zoom

Day ArchiveNuk e la të bënte seks me të dashurin/ Mamaja vret të bijën e mitur

Një nënë është dënuar së bashku me të dashurin e saj, për vrasjen e vajzës së saj 3-vjeçare, një ditë pasi kërcënoi se do ta bënte këtë në një mesazh me tekst.

Kaylee-Jayde Priest u gjet e vdekur në banesën në Solihull ku jetonte me nënën e saj, Nicola Priest, 23 vjeç, më 9 gusht të vitit të kaluar. 3 vjeçarja vdiq nga dëmtimet e rënda në gjoks dhe bark.

Gazeta CNN shkruan se në prag të 8 gushtit të vitit të kaluar, ajo shkoi me vajzën e saj në banesën e të dashurit të saj për të bërë seks. Kaylee donte të qëndronte dhe të luante. Gjykata britanike e dënoi me 15 vjet burg për vrasjen e vajzës së saj 3-vjeçare pasi donte të bënte seks me të dashurin ndërsa vajza donte të luante.

Nicola Priest, 23 vjeç dhe i dashuri i saj u dënua për vrasje me dashje pasi vogëlushja Kaylee-Jayde Priest u gjet e vdekur me plagë në gjoks dhe bark gushtin e kaluar.

Goditet për vdekje në aksin Fier-Vlorë/ E moshuara po kalonte rrugën (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e së premtes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja ku një e moshuar ishte duke kaluar rrugën.
Ndërsa kalonte, e moshuara është goditur nga një automjet e për pasojë ka humbur jetën. Pas aksidentit, është bllokuar edhe rruga duke bërë që të krijohen radhë kilometrike.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç nga Lushnja, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, që besohet se është rreth të 70-ve.

Për pasojë gruaja ka ndërruar jetë. Uniformat blu njoftojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe grupi hetimior, që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Arrestohet ish-kreu i Ndranghetës/ U lirua gabimisht nga burgu, por…

Domenico Paviglianiti, i konsideruar si një nga mafiozët më mizorë dhe ish-kreu i Ndranghetës është arrestuar nga Policia Italiane, pas dy vitesh në arrati.

Ai u paraqit si “shefi i të gjithë shefave” në grupin mafioz të lartpërmendur të viteve ’80 dhe ’90, dhe streha e të cilit është në Kalabri.

Ndrangehta konsiderohet si një nga mafiet më të mëdha në botë, me ndikim në të gjithë planetin. Paviglianiti është arrestuar fillimisht në Spanjë në vitin 1996, e më pas u ekstradua në Itali, ku dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e vendit.

Ai u lirua në tetor të 2019-ës, pas një gabimi procedural dhe që nga ajo kohë u vendos në Spanjë.

Në janar të këtij viti, ai u dënua me një burg shtesë prej 12 vjetësh në mungesë në Bologna.

Kjo është arsyeja pse ai u arrestua përsëri në Madrid, falë aksionit të përbashkët të policisë spanjolle dhe karabinierët italianë. Veç arrestimit, policia konfiskoi gjashtë telefona celularë, 6,000 euro para të gatshme dhe dokumente të rreme portugeze që ish-mafiozi kishte me vete.

?Agentes de la @policia han detenido en #Madrid al máximo responsable de la Ndrangueta calabresa

Han intervenido:

?Documentación portuguesa falsa
?6 teléfonos móviles
?Casi 6.000€ en efectivo

Es considerado uno de los prófugos más buscados de #Italia pic.twitter.com/di47ZHSd2F

— Policía Nacional (@policia) August 5, 2021

Zjarret në vend/ Mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, pjesë e mbështetjes që dy vendet po i japin Shqipërisë, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për shuarjen e zjarreve në vend.

Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, Shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.

Bici njoftoi se puna e helikopterëve do të nisë nesër në mëngjes herët. Ndërsa, shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Evropian është shenjë e solidaritetit evropian.

“Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukuritë e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin”, u shpreh Hupin.

Nga Çekia mbërriti helikopteri i parë, nga 3 që pritet t’i bashkohen flotës së ndihmës për shuarjen e flakëve. Bashkë me helikopterët, pjesë e ndihmës janë edhe mbi 50 forca ushtarake të specializuara në fushën e emergjencave civile, të cilët do t’i bashkohen efektivëve shqiptarë që prej ditësh janë në përpjekje të pandërprera për shuarjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.

Bashkimi Evropian aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për t’u ardhur në ndihmë disa prej shteteve më të prekura nga zjarret si Shqipëria, Italia, Greqia e Maqedonia e Veriut.

Pa u vaksinuar nuk ka dasma dhe klube nate/ Kosova merr vendimin

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të shkojnë në dasma, qendra tregtare dhe klube nate duhet të jenë me patjetër të vaksinuar kundër Covid-19.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Deri më 12 gusht, punonjësit e këtyre sektorëve duhet të jenë të vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës.

“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektorëve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës.

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në datën 11 gusht.

“Kjo është thirrja e fundit!” Kuq e zinjtë ultimatum për tërheqjen e Bregovic nga festivali i Korçës

Reagime të ashpra ka nxitur ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic në Festivalin e Birrës në Korçë.

Tifozat kuq e zi, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook kërkuan nga Bashkia e Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës. Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.Kjo është thirrja e fundit!”- shkruhet në postim.

Shtohen rastet me Covid-19, shënohet 1 viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3,753 testime kanë rezultuar 149 raste të reja. Ndërkohë është shënuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 149
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,753

Testime totale 922,100
Raste pozitive 133,591
Raste të shëruara 130,370
Raste Aktive 763
Humbje jete 2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 288
Shkodër 110
Elbasan 80
Vlorë 69
Fier 47
Berat 46
Lezhë 40
Durrës 30
Kukës 20
Korçë 15
Gjirokastër 15
Dibër 3

Familja u shua në aksident/ Memorial në kujtim të 4 ëngjëjve

“Janë katër engjëjt tanë që padrejtësisht u shuan” Kështu lexohet mes disa vargjeve rrëqethëse të shkruara në një pllakë të zezë mermeri, në kujtim të familjes Gushi që u aksidentuan për vdekje disa javë më parë në aksin Fier-Vlorë. Të afërmit e familjes kanë ngritur një memorial me gurë të bardhë, një foto të familjesë Gushi, ku shihen Eduarti, Silvana, Anastasia dhe Eva, dy arushë pellushi, një kishëz të vogël dhe një pllakë mermeri të zi ku shkruhet:

“O njerëz të mirë, o kalimtarë! Ndaloni pak çaste këtu mbi këtë gur. Janë katër engjëjt tanë që padrejtësisht u shuan. Atë ditë të premte kur këtu kaluan. Në këtë rrugë kur kaloni ndalni hapat e qëndroni se është shpirti I njerëzve tanë që me gjak vendin lanë. Familja Gushi, Eduart, Silvana, Anastasia, Eva.”

Ky mesazh sensibilizimi shkon për të gjithë shoferët që të tregohen të kujdesshëm në rrugë, të ruajnë veten por edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Eduard, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva dolën për herë të fundit nga shtëpia e tyre më 25 qershor. Herët në mëngjes makina e tyre tip “Toyota” u godit nga pas nga një makinë tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë rreth 200 km/h. Sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”.

Për pasojë automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin.

Pamjet nga NASA/ Shihni si duken nga sateliti vatrat e zjarreve në Shqipëri

Ditët e fundit vendi është pushtuar nga zjarre të shumta, të cilët përveç dëmeve të shumta materiale kanë shënuar dhe viktimëen e parë e një person tjetër gjendet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu zjarre të fuqishëm janë shënuar dhe në rajon. Turqia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Italia si dhe Kosova janë pushtuar nga flakët.

Në foton e postuar nga Zoom.al, shihen shumë qartë vatrat aktive të zjarrit në 24 orët e fundit në vend e rajon.

Në faqen zyrtare të NASA mund të merren në kohë reale informacione rreth gjendjes aktuale te zjarreve.

Të gjithë në garë për Messi-n

Gjatë ditës së sotme shumë lajmë po qarkullojnë rreth se ardhmes së Messit, teksa gjithçka vërtitet mes dy klubeve, PSG dhe Manchester City. Por së fundmi në skenë ka dalë edhe një tjetër klub prestigjioz.

Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea, duke pritur sulmin vendimtar për Romelu Lukaku, sapo lexoi për divorcin përfundimtar midis Barcelonës dhe Leo Messit, kërkoi përmes një ndërmjetësi anglez një takim urgjent me agjentin e Leos Messi.

Roman Abramovich dëshiron të dëgjojë kërkesat e futbollistit argjentinas dhe babait të tij, Jorge. Kjo mund të ishte e bujshme sa i përket merkatos, teksa ndoshta më pas mund të hiqej dorë nga Lukaku për të bërë investimin Messi me vetëm rrogën dhe komisionin.