zoom

Day ArchiveItali/ Shqiptari qëllon me automatik ish-të dashurën dhe partnerin e saj (EMRI)

Një i ri shqiptar ka shkaktuar panik në Itali pasi ka qëlluar me breshëri automatiku.

21-vjeçari i identifikuar nga policia fqinje si Ibrahim Rudi jeton në Galipoli të Italisë.

Sipas mediave italiane, shqiptari nuk ka pranuar lidhjen e re të ish-të dashurës së tij dhe për këtë ka rrëmbyer automatikun.

Ai ka qëlluar ndaj saj dhe partnerit të saj plot 16 herë me armë. Menjëherë në ngjarje mbërritën forcat e policisë.

Edhe pse Rudi goditi në mënyrë të pakontrolluar drejt një grupi njerëzish ku në mes ishte e dashura, nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarret në Evropë të qëllimshme? Mediat italiane publikojnë pamjet kur burri i vendos flakën fushës (VIDEO)

Një pjesë e mirë e Evropës është përfshirë nga zjarre të shumta. Turqia, Italia, Spanja, Greqia, por edhe vendi ynë, janë duke u përballur me situata të rënduar të flakëve.

Megjithëse mijëra forca operacionale ndodhen në terren, flakët janë të vështira për t’u shuar e neutralizuar, pasi si aleat kryesor kanë erën, që favorizon përhapjen e saj me shpejtësi. Në Greqi, ishulli Evias, por edhe rajone të tjera janë në një situatë kritike.

Në ishullin në fjalë, banorët janë evakuuar dhe mijëra ha pemë, tokë bujqësore dhe pyje janë shkrumbuar totalisht, e madje, edhe banesat janë përfshirë nga flakët. Situata e rënduar në Itali, shfaqet në Jug të vendit, me zonën e Siçilisë e më gjerë, që para disa javësh u përfshi nga zjarre të shumta. Situata atje paraqitet më e qëndrueshme.

Turqia sakaq, ka pasur një situatë të rënduar. Zonat turistike të Bodrumit, Antalias u përfshinë në flakët, me turistë e banorë që largoheshin të traumatizuar nga vendngjarja. Në Turqi, u regjistruan dhe viktima.

Dyshimet e autoriteteve ishin se zjarret ishin të qëllimshme, të vendosura pra jo prek natyrës, por nga dora e njeriut. E njëjta gjë është thënë shpesh dhe në Shqipëri, nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Policia e Shtetit, njoftoi sot se nga Jugu në Veri, janë arrestuar 15 persona, pasi ndaj tyre, ka fakte e prova konkrete se kanë ndezur me qëllim vatra zjarresh.

Mediat italiane, kanë publikuar një video, të siguruar nga një kamera kurthe, e ku tregohet momenti se si një person vendos me qëllim flakët. Në pamjet në fjalë, shihet një burrë, teksa ecën përgjatë një fushe, që rrethohet nga barë i thatë.

Në një moment, ai ndalon, nxjerr çakmakun nga xhepi dhe i vendos barit flakën. Ai largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ndërsa pas, lë masa të mëdha zjarri. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Fenomeni i Saharasë/ Reja masive e rërës do pushtojë Mesdheun, prek dhe Shqipërinë

Mesdheu do të pushtohet nga një re masive rëre së shpejti. Fenomeni i “Saharasë” pritet të ndodhë këto ditë dhe do të përfshijë të gjitha vendet e Mesdheut.

Një re masive rëre po vjen drejt Mesdheut dhe pritet që të quhet fenomeni i Saharasë. Faqja meteorologjike shkruan në një postim në rrjetet scoiale se reja e rërës pritet të depërtojë në ditët në vijim dhe të përhapet në të gjithë Mesdheun.

“Një re masive Sahariane pluhuri po shtrihet në Mesdhe, në skajet veriore,”- shkruan agjencia meteorologjike.

Retë masive të rërës kur përballen me erëra të forta shndërrohen në një problem të vërtetë për qytetarët që banojnë në vendet që prek.

Në hartë kjo re rëre do të prekë Jugun e Shqipërisë.

Nostalgji/ Pas 20 vitesh Nokia rikthen telefonin legjendë 3310

Askush nuk e harron telefonin e njohur Nokia 3310. Të fortë dhe me bateri që mbante disa ditë, këto dy elemente duket se janë harruar me SmartPhone.

Por kompania finlandeze Nokia ka menduar për nostalgjikët. Ajo ka njoftuar rikthimin e Nokia 3610 me jetëgjatësi baterie 21-ditore, diçka e padëgjuar në epokën e sotme të telefonave inteligjentë.

Ajo do ta lançojë telefonin në gusht bashkë me dy telefona inteligjentë të rinj.

Nokia 3610 ishte një nga telefonat më të mirë të vitit 2001. Telefoni thuhet se do të dalë në treg për vetëm 40 euro. Kompania është munduar të rikrijojë modelet e vjetra si 3310 dhe 8110, si një përpjekje për të risjellë lavdinë e dikurshme të markës.

Pamja origjinale me tre ngjyra është ndryshuar ndërsa ekrani është më i madh. Telefoni vjen në ngjyrë jeshile të errët, të verdhë, të zezë dhe blu e hapur.

La Facebook në vend të dytë/ Ky ishte aplikacioni më i shkarkuar në vitin 2020

Platforma që po bën namin kudo nëpër botë, TikTok u bë aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2020 pasi i rrëmbeu vendin e parë “Facebook”-ut, sipas kompanisë dixhitale të analitikës App Annie.

Platforma kineze e shpërndarjes së videove është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të Facebook.

Në vendin e tij, pronari i TikTok ByteDance gjithashtu mban vendin e parë me aplikacionin e videove në gjuhën kineze Douyin.
Aplikacionet në pronësi të Facebook kanë mbajtur vendin e parë që nga fillimi i sondazhit në vitin 2018.

Këtij aplikacioni iu shtua dhe më shumë popullariteti edhe pasi ish-Presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë.

Administrata Trump pretendoi se Tik-Tok përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare pasi qeveria kineze kishte qasje në të dhënat e përdoruesit të saj. Kompania në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat.

Kështu, ai donte të bllokonte edhe Microsoft-in të firmoste marrëveshjen për ta blerë këtë aplikacion nga prodhuesit kinezë asokohe.

“E kam këtë autoritet”- tha presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë fjalimit të tij për ndalimin e aplikacionit.

Kujtojmë se në vetëm 3 muajt e parë të 2020-ës, ky aplikacion është shkarkuar plot 315 milion herë dhe ka rezulutar më i suksesshëm se çdo aplikacion tjetër më parë.

A do të pranohen kriptomonedhat nga markat luksoze?

Javën e shkuar, Philipp Plein njoftoi se marka e tij luksoze me vendndodhje në Lugano të Zvicrës do të pranojë kriptomonedhat si formë pagese, duke përfshirë Bitcoin dhe Ethereum, duke u kthyer në brandin e parë që e bën këtë gjë.

Plein e cilësoi veten si “mbret të kriptomonedhave”, ndërsa shpalli nismën me një seri animacionesh në Instagram.

“Unë besoj në të ardhmen e kriptomonedha. Ne po shkruajmë historinë”, u shpreh ai.

Në disa mënyra, kjo lëvizje e markës së famshme duket si një hap i pashmangshëm për industrinë e modës. Pavarësisht shqetësimeve, përfshirë vëzhgimin e shtuar financiar dhe goditjen e minierave të kriptove në Kinë, fama dhe popullariteti i kriptomonedhës si një mjet për investime vazhdoi të rritet. Vlera e tregut të Bitcoin ishte 870 miliardë dollarë të hënën, 59% këtë vit, ndërsa Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, vlente 369 miliardë dollarë, duke u rritur me 328%. Duke lejuar klientët të paguajnë me kriptomonedha, Plein bashkohet me kompani të ndryshme si Home Depot, Starbucks, WeWork dhe AT&T.

Megjithatë, nuk duhet të prisni që markat e tjera të mëdha të fillojnë të përdorin kriptomonedhat. Grupe të mëdha luksoze, përfshirë LVMH dhe Richemont, po monitorojnë hapësirën e kriptomonedhës dhe kanë marrë parasysh nëse do të pranojnë apo jo si formë pagese, thanë drejtuesit e të dy kompanive për BoF. Ata kërkuan që të mos identifikoheshin pasi diskutimet ishin private. Por kompanitë vazhdojnë të mos e përqafojnë teknologjinë për shkak të faktorëve të tillë si paqëndrueshmëria në vlerësimin e monedhave, tarifat e transaksioneve kur konvertohen në monedha tradicionale, shqetësimet mjedisore në lidhje me fuqinë llogaritëse të kërkuar për të prerë dhe transferuar monedhat dhe mosbesimi për të pranuar pagesa me Bitcoin.

Zëdhënësit për LVMH, Richemont dhe Kering nuk pranuan të komentojnë mbi diskutimet e grupeve në lidhje me pagesat e kriptomonedhës.

Kriptomendhat, paratë digjitale unike që mund të tregtohen njësoj si paratë cash, janë promovuar si një mënyrë për të siguruar dhe përshpejtuar transaksionet në internet, si dhe për të ndarë tregtinë nga kontrolli i qeverive dhe bankave qendrore. Sasia e tyre e kufizuar ka bërë që ata të shihen nga mbështetësit si një mbrojtje kundër inflacionit dhe të bëhen një objektiv i çmuar i spekulimeve nga investitorët dhe institucionet me pakicë.

