Aplikacion
Vendimi për t’u hapur dyert shtetasve afganë në një situatë të vështirë, padiskutim që u shoqërua dhe do të shoqërohet edhe në vijim me kundërshti, debate apo duartrokitje.
Një temë delikate si kjo, shoqëruar me postimin e kryeministrit ditën e sotme, ku konfirmoi ardhjen e tyre në vendin tonë nxiti reagime të shumta. Aktualisht, njerëzit vijojnë të shkruajnë mendimet në hapësira të ndyshme virtuale ku është cekur tema në fjalë, të kryejnë postime pro ose kundra si dhe t’i drejtohen veçanërisht faqes zyrtare të Edi Ramës në Facebook. E thënë shkurt, kudo po komentohet nga shqiptarët nëse shtetasit afganë duhen pranuar apo jo.
Zoom.al realizoi një sondazh, ku pyetja ishte e qartë: A e mbështesni vendimin për strehimin e afganëve në Shqipëri.
Shumica, saktësisht 53%, është kundër.
(Vijoni të votoni në faqen tonë në Instagram).
Strehimi i refugjatëve afganë, Komiteti i Senatit të SHBA: Populli i Shqipërisë po i tregon botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’Komiteti për marrëdhëniet me jashtë i Senatit të SHBA-së ka mirëpritur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë.
Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.
Ai përcjell respektin dhe falenderimin nga SHBA për Shqipërinë.
STATUSI NGA BOB MENENDEZ
Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona.
Bilanc tragjik i tërmetit në Haiti/ Më shumë se 700 viktima, mbi 2800 persona rezultojnë të zhdukur724 viktima numëron deri më tani Haiti nga tërmeti 7.2 ballë i shkallës Rihter një ditë më parë.
Qytetet më të goditura janë ato në jugperëndim të kryeqytetit Port Au Prince, veçanërisht Jeremie dhe Les Cayes. Lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë ishujt e Karaibeve, veçanërisht në Republikën Dominikane me të cilën Haiti ndan ishullin, Xhamaikën dhe Porto Rikon.
Tërmeti erdhi në një kohë që Haiti po merrte veten nga tronditja që shkaktoi në vend vrasja e Presidentit, ndërkohë që pasojat e një tërmeti të ngjashëm, të 11 viteve më parë, ende po ndiheshin në shtetin me popullsi prej rreth 11 milionë banorësh.
Sikur të mos mjaftonin këto, të hënën pritet që Haiti të goditet edhe nga stuhia tropikale Grace.
Po ashtu 2 mijë e 800 të plagosur janë konstatuar deri më tani teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit: I jam mirënjohëse Shqipërisë që po u ofron strehim afganëveIsh-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madaleine Albright i ka shprehur mirënjohjen Shqipërisë sa i takon vendimit për të strehuar afganë të rrezikuar nga talebanët.
Albright ka bërë thirrje që të gjithë të përqendrohen te shpëtimi i jetëve në Afganistan.
Ajo shpreson që shembullin e Shqipërisë ta ndjekin dhe vende të tjera, siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
STATUSI NGA MADALEINE ALBRIGHT
Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
“B*thëlëpirës që hani m**** e kujtdo që është mbi ju”/ Murrizi shpërthen keq pas pranimit të afganëve në vendPasi politikanët kryesorë shqiptarë u shprehën pro strehimit të afganëve që po vuajnë nga regjimi taleban në Afganistan, ka reaguar ish-deputeti Myslim Murrizi.
Sipas Murrizit, e gjitha është një teatër, pasi politikanët tanë kanë qenë gjithnjë bashkë dhe kundër shqiptarëve, që siç thotë Murrizi, larguan 2 milionë bashkëatdhetarë në këto 30 vite.
Murrizi e ka lëshuar gojën duke i quajtur b*thëlëpirës liderët politikë, që i vardisen atyre që janë mbi ta dhe u garantojnë pushtetin.
Reagimi i Myslim Murrizit:
Aman mor aman sa meren vesh me njeri tjetrin kur behet fjale per lepirje
Po pse harxhoni kohe kot kur dilni e deklaroni se jeni dakort me vendimet dhe qendrimet e njeri tjetrit
Po ne keto 30 vite kur keni qene ndonjehere kundra njeri tjetrit??????
