Aplikacion
Një 23-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tij në Shkodër.
23-vjeçari i identifikuar si Paulin Harusha po lëvizte me automjetin e tij nga Thethi në Nderlysë.
Sipas policisë 23 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut.
Zjarret në Shqipëri/ VOA “nxin” Shqipërinë: Teknikat më të prapambetura në EvropëDëmtimet nga zjarret në Shqipëri vlerësohen të mëdha edhe këtë vit, ndërsa qeveritë vendore kanë pak kapacitete për shuarjen e zjarreve. Sipas specialistëve, repartet zjarrfikëse veprojnë në terren me automjete 30 dhe 40 vjeçare dhe personel të patrajnuar. ndërsa teknika është më e prapambetura në Evropë.
Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëmte të mëdha në sipërfaqe pyjore, drufrutore dhe prona. Qeveritë vendore që menaxhojnë shërbimin zjarrfikës pas reformës territoriale të vitit 2015 kanë pak kapacitete me mjete, pajisje dhe burime njerëzore për fikjen e tyre.
Në Gjirokastër bëhen të gjitha përpjekjet nga reparti me 20 zjarrfikës por mjetet duhen përmirësuar pasi janë të vjetra, thotë për Zërin e Amerikës Kujtim Bizhga një drejtues me përvojë në zjarrfikëset e Gjirokastrës.
“Kemi 4 automjete zjarrikëse, por janë shumë të vjetra. Sado që pëpriqemi t`u bëjmë shërbime përsëri ato na lënë në baltë në ndërhyrjet tona pasi çdo gjë e vjetër sado ta riparosh mbetet e vjetër. Ka ikur koha e këtyre makinqve pasi janë edhe të ngadalta. Nëse një zjarri nuk i del në kohë kur ai merr përmasa të mëdha më vonë është shumë vështirë ta përballosh, do mjete të tjera, shumë forca ,mjete nga ajri.”
Sipas zotit Bizhga edhe teknika në përgjithësi e zjarrfikësve në Shqipëri është më e prapambetura në Europë dhe burimet njerëzore kanë nevojë për trajnin. Punonjësi me përvojë thotë se shërbimi zjarrfikës duhet të jetë i centralizuar.
“Shërbimi zjarrfikës duhet të centralizohet pasi ke mundësi me mjete dhe forca të përqëndruara që ti përballosh situatat e vështira. Të paktën të bëhet rajonal, të organizohet në mënyrë më profesionale dhe të trajnohen focat”.
Bashkitë e tjera më të vogla të Qarkut të Gjirokastrës kanë nga 12 efektiva dhe nga një mjet për fikjen e zjarreve, të pamjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla të përhapjes së zjarreve.
Zoti Bizhga thotë se faktori më i rëndësishëm për vënien e zjareve janë barinjtë që kërkojnë të përmirësojnë kullotat ndërsa një pjesë e zjarreve janë edhe aksidentale.
“Ne këtë vit morëm masa prandaluese si edhe vitet e tjera duke zhvilluar fushata ndërgjegjësuese, duke bërë një punë paraprake që njerëzit të binden që të mos vënë zjarre për të mos rrezikuar pronat e tyre. Jemi takuar me blegtorë, me pushtetin vendor, kemi organizuar shërbime vullnetare, kemi organizuar shërbim ruajtje me qëllim që të mos përhapen zjarre. Por ka njerëz të papërgjegjshëm dhe për mua shumica e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Këto zjarre vendosen nga blegtorë, thjesht për ineteresa të tyre për të krijuar kullota dhe për të kaluar një dimër të mirë.”
Policia e Gjirokastrës ka kryer tre procedime penale dhe janë vendosur edhe disa gjoba për zjarret e këtij viti. Një problem madhor për dëmet nga zjarret në Shqipëri është edhe mos-sigurimi i pronave nga zjarri.
Asllan Karagjozi ,specialist në tregun e sigurimeve thotë se pronat që vihen si garanci për bankat sigurohen nga zjarri ndërsa pjesa tjetër ëshë e papërfillshme.
Interesi është shumë i vogël, madje dhe në ato raste kur kostatohet është kur bëhet disi i detyrueshëm si në rastet kur jepen kredi nga bankat dhe duhet të sigurohet kolaterali apo ndonjë veprim tjetër i detyruar shtetëror që shërbimi publik është i imponuar me sigurimin nga zjarri.
Zoti Karagjozi thotë se në Shqipëri ka pak edukim për sigurimet dhe duhet rritur ndërgjegjësimi sidomos për të zgjeruar tregun e sigurimeve për rastet e dëmeve nga zjarret.
