zoom

Day ArchiveE FUNDIT/ Plagosen burrë e grua në Kamëz

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pamje të frikshme, zjarri në Dukat merr përmasa të mëdha, banorët kërkojnë ndihmë

Zjarri në Dukat ka marrë sërish përmasa të frikshme, në këto orë të vona të natës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Zoom.al,  zjarri u është afruar banesave dhe bizneseve.

Mësohet se banorët po kërkojnë ndihmë, pasi zjarri mund të bashkohet me atë të zonës së Llogorasë dhe prej mandej mund të avancojë në pyllin e Llogorasë.

Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon fshatin Dukat, i cili disa ditë më parë ishte nën kërcënimin serioz të flakëve, por nuk u raportuan dëme në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Zjarret në vend, Peleshi: Situatë e rënduar në fshatin Thirrë të Mirditës, zjarri ka përparuar në dendësi pyjore, mund të ketë ndërhyrje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka treguar situatën aktuale të vatrave të zjarreve në vend.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ai thotë se situata në Dukat është përmirësuar. E rënduar paraqitet situata në fshatin Thirrë, të bashkisë Mirditë, ku zjarri është duke përparuar në denndësi pyjore.

Ndërsa në vatrat e tjera që janë ende aktive në vend, situata paraqitet më e qëndrueshme dhe po punohet për neutralizimin e tyre.

Postimi i ministrit Niko Peleshi:

 

 

? Situata e zjarreve në vend

Situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka.

E vështirë paraqitet situata në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore. Aty forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit. Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri.

Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë.
Edhe në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, por situata po mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos ketë përhapje.

Vatra të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës, në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, ku situata është përmirësuar.
Nuk ka rrezik për banesa dhe po mbahen nën monitorim vatrat; afër Kepit të Rodonit në Durrës, një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, ku era po ndërlikon punën e forcave operacionale.

Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar

Një vatër në terren të vështirë është paraqitur në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por nuk rrezikon përhapjen e flakëve. Po punohet për izolimin e saj.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastër.

⬇️ Pamjet 24 orët e fundit

 

Modeli italian dedikime dashurie për shqiptaren: Me ty po jetoj përrallë

Modelja shqiptare, Erjona Sulejmani, prej disa kohësh është duke shijuar lidhjen e dashurisë me modelin italian Alessandro Basciano.

Ajo e ka bërë publike lidhjen disa kohë më parë nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ku shfaqej krahë Bascanos.

Ndonëse kemi pasur deri më tani, dedikime dhe foto nga shqiptarja, tanimë, ka ardhur dhe dedikimet e dashurisë nga modeli. Ai ka publikuar një foto ku shihen bashkë në rrjete sociale dhe shkruan vargjet e një kënge të njohur italiane, të titulluar Favola.

“Tani do t’ju tregoj një histori që
Do ta keni të vështirë ta besoni
Sepse bëhet fjalë për një princeshë
Dhe i një kalorësi i cili

Duke hipur në kalin e tij të bardhë
Ai hyri në pyll
Duke kërkuar për një ndjenjë
Që të gjithë e quanin dashuri ”
Përrallë…”, ishin vargjet qe zgjodhi Alessandro per te pershkruar dashurine me Erjona Sulejmanin,

 

 

Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.

Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian.
32-vjeçari Alessandro Basciano gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.

 

Hija e padukshme e zemërimit të vonuar për Bregoviçin

– Nga Artan Gjyzel Hasani

Në lidhje me praninë e Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, mendoj se shtrohet gabim shkaku i debatit dhe kundërshtive nga publiku dhe nga pjestarë të komunitetit artistik të Shqiperisë dhe Kosovës.

Argumenti i duhur (që nuk ka të bëjë fare as me koncertin, artistin dhe muzikën e tij, as me antishqiptarizmin e tij hipotetik dhe as me patriotizmin e tij prej sllavi të Jugut) duhet të jetë:

A i është dhuruar Çelësi i Qytetit të Beogradit ndonjë artisti apo personaliteti shqiptar të artit, kulturës, sportit etj?

Sepse të dhuruarit e simbolit të kryeqytetit mbart valencë politike. Mund të ndikonte për mirë apo përkundrazi do të krijonte një reaksion negativ duke tingëlluar si provokim. Provokacje, meqë bëhet fjalë për serbe.

Vetiu lind pyetja: Kanë dëshmuar edhe serbët një bonsens të tille simbolik?

Nëse jo, atëherë kundërshtuesit  janë në të drejtën e tyre morale. Goran Bregoviç nuk po kontestohet si artist, afërmendsh të vihet në dyshim fakti që ai është artist i kalibrit të lartë në atë që bën.

