zoom

Day ArchiveArsyet pse shumica e Japonezëve preferojnë të qëndrojnë single!

Edhe pse qëndrimi single nuk është domosdoshmërisht një temë tabu në pjesën më të madhe të botës, për shumicën e japonezëve, është ende një territor i panjohur në të cilin jo shumë janë të gatshëm të hyjnë. Gjithsesi, shumica e japonezëve gjithnjë e më shumë po preferojnë të qëndrojnë single, sepse sipas tyre kjo gjë i sjell më shumë benefite.

Bright Side ka përmbledhur të gjitha arsyet pse

  1. Gratë japoneze duan të mbështeten vetëm tek forca e tyreWhy More and More Japanese People Choose to Stay Single

Gratë japoneze po zgjedhin të qëndrojnë single sepse ato duan të zbulojnë se si munden të jetojnë më vete dhe të zbulojnë forcën e tyre. Deri para pak kohësh, personat që ishin single ‘’poshtëroheshin’’ nga komuniteti i tyre,por jo më.

 

  1. Martesa i duket ‘’barrë’’ grave japoneze

Why More and More Japanese People Choose to Stay Single

Sot, çdo ditë e më shumë po shtohen gratë japoneze që punojnë. Ndonëse duket e mrekullueshme, normat e tyre kulturore nuk e tolerojnë këtë gjë. Gratë ende kanë përgjegjësinë e kujdesit të fëmijeve dhe punët e shtëpisë dhe pritet nga ato që gjithashtu të ndihmojnë personat më të vjetër të familjes. Për shkak të këtyre standardeve të dyfishta, gratë nuk duan të martohen dhe duan të fokusohen tek liria dhe puna e tyre.

  1. Gratë japoneze duan të fokusohen tek karriera e tyre

Why More and More Japanese People Choose to Stay Single

Ndonëse 70% e grave nga mosha 25 deri në 60 vjeç punojnë, karriera e tyre është e ndarë me kujdesin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë.

Kjo është arsyeja pse, për gratë japoneze, martesa është marrja e më shumë përgjegjësive në shtëpi të cilat duhet t’i bëjnë vetë. Për shkak të kësaj, ato do të kenë më pak kohë për veten e tyre për të bërë gjërat që pëlqejnë, duke përfshirë karrierën e tyre. Kjo është arsyeja tjetër pse ato preferojnë të fokusohen tek karriera e tyre dhe të qëndrojnë single.

  1. Gratë japoneze duhet të kujdesen për një afërm të plakur

Why More and More Japanese People Choose to Stay Single

Shumë gra zgjedhin të mos martohen sepse duhet të kujdesen për një të afërm të plakur,zakonisht nënat. Ato thjesht nuk ndjejnë se e kanë kurajon për t’u larguar nga to dhe të martohen, ndonëse i kanë mundësitë për ta bërë këtë gjë.

  1. Burrat japonezë ndjejnë se nuk mbështesin dot një grua dhe një familje

Why More and More Japanese People Choose to Stay Single

Sioas burrave japonezë, jetesa dhe punët e tyre nuk i inspirojnë që të martohen dhe të krijojnë familje. Kjo gjë ka bërë që shumë burra të zgjedhin të qëndrojnë single. Sipas normave sociale, burrat duhet të kujdesen për gruan dhe familjen financiarisht dhe shumë prej burrave japonezë ndihen sikur nuk janë të aftë për t’a bërë këtë gjë.

  1. Burrat japonezë preferojnë të shpenzojnë para vetëm për veten e tyre

Why More and More Japanese People Choose to Stay Single

Një nga arsyet pse burrat në Japoni preferojë të qëndrojnë single është sepse ata nuk duan që të ndajnë paratë e tyre me njerëz të tjerë.

Ata duan që t’i shpenzojnë vetëm për veten e tyre, të kenë liri në mënyrën e shpenzimit të parave të tyre.

  1. Qytetet japoneze e bëjnë jetesën single të duket e lehtë

Why More and More Japanese People Choose to Stay Single

Japonezët janë më të interesuar rreth lirisë personale të tyre sesa të krijuarit të një marrëdhënieje më së shumti sepse qytetet japoneze janë të dizenjuara për t’u krijuar atyre një jetë të lehtë single.

