Aplikacion
Filantropi i njohur amerikan Xhorxh Sorros ka përpunuar idenë e Ballkanit të Hapur që në vitin 1999, kur pritej shpërbërja e plotë e ish-Jugosllavisë pas sulmeve të NATOs për çlirimin e Kosovës.
Në një shkrim të tij të kohës, Sorros sheh se cila duhet të jetë perspektiva e Europës Juglindore, një hapësirë më e gjerë se Ballkani i sotëm Perëndimor, ku përfshinte edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Moldavinë.
Ishte ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e cila e postoi këtë shkrim në”Facebook”, duke bërë dhe një koment të saj në lidhje me koniunkturën e re që paraqitet mes Ballkanit të Hapur të propozuar nga Sorrosi dhe idesë së sotme të përpunuar nga Rama-Vuçiç-Zaev, në të cilën ftohen dhe vendet e tjera të rajonit.
“Emrin e kemi vendosur bash ‘Open Balkan’ si plani qëështë propozuar në artikullin e mëposhtëm që daton në vitin 1999. Shkurt, plani që po kërkojnë të implementojnë sot, në 1999-ën propozohej të bëhej vetëm nën ombrellën institucionale të BE-së edhe me subvencione të BE-së (5 miliardë euro në vit, të paktën për tre vjet). Pas 20 vitesh padyshim që kushtet kanë ndryshuar, por nuk ka ndryshuar aspak fakti që planet ekonomike kanë nevojë për vlerësim kostosh e përfitimesh edhe për institucione të përbashkëta zbatuese. Në mungesë të tyre nuk kemi më një plan ekonomik, por propagandë ose përrallë politike”, shkruan zonja Beqiraj në statusin e saj.
XHORXH SORROS
HAPJA E BALLKANIT
Nju Jork 1999: Presidenti i Jugosllavisë Millosheviç i është nënshtruar fuqisë ushtarake të NATO-s dhe ne mund të psherëtijmë me lehtësim. Për të justifikuar ndërhyrjen tonë, ne tani duhet të sigurojmë një të ardhme më të mirë jo vetëm për popullin e Kosovës, por për të gjithë rajonin, duke përfshirë atë çka la pas Jugosllavia, e cila mbetet në duart e zotit Milosheviç. Ne nuk mund të vazhdojmë të reagojmë ndaj krizave sa herë lindin në Ballkan, veçanërisht pasi veprimet tona mund të kenë pasoja kaq të rënda të padëshiruara dhe negative.
Ne duhet të sjellim një vizion pozitiv, konstruktiv, vizionin që ka krijuar Bashkimin Europian. Ballkani nuk mund të rindërtohet mbi bazën e shteteve kombëtare. Ne kemi parë që përpjekja për të vendosur homogjenitetin etnik mund të çojë në mizori të patolerueshme, vuajtje dhe shkatërrim njerëzor. Është gjithashtu jopraktike. Popullsia e Jugosllavisë, edhe pas përjashtimit të Kosovës, mbetet rreth 25% joserbe. Mënyra e vetme për paqe dhe prosperitet është krijimi i një shoqërie të hapur, në të cilën shteti luan një rol më pak dominues dhe kufijtë zvogëlohen në rëndësi. Kjo është rruga që ka zgjedhur Bashkimi Europian.
Ideja e shoqërisë së hapur u propozua për herë të parë nga Henry Bergson në “Dy burimet e fesë dhe moralit” (Tëo Sources of Religion and Morality, 1932). Ai bëri dallimin midis një ideje fisnore të moralit dhe një ideje universale. E para çon në një shoqëri të mbyllur; kjo e fundit drejt një shoqërie të hapur. Koncepti u zhvillua më tej nga Karl Popper në librin e tij të famshëm “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” (The Open Society and its Enemies), ku ai tregoi se shoqëria e hapur gjithashtu mund të kërcënohet nga idetë universale nëse ata pretendojnë një monopol të së vërtetës; por problemet e rajonit kuptohen më së miri në aspektin e formulimit të Bergsonit.
Në luftërat pasuese jugosllave, ne kemi parë një luftë midis koncepteve etnike dhe qytetare të qytetarisë. Në Jugosllavi koncepti qytetar humbi dhe Jugosllavia u shpërbë. Në Europën Perëndimore mbizotëronte koncepti qytetar dhe integrimi i Europës qëndron në kontrast të thellë me shpërbërjen e Jugosllavisë. Bashkimi Europian tani duhet të shtrijë ombrellën e tij mbrojtëse mbi rajonin. Vetë rajoni duhet parë se është më i madh se ish-Jugosllavia, sepse veza e thyer nuk mund të bashkohet përsëri. Duhet të përfshijë Shqipërinë dhe Bullgarinë dhe duhet të jetë i hapur për vende si Rumania dhe Moldavia. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet e bëra në Bosnjë.
Përpjekjet e rindërtimit në Bosnjë nuk arritën të gjenerojnë vrull, sepse madhësia e territorit është shumë e vogël dhe njësitë e ndryshme qeveritare, nga ato federale në ato lokale, këmbëngulin t’i kenë gishtat e tyre jo aq të pastër në çdo byrek. Këtë herë angazhimi ynë duhet të shtrihet në të gjithë rajonin. Kjo pikë kuptohet mirë nga politikanët. Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore i nënshkruar në Këln, Gjermani, më 10 qershor, siguron një pikënisje të shkëlqyer. Ai krijon tri grupe pune: për demokratizimin dhe të drejtat e njeriut; për rindërtimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik; dhe për çështje sigurie. Ai ofron një kornizë që pret të mbushet me përmbajtje. Përmbajtja mund të nxirret nga një punim i përgatitur nga Qendra për Studime të Politikave Europiane (CEPS) në Bruksel.
Thelbi i planit përbëhet nga katër hapa të ndërlidhur:
(1) Bashkimi Europian merr kontrollin e shërbimeve doganore të vendeve pjesëmarrëse.
(2) Bashkimi Europian kompenson vendet për humbjen e të ardhurave doganore nga buxheti i tij. Shuma e subvencionit nga buxheti i BE-së do të jetë në rajon prej 5 miliardë eurosh në vit. Kjo përshtatet në mënyrë të përkryer me buxhetin “Europe 2000” të rënë dakord në Berlin.
(3) Kompensimi mund të pasqyrojë humbjen e mundshme dhe joaktuale të të ardhurave, por elementi i subvencionit do të kushtëzohej rreptësisht nga performanca. Për shembull, Serbia do të duhet të zhvillojë zgjedhje nën patronazhin e OSBE-së në mënyrë që të jetë e pranueshme. Kjo ka më shumë gjasa të heqë Millosheviçin nga pushteti, sesa bombardimet.
(4) Me mbështetjen buxhetore nga BE-ja, vendet do të kalonin në euro (ose DM derisa të futet euro), si monedhë e përbashkët. Bullgaria tashmë ka një bord të suksesshëm të monedhës bazuar në DM; vendet e tjera nuk do të kishin nevojë as për një bord valutor. Të marra së bashku këto katër masa, në rastin e parë do të krijonin një zonë të tregtisë së lirë të ngjashme me Beneluksin.
Sapo BE-ja të jetë e kënaqur me kontrollin e saj mbi doganat, ajo do ta pranonte zonën në Tregun e Përbashkët Europian. Tregtia me produktet bujqësore, e cila është shtylla kryesore e rajonit, mund të mbetet subjekt i kufizimeve, por BE-së do t’i duhet të tregojë një zemërgjerësi që plani të ketë sukses. Hapi i dytë do të ndodhte brenda një të ardhmeje të parashikueshme, të themi dy vjet.
Në të ardhmen më të largët vendet gjithashtu do të pranoheshin si kandidatë për anëtarësim të plotë. Një numër hapash të tjerë do të ishin të nevojshëm: lehtësira kreditore për rindërtim dhe investim; asistencë teknike për vendosjen e sundimit të ligjit; mbështetje për arsimin, trajnimin e menaxhimit, mediat e pavarura dhe shoqërinë civile. Nevojat janë të njohura dhe rrjeti im i fondacioneve të Shoqërisë së Hapur tashmë është aktiv në fushat e ndryshme të programit. Por janë katër hapat e ndërlidhur të përshkruar më sipër që japin një perspektivë për një të ardhme më të mirë.
Njerëzit në rajon janë duke thirrur për të. Doganat jo thjesht ndajnë vendet, ato janë gjithashtu një burim i fuqishëm i korrupsionit dhe ndërhyrjes. Heqja e tarifave doganore do të zvogëlonte aftësinë e qeverive për të ndërhyrë në zhvillimin ekonomik; ato do të duhet të konkurrojnë për të tërhequr investime në territorin e tyre, në vend që të paraqesin pengesa, siç bëjnë aktualisht. Kontributi fillestar nga BE do të shumëfishohej me investime private. Ky është faktori që e bëri planin “Marshall” kaq të suksesshëm. Ky plan për një shoqëri të hapur në Europën Juglindore do të impononte kosto për anëtarët e BE-së, por shumat janë të vogla, sepse i gjithë rajoni është më i vogël në aspektin ekonomik sesa Holanda. Kostot krahasohen në mënyrë të favorshme me ndërhyrjen ushtarake dhe humanitare; në aspektin njerëzor dhe politik nuk ka krahasim
Horror në Greqi/ Shqiptares i rrëmbejnë foshnjen në maternitetHistori e pabesueshme ka ndodhur në një maternitet të Athinës. Një nënë 45-vjeçare e dy fëmijëve, të moshës 4 dhe 10 vjeç, rrëmbeu një të porsalindur. Ajo e mbështolli me një triko dhe u largua me një taksi për t’ia paraqitur partnerit të saj të ri si fëmijën e saj, pasi ishte shtatzënë dhe abortoi, megjithatë vazhdoi të pretendonte se ishte shtatzënë për muaj të tërë, duke mos dashur t’ia zbulonte këtë partnerit të saj.
Dy muaj pas lajmit të shtatzënisë, ajo abortoi, por nuk ia tregoi partnerit. Këtë të fundit ajo e mashtroi duke marrë shkas edhe nga fakti se ishte mbipeshë, ndërsa i tregonte ekzaminime të rreme mjekësore.
Gazeta Protothema shkruan se 45-vjeçarja për të çuar deri në fund planin e saj rrëmbeu foshnjën e sapolindur të një 28-vjeçareje shqiptare. Kjo e fundit lindi fëmijën e saj të dytë 10.30 të mëngjesit dhe u dërgua në një dhomë në katin e parë të maternitetit.
Menjëherë më pas, ata e sollën pranë saj vajzën e porsalindur, pasi ky maternitet ndjek metodën e qëndrimit të të porsalindurve pranë nënave të tyre. Foshnja ishte në shtratin e parë nga dera e përparme e dhomës.
Në orën 4.45 të mëngjesit, 28-vjeçarja ra në gjumë pasi ushqeu fëmijën me gji. Pak më vonë, një zhurmë e çuditshme e zgjoi atë. Ajo pa një hije në korridor dhe pa krevatin e zbrazët pranë saj dhe foshnja që nuk ishte në të.
Në panik kërkoi ndihmë. Infermierja vrapoi te porta e maternitetit për të parandaluar që dikush të largohej, ndërsa mamia përgjegjëse kontaktoi me telefon kompaninë private të sigurisë për të mbyllur të gjitha portat dhe më pasPolicia Helene.
Po ishte tepër vonë. 45-vjeçarja kishte studiuar mirë planin e saj. Ajo e rrëmbeu foshnjën në momentin që nëna dhe mamitë po flinin gjumë dhe u largua me një taksi.
Ajo i tha partnerit të saj se ajo lindi në një spital urgjent me operacion çezarian, por u largua sepse nuk donte të qëndronte në të. Ndërsa fqinja që kujdesej për fëmijët e saj lajmëroi policinë, pasi e dinte të vërtetën.
45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç.
Po kryente kontroll rutinë/ Policia arreston shqiptarët që bënë si të fortë dhe u gjen …Policia italiane ka prangosur dy shqiptarë pasi u kapën me drogë.
Shqiptarët dhe një maroken janë vënë në pranga pasi autoritetet i gjetën 17 gramë kokainë, gati për shitje.
Në ngjarjen e ndodhur në provincën Grosseto, dy shqiptarët dhe i riu maroken po udhëtonin në një mjet kur janë ndaluar nga policia për kontroll.
Efektivët po kryenin një proces rutinë, por sjellja e ashpër e shqiptarëve i detyroi që t’i zbriste ata nga makina dhe të ushtronin një kontroll më të detajuar.
Pikërisht kjo gjë, bëri që brenda mjetit të gjendeshin 17 gramë kokainë, të ndara në doza dhe të bëra gati për shitje.
Të tre u vunë në pranga dhe u dërguan në burg në via Saffi.
E papritur/ Ja si ishte takimi i parë mes Messi-t dhe Sergio Ramos (FOTO)Pamje disi të çuditshme por kot nuk ekziston shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”. Lionel Messi u bë pjesë sot për herë të parë në seancën stërvitore me PSG.
Ai u prit shumë mirë nga trajneri patriot Mauricio Pochettino dhe bashkëlojtarët e tjerë. S’kishte si të ndodhte ndryshe, më së shumti u pa nën shoqërinë e brazilianit Neymar.
Por ajo që pritej me padurim ishte takimi me mbrojtësin Sergio Ramos. Dyshja duket se ka lënë çdo gjë pas, në përballjet e nxehta në Spanjë, dhe tani shohin për një objektiv të përbashkët. Teksa Messi stërvitej Sergio Ramos i dha një përqafim dhe biseduan sëbashku.
Zjarri në Dropull/ Nuk dihet nëse ishin granata apo bombola gaziMinistria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e zjarreve në vend. Ministria njofton se ka vatra aktive në Kolonjë, Pukë, Tiranë, Peqin dhe Berat, por asnjëra prej tyre nuk përbën rrezik të lartë.
Sa i përket shpërthimeve në bashkinë Dropull, ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.
Njoftimi i plotë:
Zjarri në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës po mbahet nën kontroll nga forcat, në mënyrë që të mos përhapet afër banesave. Po punohet edhe nga ajri me helikopter
Është normalizuar zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, pas ndërhyrjes së helikopterit
Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Po punojnë zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të tjera. Flakët kanë rënë në sipërfaqen pyjore, rrezikohet edhe përhapja në kurorë. Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.
Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, pisha e dushqe në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Nuk ka rrezik për zonën e banuar.
Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendgjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset.
Një zjarr në sipërfaqe me shkurre është njoftuar në fshatin Qinam në Tiranë, pa rrezik për banesa.
Është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikojë banesat. Forcat zjarrfikëse, banorët po punojnë për ta vënë nën kontroll. Janë nisur dhe forca nga DMR Kukës.
Në fshatin Sinametaj, Nj.A Karinë, në bashkinë Peiqn ka një vatër zjarri në shkurre e bimësi të ulët. Në zonë po shkojnë zjarrfikësit e zonës, por terreni është mjaft i vështirë dhe mjetet nuk mund të mbërrijnë deri aty.
Në fshatin Pashalli, në Poshnje të Beratti është raportuar një zjarr në shkure, në afërsi të pyllit me pisha. Situata po ndiqet nga zjarrfikësit dhe pushteti vendor.
Prezenca e një lënde toksike në akulloret e prodhuara nga kompani të mëdha si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, apo Nestlé ka bërë që Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro t’i ndalojnë këto produkte, të cilat tregtohen edhe në vendin tonë.
Nga analizat rezulton se disa seri të produkteve të akulloreve Bounty, Snickers, Mars dhe Twix, janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit, dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.
Specialistë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bëjnë të ditur se ky institucion është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare nëpërmjet sistemit RASFF për këtë problem. Sipas AKU, bëhet fjalë për akulloret Bounty, Snickers, Mars dhe Twix, por jo për të gjithë sasinë, vetëm për 4 lote.
AKU bën të ditur se u ka kërkuar distributorëve që të marrin masa urgjente për tërheqjen e akulloreve nga tregu. Subjekteve importuese u është lënë detyrë të njoftojnë pikat ku kanë shpërndarë këto akullore që të bëjnë kthimin dhe më pas të procedohet me asgjesimin e produktit.
Të vetmit që nuk janë informuar për këtë rrezik janë konsumatorët, të cilët nuk kanë asnjë dijeni për përbërjen e akulloreve, që gjatë sezonit të verës shiten gjerësisht në rrjetet e marketeve, dyqanet e lagjeve, ndërsa e gjithë zona e bregdetit është e tejmbushur.
Kosova shtrëngon masat/ Nga 20 gushti qytetarëve do t’u kërkohet …Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se bazuar në rritjen e rasteve me koronavirus, duhet aplikuar masa të reja kufizuese.
“Për shkak se në shtator fillon procesi mësimor, ne kemi parapare që masat të jenë deri më 10 shtator, por nëse situata epidemiologjike ka ndryshime, ne do të analizojmë masat ku do të përfshihen institucionet private dhe publike”, deklaroi Vitia.
Me vendimin e ri, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme, tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv) i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Infektiv/ Intubohen dy pacientë, rikthehen rastet e rëndaPër një kohë të gjatë në spitalin Infektiv kanë munguar pacientët e intubuar. Mirëpo, me rritjen e numrit të pacientëve të shtruar në këtë spital, burime bëjnë të ditur se dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë, të intubuar.