“Nuk besoj se 100% e rasteve të neglizhencës nga qyetarët është sepse u mungon buxheti. Jo, mungon ajo që quhet edukatë siguruese tek qyetarët. Ne intersohemi më shumë për sigurimin e një makine persanale se sa të shtëpisë, ndërkohë që sigurimi i një makine është tre herë më i lartë se sigurimi i shtëpisë”.
Zjarret u sollën shumë banorëve në zonat ruale në Gjirokastër dhe më gjerë dëmtime të mëdha sidomos në drufrutorë për të cilat ata ishin kujdesur me vite. Për të gjitha dëmet ata nuk mund të përfitojnë dëmshpërblime, pasi nuk i kanë pronat të siguruara.
Greqi/ I riu shpëton qenin nga zjarri, pronari e kishte lidhur në oborr (FOTO)situatën më të rëndë nga zjarret në dekada. Me mijëra hektarë janë shkrumbuar, ndërsa ishulli Evia është edhe më i godituri.
Operacionet vijojnë, ndërsa së fundmi një tjetër imazh ka marrë vëmendjen dhe është bërë viral në rrjet. Një i ri në Gouves shihet teksa mban në krah një qen, pasi e ka shpëtuar nga zjarri. I riu, i cili e ka publikuar foton në rrjetet sociale tregon se pronari e kishte lidhur qenin në oborr, ndërsa flakët ishin shumë pranë shtëpisë.
Postimi:
Unë nuk e publikoj këtë imazh për të treguar sa i mirë jam, pasi e marr si të mirëqenë se një shpirt i tillë mund të shpëtohet nga vdekja më e dhunshme dhe e padrejtë, në kontrast me vetë pronarin që e konsideroi të drejtë ta lidhnin atë në oborr e shtëpisë që do të digjej.
Me rastin e këtij qeni dhe sjelljes pasuese frikacake të disa fshatarëve kuptova edhe një herë se sa të padenjë shumica e njerëzve duhet të kenë dhe të menaxhojnë gjithçka që natyra na ka dhënë bujarisht.
Më vjen vërtet keq për të gjitha këto zona të djegura, për të gjithë këta shpirtra të pafajshëm që paguajnë për krimet e racës njerëzore dhe për të gjithë botën që nuk merr pjesë në këtë katastrofë të trishtueshme.
Sa për të gjithë të tjerët, më duhet të them se jam shumë i trishtuar nga fakti që jam i detyruar të bashkëjetoj me ta (me çdo ndikim që ka kjo) dhe se ata janë të denjë për fatin e tyre.
Jeff Bezos nuk është më i pasuri në botë! Kush ia zuri vendin?Titulli që mbante për një kohë të gjatë, Jeff Bezos si personi më i pasur në botë sipas revistës “Forbes” i ka kaluar dikujt tjetër. Pronari i kompanisë “Amazon” i ka “dorëzuar” këtë titull biznesmenit Bernard Arnault, pronarit të markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”.
Vihet re se në këtë listë, gruaja e vetme në mesin e 10 njerëzve më të pasur të botës rezultoi pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers.
Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe kompanive të tyre, bashkë me pasuritë që ata zotërojnë:
Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy)
Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s)
Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX)
Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft)
Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook)
Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google)
Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle)
Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google)
Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)
Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)
Kujtojmë se në vitin 2018, Jeff Bezos u shpall personi më i pasur në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit më të hershëm të më të pasurve, themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates.
Tanimë, duket se ky pron do t’i përkasë dikujt tjetër, por për sa kohë, kjo mbetet për t’u parë!
“Ajo është shumë e cekët”, vëllai i Meghan Markle bën deklaratën e fortë për të motrënVëllai më i madh i Meghan, Thomas Markle Jr do të jetë pjesë e “Big Brother Vip” në Amerikë.
Ndër personazhet e famshëm që u konfirmuan për të qenë pjesë e këtij programi janë yjet e “Married At First Sight” dhe vip-a të tjerë, përfshirë vëllain e Meghan Markle Thomas Markle Jr.
Nga reklama e parë e transmetuar në televizion, ai nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka vënë në shënjestër dukeshën e ka lënë të kuptohet se do zbulojë disa sekrete të mëdha mbi motrën e tij.
“Unë jam vëllai i Meghan Markle. Unë i thashë Princit Harry, mendoj se ajo do të shkatërrojë jetën tuaj sepse është shumë e cekët”, është shprehur Thomas në video.
Edhe më herët, Meghan ka folur për marrëdhënien e komplikuar që ka me familjarët e saj në intervistën që tronditi gjithë botën, atë me Oprah Winfrey.
“Nuk ndihem rehat të flas për njerëz që me të vërtetë nuk i njoh. Unë jam rritur si një fëmijë i vetëm. Do të kisha dashur të kisha vëllezër e motra,” tha ajo.
Sekretet që do të nxjerrë në dritë Thomas në programin e famshëm me shumë mundësi kanë shqetësuar dukeshën dhe të gjithë janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë ka për të thënë ai.
Situata e zjarrit në vend: Ende disa vatra shqetësueseZjarret vijojnë të jenë një ndër problemet kryesore të vendit tonë gjatë ditëve të fundit.
Ministria e Mbrijtjes përmes një raporti të publikuar për mediat ka bërë me dije se ka ende shumë vatra zjarri të rrezikshme në vend të cilat kërkojnë kujdes dhe vëmendje të shtuar,
Sipas ministrisë problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, e cila duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.
Gjithashtu vatra zjarri aktive vijojnë që të jenë dhe në Kukës dhe në Mirditë.
Njoftimi i plotë:
Disa vatra zjarri vijojnë të jenë shqetësuese ende, pavarësisht punës dhe ndërhyrjes së forcave operacionale në të gjithë territorin e vendit.
Tashmë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të normalizuar situatën.
Forcat janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Në fshatin Trull, ku rrezikoheshin stane situata është nën kontroll. Për qetësimin e zjarrit do të bashkëpunohet edhe me forca ndihmë nga Kosova.
Problematike vijon edhe situata në fshatin Thirrë, në Fan të Mirditës, ku zjarri është aktiv dhe rrezikon të afrohet në lagjen Gështenjë dhe në lagjen Karaq. Në terren po punojnë forcat e Armatosura, zjarrfikës e të shërbimit pyjor, për të bërë të mundur frenimin e vatrës, e cila duket mjaft e vështirë. Në fshatin Munellë si pasojë e erës së fortë zjarri është riaktivizuar dhe po zbret drejt fshatit Domgjon.
Vatra aktive është edhe në fshatin Patalej, në Mirditë , ku zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre.
Situata është drejt përmirësimit në më shumë se gjysmën e sipërfaqes së prekur nga flakët në zonën e Krushovës në Voskopojë, ndërsa po punohen me intensitet në vatrën aktive në Gjonomadh, ku është prekur një sipërfaqe me ah dhe lajthi. Një tjetër vatër është njoftuar në kodrat në afërsi të fshatit Leshnjë, po në Korçë, ku janë djegur rreth 1 ha shkurre, por flakët mbeten larg banesave. Forcat zjarrfikëse po punojnë në mënyrë që të mos preket masivi me pisha.
Një vatër zjarri është raportuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit tonë, e cila po ndiqet me vëmendje.
Vatra të reja janë raportuar edhe në fshatin Shetaj në Ishëm të Durrësit, pa rrezik për banesat si dhe një vatër në zonën Guri i Nikës, pjesë e zonave të Mbrojtura në bashkinë e Pogradecit, e cila po monitorohet nga punonjësit e Agjencisë së zonave të Mbrojtura.
Tashmë është drejt shuarjes zjarri në fshatin Corrush në Mallakastër, zjarri në fshatin Bogë në Shkodër, është izoluar vatra në Parkun e Tomorrit në Berat. Ndërsa ka një riaktivizim zjarri në Zogas të Skraparit, ku forcat po vijojnë punën për mbajtjen nën kontroll. U shua totalisht vatra e zjarrit në fshatin Lukan në Dibër.
Në fshatin Hajdaraj, në Kavajë u raportua një zjarr në shkurre, i cili nga era mori përmasa të menjëhershme, duke rrezikuar banesat që ndodheshin në fshat. Por u sigurua në kohë evakuimi i banorëve dhe situata është nën kontroll.
Në ndjekje është edhe një vatër zjarri e raportuar në një zonë me pemë dushku, në fshatin Fanjë, në bashkinë Prrenjas, e cila ndodhet në terren të vështirë.
Ethet e minjve/ Një 8-vjeçare në Kosovë në gjendje të rëndëNjë vajzë 8 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me ethet e minjve. Kështu ka bërë të ditur u.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai ka thënë se infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zonat e kontaminuara me sekrecioni të brejtësve.
“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”, ka deklaruar ai.
Një vajzë 8 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të infektimit me ethet e minjve, raporton Gazeta Express.
Kështu ka bërë të ditur u.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai ka thënë se infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zonat e kontaminuara me sekrecioni të brejtësve.
“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje. Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit të cilat janë endemike për ethe të minjve”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre, të ruajnë ushqimet nga minjtë e të mos përdorin fruta mali të palara.
