Aplikacion
Dermatologu Carlos Charles tregon për CNN se cilët janë përbërësit kryesorë tek të cilët duhet të mbështetemi për të ngadalësuar plakjen.
Sipas dermatologut ekspozimi në diell, drita blu nga mjetet teknologjike janë disa nga faktorët e jashtëm që ndikojnë në plakjen e parakohshme dhe krijimin e pigmentit në lëkurë dhe humbjen e kolagjenit duke krijuar kështu rrudha.
Gjithashtu teksa plakemi qelizat e lëkurës rigjenerohen më ngadalë.
5 përbërësit anti-rrudhë që ju duhen janë :
CNN – Përgatiti: Alesia Doçi
Fotoja bëri xhiron e botës/ Nusja me fustan të bardhë që mbuluan talebanët është bukuroshja shqiptare
Vajza me fustan të bardhë që qëndronte në muret e një salloneve të bukurisë në Kabul dhe që bëri xhiron e rrjetit si simbol i situatës së krijuar, është Betrix Ramosaj. Bukuroshja shqiptare kishte realizuar një set fotosh për një markë turke dhe fotoja e saj ishte stampuar në një prej salloneve të bukurisë në kryeqytetin e Afganistanit.
Vetëm dy ditë më parë, një foto ku shihesh një bojaxhi teksa mbulonte me ngjyrë të bardhë murët e parukerisë ku ishin vendosur fotot e modeleve, bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare.
Nusja e bukur me fustan të bardhë që ende nuk ishte mbuluar, siç e kërkon tradita e talebanëve, është Trixa. Edhe vetë kjo e fundit ka bërë një postim në Instagram, ku ka treguar të plotë foton.
Tragjedi në Fushë-Arrëz/ Kamioni shtyp minatorinNjë punëtor 20-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz.
Drejtori i Repartit të Inspektim dhe Shpëtimit në Miniera Rrapush Tola tha se ngjarja ka qenë aksidentale.
“Një kamion në hyrje të galerisë ka shtypur një punonjës” tha Tola.
Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti tragjik ka ndodhur nga pakujdesia.
Kush është Bernard Arnault? Njihuni me njeriun më të pasur në botëShumë nga njerëzit më të pasur në botë kanë krijuar emër si Jeff Bezos, Elon Musk, Warren Buffett, Bill Gates, por Bernard Arnault shefi i grupit LVMH ia ka kaluar të gjithëve duke u bërë numri 1 në botë – me një pasuri me vlerë 200 miliardë dollarë.
Zbuloni se si biznesmeni francez i mallrave luksoze ia doli
Kush është Bernard Arnault?
Bernard Arnault është shefi i grupit LVMH, një perandori luksi e cila ka pjesë të saj brandet luksoze si Christian Dior, Louis Vuitton, Fendi, Givenchy.
Babai i tij Jean Arnault e krijoi pasurinë e tij me anë të firmës së tij të ndërtimit dhe Bernard Arnault u bë president i kompanisë në vitin 1979.
5 vite më pas Arnault bleu Boussac Saint-Frères për 15 milionë dollarë, një kompani që kishte pjesë të saj Christian Dior.
Në vitin 1989 ai u bë shef ekzekutiv i LVMH.
Si u bë personi më i pasur në botë?
Lista e Forbes për njerëzit më të pasur të botës gjithmonë ka qënë ‘’e pushtuar’’ nga amerikanët, por Arnault u bë pjesë e listës së 10 më të pasurve të botës për herë të parë në vitin 2005.
Ai u bë pjesë e listës së 5 më të pasurve në vitin 2018 dhe një vit më pas u bë pjesë e 3 njerëzve më të pasur në botë me një pasuri 76 miliardë dollarë.
As pandemia e cila krijoi probleme në mbrëmjet gala dhe blerjet nuk e ndaloi atë të arrinte në majë dhe të bëhej më i pasuri në botë.
Mallrat luksoze kanë pasur rritje gjatë pandemisë falë Kinës, e cila është ‘’target’’ grupi kryesor i tyre. / Yahoo Finance – Përgatiti: Alesia Doçi
Shtyhet ardhja e afganë në Shqipëri/ Çfarë po ndodh në Rinas?
Edhe pse çdo gjë është bërë gati nga autorietet shqiptare, ardhja e emigrantëve afganë është shtyrë.
Sipas VOA, zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi i fundit ishte se avioni do të nisej sot rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.
Deri pasdite nuk kishte ende asnjë njoftim për nisjen nga Kabuli të të paktën 350 personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri
Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para, si ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme.
Qendra,është e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë, dhe ka një kapacitet prej 400 personash. Strukturat në aeroport do të shërbejnë si ndalesa e parë pas mbërritjes në Shqipëri. Më pas, është parashikuar që me përfundimin e modaliteteve ligjore, qytetarët afganë, do të shoqërohen në strukturat pritëse në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.
Qyteti Studenti pritet të jetë streha e parë.
Ish-agjenti i FBI-së vjen në Tiranë si pjesë e BKH/ Takimi me Yuri KimNjë ish agjent special i FBI-së, Steve Butler do t’i bashkohet Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe edhe si “FBI-ja shqiptare.
Këshilltari i ri i BKH ka takuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, teksa kanë diskutuar për SPAK dhe hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, thuhet në një mesazh të ambasadës amerikane.
Butler do të veprojë si këshilltar në institucionin e ri të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit e cila bashkëpunon me SPAK dhe mbështetet nga SHBA.
“Shko në shtëpi, nuk ka demokraci në Afganistan”/ Talebanët largojnë spikeren nga televizioni“Afganistani nuk do të jetë një demokraci nën drejtimin e talebanëve”, tha një anëtar i lartë i lëvizjes militante për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Waheedullah Hashimi, i cili ka qasje në vendimmarrjen e grupit, tha se “Nuk do të ketë fare sistem demokratik sepse nuk ka bazë në vendin tonë.
Ne nuk do të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan sepse është e qartë, ligji i Sheriatit” tha ai.
“Udhëheqësi suprem i lëvizjes, Haibatullah Akhundzada ka të ngjarë të jetë në krye të vendit”, tha Hashimi.
E ndërsa premtuan se nuk do të ketë diskriminim, një gazetare në transmetuesin shtetëror të Afganistanit deklaroi se talebanët nuk e lejuan që të shkonte më në punë.
Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video ku jepte detaje sesi ajo u largua nga zyra e punës.
Ajo tha se rojet i thanë se “regjimi ka ndryshuar. Nuk të lejohet këtu. Shko në shtëpi“. Në një konferencë shtypi dje zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se gratë do të lejohen të punojnë “brenda kufijve të ligjit islam“.
INSTAT publikon shifrat/ Rriten akidentet në shtatëmujorin e 2021Shabnam Dawran, Afghanistan’s National Radio Television news presenter: “I went to #RTA but they told me that the regime has changed. you are not allowed, go home”. pic.twitter.com/xJ4XcpamRo
— Muslim Shirzad (@MuslimShirzad) August 18, 2021
Pavarësisht se muaji korrik i këtij vitit ishte më i gjallëruar se e njëjta periudhe e vitit të kaluar për shkak të lehtësimit të masave kufizuese anti-Covid nga vendet e rajonit dhe ato të BE-së, numri i aksidenteve në rrugët e Shqipërisë u ul me 12.3 për qind.
INSTAT thotë se në korrik u regjistruan 114 aksidente rrugore, nga 130 të tilla të regjistruara në korrik të 2020.
Por, pavarësisht uljes së numrit të aksidenteve, numri i viktimave është thuajse i njëjtë. Në korrik 2021 u regjistruan 13 të vdekur nga aksidentet rrugore dhe 162 të plagosur, nga 14 të vdekur dhe 154 të plagosur të korrikut 2020.
Në periudhë shtatëmujore, INSTAT thotë se në 2021 aksidentet janë rritur me 23.6 për qind në krahasim me 2020, ku muaji me rritjen më të lartë është muaji qershor. Në total, në këtë periudhë janë regjistruar 785 aksidente rrugore, nga 635 të regjistruara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku në mars, prill e maj lëvizja u kufizua drastikisht.
Në shtatëmujorin e 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 118 persona nga 88 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në thuajse 96 për qind të rasteve aksidentet kanë ndodhur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 27,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Sipas shifrave të INSTAT vërehet një rritje e numrit të aksidenteve rrugore të shkaktuara nga këmbësorët me 20.6 për qind në krahasim me një vit më parë. Qarku që kryeson për nga numri i aksidenteve është Tirana, ndjekur në vendin e dytë nga Lezha.
Goran Bregovic e konfirmon zyrtarisht: Në datën 22 gusht do të jem në KorçëArdhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka sjellë mjaft reagime të ashpra nga shqiptarët si dhe nga personazhe të njohur të ekranit.
Ky lajm nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët, sepse Bregovic është konsideruar si frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Dhe megjithë zhurmën e madhe që ka shkaktuar në rrjet, Gregovic do të vijë dhe ftesa ndaj tij nuk do të anulohet. Këngëtari ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në koncertin që do të mbahet më 22 gusht.
Në faqen zyrtare të tij, Goran Bregoviç ka konfirmuar datat e koncerteve, ndërsa 4 ditë pas Korçës do të jetë në Rusi.
Të shumtë kanë qenë emrat e këngëtarëve nga Kosova që ishin të ftuar për të performuar, por pas këtij lajmi janë detyruar që ta anulojnë. Pas Capital T, Dafina Zeqirit, grupit “NA” dhe Dren Abazit më herët u tërhoq edhe këngëtari i fundit nga Kosova që do të ishte pjesëmarrës në Festën e Birrës në Korçë.
Bëhet fjalë për Shemsi Krasniqin, artistin e grupit “Ilirët”, i cili përmes një deklarate ka dhënë arsyet e tërheqjes nga eventi.
“Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh që kjo nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar pak dhe e pranoj gabimin tim se unë jam muzikant, nuk jam politikan. Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë kam vendosur që për këtë shkak të tërhiqem nga ky event. Kam pasur dëshirë të flaktë të shkoja në Korçë se nuk kam kënduar kurrë në këtë qytet. Kam dashur ta këndoj atje këngën “Xhamadani vija vija”, këngën e Adem Jasharit. T’ja këndoj masës, por për shkak të të gjitha rrethanave që kanë ndodhur unë nuk do të shkoj në Korçë. Vetëm nëse ndodh diçka dhe Bregovic nuk do të marrë pjesë, padyshim që do të jem aty!, është shprehur këngëtari.
Më në fund! Era Istrefi paralajmëron rikthiminEra Istrefi na ka bërë të gjithëve krenarë, jo vetëm me hitin ‘Bon Bon” që u dëgjua kudo në botë, por edhe me pjesëmarrjen e saj në këngën zyrtare të Kupës së Botës në bashkëpunim me emra shumë të njohur si Nicky Jam dhe Will Smith. Era vazhdoi të lançojë këngë të reja në gjuhën angleze, derisa papritur nuk solli më asnjë këngë.
Nuk dihet ende pse këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ zgjodhi të pauzojë për një kohë kaq të gjatë, megjithatë së fundi na ka dhënë një lajm shumë të mirë. Vetëm para pak orësh, këngëtarja postoi një Instastory në llogarinë e saj. Me një fotografi bardhë e zi nga studio muzikore, Era nuk ka dhënë asnjë koment, përveç një emoji në formë zemre me anë të së cilës shpreh entuziazëm.
Ndërkohë kujtojmë se, së fundi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta. Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.