Pacientet e shtruar në Infektiv i përkasin të gjithë grupmoshave. Më të shumtë janë ata mbi 50 vjeç, por ka edhe pacientë rreth të 30-ve. Burime brenda këtij spitali thonë për ABC çdo 24 orë shtrohen mesatarisht 3-4 të prekur nga Covid që kanë nevojë për trajtim të specializuar.
Mjekët thonë se pjesa më e madhe e tyre paraqesin simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta. Në reanimacion ka edhe pacientë qe po trajtohen me 3 burime oksigjeni. Ne tre ditët e para të kësaj jave një pacient në Infektiv ka humbur jetën.
Po në të njëjtën periudhë, 573 persona u konfirmuan të prekur nga virusi. Përhapja e variantit Delta po rrit ndjeshëm numrin e të infektuarve.
Ne këto kushte, autoritet po i paraprijnë shtimit të kapaciteteve spitalore për këta të sëmurë. Është dhënë urdhër që tek ish-kirurgjia të mos pranohen më shtrime pasi me rritjen e rasteve të pacientëve në spitale, po pritet rikthimi i tij në spital Covid.
Autoritetet shëndetësore apelojnë për vaksinimin e plotë kundër Covid, si e vetmja alternativë për t’u mbrojtur format e renda te sëmundjes apo humbja e jetës. Sipas udhëzimeve që kanë marrë qendrat shëndetësore nga ministria e Shëndetësisë, qytetarët tashme mund të zgjedhin edhe vaksinën Pfizer, pa rekomandim nga mjeku i familjes.
Punimet në Sinec/ Salillari gjobitet me 650 milionë lekë, grevistët dalin nga greva e urisëPas 10-ditësh protestë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, 5 grevistët e grevës së urisë në Lumas vendosën sot të dalin nga greva e urisë. Ky vendim për daljen nga greva e urisë është ndërmarrë pas vendimit të publikuar dje nga IKMT Elbasan, e cila konstatoi shkeljet në burimin e Sinecit,të kryera nga firma Salillari.
Pas konstatimit nga IKMT Elbasan të shkeljeve: marrje pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve, 5 grevistët e Lumasit vendosëm të ndërmarrin vendimin për përfundimin e grevës së tyre të urisë.
Në momentin e daljes nga greva e urisë,grevistët janë pritur jashtë godinës me eufori e duartrokitje nga familjarët dhe banorët e Lumasit. Grevistët kanë deklaruar se,e kanë ndërmarrë vendimin për të dalë nga greva e urisë pasi insitucionet reaguan.
“Pas vendimit të marrë nga IKMT Elbasan, e cila konstatoi shkeljet e bëra nga firma Salillari në kanionin e Sinecit, ne vendosën të dalim nga greva e urisë pasi firma Salillari u gjobit me 650 milion lekë dhe po pritet vendimi i kryeinspektoriatit të IKMT-së për prishjen e punimeve të kryera deri në tani në kanionin e Sinecit, zonë e mbrojtur e kategorisë së tretë”- kanë deklaruar grevistët.
Grevistët janë shprehur se edhe pse përfunduan grevën e urisë ata nuk do ta ndalin luftën e tyre për të mbrojtur të paprekur burimin natyror të Sinecit dhe për të çuar përpara përgjegjësisë ligjore dhe prapa hekurave Pëllumb Salillarin dhe kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit,duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim.Paralelisht me protestat në Sinec,prej 10-ditësh ishin futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.
Me qindra të infektuar me Covid-19 në 24 orët e funditKanë vijuar shifrat e larta të infektimeve nga koronavirusi, edhe gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të mbërritjes së variantit ‘Delta’ në vend.
Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 274 qytetarë, ndërsa lajm i mirë është se edhe në këto 24 orë nuk ka humbur jetën asnjë i infektuar.
Sipas MSH, aktualisht janë 1752 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që “Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë”.
Njoftimi i MSH:
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,799 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë, në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.
Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 274
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4799
Testime totale 947,527
Raste pozitive 134,761
Raste të shëruara 130,549
Raste Aktive 1,752
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 645
Shkodër 249
Vlorë 163
Elbasan 148
Fier 172
Lezhë 95
Durrës 90
Berat 44
Kukës 38
Gjirokastër 56
Korçë 37
Dibër 15