Në Japoni ka restorante të cilat shërbejnë dreka vetëm dhe hotele ‘’kapsulë’’ të cilat janë dizenjuar për burrat të cilët udhëtojnë vetëm. / Përgatiti Alesia Doçi

 

Mendoni se këto arsye janë të mjaftueshme për të qëndruar single?

 

Fjalët rrënqethëse të kryebashkiakes: “Talebanët po vijnë të më vrasin, jam ulur dhe po i pres”

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të zonjës Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, tanimë që i gjithë shteti është në duar të talebanëve.

“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.

“Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak.

”I’m sitting here waiting for them to come. There’s no one to help me or my family;they’ll come for people like me & kill me.” Chilling, heartwrenching words from the brave #ZarifaGhafari Afghanistan’s first female mayor. Everything feels trivial next to the cries of Afghan women pic.twitter.com/KMBCUa7USE

— Elif Shafak (@Elif_Safak) August 16, 2021

Qytet Studenti bëhet gati për të pritur afganët, zbrazen godinat

Godinat nr. 24 dhe 25 që strehonin vajza tek Qyteti Studenti janë tashmë të boshatisura në pritje të shtetasve afganë që po largohen nga frika e Talibanit në vendlindjen e tyre.

Mësohet se fillimisht vajzat që jetonin në këto godina nuk kanë pranuar të zhvendosen por më pas punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve e liruan godinën. Vajzat do të zhvendosen tek godina 27 dhe 28.

Kujtojmë se për të akomoduar afganët janë duke u bërë gati katër godina të konvikteve të Qytetit Studenti.

Siç dihet më herët, në vendin tonë do të strehohen brenda javës grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë.

Zbuten talibanët: Vajzat e gratë le të shkollohen. SHBA të hapë Ambasadën, i garantojmë siguri

Regjimi i ri i talibanëve nuk do t’i ngjasojë për nga ashpërsia regjimit të fundit të viteve ’90 të tyre, të paktën sipas deklaratave që mbërrijnë nga vetë udhëheqësit e rebelëve që kanë marrë nën kontroll tashmë të gjitha Afganistanin.

Përveç kësaj, përmes zëdhënësit, talibanët shtrijnë dorën e bashkëpunimit në formimin e qeverisë së re, duke premtuar gjithëpërfshirje.

“Po, do të jenë. Kur themi qeveri gjithëpërfshirëse, nënkuptojmë se edhe të tjerë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e qeverisë”, iu përgjigj pyetjes së CNN, Sohail Shaheen, zëdhënës i talibanëve.

Zëdhënësi tha se ata nuk kanë në plan që të ndalojnë shkollimin e vajzave, as në fillore dhe as në shkollën e lartë, ashtu siç ndodhi më shumë se 20 vite më parë në regjimin e drejtuar nga Mullah Omari, themeluesi i lëvizjes ekstremiste.

“Politika jonë është e qartë. Vajzat mund të vijojnë arsimimin nga shkolla fillore në të lartë”, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi tha se anëtarët e ushtrisë afgane që do të dorëzojnë armët do të amnistohen dhe do t’u jepet mundësia që të jenë fillimisht rezervistë dhe më pas pjesëtarë të forcave të reja të sigurisë së vendit.

Sa i takon suksesit të shpejtë në këtë luftë, talibanët thonë se ai erdhi si pasojë e mbështetjes së gjerë popullore që gëzon lëvizja e tyre, ndërsa zëdhënësi foli edhe për një politikë krejtësisht ndryshe edhe në drejtim të përfaqësive diplomatike, organizatave dhe gazetarëve ndërkombëtare.

“Ambasadat duhet të funksionojnë. Ne jemi të përkushtuar të garantojmë një ambient të sigurt për ta. Jo vetëm për diplomatët dhe ambasadat, por edhe OJQ-të e huaja. Ne u thamë amerikanëve se nuk duhet të evakuojnë ambasadën, pasi ne nuk do të shënjestronim atë. Do të garantonim një ambient të sigurt për funksionimin e saj”, deklaroi Shaheen.

Kourtney Kardashian dhe supermodelja Miranda Kerr zbulojnë sekretet e tyre!

Supermodelja Miranda Kerr ishte e ftuar në blogun e Kourtney Kardashian Poosh në seritë e ‘’Poosh your play’’ ku të ftuarit luajnë ‘’e vertetë apo guxim’’ dhe ndajnë sekretet e tyre.

Miranda Kerr u pyet nga Kourtney se cila është gjëja jo-seksuale që e tërheq dhe ajo u përgjigj se është zgjuarsia e partnerit të saj, miliarderit dhe krijuesit të Snapchat,Evan Spiegel.

Nga ana tjetër Kourtney u pyet nga Miranda se cila do të ishte karriera e saj nëqoftëse nuk do bënte atë që po bën sot dhe përgjigjia e Kourney-t ishte se ajo do të bëhej arkitekte.

Në ‘’Poosh your play’’ u përfshinë dhe lojërat ku pjesë e ‘’guximit’’ ishte që supermodelja Miranda Kerr të kërcente për 30 sekonda për një story në Instagram.

Miranda e pyeti Kourtney-n se kush e njeh më mirë dhe ajo u përgjigj se personi që e njeh më mirë është Sara,shoqja e saj e gjimnazit dhe gjithashtu shefe e përmbajtjes në Poosh.

Që prej vitit 2009 ajo drejton kompaninë e saj të kujdesit për veten, Kora Organics.

Miranda Kerr | POPSUGAR Celebrity

Për të zbuluar më shumë ndiqni videon:

 

 

Nga nesër, në Kosovë do të vaksinohet kjo grupmoshë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka aprovuar rekomandimin nga Komiteti për Imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një komunikate për medie, që thekson se do vaksinohen edhe fëmijët 12-vjeçar në bazë të indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer, përcjell Gazeta Express.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ky vendim që futet në fuqi nga nesër vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve të grupmoshave të reja. Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, sipas raportit të IKSHPK’-së, 14 fëmijë deri në moshën 9-vjeçare janë infektuar me Covid-19.

Lamtumirë Gerd Muller! Homazhi i Bayern Munchen në “Allianz Arena” (VIDEO)

Ndarja nga jeta e Gerd Myler tronditi thellë zemrat e shumë tifozëve anembanë botës, por sidomos të bavarezëve për të cilët ish-sulmuesi është një emblemë e skuadrës së tyre.

Klubi bavarez ka menduar të bëjë homazhe në nder të Gerd Mylerit, duke ndriçuar stadiumin “Allanz Arena” me emrin e tij mbrëmjen e djeshme. Bayern Munich, klubi i tij historik, po mban zi për humbjes së legjendës.

Kampionët gjermanë dhe të gjithë tifozët e tij vajtojnë Gerd Myler, i cili u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare. Nga e gjithë bota kanë ardhur mesazhe ngushëlluese te klubi i Bayern Munchen. Në ndeshjet e radhës në Bundesligë, në fillim do të mbahet 1 minutë heshtje.

In memory of Gerd Müller.#DankeGerd pic.twitter.com/cEuvZYNIwN

— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 16, 2021

Nuk humbet kohë! Erdogani u ngre mur afganëve (VIDEO)

Këto janë pamjet nga kufiri i Turqisë me Iranin, ku po ndërtohet një mur me qëllim parandalimin e një fluksi të ri refugjatësh, kryesisht nga Afganistani.

Deri më tani një pjesë 5 km e murit 3 metra të lartë është në ndërtim e sipër, dhe Turqia po synon ta zgjasë atë deri në 295 km në kufirin e saj iranian, të përforcuar nga telat me gjemba.

Erdogan tha se Turqia do të punojë me Pakistanin për parandalimin e një vërshimi të ri të refugjatëve

“Turqia po përballet me një valë migratore në rritje të afganëve që kalojnë përmes Iranit. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të mundësuar kthimin e stabilitetit në rajon, duke filluar nga Afganistani. Për ta bërë këtë, ne duhet të ndjekim dhe forcojmë bashkëpunimin tonë me Pakistanin. Ne jemi të vendosur për të mobilizuar të gjitha mjetet në dispozicion për të pasur sukses ”

Turqia ka disa qindra ushtarë të vendosur në Afganistan dhe ka ofruar të marrë përgjegjësinë për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit pasi SHBA të përfundojë tërheqjen e saj ushtarake, me kusht që të ketë mbështetje financiare dhe logjistike. Erdogan gjithashtu ka propozuar të takohet me udhëheqësit talebanë për bisedime.

Ardhja e emigrantëve afganë në kufirin lindor të Turqisë është bërë një temë e nxehtë politike në Ankara, me opozitën që i bën presion qeverisë që të marrë masa të forta për të ndaluar fluksin.

