zoom

Day ArchiveTë mbytur në borxhe, Interi del në shitje

Nuk kanë mjaftuar fitimi i titullit kampion dhe as rreth 200 mln eurot e arkëtuara nga shitja e Aschraf Hakimit dhe Romelu Lukakut dhe as kalimi i aksioneve nga Suning te Great Horizon. Interi është duke shkuar drejt shitjes për shkak të borxheve.

Paratë e siguruara nga shitjet e lojtarëve duket se nuk u kanë mjaftuar drejtuesve kinezë për të mbyllur gropën e madhe financiare që u thellua edhe më shumë gjatë vitit të pandemisë, pavarësisht se skuadra u shpall kampione pas 11 vitesh.

Steven Zhang kërkon që të shesë klubin për 1 miliardë euro, por mediat italiane thonë se çmimi i vendosur nga pronari kinez i zikaltërve po tremb investitorët e interesuar, oferta e të cilëve ka shkuar deri në 700 mln euro.

Strategjia e klubit për dalje nga kriza bazohej fort te Supeliga e Europës. Por me tërheqjen nga kjo ide, ku sot vazhdojnë të këmbëngulin vetëm Real, Juventus dhe Barcelona, gjendja është rënduar edhe më shumë.

340 mln eurove borxhe u shtohen 72 mln euro të tjera si norma interesi që kërkohen nga kompania amerikane “Oaktree”, që ka blerë borxhin e Interit. Pikërisht kjo kompani ka rritur presionin ndaj Interit për shlyerjen e këtij borxhi.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja se përse që prej fillimit të këtij viti drejtuesit e Interit nisën një fushatë për reduktimin e pagave të lojtarëve, ndërsa nxorrën në shitje e shitën lojtarët që ishin kyç në suksesin e fitimit të kampionatit, si Lukaku dhe Hakimi.

Në luftë me flakët/ Harta e zjarreve nga Jugu në Veri

Situata nga zjarret po agravohet sërish, pasi disa prej vatrave aktive rrezikojnë edhe banesat në zona të caktuara. Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e fundit thekson se në terren ndodhen forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit të ndihmuar nga një helikopter për të shuar flakët. Në Thirrë (Fan) vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe. Në njësinë administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. “Zjarri ka marrë përmasa dhe këto pyje janë të përfshira në UNESCO, si dhe kanë një rëndësi të veçantë. Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi është terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat” thuhet në njoftim. Vatra zjarri ka edhe në disa zona të tjera, por sipas ministrisë, pa rrezik për banesat.

Qarku Shkodër:
1.Mali i Tërbunit, bashkia Pukë.
Vazhdon te jete aktive ne pjesen veriore dhe ne pjesen lindore ne Fushe Kumulli. Në terren janë angazhuar: 40 forca te FA, 60 forca te bashkisë. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke ulur intensitetin e flakëve. Zjarri është favorizuar nga era. Nuk paraqitet rrezik për banesat.

2.Fshati Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Në terren janë angazhuar: 40 forca ushtarake te FA dhe 40 forca te bashkisë. Problem vazhdon te jete pjesa lindore e vatrës qe po avancon drejt kurorës se Fshatit Dardhe dhe Sakatit. Është e pamundur ndërhyrja nga toka. Si pasojë është përshkuar një sipërfaqe rreth 350 ha pyjore.

3.Midis fshatrave Lodërtune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Në terren janë angazhuar: 60 forca te bashkisë po punojnë ne të dy zonat për te mbajtur ne kontroll situatën. Zjarri është favorizuar nga era dhe forcat po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

4.Fshati Drisht, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, zjarri ka perfshire një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Mbi 30 forca po punojnë pët shuarjen e zjarrit.

Qarku Lezhë:
1-Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vatra e zjarrit ka një shtrirje shumë të madhe duke kaluar në fshatin Xhuxhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë, 30 forca ushtarake dhe forca nga autoritetet lokale. Helikopteri holandez ka operuar nga ajri duke bërë të mundur largimin e zjarrit nga banesat. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 190 ha.

2-Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Në terren janë angazhuar: 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë, 25 forca ushtarake, rreth 20 forca nga autoritetet lokale si dhe vullnetarë. Ka vijuar ndërhyrja nga ajri me helikopterin çek dhe zjarri eshte drejt shuarjes përfundimtare. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 33.5 ha me shkurre dhe pemë.

3-Në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshire një sipërfaqe pylli dhe shkurre të dendura. Po punohet per shuarjen e zjarrit. Zona është e banuar dhe zjarri mund të jetë rrezik për banorët. Pranë banesave është dislokuar një mjet zjarrfikës.

Qarku Kukës:
1-“Maja e Rrunës”, ka zbritur zjarri me poshtë në vendin e quajtur Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Zjarr në sipërfaqe pishë dhe ah. Zjarri është favorizuar nga era dhe helikopteri holandez ka punuar për shuarjen e tij, nderkohe qe ne terren janë angazhuar 35 trupa nga FA dhe autoritetet lokale.

2-Rreth orës 15:05, në fshatin Dragobi, njësia administrative Margegaj, bashkia Tropojë, zjarri ka perfshire një zonë pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

3-Rreth orës 15:16, në afërsi të fshatit Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Dibër:
1-Kaçni, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre. Zjarri vazhdon me intensitet mesatar. Nuk ka rrezik për banesat.

Qarku Vlorë:
1.Më datë 17.08.2021. ora 11:15, në fshatin Kallarat, njësia administrative Hor Vranisht, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë ka dërguar në vendngjarje 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë. Është drejt shuarjes.

Qarku Korçë:
1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, zjarri ne vreshtë ne Leskovik, ne pronësi te Shtetasit A. G. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Durrës:
1.Më datë 17.08.2021. ora 14:45, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

2.Më datë 17.08.2021, ora 17:10, në fshatin Maskuri, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 3 mjete dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll.

Qarku Elbasan:
1.Më datë 17.08.2021, ora 17:00, në njësinë administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje. Zjarri ka marrë përmasa dhe këto pyje janë të përfshira në UNESCO, si dhe kanë një rëndësi të veçantë. Mjetet dhe forcat, të cilat janë nisur për këtë operacion e kanë të pamundur shuarjen e tij, pasi ështe terren i vështirë, por janë duke punuar në zonën ku mund të preken banesat.

2.Më datë 17.08.2021, ora 17:45, në fshatin Fatishe, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

Qarku Gjirokastër:
1.Më datë 17.08.2021, ora 19:00, në fshatin Lab Maralloz, njësia adminitrative Lopës, bashkia Tepelenë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Po punohet për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre.

E vetmja vitaminë që duhet ta marrësh çdo natë para gjumit, nëse do të biesh nga pesha

Ke përdorur ndonjë periudhë të jetës suplemente a vitamina të ndryshme për të humbur peshë? Të gjithë e dimë që nuk i marrim gjithmonë vitaminat. Nëse je në grupin e këtyre njerëzve që nuk e ndihmojnë trupin me vitamina, nuk po i bën ndonjë favor të madh organizmit. Sidomos nëse do të biesh nga pesha.

Marrja e vitaminave, në thelb, është ndihmë për çdo organ të trupit: ato promovojnë lëkurë të pastër, ndihmojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit, sepse plotësojnë mangësitë që kanë ushqimet dhe disa vitamina ndihmojnë edhe në humbjen e peshës. Prandaj është e rëndësishme që të marrësh vitamina çdo natë para se të flesh.

Ka një sasi të konsiderueshme me vitamina që këshillohen vazhdimisht nga mjekët, por shumë prej tyre nuk arrijnë në të vërtetë të të heqin kile. Sipas një studimi të botuar në British Journal of Nutrition, është një vitaminë që ka ndikim shumë të madh për humbjen e peshës.

Çdo natë, para se të flesh, duhet të marrësh një tabletë vitaminë D, sepse kjo vitaminë është shumë e dobishme për humbjen në peshë. Nga një studim i kryer së fundi, rezultoi se femrat që merrnin vitaminë D së bashku me dietën e tyre, humbën gjashtë herë më shumë peshë sesa ato që nuk e merrnin. Vitamina D i jep mundësi trupit të absorbojë lëndë të tilla si kalciumi, si dhe ndihmon organizmin për tretje më të mirë.

Pothuaj 50 për qind e popullsisë në botë kanë mungesë të vitaminës D. Pra, nëse je mbipeshë, ndoshta nuk po merr mjaftueshëm vitaminë D me dietën që aplikon. Merr vitaminë D si suplemente çdo natë para gjumit dhe mos i anashkalo ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë. Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë vitamine D janë vezët, qumështi dhe peshku, ton ose salmon./ Përgatiti: Alesia Doçi

Zhduket i riu në Gjirin i Lalzit, dyshohet se…

Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur ditën e sotme te Gjiri i Lalzit në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 14:40, A. S. 23 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme, pasi pasdite një i moshuar u mbyt në Durrës.

A është gjithmonë uji mënyra më e mirë për t’u hidratuar në ditët e nxehta?

Uji përbën më shumë se gjysmën e peshës sonë trupore. Për të mbajtur këtë sasi uji në trupin tonë, ne duhet të pimë gjashtë deri në tetë gota lëngje në ditë. Uji është pija më e shëndetshme të cilën mund ta konsumojmë – pa sheqer, pa kalori – por a është gjithmonë mënyra më e mirë për t’u hidratuar në ditët e nxehta?

Përgjigja është: varet. Duket se uji është i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve shumicën e kohës, por mënyra më e mirë për të hidratuar varet nga ku jeni dhe çfarë po bëni.

“Nevojat e një personi fizikisht aktiv me një punë në natyrë në një ditë të nxehtë mund të jenë të ndryshme nga personi që jeton në një shtëpi me ajër të kondicionuar, i cili drejton një makinë me ajër të kondicionuar në një zyrë me ajër të kondicionuar,” -thotë Ron Maughan, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit St Andreës.

Kur djersitemi, ne humbim ujë dhe kripë, kështu që duhet të zëvendësojmë këto të dyja. Nëse konsumojmë shumë nga secila prej tyre, trupi do të ndërmarrë hapa për të barazuar gjërat duke përdorur osmozë, që është procesi i kalimit të ujit.

Qumështi mund të jetë më efektiv sesa uji i pijshëm. Qumështi natyrisht përmban kripë dhe laktozë, për të cilat ne kemi nevojë në sasi të vogla për të ndihmuar në stimulimin e thithjes së ujit në zorrë. Uji i kokosit është gjithashtu efektiv, pasi përmban kripë, kalium dhe karbohidrate.

Qumështi gjithashtu përmban elektrolite dhe makronutriente, të cilat absorbohen në trup. Kjo ngadalëson kohën që i duhet ujit të lidhet me këto molekula, duke lejuar trupin të thithë dhe mbajë më mirë lëngjet.

Thënë kështu, ekspertët sugjerojnë që pijet sportive që përmbajnë elektrolite – të cilat përfshijnë natrium, kalium, magnez dhe kalcium – të cilat mmund të jenë më të mira për të na hidratuar sesa uji.

Një mënyrë tjetër për të qëndruar të hidratuar është të konsumoni çaj dhe kafe. Disa njerëz shqetësohen se pijet me kafeinë na dehidratojnë, por kjo është e vërtetë vetëm kur pimë doza të mëdha kafeine dhe jo ujë të mjaftueshëm.

Për ta luftuar këtë, ai këshillon pirjen e ujit gjatë gjithë ditës për të ruajtur nivelet tona të hidratimit./Përgatiti: Alesia Doçi

A mund të infektoheni me variantin Delta edhe nëse e keni kaluar Covid-19?

