policia u detyrua të ndërhynte më forcë pasi identifikoi mbi 3 mijë persona dhe më shumë se një mijë automjete.

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, ne nuk do t’i mbyllim dyert” Erdogan gati për dialog me talebanët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shprehur gatishmëri për të dialoguar me talebanët në rast se është e nevojshme.

Gjatë një konference për shtyp, Erdogan tha se Afganistani përbëhet nga vëllezër e motra myslimane dhe Turqia nuk ka për t’ua mbyllur derën.

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, kështu që natyrisht, ne nuk do t’i mbyllim dyert për ta,”- tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia po pret 300 mijë refugjatë afganë me ose pa dokumente.

“Ne nuk i mbyllëm dyert për njerëzit që po iknin nga vendet e tyre dhe kërkonin strehim në tonat,”- theksoi ai.

Erdogan nuk kurseu as kritikat për perëndimin dhe vendet islamike që neglizhuan për 20 vite situatën në Afganistan që solli tashmë eksodin pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Situatë absurde! Bota po anulon koncertet, në Korçë gëlon festa e birrës

Në të gjithë botën po anulohen koncerte e festa. Covid -19 po i shton infeksionet me shpejtësi. Por në Shqipëri festat vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë. Në Korcë prej 3 ditësh mijëra vetë grumbullohen në festë e birrës në një kohë që numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi edhe tek ne.

Në Francë, festivali shumë i njohur “We love green” u anulua për shkak se pandemia po përhapet sërish.

Në Shqipëri sot pati 535 raste të reja dhe 2 viktima. Çfarë duhet të presim që të tilla aktivitete, që janë përhapësit më të mëdhenj të Covid-19 të anulohen?
Përse debatohet të këndojë apo jo Bregovic, në një kohë kur debati duhet të ishte të lejohej apo të mos lejohej një aktivitet i tillë që grumbullon me qindra njerëz e ku nuk respektohet asnjë masë anti-covid, as distanca e asgjë tjetër?

Vendet fqinje dhe po ashtu në mbarë boten po rivendosen kufizimet. Në Shqipëri u shty hapja e shkollave. Po përse kur bëhet fjalë për intersa të njerëzve që janë afër pushtetit, rregullat shkelen dhe shkelja e rregullave të pandemisë tolerohet?

Sa biznese janë gjobitur për shkak se kanë lejuar grumbullimet, ndërkohë që për një grumbullim kaq masiv si festa e birrës në Korçë qeveria mbyll të dy sytë dhe hesht?
Dhe policia, në vend që të zbatojë ligjin për shkeljen e masave anticovid shndërrohet në truprojë për mbarëvajtjen e festës?

Tolerime të tilla tregojnë edhe një herë se kur je pranë qeverisë mund të bësh çfarë të duash me ligjin dhe se respektimi i rregullave u kërkohet vetëm qytetarëve të thjeshtë. /Zoom.al

Aktori i njohur hollivudian në rolin e një shqiptari gangster, në shesh xhirim me varëse argjendi

Aktori i njohur, Vinnie Jones do të luajë rolin e një gangster shqiptar në sezonin e dytë të filmit “Ligji dhe Rendi”.

Si pasojë, 56-vjeçari është kthyer në tullac dhe ka ndryshuar stil të veshuri. Ai është fotografuar gjatë prapaskenave të filmit, teksa mbante të veshur një T-shirt të ngushtë të zi dhe pantallona të thjeshta. Veshja e Vinnie spikaste nga rripi dhe këpucët me stil dhe një varëse të madhe argjendi tërheqëse që mbante në qafë.

Sipas Deadline, personazhi i Vinnie është nga një bandë kriminale e shumë viteve më parë në Europë.

Sa i përket jetës private, futbollisti i kthyer në aktor humbi gruan e tij Tanya në korrik të 2019, kur ajo tragjikisht pas një beteje gjashtëvjeçare me kancerin.

Burri e këshillon të punojë si modele seksi/ Mësuesja tani fiton miliona

Courtney Tillia ishte një mësuese e cila po luftonte për të përballuar jetesën e saj, ndërkohë që studionte dhe për doktoraturën e saj.

Orari i vrullshëm në punë dhe studime, gjithashtu filloi të dëmtonte shëndetin mendor, kështu që nisi palestrën.

Ajo tha për Fabulous: Unë po punoja si mësuese për gjashtë vjet kur fillova të luftoja emocionalisht, mendërisht dhe madje edhe financiarisht sepse po bëja doktoraturën time. Isha në një vend të errët, që e dëshpëruar dhe po largoja gjithçka që doja, si burrin tim, fëmijët e mi dhe jetën time që isha përkjekur aq shumë për ta krijuar.

Courtney filloi stërvitjen në palestër dhe u inkurajua nga i dashuri i saj të bëhej një modele seksi. Partneri i saj Nick filloi të shkrepte fotot e saj seksi, madje dhe e mësonte se si të pozonte.

“Burri im ishte ai që dëshironte që unë të merresha me modeling. Unë mendoja se s’mund ta bëja dot, por ai më mësoi dhe si të pozoja. Ai më fotografonte në garazh, banjo dhe pjesë të shtëpisë sonë dhe i postonte në Instagram”, u shpreh ajo.

Ajo filloi të postonte fotografitë e saj joshëse në një faqe për të rriturit dhe tani fiton 12 herë më shumë se burri i saj.

Courtney tha: “Kur iu drejtova Nick në mënyrë specifike për OnlyFans në 2019, ai u shpreh: Po, le ta bëjmë, pse kemi pritur kaq gjatë?’”.

Tani ajo fiton 20,99 Dollarë nga profili i saj në Only Fans. Ka më shumë se 46,500 pëlqime në platformë, kështu që po fiton një pasuri.

Courtney dhe burri i saj Nick kanë përdorur paratë për të mbështetur fëmijët e tyre gjatë pandemisë. Ata kanë dy djem, tetë dhe nëntë, si dhe dy vajza të moshës 18 dhe 20 vjeç.

Prindërit i mbajnë fëmijët e tyre larg fotosesioneve të OnlyFans, por janë të hapur për atë që bëjnë.

Courtney shtoi: Vajzat, të cilat janë 18 dhe 20 vjeç, janë të vetëdijshme. Ne jemi të hapur për atë që bëj dhe kur historia ime u bë virale ato ishin mbështetëse. Nuk ka fshehje sepse nuk duhet të fsheh fuqizimin e grave.