Ju keni 30 vjet qe shfaqeni vetem neper ekrane sikur jeni kundra njeri tjetrit dhe beni shfaqen me te madhe sikur luftoni njeri tjetrin 30 dite fushate çdo kater vjet
E per fatin e keq Shqiptaret e hane dhe prej 30 vitesh ju votojne e ju durojne mbi kurriz
Ju bashke keni qene per çdo pisllik qe ka ndodhur ne kete vend prej 30 vitesh
Bashke keni qene per çdo hajdutllik qe eshte bere ne kete vend
Bashke per çdo maskarallik qe eshte bere ne kete vend
Bashke keni qene kur dhate fjalen per plehrat e botes qe te vinin ne Shqiperi
Bashke per te pranuar armet kimike por nuk ja dolet se reaguan per here te pare Qytetaret
Bashke kur sollet Muxhahedinet
Bashke kur pranuat Sirianet
Bashke kur bete ligj per te ardhe Bangladeshasit por ai qe i dha 1140 hektare toke nje Bangladeshasi ne kerkim e ka kthyer si ligj qe ju bagla- leshas ta votoni bashke ne shtator
Bashke jeni per te pranuar Afgane
Por me shume bashke ne fakt jeni me TALEBANET
Bashke jeni kundra interesave te Shqiptareve
Dhe te gjithe se bashku keni larguar nga Shqiperia per 30 vjet mbi 2 milion Shqiptare
E kur ju shoh qe nxitoni te tregoni se jeni human per Afganet, sinqerisht me ze barku e me vjen per tua perdor surratin tuaj te ndyre si sifon
JU JENI BASHKE NJE TUFE E PESHTIRE MENDER LEPIRESISH NDAJ KUJDO QE MENDONI SE KA NE DORE JETEGJATESINE E PUSHTETIT TUAJ
Ju jeni fiks pjesa me e ulet e karakterit njerezore sepse i hani m… kujdo qe e shihni mbi vete, dhe nenshtroni, perçmoni, urreni, tallni e degjeneroni kedo qe keni poshte vetes
SA KOHE QE SHQIPTARET DO JU VOTOJNE, DO JU DUARTROKASIN, DO JU VIJNE NGA PAS DO JU DUROJNE MBI KURRIZ, VAZHDONI TEATRIN E PESHTIRE SIKUR LUFTONI NJERI TJETRIN POR ASHTU BASHKE QENDRONI SE JU SHKON PER SHTAT
Talebanët morën Kabulin, Presidenti i Afganistanit braktis vendinPresidenti i Afganistanin, Ashraf Ghani ka lënë vendin e tij për t’u larguar në Taxhikistan. Ky veprim i shpejtë vjen pasi talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe po marrin edhe institucionet.
Ministri i Brendshëm njoftoi lajmin e largimit të Presidentit, teksa zyra e Ghani thotë se largimi është bërë për arsye sigurie.
Në fakt talebanët me hyrjen në qytet ishin duke e kërkuar Presidentin Ghani, ndërkohë që më parë i kishin bërë thirrje të dorëhiqej.
Kina shpall veten fituese të “Tokyo 2020″/ Televizioni shtetëror gënjen për numrin e medaljeveShtetet e Bashkuara të Amerikës dolën vendi me më shumë medalje nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
SHBA mori 39 medalje ari, 41 medalje argjendi dhe 33 bronzi për një total prej 113 medaljesh.Kina fitoi 38 medalje ari, 32 medalje argjendi dhe 18 medalje bronzi për një total prej 88 medaljesh.
Pavarësisht këtij rezultati, Kina nuk dënjoi të gënjente brenda shtetit të vet duke e shpallur veten kampione. Ajo vendosi të shtonte numrin e medaljeve të fituara.
Duke shtuar medaljet e Hong Kongut dhe Tajvanit, numri i medaljeve të pretenduara nga Kina u rrit në 41 ari, 37 argjendi dhe 27 bronzi me 106 medalje në total. Megjithatë edhe ky numër i rendit ato të dytët.Disa imazhe të modifikuara madje tregojnë Kinën që pretendon medalje nga Macau duke u dhënë 42 medalje ari, sipas Taiwan News.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njeh Hong Kongun dhe Tajvanin – referuar si Taipei Kinez nga IOC si e pavarur nga Kina.Tajvani zuri vendin e 34 -të në Lojërat Olimpike me 2 medalje ari, 4 medalje argjendi dhe 6 medalje bronzi për gjithsej 12.
“Nuk do të dashurohesha me një djalë të varfër”! Lei Kraja e thotë troç: Pres më lart nga..Moderatorja sportive Lei Kraja, së fundmi ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në InstaStory, ku i është përgjigjur pyetjeve dhe ka shuar kuriozitetin e ndjekësve në lidhje me jetën e saj.
E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, moderatorja zgjodhi të mos flasë, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje. Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse do të bëje bebe së shpejti dhe ajo e la me dyshim përgjigjen duke thënë që nuk i dihet kurrë.
Dikush nga ndjekësit e pyeti rreth virgjërisë ndërsa Kraja u përgjigj:
“Nuk është puna juaj”.
Një tjetër pyetje për bukuroshen zeshkane ishte nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra të varfër dhe ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë me të duke i thënë se pret më lart nga partneri i saj.
Lei u përgjigj:
“Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.
U aksidentua me motor/ Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në GreqiNjë aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se 22-vjeçari që jetonte në Volos së bashku me një mikun e tij ishin duke udhëtuar me një motor që drejtohej nga shqiptari, kur janë përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 36-vjeçar.
Për pasojë nga goditja e fortë ka humbur jetën 22-vjeçari Jimmy Mena, ndërsa ka mbetur i plagosur miku i tij. Policia ka arrestuar 37-vjeçarin që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda Gerd MullerKa ndërruar jetë Gerd Muller, ish-sulmuesi i famshëm i Bayern Munchen dhe kombëtares së Gjermanisë. Golashënuesi i njohur është shuar sot në moshën 75-vjeçare.
Muller vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias). Nga sëmundja e rëndë e Alzheimerit kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit si Puskas apo Kubala. Muller fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane.
Vetëm Leo Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85). Sulmuesi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981 dhe tani është 74 vjeç.
Muller realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës.