Aplikacion
Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Policia bëri me dije se i riu është qëlluar në rrethana ende të paqartë në një dhomë hoteli.
Dyshimet paraprake janë se 33-vjeçari mund të jetë vetëplagosur.
I plagosuri ndodhet në spital, duke marrë trajtim mjekësor. Ndërkaq, Grupi hetimor është duke punuar për te sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë shoqëruar nga policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të shtëna me armë zjarri në Ksamil/ Një person i plagosurTë shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Raportohet se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Riaktivizohen vatrat e zjarrit/ Në rrezik banesatMinistria e Mbrojtjes informon sërish mbi situatën e zjarreve në vend, ku disa vatra rrezikojnë përhpjen masive dhe banesa.
Problematike paraqitet situata në fshatin Thirrë të Mirditës, ku MM bën me dije se është riaktivizuar vatra e zjarrit, duke përshkuar një sipërfaqe të madhe rreth 150 ha dhe djegur 90 ha me ahe, pishë, barishte dhe dushqe.
Sipas MM, në vendngjarje kanë shkuar helikopteri çek, 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Gjithashtu, vatra zjarri ka edhe në shumë zona të tjera nga veriu në jug, ku më problematike dhe me rrezik për banesat janë në Dropull, Fushë Arrëz dhe fshatin Kacni dhe Qafë Murrë.
Njoftimi i MM:
1. Zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë për shkak të erës së fortë është përhapur në drejtim të verilindjes, duke kaluar nga ana tjetër e rrugës kryesore që ndodhet në Patalej. Situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, por rrezikshmëri në përhapje të perimetrit të saj në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme. Situata po ndiqet nga forcat në terren.
2. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar. Është djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Sot zjarri është përhapur nga erërat e forta duke e bërë të rrezikshme ndërhyrjen e forcave . Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Gjatë ditës ka punuar edhe Helikopteri çek. Vatra e zjarrit ka përshkuar një sipërfaqe të madhe rreth 150 ha dhe djegur 90 ha me ahe, pishë, barishte dhe dushqe. Nuk ka rrezik për zona të banuara.
3.Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, në Kukës ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Laku i Mollave”. Situata vijon të mbetet kritike, pasi është e vështirë të ndërhyhet nga toka. Gjatë ditës së sotme është punuar nga ajri. Nuk rrezikohet tuneli dhe banesa.
4.Në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Situata është më e qetë, por vazhdon zjarri brenda pjesës së djegur.
5. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Flakët kanë përshkuar rreth 20 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre. Nga toka po punojnë 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe të njësisë administrative. Nga ajri kanë punuar dy helikopteret hollandezë. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për të vënë situatën nën kontroll. Por, pavarësisht punës së bërë ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimi i zjarrit në kurorën e qytetit Pukë.
6. Sipas informacionit nga EC F.Arrëz është riaktivizuar vatra e zjarrit në Fletë, ku po punohet për izolimin e saj. Në terren janë rreth 60 punonjës të pyjeve dhe njësisë administrative që po punojnë për shuarjen dhe izolimin e tij, pavarësisht kushteve të terrenit dhe erës së fuqishme, të cilat e bëjnë të vështirë ndërhyrjen. Zjarri rrezikon të kalojë në fshatin Kryezi.
7. Një vatër zjarri është raportuar në sipërfaqe me shkurre në fshatin Martallos Lab, nj.ad Lopës në Tepelenë. Në vendngjarje forca të shërbimit zjarrfikës,bashkiake e vullnetarë.
8.Situata u përkeqësua gjatë pasdites në vatrën e zjarrit në fshatin Radat në Dropull, e cila ishte stabilizuar gjatë ditës. Situata mund të rrezikojë banesat. Policia dhe zjarrfikësit kanë marrë masat për sigurimin e banesave. Në ndihmë ka shkuar edhe FA për vënien nën kontroll të situatës.
9. Raportohet riaktivizim i vatrës edhe në pyllin e Shetaj në Durrës, ku gjithashtu po punohet nga zjarrfikësit.
10. Një vatër tjetër zjarri raportohet në fshatin Kocul, në njësinë administrative Vllahinë në bashkinë Selenicë. Zjarri nuk paraqet rrezik.
11. Një zjarr ka përfshirë një pyll me pisha në njësinë administrative Shezë në bashkinë Peqin, por pa rrezik.
12. Në zonën e Porcelanit, në Tiranë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ku po punohet nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e tij.
13. Në lagjen Sauk i Vjetër, mbrapa Pallatit të Brigadave në Tiranë është raportuar një zjarr, për shuarjen e të cilit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet vendore.
14.Një zjarr është raportuar në fushën e Selenicës, në Bekovë, në ara të korrura, pa rrezik.
15. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ah, livadhe dhe kullota në fshatin Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, në Dibër. Po punohet për izolimin e tyre, pavarësisht kushteve të terrenit dhe erës së fuqishme që e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen.
Guru-ja indian i lidhur me ish-ministrin dhe deputetin Gjiknuri, rezulton se është emëruar zyrtarisht edhe si prift i kishës ruse, madje i shuguruar si “Peshkopi Michael”.
Këtë të dhënë interesante mbi guru-në Swami Vishwananda e zbulon nota denoncuese e një përfaqësie kishtare në Moskë, e cila deklaron se distancohet nga ajo që quhet “Kisha Apostolike Orthodhokse”, e drejtuar nga mitropoliti Vitali Kuzhevatov.
Sipas notës denoncuese, Vitali Kuzhevatov ka emëruar si prift indianin Swami Vishwananda.
Vijon më tej nota:
“Bashkëpunimi publik i Mitropolitit Vitali Kuzhevatov i AOC me kreun e lëvizjes neo-hindu Paramahamsa Sri Swami Vishwananda i cili më parë ishte shuguruar në urdhër prifti si Peshkop Michael është mashtrim dhe mashtrim i të gjithë besimtarëve. Kisha Ortodokse në Orekhovo-Zuyevo në të vërtetë është qendra e sektit ndërkombëtar hindu Bhakti Marga të kryesuar nga Paramahamsa Vishwananda”
Më tej dokumenti i zbuluar e përshkruan figurën e indianit pak a shumë si figurën e Rasputinit, duke e akuzuar atë për praktika aspak orthodhokse që lidhen me magjinë dhe metoda të tjera okulte.
Në foton e mësipërme, mund të shihni guru-në indian të veshur si peshkop i kishës ruse, si dhe në ambientet në një kishë ruse pranë Moskës, ku ai shfaqet pranë disa objekteve ku kombinohen figurat e shenjtorëve orthodhoksë me simbole të paqarta që lidhen me praktika të supozuara indiane.
Guru-ja indian ka një histori të çuditshme dhe të paqartë dhe me Shqipërinë dhe sidomos me ish-ministrin Gjiknuri. Hedhja dritë mbi lidhjen e fortë që Gjiknuri kishte me këtë guru, ndërsa fotoja e indianit ishte vënë në kornizë në sallonin pritës të shtëpisë së ish-ministrit.
Përmbytjet në Turqi, Erdogan shpall katastrofë natyrore zonat e dëmtuaraPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli të premten rajonet e përmbytura në veri të vendit si “zona katastrofe”, në një kohë kur bilanci i viktimave të vërshimit të ujërave u ngjit në 27 persona.
Erdogan foli nga rajoni Kastamonu, një nga zonat më të dëmtuara, ku premtoi mbështetje për banorët dhe mori në këmbim një seri duartrokitjesh.
“Sikurse e kam thënë më parë për rajonet e tjera, ne po e shpallim edhe Kastamonun, Bartinin dhe Sinopin rajone të prekura nga katastrofa”, tha presidenti turk.
Përmbytjet, ndër më të këqijat që Turqia ka përjetuar ndonjëherë, shkaktuan kaos në provincat veriore, në një kohë kur autoritetet njoftuan se zjarret që kishin shkatërruar rajonet e bregdetit të jugut për dy javë ishin vënë nën kontroll.
Rrymat e forta të ujërave morën me vete makina dhe grumbulluan mbeturina përgjatë rrugëtimit të tyre, ndërsa shkatërruan ura, akse rrugore dhe dëmtuan sistemet e energjisë elektrike të qindra fshatrave.
Nga 27 viktimat e regjistruara, 25 humbën jetën në rajonin Kastamonu, ndërsa 2 të tjerët në atë të Sinopit, saktësoi Drejtoria vendase për Menaxhimin e Emergjencave.
Ndërkohë, nga zonat e prekura nga ujërat janë evakuuar mbi 1 700 persona, një pjesë e të cilëve nga ajri me helikopterë dhe pjesa tjetër përmes varkave.
Cilët liderë europianë kanë shkuar me pushime pavarësisht krizës së COVID-19?Në mesin e zjarreve që kanë pushtuar shumicën e Mesdheut, valët e të nxehtit që kanë mbërthyer Europën dhe rasteve të rritje me COVID-19, shumica e qeverive i kanë këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk kanë një arsye thelbësore.
Por a nuk duhet të jenë qeveritarët të parët që respektojnë rregullat e vendosura prej vetë atyre? Nëse qytetarët shohin politikanët duke thyer rregullat, a nuk ka më pak gjasa që t’i votojnë ata në zgjedhjet e ardhshme? Apo edhe udhëheqësit kanë po aq nevojë për pushime sa ne?
Euronews ka bërë një përmbledhje të 9 liderëve që janë aktualisht me pushime dhe ka vërejtur nëse planet e tyre respektojnë rregullat e vendosura.
Kryeministri Boris Johnson, bashkëshortja e tij shtatzënë dhe djali i vogël kanë vendosur që të shmangin ndërlikimet e udhëtimeve përtej kufijve për të dytin vit radhazi dhe t’i kalojnë pushimet në vend.
Sekretari i Mjedisit George Eustice i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bëjnë pushimet në Britani dhe të mos udhëtojnë përpos ndonjë arsyeje të domosdoshme.
Udhëtimet brenda përbrenda vendit janë krejtësisht të lejueshme ndaj kryeministri Johnson nuk ka thyer rregullat.
Këtë muaj u raportua se Pedro Sanchez është aktualisht me pushime në “një vend fantastik me të pajisur me pistë helikopteri dhe pishinë”.
Por a ka udhëtuar ai jashtë Spanjës? Jo, Sanchez ndodhet në La Mareta dhe do të qëndrojë dhe ca kohë në Palacio de las Marismillas në jug të Spanjës bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe qenin e familjes.
Kryeministri Sanchez ka të drejtë të plotë të udhëtojë në Spanjë pasi nuk ka kufizime për udhëtimet brenda vendit.
Presidenti italian ka zgjedhur të shkojë me pushime këtë vit në prag të “Ferragostos”, një festë kombëtare italiane që festohet çdo vit më 15 gusht. Presidenti 80-vjeçar do të shkojë në Sardenjë, aty ku i kaloi pushimet edhe në 2018 dhe 2019.
Mattarellës i lejohet të udhëtojë drejt ishullit pasi Sardenja hyri në listën “e zonave të bardha” më 21 maj. “Zonat e bardha” janë tregues i numrit të ulët të rasteve me COVID-19.
Kryeministri francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte po qëndrojnë në Côte d’Azur këtë verë.
Në disa foto që kanë qarkulluar së fundmi ata janë shfaqur me rroba banjë në një anije pranë ishullit Porquerolles. Aktualisht ata po qëndrojnë në Fort de Brégançon, shtëpia e pushimit të presidentëve të Francës që nga koha e Sharl de Gol.
Udhëtimet brenda Francës janë plotësisht të lejueshme ndaj as Macron nuk ka shkelur rregullat.
Nuk është bërë ende e ditur nëse kancelarja Angela Merkel do të shkojë me pushime këtë, por teksa pritet të të largohet nga politika në vjeshtë ajo ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh.
Deri më tani dihet se ajo do të vizitojë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për të biseduar me Johnson dhe Biden.
Merkel mund të udhëtoje drejt Britanisë, ndërsa personat që vijnë nga zonat Schengen nuk mund të hyjnë në SHBA, megjithatë mund të ketë përjashtimet për takimet në rang presidenti.
4. Presidenti Vladimir Putin, Rusi
Në mars të këtij viti, presidenti rus dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoygu qëndruan për një fundjavë në Siberi.
Putin shfaqet shpesh në median shtetërore duke marrë pjesë në aktivitete sportive si një mënyrë për të përçuar mesazhin se është një udhëheqës i shëndetshëm dhe i fortë e që mund ta drejtojë vendin për shumë vite me radhë, sipas Moscoë Times.
Rusia ka shumë pak kufizime për udhëtimet çka do të thotë se Putinit i lejohet të udhëtojë në Siberi.
Nuk është bërë e ditur nëse Erdogan do të marrë pushime këtë vit.
Por disa pamje së rezidencës verore të Erdogan janë publikuar në media. Pallati 85 mijë metra katrorë ka 5 godina, pishinë dhe një plazh artificial edhe pse është fare pranë detit Marmaris.
Sipas raportimeve, shtëpia kushton rreth 62 milionë euro.
Udhëtimet brenda për brenda vendit janë të lejushme në Turqi ndaj nëse Erdogan do tyë udhëtonte drejt shtëpisë së tij verore kjo nuk do të përbënte problem. Por, nëse presidenti do të dontë të shkonte drejt Britanisë atij do i duhet të rrinte në karantinë pasi Britania e ka vendosur Turqinë në “listën e kuqe”.
2. Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, Portugali
Presidenti de Sousa qëndroi disa kohë në Madeira, ishullin autonom të vendit në Oqeanin Atlantik.
Në 2020, presidenti 71-vjeçar shpëtoi dy gra që ishin gati duke u mbytur pasi iu ishte kthyer kajaku.
Vajtja nga Portugalia drejt Madeirës është brenda rregullave ndaj presidenti i ka respektuar rregullat anti-COVID.
Presidenti Parmelin mori pjesë në disa festime në bashkinë e Bernit dhe në Villars-sur-Ollon pjesë e zonës nga ai ka prejardhjen.
Gjithashtu është raportuar se presidenti ka udhëtuar edhe drejt Islandës në fillim të korrikut.
Zviceranët mund të udhëtojnë lirisht brenda kufijve të vendit, ndaj udhëtimi i Parmelin është në konform të rregullave.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar mbulimin e tij të parë të Lojërave Olimpike të Tokios, dy ditë pas ceremonisë së mbylljes.
Sipas raporteve të lajmeve lokale, Televizioni Qendror Korean transmetoi 70 minuta të një ndeshje futbolli të femrave midis Britanisë së Madhe dhe Kilit këtë javë.
Ndeshja në fakt u luajt javë më parë më 21 korrik. Koreja e Veriut ka transmetuar më parë Lojërat Olimpike disa ditë pas ceremonisë së hapjes së saj, sipas Yonhap.
Sipas faqes së specializuar NK News, ndeshja e grave u transmetua pa komente dhe me rezolucion të ulët, duke e lënë të paqartë se si u morën pamjet.
Në vitet e kaluara, Unioni i Transmetimit Azi-Paqësor i ka ofruar Phenianit pamjet e lojërave përmes një partneriteti me transmetuesin koreano-jugor SBS, sipas blogut të teknologjisë amerikane North Korea Tech.
Ndërkohë, nuk është e qartë se nga i kanë marrë pamjet e këtij viti, shkruan BBC.
Koreja e Veriut nuk dërgoi një delegacion në Lojërat Tokio 2020, duke thënë se donte të mbronte atletët e saj nga Covid-19.
Pheniani thotë se nuk ka raste të virusit, por ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa.
Vendimi për të mos marrë pjesë i dha fund shpresave të Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat për t’u angazhuar me Veriun.
Në vitin 2018, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut hynë në një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore të cilat çuan në një seri samitesh historike.
Koreja e Veriut kishte dërguar 22 atletë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut – së bashku me motrën e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong -un, Kim Yo -jong – një veprim i cili ndihmoi në fillimin e diplomacisë me Korenë e Jugut dhe SHBA.
Ky vit shënon herën e parë që Koreja e Veriut ka humbur një Olimpiadë Verore që nga viti 1988, kur bojkotoi Lojërat e Seulit gjatë Luftës së Ftohtë.
Vrau gruan dhe veten! Flasin fqinjët italianë: Ziheshin në gjuhën shqipeDetaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali ku një burrë shqiptar vrau gruan dhe më pas veten e tij. Shkelqim Bedeli ka vrarë gruan e tij Shegushe Paeshti dhe më pas veten e tij duke u varur te parmaku i shkallëve. Ata kishin 20 vite që jetonin në Itali dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë 3 fëmijët e tyre kanë qenë me pushime.
Para se të vriste veten ai kishte shkuar dy letra ku kishte shpjeguar edhe arsyen e këtij akti të rëndë që vinte disa javë pasi ai kishte lënë punën. Fqiinjët e tyre kanë deklaruar se ata ishin të qetë në shumicën e rasteve por kohët e funditi kishin dëgjuar duke u grindur në gjuhën shqipe pa e kuptuar se çfarë po thoshin. Sidoqoftë, askush nuk dyshoi kurrë se ata kishin probleme serioze, as që Bedeli të kishte shenja të çekuilibrit.
Ndërsa tre fëmijët vendosën të ktheheshin menjëherë nga pushimet dhe për fat të keq vetëm për të vënë re vdekjen e prindërve të tyre. Shegushja ishte e punësuar në një kompani në Erbusco dhe burri i saj punonte si farkëtar. Të dy u vlerësuan shumë nga kolegët dhe fqinjët e Calino, ku ata kishin jetuar për rreth 20 vjet dhe ku ishin integruar mirë.
Të gjithë ju që do udhëtoni drejt këtyre dy shteteve, mund t’ju anulohet fluturimi nëse s’keni…Aeroporti ka kujtuar të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë se “në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”.
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Për të gjithë pasagjerët e që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere.
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Pacienti zero, një punonjës i laboratorit të Wuhan?Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se personi i parë i infektuar me COVID-19 mund të ketë qënë një punonjës i laboratorit të Wuhan.
Dr Peter Embarek është epidemiologu që drejtoi investigimin 4 javor të OBSH rreth origjinës së virusit, për TV2 ai deklaroi se mund të jetë një punonjës i laboratorit i cili mund të jëtë infektuar nga lakuriqët e natës.
Dr Peter Embarek
Instituti i Virologjisë në Wuhan, Kinë.
Ai shtoi gjithashtu se OBSH nuk ka prova konkrete se shpërthimi i koronavirusit është i lidhur me studimin e kryer për lakuriqët e natës në laboratorin e Wuhan-it./ The Independent