Aplikacion
Ndërsa vendi është përfshirë nga zjarret, dhe situata duket e agravuar, kryeministri Edi Rama përdor helikopterin për udhëtime private. Në disa media është publikuar një video ku thuhet se Rama përdor një helikopter të ushtrisë për të udhëtuar, ndërkohë që për të shuar zjarret po punohet vetëm me një helikopter.
Së fundmi në rrjet është publikuar edhe një foto, ku Rama si për ironi të fatit duket brenda një helikopteri ndërsa vëzhgon nëpërmjet dritares. Nuk dihet nëse fotoja është aktuale apo e kohëve të kaluar.
Televizionet shpëtojnë pa telashe nga kriza e shkaktuar nga pandemia
Tetë televizionet kryesore në Shqipëri siguruan së bashku të ardhura prej 4.3 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me 8% gjatë vitit 2020, pavarësisht se ekonomia e vendit u paralizua për disa muaj me radhë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.
Të dhënat financiare të televizioneve, të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se katër nga tetë televizionet kryesore njohën rritje të të ardhurave, dy njohën rënie ndërsa dy të tjera ishin pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2019.
BIRN shqyrtoi të dhënat financiare të kompanive Top Channel, TV Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media, Scan, G2Media dhe Euronews, ndërsa dy televizione të tjera të mëdha, ABC News dhe Ora, nuk u përfshinë në llogaritje për shkak se nuk kanë publikuar ende bilancet e vitit 2020.
Tregu i televizioneve duket se ka njohur zgjerim të konsiderueshëm gjatë vitit të pandemisë. Dhjetë televizione të analizuara nga BIRN më 2019, ku përfshihen edhe Ora News e ABC, bilancet e të cilave mungojnë këtë vit, patën të ardhura totale prej 4.3 miliardë lekësh, ndërsa tetë televizionet me bilance të publikuara patën së bashku 4 miliardë lekë të ardhura.
Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si përqindja e tregut të kontrolluar nga katër televizionet kryesore, duket se u përkeqësua më tej gjatë vitit të kaluar. TV Klan, Top Channel, Focus Media dhe Media Vizion kontrolluan së bashku 81% të tregut, duke lënë 19% për katër televizionet e tjera. Vitin e kaluar, indeksi i përqendrimit ishte 79%, ndërsa më 2018 ishte 88%.
Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e tregut.
Dy televizionet kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan, patën së bashku 63.5% të tregut gjatë vitit 2020.
Tre nga tetë televizionet e analizuara rezultuan me humbje, përfshirë edhe dy aktorët e rinj në treg, A2CNN dhe Euronews. Fitimet totale të tregut ishin 369 milionë lekë, me rritje 4.3% në krahasim me vitin e kaluar.
Televizioni Klan zuri vendin e parë me 1.4 miliardë lekë të ardhura, një rritje prej 22% në krahasim me vitin 2019. Klan kontrollon 33% të tregut. Klan u rendit i pari edhe për nga niveli i fitimeve, me 202 milionë lekë.
Top Channel pati një rënie të lehtë të të ardhurave me 2.8% dhe u rendit i dyti, ndërsa kompania arriti të ruajë fitimet vjetore në 156 milionë lekë.
Multiscreen, kompania që menaxhon kanalin e lajmeve Report TV rezultoi kompania me normën më të lartë të fitimit në treg. Nga të ardhurat prej 191 milionë lekësh, Report TV realizoi fitime neto në masën 41.5 milionë lekë ose 22%.
G2 Media, kompania që menaxhon A2CNN, një nga dy hyrjet e reja në tregun e televizioneve, pësoi njëkohësisht rënie të të ardhurave dhe shumëfishim të humbjeve. Ky televizion u konsiderua si surpriza e vitit 2019 pasi arriti të kontrollojë 9% të tregut dhe u rendit e katërta për nga madhësia. Por ajo gjithashtu mbylli vitin me një bilanc pozitiv. Por në vitin 2020, kompania pësoi një rënie me 22% në të ardhura ndërsa humbjet fluturuan në 38.7 milionë lekë.
Euronews, e cila pati vitin e parë të plotë të operimit më 2020, realizoi të ardhura në masën 214 milionë lekë, nga 46 milionë që ishin të ardhurat në vitin 2019, ndërsa humbjet u reduktuan në 15.6 milionë lekë.
Televizioni publik, i cili financohet nga taksapaguesit, nuk ka publikuar raport vjetor për vitin 2020.
Dafina dhe Ledri bëhen bashkë, çfarë komentoi Dj Geek?Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë ruajtur raportet e mira e miqësore me njëri-tjetrin, pavarësisht se vite më parë kanë qenë në një marrëdhënie që zgjati pak kohë. Madje ata të dy ndajnë edhe të njëjtat skena bashkë e kjo nuk përbën asnjë lloj problemi për ta.
Dy artistët janë ftuar që të performojnë në një lokal nate në Prishtinë dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Dafina. Ajo ka publikuar një foto të posterit, në të cilin shihet përkrah Ledrit. Ndërkohë ndjekësve ju ka rënë në sy dhe një komenti i partnerit të Dafinës, Dj Geek.
View this post on Instagram
Ai ka komentuar me disa emoji duke paralajmëruar se atmosfera do të jetë shpërthyese falë performancës së dy artistëve. Për sa kohë Ledri dhe Dafina janë dy nga artistët më të mirë në vend, me siguri gjithçka do të shkojë fiks ashtu siç e ka paralajmëruar edhe Dj Geek.
Kujtojmë se shumë kohë pas ndarjes së tyre, Ledri dhe Dafina publikuan një projekt të përbashkët muzikor. Ata i surprizuan të gjithë fansat teksa bashkuan forcat me Lumi B për këngën “Aman’, që rezultoi një hit verën e vitit të shkuar.
Dafina Zeqiri gëzon raporte shumë të mira edhe me partneren e Ledrit, Sara Hoxha. Dy vajzat i kemi parë shumë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, duke dhënë një shembull të vërtetë qytetarie për të gjithë të tjerët.
Arrestohen 3 persona/ Ndezën zjarret në jug të vendit (EMRAT)Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet të jenë autorë të zjarreve në disa zona të qytetit bregdetar.
Sipas bluve të Vlorës, në pranga kanë rënë shtetasit Selim Qepi, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat, Ilir Skrapaliu, 45 vjeç, banues në Përmet, Leonard Mane, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.
Njoftimi i policisë:
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariateve në varësi të saj të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë.
Në Vlorë e Sarandë kapen dhe vihen në pranga tre shtetas të dyshuar për zjarrvënie.
I vuri zjarrin një zone të pyllëzuar në Karaburun, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në pranga një shtetas tjetër, që dogji me zjarr një sipërfaqe pylli në fshatin Delisuf.
Gjithashtu në Sarandë është vënë në pranga autori i zjarrvënies në fshati Shalës të Konispolit.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat.
Ky shtetas dyshohet se në datën 27.07.2021, ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.
Ky shtetas dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqje kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Vendi pushtohet nga flakët/ Zjarr dhe në Vaun e DejësVatra zjarri po përhapen edhe në veri të vendit. Bëhet e ditur se zjarr ka rënë në fshatin Cukal të Vaut të Dejës. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme në këtë fshat.
Forcat e Shërbimit vendor të MZSH Vau Dejës së bashku me forcat pyjore dhe banorë nga komuniteti njoftohet se po punojnë për shuarjen e vatrës.
Vatra duket të jetë problematike pasi po favorizohet nga erërat. Deri tani janë djegur 10 hektarë kullotë.
Gjithashtu, Mbrojtja bëri të ditur se shërbimi i zjarrfikëses në Kavajë ka njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Domën në lagjen Xhelezaj. Në vendngjarje ndodhen mjeti zjarrfikës me efektivët e MZSH Kavajë.
Plagoset një person në BeratNjë plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së martës në Berat. Bëhet e ditur se rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, qytetari me iniciale G.D. ka goditur me thikë pas një konflikti një 42-vjeçar me iniciale G.K.
I plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Policia po kreh zonën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ja kush është “bisha e re” e Cristiano Ronaldo-sRonaldo ka prezantuar së fundmi makinën Mercedes G-Class Brabus që i ka dhuruar partnerja e tij, Georgina Rodriguez me rastin e 35-vjetorit të tij vitin e kaluar.
Futbollisti i Juventusit ndau para 149 milion ndjekësve të tij në “Facebook” makinën i kombinuar me një bluzë të zezë që ai mbante veshur. Mercedes G-Class Brabus është prodhuesi gjerman i motorëve Braburs, kap shifrën e çmendur rreth 516,000 £.
U asfiksua nga zjarri në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital ushtariNjë ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, pasi ishte i përfshirë në operacionin e ndërhyrjes duke luftuar flakët në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.
Mësohet se gjendja e ushtarit është e rëndë. Ndërkohë, drejt Tiranës është nisur me urgjencë bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”. Gruaja po dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar.
Nuk deklaruan pasurinë/ Gjobiten kryeministri malazez dhe 7 ministraKryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe shtatë ministra u gjobitën nga anti-korrupsioni fillimisht me 500 Euro secili për mos deklarim të pasurive.
Autoritetet kanë saktësuar se kryeministri dhe ministrat krahas gjobës janë paditur për kundravajtje penale në prokurori.
Kryeministri dhe ministrat mund të rrezikojnë dënime me burg nëse nuk provojnë që pasuritë e padeklaruara janë vënë në rrugë të ligjshme.
Kosovë/ Aktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Rugovë e FerizajVatra të zjarrit janë aktivizuar sërish në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.
Vatra të zjarrëve janë raportuar edhe në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt etj.
Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën.