zoom

Day ArchiveBregoviçi, këngëtari i luftërave të papërfunduara

Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë.

Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V.Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb? Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë.

Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi “spiunllëkun” të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë. Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr.Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr.Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të “Republikës së tretë” brenda “RFJ-së”. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar.

Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë. Atëbotë, e në kundërshtim me procedurat ligjore, do të shmanget informata mbi bashkëpunimin me Shërbimin sekret serb dhe do të jepej shtetësia nga presidenti në detyrë.

Gjatë ditëve të kaluara të kësaj vere të nxehtë do të zhvillohen tri procese, që do të më shërbejnë për të përkujtuar rastin e bashkëpunëtorit. I pari është vendimi i Valentin Intzkos, tashmë ish-kryeadministrator ndërkombëtar i BeH-së, që të shpallë mohimin e gjenocidit në BeH si vepër penale. I dyti është shpallja e aktgjykimit të Jovica Stanishiqit, shef i dikurshëm i Shërbimit sekret serb (që i kërkoi favore bashkëpunëtorit) me të cilin veprimtaria e tij në luftën e Bosnjë-Hercegovinës trajtohet si vepër e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të shtetit të tij, Serbisë. Dhe i treti është zallamahia rreth ftesës që Goran Bregoviqi, një figurë prijëse e rokut jugosllav të viteve ‘80 dhe tashmë figurë ndërkombëtare e muzikës, të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.

Valentin Intzko tregoi se kishte imponuar ligjin mbi mohimin e gjenocidit në këtë kohë për arsye të thjeshtë, sepse vetëm tash u bë i plotfuqishëm aktgjykimi i Radovan Karaxhiqit, ish-prijës i serbëve të BeH-së, me të cilin ai gjykohej, mes tjerash, edhe për gjenocidin në Srebrenicë. Pra, ndonëse vepra e gjenocidit qe kryer më 1995, vetëm më 2021 është e mundur, me dënimin e Karaxhiqit që kjo vepër penale është sanksionuar si e tillë, rrjedhimisht mohimi i saj përbën vepër tjetër penale, sipas traditës më të mirë evropiane të ndërtuar pas gjykimeve të Nyrembergut në Gjermaninë pas-naziste. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për identitetin e Bosnjë-Hercegovinës, shtet në të cilin pasardhësit e Radovan Karaxhiqit, të shpërblyer me Republikën serbe, ndërtojnë politikën e tyre mbi mohimin e gjenocidit. Për ta, gjenocidi në Srebrenicë ishte pjesë e luftës, “ku të gjithë vranë të gjithë të tjerët, të gjithë ishin përgjegjës, të gjithë ishin viktima”.

Gjykimi i Jovica Stanishiqit tregoi se nuk ishin të gjithë përgjegjës e as të gjithë viktima. Ai u dënua sepse, ndonëse nuk ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për vrasjet në BeH, ishte përgjegjës sepse qe në krye të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, që kishte për qëllim dëbimin me dhunë të boshnjakëve myslimanë nga shtëpitë e veta dhe vendosjen e mbisundimit serb në ato territore. Kjo ndërmarrje e përbashkët kriminale, sipas aktgjykimit, kishte mbështetjen e plotë organizative të Republikës së Serbisë.

Dhe Goran Bregoviqi, një simbol i muzikës së ish-Jugosllavisë, i ftuar në Festivalin e Korçës nxiti fërkimin e radhës e bukur intensiv politik e kulturor në diskurset publike të Kosovës e Shqipërisë. Në të folmen shqipe u ravijëzua konfrontimi i argumentit mbi të drejtën që shqiptarët të ftojnë figura kulturore që nuk e kalojnë një provim imagjinar moral (e të tillë janë të gjithë) mbi qëndrimin ndaj luftës në Kosovë (apo nëse tëhollohet, edhe ndaj Milosheviqit, Bosnjës, etj.).

