zoom

Day ArchiveZjarret shkatërrojnë hapësira të mëdha/ Pamjet e Turqisë nga sateliti

Pamjet nga sateliti tregojnë hapësirën gjigante të shkatërruar nga zjarret në Turqi.

Në foto u përdorën breza infra të kuqe për të shfaqur vendet ku janë përhapur vatrat në jug të vendit.

8 persona humbën jetën, ndërsa flakët vijojnë të djegin toka prej 6 ditësh tashmë.

Mijëra banorë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa turistët që kishin zgjedhur

Emri/ Dënohet me 7 muaj burg shqiptari që u kap në fermë kanabisi: Më kërcënuan…

Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj paraburgim në Britaninë e Madhe pasi punoi për tre javë në një fermë kanabisi në Hartlepool.

Në dëshminë e tij, Armand Hajredini tha se e kanë detyruar që të merrej me kanabis, pasi e kanë gënjyer se do të kishte një punë në ndërtim.

26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84 mijë paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë. Ai tha se kishte marrë kërcënime për veten dhe familjen që të mos e linte punën, shkruajnë mediat britanike.

Ai u kap nga policia në kopshtin e pasmë të fermës me një palë celësa dhe celular në dorë. Ndërsa në gjykatë u tha se shqiptari nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë.

Avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në ndërtim.

FOTO+EMRI/ E ekzekutoi në sy të fëmijës së tyre, policia amerikane identifikon vrasësin e shqiptares

Është publikuar fotoja e autorit të vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në SHBA, Joana Peca. Mediet botërore shkruajnë se autor i krimit tronditës është 38-vjeçari Benjamin Robert Williams aka Bambi, i cili qëlloi për vdekje brenda makinës dhe në sy të dy fëmijëve të saj të mitur të renë me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës.

Policia amerikane ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka këqyrur vendngjarjen, duke dalë në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlaën’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Joana Peca u gjet e vdekur nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri.

Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku, të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë së bashku me fëmijën tjetër të mitur, kur Williams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë. Vrasësin e dyshuar 38-vjeçar policia e ka shpallur në kërkim.

Tiranë/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, autori ia mbath

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë.

Personi J. K., rreth 15 vjeç është dërguar me urgjencë në spital ku edhe po merr ndihmën e duhur.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vdes 62-vjeçari në Bulqizë, shkoi për të kapur peshk dhe ra në kontakt me korrentin

Bulqizë- Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarret në vend, Meta thirrje Haki Çakos të ndërpres pushimet dhe të vijë në detyrë: 70 vatra aktive në të gjithë vendin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se pavarësisht ndërhyrjeve të autoriteteve shqiptare për përballimin e situatës, zjarret po përshkallëzohen.

Ai thotë se aktualisht janë 70 vatra zjarri aktive dhe është e patolerueshme që strukturat vendore dhe qendrore në shumicën e operacioneve shfaqen me mjete rrethanore.

Kreu i shtetit i bën thirrje institucioneve që të bëjnë ndërhyrje emergjente dhe të marrin masa efektive.

Gjithashtu Meta bën me dije se kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka kërkuar rikthimin në krye të detyrës, drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako. Meta thotë se e dënon sjelljen e papranueshme të Çakos.

“I njohur me thirrjen publike të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ndaj të njëjtin vlerësim mbi nevojën e rikthimit urgjent në detyrë për zbatimin e detyrimeve, që ka sipas ligjit, të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe e dënoj me forcë këtë sjellje të papranueshme, të papërgjegjshme dhe në kufijtë e veprës penale, të shpërdorimit të detyrës” – shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Me shumë shqetësim po ndjek prej ditësh situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore. Prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale, në përgjigje edhe të paralajmërimeve të bëra më herët nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Duke vlerësuar sakrificat e deritanishme të forcave zjarrfikëse, të personelit të Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, konstatoj se megjithatë situata po percipiton shumë rrezikshëm. Aktualisht ka mbi 70 vatra aktive zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku një pjesë e tyre kërkojnë organizimin e operacioneve ajrore nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore. Për këtë arsye inkurajoj domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të patur sukses në luftën kundër zjarrit, nëpërmjet marrjes së menjëhershme të të tjera masave efektive dhe drastike.

I njohur me thirrjen publike të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ndaj të njëjtin vlerësim mbi nevojën e rikthimit urgjent në detyrë për zbatimin e detyrimeve, që ka sipas ligjit, të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe e dënoj me forcë këtë sjellje të papranueshme, të papërgjegjshme dhe në kufijtë e veprës penale, të shpërdorimit të detyrës.

Nxit institucionalisht të gjithë autoritetet qendrore e vendore, në veçanti Ministrinë e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të vazhdojnë përpjekjet dhe komunikimin intensiv mes tyre, për koordinimin në kohë dhe marrjen e çdo mase të duhur, nëpërmjet angazhimit të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, përfshi Forcën Ajrore, për të kryer operacione efikase në rajonet ku rrezikohen jetët e qytetarëve dhe zonat e mbrojtura.

Vlerësoj gjithashtu nevojën për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, duke patur parasysh se prioriteti absolut duhet të jetë mbrojtja e jetës dhe pasurive publike e private.

“Të mora Atdheun dhe Gelin”, Sindi dhe Sara zihen keq për djemtë e Për’puthen

Sindi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Në Pranga”. Ajo u pyet rreth konkurrentëve të “Përputhen”, teksa Sarën e thumboi publikisht. E pyetur për të, Sindi refuzoi të përgjigjej duke thënë “Pse na përmendni emra të tillë në këtë orë? Na e shpifët!”.

Sindi reagoi në këtë mënyrë në Instagram:

Reagimi i Sarës:

Përse fryhet stomaku? Arsyet më të shpeshta dhe zgjidhjet më të thjeshta për këtë problem

Sipas ekspertëve  gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit. Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut.

Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje:

1-Mos vishni rroba të ngushta kur hani bukë: ‘Ndonjëherë nuk ka të bëjë çfarë hani por SI. Veshja e ngushtë mund t’ju ​​ngushtojë stomakun, duke e bërë më të vështirë kalimin ushqimit ’shpjegon ekipi i Gut Stuff. Prandaj, lironi rrobat para se të hani.

2-Hani fibrat e duhura:’Ushqime si thjerrëzat, fasulet, brokoli, shpargu, misri, gruri, patatet, ëmbëltuesit artificialë ose shumë fibra mund të shkaktojnë fryrje të stomakut,’ thotë Z. Chophada. ‘Mbajtja e një diete ushqimore për të parë nëse ndonjë ushqim specifik shkakton simptomat e fryrjes mund të ndihmojë.’

3-Eleminoni pijet e gazuara: Ndoshta nuk është për t’u habitur por pijet me gaz janë një faktor tjetër që shkakton ndjesinë e fryrjes sepse ato lëshojnë gazin dioksid karboni në stomak.

4- Bëni kujdes me stresin: Kur jemi në ankth, frymëmarrja jonë mund të bëhet e parregullt, mund të thithim më shumë ajër, ose padashur të mbajmë frymën. Kjo ndikon në fryrjen e stomakut./ Përgatiti: Alesia Doçi

Investitorët në teknologji duhet t’i kushtojnë vëmendje qeverisjes së korporatave

Investitorët në kompanitë e teknologjisë shpeshherë tolerojnë qeverisjet e dobëta të korporatave. Mund të pendohen për këtë në të ardhmen

 

Çdo cikël biznesi, pasi humbet vrullin, zbulon probleme që më vonë duken si të qarta. Njëzet vjet më parë, kur tregjet e aksioneve ranë së tepërmi, dolën në pah mashtrimet e kontabilitetit në Enron, një firmë për tregtimin e energjisë dhe WorldCom, kompani telekomunikacioni.

Edhe më pak të habitshme ishin zbulimet se shumë kompani ishin treguar të pakujdesshme. Veprimet e shefave të mëdhenj të General Electric dhe Vivendi, një grup mediatik francez, kishin penguar ecurinë e këtyre kompanive për dekada me radhë. Pas vitit 2008, dolën në dritë të pabërat e Wall Street dhe kompani si Lehman Brothers, Merrill Lynch dhe të tjera, u shembën nën peshën e humbjeve të mëdha dhe egove gjigante të shefave të tyre.

Parashikimi se cila mund të jetë viktima e radhës nuk është një punë e lehtë. Investitorët që kërkojnë të shmangin goditjet duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë letrave me vlerë, kompanive dhe shefave që kapsulojnë bumin në ditët e sotme. Një fushë e rrezikut financiar është tregu i borxhit me yield të lartë. Në botën e korporatave, më e rrezikuara për një menaxhim të keq, është industria e teknologjisë.

Një arsye është energjia e madhe për gjithçka që ka të bëjë me teknologjinë. Recesioni i shkaktuar nga Covid-19 ishte një goditje e fortë për shumë pjesë të ekonomisë globale. Por një efekt anësor i pandemisë ishte zhvillimi i Silicon Valley dhe degëve të tij të ndryshme, duke përforcuar një vrull që ishte tashmë tepër i lartë. Të gjitha llojet e mëkateve dhe gabimeve, nga llogaritja e dyshimtë tek sjellja ekzekutive arrogante, kanë tendencën që të anashkalohen në kohë të mira. Siç është shprehur edhe Warren Buffett, vetëm kur dallga e madhe kalon, mund të shihet se kush ka notuar lakuriq.

Një arsye tjetër për të qenë të kujdesshëm ndaj firmave teknologjike, është financimi i mjaftueshëm për sipërmarrje të rrezikshme. Investitorët e dëshpëruar për nxjerrje fitimesh, kanë hedhur para në biznese me vlerësime të larta, por perspektivat e të cilëve nuk janë testuar aspak.

Didi Chuxing, kompani kineze transporti, mund të marrë një vlerësim prej mbi 100 miliardë dollarësh në një shitje të aksioneve të ardhshme, pavarësisht se ka grumbulluar 13 miliardë dollarë në humbje kumulative. Kjo dukuri është theksuar me përhapjen e kompanive të blerjeve për qëllime të veçanta, të njohura me emrin SPAC, të cilat janë të dizenjuara për t’u bashkuar me firmat private.

Arsyeja e tretë pse duhet pasur kujdes me kompanitë e teknologjisë, janë drejtuesit e tyre. Dotcom dhe kushërinjtë e tyre të korporatave, shpesh drejtohen ende nga themeluesit e tyre. Shumë prej këtyre drejtuesve, kanë aksione kontrolluese, falë të drejtave të votimit të zgjeruara. Këta sipërmarrës kanë prirjen që të kenë besim mesianik në aftësitë e tyre dhe një pasuri po aq të madhe. Përzierja e aftësisë kontrolluese, pasurisë dhe besimit në vetvete, i nxit ata që të shpërfillin të gjitha kritikat dhe t’i shohin rregullat si gjëra që janë krijuar për njerëzit e tjerë.

Një firmë që nxjerr në pah të gjitha këto shqetësime është SoftBank. Si investitori më i madh i teknologjisë në botë, me një vlerë tregu prej mbi 120 miliardë dollarësh, ajo ka qenë thelbësore në nxitjen e entuziazmit për firmat teknologjike. Disa nga bastet e saj, përfshirë Didi dhe Coupang, kampion i tregtisë elektronike në Korenë e Jugut, kanë qenë suksese të mëdha. Por, përveçse ka mbështetur suksese, dhe në mënyrë të pashmangshme edhe nisma pa vlerë, kompania japoneze ka ngecur në baltë me firma si Greensill, një huadhënës britanik që u shemb në fillim të këtij viti; WeWork, kompani zyrash me probleme; dhe Wirecard, firmë mashtruese financiare-teknologjike gjermane.

Kjo ngre pyetje se si drejtohet SoftBank. Edhe pse ka një strukturë tentakulare, firma i ngjan shfaqjes Masa, ku të gjitha vendimet e mëdha merren nga themeluesi dhe shefi i saj, Son Masayoshi. Kjo përfshin mënyrën e alokimit të kapitalit – firma po shpenzon aktualisht mbi 200 milionë dollarë në javë për të mbështetur kompanitë.

Kontrolli i rrezikut brenda firmës është i vogël. Fondi i saj i brendshëm mbrojtës, i quajtur dikur “Balena Nasdaq”, trazoi tregjet vitin e kaluar, duke çorientuar aksione të kompanive të ndryshme. Kompania është transformuar kaq shumë herë, saqë analistët e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë ndodh atje. Marrëveshjet midis firmës, fondeve, drejtuesve dhe partnerëve të saj, mund të krijojnë rrezikun e konfliktit të interesit.

Por SoftBank nuk është e vetmja. Ka qeverisje të dobëta edhe në firmat e tjera të teknologjisë. Transparenca mungon. Në kompanitë e mëdha teknologjike, kërkesat për shfaqjen e transparencës janë shumë më pak kërkuese sesa për bankat e mëdha: raporti vjetor i Facebook ka 129 faqe, krahasuar me 398 në bankën JPMorgan Chase. Disa drejtues ekzekutivë të Lordstown Motors, një startup i automjeteve elektrike, dhanë dorëheqjen pasi firma shpalosi informacione të pasakta. Këto struktura të dyfishta aksionesh, shpesh mundësojnë që themeluesit e lartë të mbajnë kontrollin.

Në teknologji, investitorët aktivistë kanë relativisht pak ndikim. Ardhja e tyre do të përmirësonte sadopak standardet e qeverisjes së korporatave, duke nxitur bordin e menaxhimit për një vëzhgim më rigoroz (siç ka Elliott në SoftBank). Në mungesë të tyre, aksionerët dhe kreditorët konvencionalë duhet të jenë vigjilentë. Sepse kur të kalojë dallga, siç do të ndodhë pa dyshim një ditë, investitorët që i kushtuan vëmendjen më të madhe gjatë ditëve të vrullit, do të shpërblehen./Revista Monitor

Burri i pamëshirshëm e goditi fort me grushta dhe më pas e qëlloi me thikë, si mund të shpëtohej Anisa

Fqinja e 31-vjeçares e cila u vra brutalisht nga burri i saj, Florand Shehu në zonën e Daphne, ankesa e së cilës në polici për dhunën në familje u injorua, përshkruan përleshjet shumë të shpeshta mes çiftit dhe tensionin në dy vitet e fundit.

Sylvia Mourouti bisedoi në emisionin OPEN NEWS të Greqisë dhe përshkroi incidentet midis çiftit, dhe iu referua ditës kur thirri policinë për të raportuar dhunën në familje.

Sipas asaj që ajo, policia, megjithëse mbërriti në vend pas ankesës së saj, injoroi incidentin dhe u largua pa tentuar që të ngjiteshin në shtëpi dhe të njiheshin me përplasjet.

“Praktikisht pati shumë sherre dhe përplasje mes tyre . Në përgjithësi ka pasur tension në shtëpinë e tyre gjatë dy viteve të fundit. Dëgjova shumë zhurmë dhe thirra policinë. M’u tha nga qendra e thirrjeve se makina patrulluese do të mbërrinte për 25 minuta. Sidoqoftë, për shkak se intensiteti i përplasjes ishte i madh, i kërkova sekretares telefonike të dëgjonte nga telefoni im se çfarë po ndodhte në shtëpinë ngjitur. Më thanë të jepja detajet dhe se ata do të vijnë menjëherë”, tha Sylvia Mourouti.

Brenda pak minutave të ardhshme, policia mbërriti në vendngjarje, por u largua pa ndërhyrë. “Policia hapi dritaren e makinës dhe u largua. Unë dola në ballkon dhe prisja që ata të ktheheshin. Në fillim mendova se ata do të merrnin një xhiro në zonë. Ata nuk erdhën për fat të keq. Ata u larguan pa u ngjitur në shtëpi”, theksoi fqinja e fatkeqes 31-vjeçare.

Në këtë kontekst, Zëvendës Shefi i Policisë së Atikës, Nikos Rigas, deklaroi se hetimi përkatës do të provojë nëse punonjësit e policisë specifike i kryenin detyrat e tyre ose e neglizhuan atë.

Nëse policia greke do të kishte ndërhyrë në kohë, që nga 14 korrik, sot Anisa 31-vjeçare nuk do të ishte përcjellë për në banesën e fundit dhe do të kishte jetuar, duke u ndarë nga bashkëshorti që e kreu krimin ç’njerëzor duke e masakruar me thikë nënën e djalit 11-vjeçar.