Por çfarë duhet të dini për këtë ethet e minjve?
Sëmundja e etheve të minjve është virus i cili përhapet nga ushqimi i cili është prekur nga brejtësit e kontaminuar.
Njerëzit zakonisht infektohen me këto baktere pas kontaktit me brejtësit që mbajnë bakteret.
Një person gjithashtu mund të infektohet përmes konsumimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar me urinë dhe jashtëqitje të brejtësve që mbajnë bakteret. Kjo njihet si ethet Haverhill.
Ndërsa, bakteret mund të hyjnë në trup direkt përmes një plage të kafshuar, lëkurës së hapur ose mukozave të tilla si në sy, hundë ose gojë.
Çdo person që bie në kontakt me bakteret që shkaktojnë ethet e minjve është në rrezik të sëmuret me këtë sëmundje.
Nëse virusi nuk diagnostikohet mëherët dhe nuk merr trajtimin e duhur, ai mund të shkaktojë sëmundje të rënda e po ashtu edhe vdekje.
Simptomat dhe shenjat e infektimit me ethet e minjve përfshijnë: Ethe, të vjedha, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dhimbje ose ënjtje të kyçeve, skuqje e simptoma tjera.
Ato zakonisht fillojnë 3 deri në 10 ditë pas kontaktit me bakteret, por mund të shtyhen për 3 javë.
Brenda 2 deri në 4 ditë pas fillimit të etheve, një skuqje mund të shfaqet në duar dhe këmbë. Ky skuqje duket si zona të sheshta, të skuqura me gunga të vogla. Një ose më shumë nyje mund të bëhen të fryra, të kuqe ose të dhimbshme.
Për shkak të etheve të minjve mund të shkaktohen komplikime në mëlçi, mushkri e zemër.
Andaj, për t’u mbrojtur nga ky virus, qytetarët duhet të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me brejtësit, vendet me infektime të brejtësve ose zona të tjera ku brejtësit mund të jenë të pranishëm.
Bilanci i fundjavës/ Arrestohen 42 shoferë, pezullohen 219 patentaPolicia e Shtetit ka bërë me dije bilancin e fundjavës. Policia Rrugore gjatë kontrolleve të kryera të gjitha akset rrugore ka arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu, sipas policisë janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.
Njoftimi i plotë:
?Policia e Shtetit
Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur edhe nga fluksi i madh i automjeteve jo vetëm përgjatë fundjavës, por edhe në ditët e zakonshme, Policia Rrugore ka rritur masat duke monitoruar ? me radarë?, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, si dhe akset kryesore rurale.
➡️ Si rezultat i masave të shtuara përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
➡️ Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore, përgjatë fundjavës ka goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht: 2 raste janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 2 nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.
➡️ Shtetasi H. Sh., 30 vjeç, duke drejtuar tip “Porche”, në rrugën “Ded Gjo Luli”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për shmangien e bërjes së testit të alkoolit;
-➡️ Shtetasi Z. F., 54 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në rrugën “Jordan Misja”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit;
➡️ D. P., 39 vjeç, banues në Mitroc, Kosovë, i cili është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Njësinë së Autostradës Milot-Morinë, duke kryer manovra të gabuara me një mjet kamion tip “Scania”, në rrugën Milot-Morinë, iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë, për të shmangur masën administrative;
➡️ Në segmentin rrugor Skurraj – Milot është konstatuar drejtuesi i një mjeti autobus, i cili po qarkullonte pa rrip sigurimi. Pas ndalimit, drejtuesi i autobusit, shtetasi R. S. iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.
➡️Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, përgjatë fundjavës janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 4795 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep.
➡️Në çdo aks rrugor nacional dhe qendra urbane në 24/7 ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.
167 kg kanabis në Skrapar, SPAK çon në gjykatë 23 personaJanë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 23 persona për tentativën e trafikimit të 176 kilogramëve kanabisi. 23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”.
23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e kryera, rezulton se një grup personash, që vepronin si grup i strukturuar kriminal në zonën e Skraparit kanë kultivuar, prodhuar e shitur lëndë narkotike.
Covid-19 në vend/ Si është bilanci sot?Bien infektimet nga COVID-19. Teksa dje ishin 182 raste Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 69 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.
Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.
Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,046
Testime totale 932,991
Raste pozitive 133,981
Raste të shëruara 130,439
Raste Aktive 1,082
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 382
Shkodër 161
Vlorë 114
Elbasan 103
Fier 90
Lezhë 63
Durrës 52
Berat 48
Kukës 25
Gjirokastër 21
Korçë 17
Dibër 6