Por Bregoviç po  kontestohet politikisht. Dhe jo per faj te tij.

Mungesa e reciprocitetit serb për xhestet simbolike politike të Edvin Ramës  deshmon se ai xhest (për të qenë objektiv sa të mundem nuk po i paragjykoj shtysat  nën të cilat ka marrë atë vendim kryebashkiaku Rama i asaj kohe) ka dështuar…

Nga xhest i supozuar për të shuar gjakra, inate dhe mllefe mes dy vendeve/popujve, është shndërruar në një xhest fyes që përshkallëzon urrejtjen… Pikërisht nga mungesa e reciprocitetit që është kolonë bazë e marrëdhënieve mes njerëzve  apo edhe shteteve e popujve…

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 139 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fudit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 139 raste të reja me sëmundjen, ndërsa nga krahu tjetër, për fat të keq nuk e ka fituar betejën me virusin një 79-vjeçar nga Durrësi. Sa i përket të shëruarve ato janë 25.

Ministria njofton më tej, se muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimet anti-COVID, për çdo qytetar +18 vjeç, andaj ajo apelon qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt për të mbrojtur veten, të afërmit si dhe për të frenuar përhapjen e më tejshme të virusit të rrezikshëm.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,232 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 139 qytetarë, në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.

Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4,232

Testime totale 926,332
Raste pozitive 133,730
Raste të shëruara 130,395
Raste Aktive 876
Humbje jete 2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 319
Shkodër 137
Elbasan 89
Vlorë 83
Fier 57
Berat 48
Lezhë 44
Durrës 34
Kukës 24
Korçë 18
Gjirokastër 17
Dibër 6

Arrestohet mafiozja 70-vjeçare, po shkonte në Spanjë për të takuar vajzën

E dyshuar si drejtuese e mafias, një 70-vjeçare është arrestuar ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Costa del Sol për të ‘vizituar vajzën e saj’.

Maria Licciardi, 70 vjeçe, u prangos në aeroportin Ciampino në Romë të shtunën ndërsa po përpiqej të shkonte për në Malaga në Spanjën jugore.

Ajo mendohet të jetë pjesë e mafias famëkeqe napolitane të njohur si Camorra, dhe shpresonte të vizitonte vajzën e saj dhe të “merrte pjesë në ndonjë biznes”, sipas gazetës italiane La Repubblica.

Licciardi, e njohur si ‘la piccoletta’ ose e vogla për shkak të trupit të sa, ishte me dy bashkëpunëtorë në kohën e ndalimit nga policia.

Ajo akuzohet për zhvatje, marrje fondesh dhe manipulim ankandi.

Emergjencat Civile: Ka akoma flakë, po punohet me helikoperin hollandez

Në ndryshim nga sa u raportua nga Ministria e Mbrojtjes rreth orës 14:00 të mesditës, se vatrat e zjarrit në Dukat dhe në Gjirin e Gramës janë shuar plotësisht, Emergjencat Civile njoftojnë se ka ende flakë aktive në zonën pranë Dukatit të ri.

Në njoftimin e shpërndaë për mediar thuhet se në dy zonat në fjalë po punojnë rreth 120 forca ushtarake, dhe nga ajri po ndërhyn një prej helikopterëve hollandez që mbërritën dje në Tiranë, në ndihmë të strukturave shqiptare.

Njoftimi i emergjencave:

Lidhur me vatren e zjarit ne Karaburun vatra e zjarrit vazhdon te jete aktive si ne pjesen perbal fshatit Dukat i ri, njesia adm Orikum bashkia Vlore dhe vatra te Gjiri i Grames po ne karaburun.

Aktualisht jane

120 forca ushtarake

2 mjete mzsh

3 autoambulanca

5 zonat e mbrojtura

5 njesia administrative.

Per shuarjen e zjarrit eshte duke operuar helikopteri Hollandez. Mbetemi ne kontakt.

EMRAT/ Sekuestrohen 3 pistoleta, dy të arrestuar në Durrës

Janë arrestuar nga policia në Durrës 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë. Në kuadër të operacionit “Shënjestra”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Alban Mançja dhe Eldi Zahiri.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënjestra”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori i Hetimit të Krimve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës, për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Durrës, mirëorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënjestra”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në aksion nga toka dhe ajri/ Eliminohen vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës, shmanget rreziku për banesat në fshatin Livadhja

Eliminohen vatrat e zjarrit në Dukat dhe Gjirin e Gramës. Pas punës së intensifikuar të forcave operacionale dhe helikopterit të ardhur nga Holanda po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës. Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat.

Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij. Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë.

Vijon të paraqitet e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë të për mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.