Të tri proceset kanë një emërtim të përbashkët, të luftës së papërfunduar e vonesës për ta pranuar këtë. Ligji për mohimin e gjenocidit në BeH nxori në pah atë që do të duhej të ishte shtyllë morale e ndërtimit të BeH-së para një çerekshekulli. Pra, që në vitin 1996 do të duhej të ishte e qartë se shtylla morale e ndërtimit të shtetit demokratik të BeH-së do të ishte që nuk mund të mohohet gjenocidi, ashtu siç nuk është e paramendueshme sot që të ekzistojë një demokraci shembullore evropiane në Gjermani e që të mos mbështetet mbi shtyllën morale të dënimit të gjenocidit. Fakti që kjo bëhet më 2021 tregon se lufta në BeH, përfshirë gjenocidin, vazhdon në inversionin e Von Clauzewitzit, që thoshte se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, vazhdim i luftës me mjete të tjera.

Dhe, kjo është një çështje me rëndësi për Serbinë. Dënimi i J.Stanishiqit nxori në një shkallë më të lartë atë që kishte bërë më herët Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në padinë e BeH-së për gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë kishte konstatuar se Serbia nuk ishte përgjegjëse për organizim e ekzekutim, por ishte përgjegjëse për mosveprim për ta penguar atë. Në këtë rast, Serbia u dënua, nëpërmjet Stanishiqit, për ndërmarrje të përbashkët kriminale në Kroaci e BeH, pra shteti kishte ndërmarrë veprime për të ndihmuar krimet kundër njerëzimit në pika të ndryshme ndaj kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.

Goran Bregoviqi hyn në këtë rrëfim si një artist i Sarajevës, i ikur në Beograd gjatë luftës e pastaj edhe në vende të Evropës. Ka mundur, por nuk e ka bërë, të dënojë masakrën që i bëhet qytetit të tij të lindjes nga ana e forcave serbe. Nuk ka mundur të kontrollojë se këngët e tij do të shërbejnë për njësitet paramilitare që do të hyjnë në Gjakovë dhe nga altoparlantët do të shënojnë momentin dramatik të vendimit të ekzekutimit të fëmijëve, grave e burrave të atij qyteti.

Debati rreth pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë nuk është real, nuk ka të bëjë me të vërtetën. Çdo artist nga kudo do të shkojë në një festival birre dhe kjo nuk është fare çështje.

Çështja është se luftërat e ish-Jugosllavisë nuk kanë përfunduar. Po, Sllovenia është vend i pavarur dhe anëtar i BE-së. Dhe po, Kroacia është gjithashtu vend anëtar i BE-së, por për Serbinë është vend i cili ka spastruar pothuajse të gjithë serbët nga andej.

Dhe, kjo është politika serbe e pothuajse një dhjetëvjetëshi të kaluar e një dhjetëvjetëshi në ardhje. Për Serbinë luftërat nuk kanë përfunduar, sepse Serbia u nis në luftë duke deklaruar se serbët nuk mund të jenë pakicë. Pra, nuk mund të jenë pakicë në BeH, Mal të Zi, Kosovë; rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se lufta ka përfunduar derisa të arrihet që serbët të jenë popull shumicë a me të drejtë shumice.

Për Kosovën, të tejndieshme ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me serbët e Serbinë, Bregoviqi është edhe një argument se si Serbia nuk e kupton atë që Kosova ende nuk po arrin ta shprehë, se lufta për të nuk ka përfunduar, se Kosova ende po jeton në luftë.

Për Shqipërinë zyrtare, që përpiqet ta shikojë Ballkanin nga racionaliteti i një Evrope të shekullit XXI të aspiruar sot nga parisienët, lisbonasit dhe talinasit, Kosova është ai kushëriri i varfër i fshatit që ta përkujton prejardhjen, dhe kështu pengon që ti ta adhurosh G.Bregoviqin dhe bendin e tij, të cilin banorët e Prishtinës për herë të parë e panë në sallën 25 Maji, më 1975, pak a shumë kur në burg futej Todi Lubonja, sepse në festivalin e këngës që ai kishte organizuar në RTSH këngët që u kënduan nuk ishin brenda kutit të Enver Hoxhës.

Debati në të dy anët e kufirit që ndan në shumicë shqiptarët më duket temporal. Pra, Shqipëria zyrtare nuk pranon se kjo luftë nuk ka përfunduar e Kosova zyrtare nuk po arrin që t’ia shpjegojë të kundërtën, se lufta po vazhdon me mjete të tjera. Ndërkohë Shqipëria dhe Kosova zyrtare madje legjitimuan një bashkëpunëtor të Shërbimit sekret serb: nëse ai është pjesë e sferës publike, pse nuk bëka Goran Bregoviqi?

Goran Bregoviqi, siç ka qejf ta quajë veten, muziktar i dasmave dhe vdekjeve, kështu bëhet një viktimë kolaterale, bëhet këngëtari i luftërave të papërfunduara. Bashkëpunëtori i Shërbimit sekret, për dallim, mbetet pjesëmarrës aktiv i atyre luftërave.

Për më tepër ky debat është i vendosur në një makroplan evropian: BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen që nga viti 1999 ta bindin veten dhe të tjerët se luftërat në Ballkanin Perëndimor kanë përfunduar, por nuk po shënojnë shumë sukses. Bashkëpunëtori dhe Bregoviqi po tregojnë se gjendja është ndryshe.

Haradinaj reagon pas përplasjes me Ramën: U detyrova t’i mbroj arat nga vëllai im …

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot mbi përplasjet që ka pasur me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, një ditë pas reagimit të këtij të fundit.

Kreu i AAK-së në një intervistë për RTK-në tha se në Berlin nuk i mbrojti territoret e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.

Më herët, kreu i AAK-së konfirmoi bisedën me tone të ashpra që pati me Ramën, sikundër deklaroi dje edhe kreu i ekzekutivit shqiptar. Ramush Haradinaj deklaron se e mbështet nismën për Ballkan të Hapur vetëm pasi Serbia të njohë Kosovës. Haradinaj thotë se ai i ka kërkuar Ramës dhe liderëve të rajonit që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit dhe jo ndaj Kosovës.

Aksident në Devoll/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Miras. Mësohet se makina tip “Nissan” që drejtohej nga A. K., ka përplasur për vdekje një këmbësore në afërsi të fshatit Kuç.

Viktima është identifikuar si R. G., rreth 70 vjeçe. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Temperatura rekord në Itali/ Ja sa ka shënuar termometri

Një temperaturë kaq e lartë nuk ishte regjistruar kurrë më parë në Evropë. Sot në orën 13.14 në Sirakuzë, në provincën italiane të Siçilisë termometri shënoi 48.8 gradë celsius.

Rekordi i mëparshëm i regjistruar në 1977 i përkiste Athinës. Gjithashtu në Siçili, në Catenanuova në provincën Enna, në gusht 1999 një stacion jozyrtar kishte regjistruar 48.5 gradë.

Rekordi i Sirakuzës do të duhet të konfirmohet nga Organizata Botërore Meteorologjike.

Protesta në Sinec/ Shkelje në punime, pritet vendimi për “Salillarin”

Të mbërritur disa ditë më parë në Sinec,3 inspektorë të IKMT-së Elbasan kanë kryer inspektimin e të gjithë zonës ku firma Salillari po kryhen punimet për ndërtimim e një ujësjellësi dhe kanë verifikuar edhe shkeljet e kryera në kanionin e Sinecit.

Inspektimi është kryer pas vendimit të marrë nga ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë,të cilësuar “zonë e mbrojtur” e kategorisë së tretë. Kanë qënë 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ata që kanë mbajtur edhe proçes-verbalin e konstatimit të kundravajtjes,proçes-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021.

Inspektorët ushtruan kontrroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundravajtje ligjore. Sipas imspektorëve janë konstatuar kundravajtjet: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Vlerësimi i situatës së krijuar në Sinec është kryer nga IKMT bazuar bazuar në informacionin dhe proçes-verbalin e kontatimit të kundravajtjes nga ADZM Elbasan, të përcjellë pranë IKMT-së. Pasi verifikuan dhe konfirmuan të gjitha kundravajtjet administrative që u kontatuar nga ADZM Elbasan, inspektorët e IKMT-së Elbasan vendosën për njoftimin e kryeinspektorit, me qëllim vazhdimin e mëtejshëm të proçedurave ligjore.

Edhe pse shkeljet e konstatuara parashikojnë marrjen e vendimit për prishjen e punimeve të kryera deri më tani në zonën e burimit të Sinecit nga firma Salillari dhe gjobitjen e fimës në masën 650 milion lekë (të vjetra), pritet vendimi që do të marrë Kryeinspektoriati i IKMT-së.

Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit,duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. Paralelisht me protestat në Sinec, prej 9 ditësh janë futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.

Greqia ndryshon sërish rregullat/ Ja çfarë iu duhet për të udhëtuar drejt shtetit fqinj

Janë njoftuar rregullat e reja për kalimin e qytetarëve në shtetin grek. Sipas njoftimit të fundit udhëtarëve u duhet të kenë bërë të dy vaksinat si edhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit.

Në rast mungese të vaksinës, do te duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit.

Po ashtu ky rregull vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Njoftimi i plotë

Info mbi rregullat e kalimit kufitar Shqipëri – Greqi

Personat të cilët mund të udhetojnë drejt shtetit Grek duhet:
– Të kenë bërë të dy vaksinat si edhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Çdo pasagjer duhet të ketë me vete çertifikatën e vaksinimit te printuar nga e-albania ose cdo autoritet nga shtetet e ndryshem. Pavaresisht nga emri i vaksines, ajo njihet nga autoritetet Greke.
-Në rast se nuk jeni i pajisur me çertifikate vaksinimi do te duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit
Pas kalimit të kufirit, çdo pasagjer mund t’i nënshtrohet testimit të rastësishëm
Cdo fëmijë mbi 12 vjec duhet të kryejë PCR test
Formularin PLF mund ta bëni pranë agjensive tona ose mund ta plotësoni vetë online (https://travel.gov.gr). Çdo pasagjer duhet të plotësojë dhe të paraqesë formularin e tyre PLF (Passenger Locator Form) para autoriteteve Greke.
Për çfarëdo paqartësi mos hezitoni të kontaktoni në 069 40 60 001

VIDEO/ Presidenti Biden shfaqet i hutuar, këto janë pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

Një video e postuar së fundmi nga Dailymail është duke bërë xhiron e rrjetit.

Në video shfaqet presidenti aktual i SHBA-ve Joe Biden i shoqëruar nga dy truproja.
Ajo çka e bën interesante videon është se presidenti duket i hutuar, pasi nuk ndjek udhëzimin e truprojës për të ecur në trotuar, por përkundrazi e ndjek atë nga pas, duke ecur mbi bar përmes kopshtit, për t’u futur kështu në Shtëpinë e Bardhë.

Jo pak është aluduar mbi aftësitë e Joe Biden për të qeverisur Amerikën, aludime që vijnë për shkak të moshës së presidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Pamje shokuese/ Aksident në Lushnje, makina e kthyer përmbys dhe njerëz të shtrirë në tokë (VIDEO)

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në aksin Rrogozhinë-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Grabjan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga incidenti janë plagosur 3 persona dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Në pamjet filmike rezulton se personat që kanë qenë brenda makinave kanë përfunduar në rrugë.

Ata duken të shtrirë dhe të gjakosur. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me aksidentin në fjalë, dhe nuk dihen identitetet e të plagosurve.

Sërish shifra rekord të infektuarish me Covid-19 në 24 orët e fundit

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 284 raste të reja nga 4,201 testime të kryera.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve. Ndërsa, sipas ministrisë aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq, MSH vijon t’u bëjë apel qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Përditësimi i plotë:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4201

Testime totale 942,728
Raste pozitive 134,487
Raste të shëruara 130,503
Raste Aktive 1,524
Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 543
Shkodër 223
Vlorë 150
Elbasan 134
Fier 140
Lezhë 86
Durrës 83
Berat 48
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 36
Dibër 13

Shuhen flakët në Kukës/ Shiu shpëton pyjet

Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit. Burime nga shtabi i emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, duke shpëtuar kështu pyjet që po digjeshin çdo ditë.

Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.