VIDEO: Turkey is building a 295km long wall on its Iranian border, beefed up by barbed wires and trenches to stop influx of refugees from Afghanistan as the Taliban take over the country #NTVNews

?AFP pic.twitter.com/YeMaHbN2p7

— NTV UGANDA (@ntvuganda) August 16, 2021

“Dua t’u jap mundësinë të marrin frymë sërish”/ Strehimi i afganëve, Rama për “The Guardian”: Vendet e pasura të mos kthejnë shpinën!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij për të strehuar shtetasit afganë

“Jam i tronditur teksa shoh që njerëz të lënë pas kërkojnë që t’u jepet edhe një mundësi për të marrë frymë sërish. Ne e dimë se çfarë është të jetosh në diktaturë dhe çfarë do të thotë të jesh i huaj që kërkon strehë diku tjetër. Kjo është ajo që ne jemi; është nder dhe detyrë për ne”, deklaroi Rama për The Guardian.

Media britanike thotë se udhëheqësit e Shqipërisë dhe të Kosovës deklaruan ditën e diel se kishin pranuar një kërkesë amerikane për të strehuar përkohësisht refugjatë politikë afganë. Vendimet e tyre mbërrijnë në një kohë shqetësimesh se anëtarët e NATO-s nuk po përgjigjen shpejt në evakuimin e afganëve që bashkëpunuan me ta, që janë nën kërcënimin e raprezaljeve talibane.

Rënia e Kabulit rihapi ndasitë e mëdha në Europës sa u takon refugjatëve, teksa udhëheqësit e BE dhe vendeve anëtare të saj po përgatiten për një valë të re emigrantësh nga Afganistani.

Për The Guardian, Kryeministri Rama tha “se nuk e kuptonte dot se si vendet e pasura u kishin kthyer shpinën afganëve”.

“Kjo bie ndesh me vlerat që të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por as që duam të jemi pjesë e problemit”, tha Rama.

Përllogaritet se në 10 ditët e fundit çdo ditë janë larguar mbi 30 mijë afganë nga vendi, shifër që mund të jetë shumëfishuar pas rënies së Kabulit dhe skenave të regjistruara në aeroportin e tij.

Po vijnë të na vrasin! Videoja virale e regjisores afgane: Ju lutem, mos heshtni

Videoja e regjisores afgane, Sahraa Karimi duke vrapuar në Kabul për të shpëtuar nga talebanët momentin kur forcat talebane morën kontrollin e qytetit gjatë ditës së djeshme është bërë virale.

Në video duket regjisorja, që kërkon ndihmë duke thënë se militantët po vinin “për të na vrarë”.

“Për fat të keq, talibanët hynë në Kabul dhe ne u arrestuam,” tha ajo në një video në Instagram. “Lutuni për ne.”

Nga pamjet shihet regjisorja duke vrapuar nëpër qytet. Frika është e dukshme në sytë e saj.

Karimi gjithashtu bëri thirrje për ndihmë në Twitter. Ajo shkroi:

Taliban surrounded Kabul, I were to bank to get some money, they closed and evacuated;

I still cannot believe this happened, who did happen.

Please pray for us, I am calling again:

Hey ppl of the this big world, please do not be silent , they are coming to kill us. pic.twitter.com/wIytLL3ZNu

— Sahraa Karimi/ صحرا كريمي (@sahraakarimi) August 15, 2021

“Talebanët rrethuan Kabulin. Shkova në bankë për të marrë disa para,por u mbyllën dhe u evakuuan. Ende nuk mund ta besoj se kjo gjë ka ndodhur. ”

“Ju lutem, lutuni për ne, unë po telefonoj përsëri,” shtoi ajo. “Hej njerëz të kësaj bote të madhe, ju lutem mos heshtni. Ata po vijnë të na vrasin.”

Grupi militant pushtoi Kabulin, pasi mori në kontroll qytetet e fundit të mëdha të mbetura nga qeveria dhe shtrëngoi kontrollin e tyre rreth kryeqytetit duke ndërprerë gradualisht çdo rrugë jashtë pjesës tjetër të vendit.

Karimi, e cila është drejtoreshë e përgjithshme e filmit shtetëror afgan, gjithashtu shkroi në Twitter një mesazh në arabisht duke thënë:

“Unë bashkova gjithë mendimin dhe intelektin tim për të kuptuar se, pse arritëm këtu! Përfundimi im për situatën është plotësisht i paralizuar.”

Në një postim tjetër, ajo shkroi se “mëngjesi është më i errët se nata”.