Athinë/ I riu ther për vdekje shokun se i mori të dashurën, poston FOTOT në Instagram

Komuniteti lokal i Serres në Athinë të Greqisë është tronditur nga krimi i rëndë i një 22-vjeçari, i cili ka therur shokun e tij në sheshin e fshatit Ano Kamila.

Vrasësi 22-vjeçar, në orët e para të së martës, sulmoi për vdekje 20-vjeçari, sepse ky i fundit mori të dashurën e tij dhe u zhduk në drejtim të paditur.

Autori ka vizituar rregullisht fshatin në të cilin ndodhi ngjarja përgjatë këtij muaji, pasi gjyshi i tij jeton atje.

Pak më herët, policia arriti të gjente autorin në vendin ku fshihej duke e transferuar në Drejtorinë e Policisë së Serres.

Ajo që e bën më shokuese ngjarjen, është se i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, postoi në rrjetet sociale foto dhe video me thikën që përdori për të vrarë shokun e tij.

Autori i krimit

Autori i krimit poston foto pas therjes se shokut

Viktima

Korçë/ Abuzuan me pronat e legalizimet, KLSH kallëzon penalisht 3 ish-drejtor të Hipotekës dhe të ALUIZNI-t

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori tre ish-drejtorë të DVASHK, ish-ZVRPP dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI-t në Korçë. Pas auditimit të zhvillular në këto institucione rezultoi se zyrtarët kishin shkelur dispozitat ligjore lidhur me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve, duke sjellë përfitime të padrejta. Të katër zyrtarët akuzohen nga KLSH se kanë shpërdroruar detyrën.

Njoftimi i plotë nga KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky ishull grek kthehet në zonë të kuqe/ Masa të ashpra kufizuese

Ishulli i Kretës po shënon shifra të larta të Covid-19 duke bërë autoritetet të kthejne rajonin e madh të Heraklion në zonë të kuqe.

Masat e reja si kufizimi i lëvizjes, ndalimi i grumbullimeve do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme dhe do të zgjasin deri në 17 gusht.

Më konkretisht, nga e mërkura e 11 gushtit në orën 06:00 të mëngjesit do të zbatohen këto rregulla:

– Ndalim qarkullimi nga 01:00 në mbrëmje deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve serioze shëndetësore . – Ndalimi i muzikës gjatë gjithë kohës në dyqanet me interes shëndetësor dhe argëtim. Masat janë të vlefshme deri të martën më 17 gusht dhe do të rivlerësohen nga Komisioni javën e ardhshme.

Gjithashtu kujtohet se në këtë zonë , si dhe në të gjithë territorin, është e ndaluar të mbahen çdo formë ngjarjesh në këmbim të çdo forme shkëmbimi, me praninë fizike të një turme prej më shumë se njëzet (20) personash në një hapësirë private, jo profesionale.

Gjoba administrative në rast shkeljeje arrin nga 50,000 deri në 200,000 euro për qiramarrësin ose koncesionarin e hapësirës private, jo profesionale, në të cilën zhvillohet ngjarja në fjalë.

Vetëm një dozë nuk mjafton! ISHP: Covid ka prekur 5 % të të vaksinuarve me dozën e parë

Marrja e vetëm një doze të vaksinës anti-covid, nuk të mbron nga hospitalizimi.

Specialist i ISHP Artan Simaku, thotë se 5% e të vaksinuarve vetëm me një dozë, janë infektuar nga variant Delta i Covid.

Disa prej tyre kanë pasur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore ne Infektiv.

“Nga personat që janë vaksinuar, vetëm 5% janë prekur nga varianti Delta dhe që kanë pasur vetëm një dozë të vaksinës. Personat e shtuar janë kryesisht pacientë që nuk janë vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës anti Covid”, ka thënë Simaku.

Pavarësisht rritjes së infektimeve, 1/3 e bashkive ne vendin tonë janë të pastra nga Covid.

“Në një periudhë dy javore që sapo u mbyll rreth 1/3 e bashkive janë Covid free”, është shprehur ai.

Sipas mjekut Artan Simaku variant i ri Kappa i covid, i cili po përhapet në disa vende të botës, paraqitet me klinike dhe transmetim me te ulet se mutacionet ekzistuese.

“Është një variant që shkakto një kuadër klinik më të lehtë se varianti Delta, nuk është shumë shqetësues. Rastet janë më të lehta nuk ka vend për shqetësim”, ka thënë mjeku.

A mund te na çoje rritja e shifrave ne vendosjen e kufizimeve te reja nga autoritetet shendetesore?

“Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe me ndryshimin e kushteve epidemiologjike dhe komiteti teknik i ekspertëve do të marrin masat e duhura”, ka thënë ndër të tjera ai.