Imuniteti i fituar pas një infeksioni të mëparshëm, në shumë raste, i mbron njerëzit nga riinfektimi. Por nëse ndodh që të infektoheni sërisht, sëmundja ka tendencë të jetë më e lehtë.

Megjithatë imuniteti ndryshon ndjeshëm nga personi në person.

Në këtë rast edhe pse shumë njerëz kanë një përgjigje të fortë dhe të qëndrueshme imune, që i mbron nga varianti Delta, disa të tjerë mund të kenë një përgjigje të dobët imune dhe të jenë më të rrezikuar.

Nëse jeni ndër ata persona që jeni infektuar më parë me COVID-19 dhe pyesni veten nëse jeni të mbrojtur nga infektimi me variantin e ri, në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh më tepër rreth këtij shqetësimi.

A është e mundur të riinfektoheni me variantin e ri?

Një studim hetoi rastet me infektime tek punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët ishin të vaksinuar ose ishin infektuar më parë me COVID-19.

Studimi zbuloi se shkalla e riinfektimit, është në thelb e njejtë me shkallën e infektimit në rast se punonjësit në studim do ishin të vaksinuar.

Çfarë ndodh në rast riinfektimi?

Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, zbuloi se njerëzit që patën një përgjigje imune më të dobët, mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me variantin e ri.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, imuniteti i fituar nga infeksioni i mëparshëm, duket se siguron mbrojtje të mirë.

Gjithashtu, një raport i fundit që vlerëson infeksionet e mëparshme SARS-CoV-2, zbuloi se disa qeliza të sistemit imunitar, që prodhojnë antitrupa të rinj, mund të njohin variantet e reja dhe mutacionet e tyre pas ekspozimit ndaj patogjenit.

Për shkak të kompleksitetit të sistemit tonë imunitar, shumica dërrmuese e infeksioneve të reja edhe ai delta, priten të jenë të buta.

Çfarë rekomandojnë ekspertët e mjeksisë?

Ekspertët thonë se vetëm një dozë e vaksinës, pas një infeksioni të mëparshëm me Covid-19, mund të rrisë nivelet e antitrupave edhe më shumë se dy doza të marra nga njerëzit që nuk janë infektuar më parë.

Por për shkak të ndryshueshmërisë së imunitetit, mjekët këshillojnë që të bëhët vaksinim i plotë.

Tragjedi në Tiranë/ E reja gjendet e vetëvarur në një pemë te Liqeni Artificial

Një 32-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvarur.

Policia njofton se e reja A. D. është gjetur e vetëvarur në një pemë rreth zonës së Liqenit Artificial.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe.

Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit.

Disa këshilla se si të dukeni bukur në ditët e nxehta të verës

A e dini se El Azizia në Libi konsiderohet të jetë një nga vendet më të nxehta në planet? Në verën e vitit 1922, u regjistrua temperatura 57 gradë celsius (por tani shkencëtarët dyshojnë se ky numër është i vërtetë).

Kur temperaturat janë të larta duhet të kujdeseni më shumë për të ruajtur pamjen tuaj.

Më poshtë ju do të keni mundësinë të lexoni disa truke që mund t’ju ndihmojnë për t’u dukur bukur edhe kur jashtë është shumë nxehtë.

Si të shmangni djersitjen?

Problemi i parë dhe më i madh i shkaktuar nga moti i nxehtë është djersitja e tepruar. Ka disa këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat nga rrobat:

-Zgjidhni rroba me ngjyrë të errët: ato ndihmojnë për të fshehur njollat e djersës.

-Zgjidhni veshje me mëngë.

-Vendosni deodorant përpara se të planifikoni të largoheni nga shtëpia. Deodoranti ka nevojë për kohë për t’u pranuar nga trupi. Koha më e mirë për të përdorur deodorantin është para se të flini në mbrëmje kur gjëndrat e djersës janë aktive.

-Në mot të nxehtë mos konsumoni pije të nxehta ose alkoolike dhe mos hani ushqime me erëza. Ato e bëjnë trupin tuaj të prodhojë më shumë djersë.

Gjithashtu, mos harroni se djersitja e tepruar mund të jetë simptomë e një çekuilibri hormonal ose probleme të tjera shëndetësore. Nëse kjo është diçka e re që nuk e keni pasur më parë, duhet të konsultoheni me një mjek.

Si ta bëni grimin të zgjasë?

Një problem tjetër i verës është shkrirja e grimit. Për fat të mirë, ka një mënyrë për të parandaluar këtë situatë të pakëndshme.

-Mos vendosni penel, zëvendësojeni atë vetëm me rimel.

-Pasi të lani lëkurën, vendosni një kub akulli në fytyrën tuaj. Kjo do të ndihmojë në shtrëngimin e poreve, freskimin e lëkurën dhe përbërja juaj do të jetë më rezistente ndaj nxehtësisë.

-Mos përdorni përbërjen dramatike që krijon linja dalluese si buzëkuqi mat.

-Në përgjithësi, rregulli “Less is more (Më pak është shumë)” vlen ditët e nxehta të verës. Pra, mos përdorni shumë produkte kozmetike dhe kujdesuni për lëkurën tuaj.

Kosova shtrëngon masat/ Nga 20 gushti mbyllen klubet e natës dhe …

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë paralajmëron se më 20 gusht do të ketë vendime për masa të reja kufizuese.

Përfaqësuesit e Odës njoftojnë se ka qenë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ia ka njoftuar gjatë një takimi masat e reja.

Sipas Odës, klubet e natës do të mbyllen deri më 1 shtator, pasuar nga një orar kufizues për restorantet e kafenetë që do të punojnë deri në 22:30.

Po ashtu nuk do të lejohet në asnjë hotel apo restorant hyrja pa certifikatë vaksinim apo testi PCR.

NJOFTIMI NGA ODA E HOTELERISË DHE TURIZMIT

Njoftim!

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.

Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese

Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.

Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.

Të gjithë Restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.

Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.

I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen.

Të infektuarve i’u urojmë shërim të shpejtë!

3 shenjat e horoskopit që nuk e falin kurrë tradhtinë

Kapërcimi i një zhgënjimi në dashuri nuk është diçka aq e lehtë sa mendojnë shumë njerëz, sidomos kur vjen nga dikush që do ‘të jepte jetën’ për ty. Megjithatë, ka disa shenja që vuajnë shumë më tepër për këtë, duke e mbajtur dhimbjen me vete për shumë kohë.

DEMI

Demi gjithmonë i sheh gjërat nga këndvështrimi personal dhe kjo gjë bën që pritshmëritë e tij të jenë jashtëzakonisht të larta. Si të tilla, zhgënjimet kthehen në ‘dështime’ të mëdha për ta. Si përfundim e marrin shumë seriozisht këtë dhimbje që i shoqëron për muaj apo edhe për vite.

VIRGJËRESHA

Personat e kësaj shenje janë shumë të fortë, por ndihen shumë të zhgënjyer kur tradhtohen në një histori dashurie. Nuk mund t’i përballojnë pozitivisht sulmet, kritikat dhe situatat, të cilat përfundimisht dalin jashtë kontrollit të tyre.

Kjo shenjë mund të mos i tregojë qartë ndjenjat e veta, por e gjitha kjo bën që të traumatizohet dhe t’i duhet shumë kohë për të kapërcyer këtë ndjenjë kaq delikate. Nuk e harrojnë tradhtinë, sespe besojnë se kështu sigurohen që s’do t’u ndodhë përsëri.

AKREPI

Personat e lindur nën shenjën e Akrepit nuk janë në gjendje t’i përballojnë me lehtësi gjërat që nuk ndodhin siç dëshirojnë dhe i kanë ëndërruar ata. Mund të duket se ata kurrë nuk do të pendohen ose zhgënjehen, por në fakt e durojnë zhgënjimin në dashuri në qoftë se ndiejnë dhe kanë një pjesë të fajit.