Aplikacion
Prej ditësh, ekspertiza ka studiuar me vëmendje shkakun e vdekjes së 10 shtetasve kosovarë në aksidentin tragjik në Kroaci.
Ekspertiza vuri theksin te përdorimi i rripit të sigurimit gjatë udhëtimit.
Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi, sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.
Edhe pse autobusi ishte prodhim i fundit, ky fakt nuk i mbrojti aspak viktimat pasi nuk kishin vendosur rripat, të cilat ndodheshin në çdo sedilje.
“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.
Qytetarët kosovarë ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania.
Atleti kampion kapet duke qëndisur në tribunat e stadiumit të Tokios: Më mban të motivuarKampioni olimpik Tom Daley vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi fitoi medaljen e tij të parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Sportisti britanik, 27 vjeç u pa duke qëndisur në tribuna të Dielën gjatë Finales së Zhytjes 3m të Trampolinës për Femrat në Qendrën Ujore të Tokios në ditën e nëntë të Lojërave Olimpike në Japoni.
Ai u kap nga kamerat, teksa punonte me një copë ngjyrë rozë dhe krem, ndërsa shikonte garën e zhytjes nga stendat me atletët dhe zyrtarët e tjerë.
Tom shpesh ndan fotografi në faqen e tij duke thurur në Instagram, ku ai zbulon se punimet e tij me gjilpërë e kanë mbajtur atë të movituar gjatë stërvitjes për Lojërat Olimpike.
A e ngacmojnë akoma vajzat Ledrin? Përgjigjet SaraSara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, të cilët në dhjetor të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu.
Dyshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndajnë më ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Sara ka zhvilluar një bisedë vituale me ndjekësit në “Instagram”, të cilët e kanë pyetur a e ngacmojnë vajzat edhe tani Ledrin dhe blogerja me humor u është përgjigjur se kjo nuk ndodh fare.
“A e ngacmojnë vajzat Ledrin?”- pyet dikush. “Joooo, jo jo jo, fare, hmh”- ka shkruar Sara.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ledri foli edhe për marrëdhënien e tij me Sarën, prej sa kohësh janë bashkë dhe momentin kur mësoi se do të bëhej baba. Ai ka treguar se kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit “Princess Diana”. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është “the one”, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para ekon, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar.
“Unë fitova”! Posterat e Becchetti-t kundër Ramës mbushin Romën“Unë fitova, tani është radha ime të flas”. Francesco Beccheti tashmë ka nisur një fushatë fitoreje dhe promovimit të tij për atë që cilëson si fitore ndaj Ramës dhe qeverisë shqiptare, duke fituar në gjykatën Arbitrazhit dhe ku shtetit shqiptar detyrohet t’i paguajë 100 milionë euro.
Posterat e Becchetit kanë mbushur kryeqytetin e Italisë, i cili fton italianët që të njihen më në detaje se si e ka fituar këtë betejë, duke klikuar në ëebin e krijuar enkas për këtë. Posterat janë vendosur në Sheshin “Spanja” në Romë.
Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti fitoi përfundimisht gjyqin me shtetin shqiptar, për mbylljen e televizionit “Agon Channel”, në vitin 2015 duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro.
Prokuroria dhe prokuroria, asokohe publikuan një skemë korruptive sipas tyre, ku përfshihet Beccheti, ndërsa vetë ai pretendonte se mbyllja e televizionit ishte motivuar politikisht.
LAJM I FUNDIT/ Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri
Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.
Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.
Si e kontrollon miliarderi Soros OKB-në përmes OJF-ve të tijKonspiracioni rreth figurës së George Soros nuk ka fund. Ai nuk ka të bëjë vetëm me një paranojë lokale, kur Sali Berisha e akuzon miliarderin spekulant të bursave, se ka luajtur rol në shpalljen e tij “non grata”, apo kur Ilir Meta e fajëson për qëndrimet që mbajnë diplomatët e SHBA.
Nga kryeministri hungarez Orban e deri tek ish presidenti amerikan Trump janë të shumtë ata që kanë parë gjithmonë pas krijuesit të Fonadacionit për Shoqëri të Hapur një komplotues kundër shteteve sovrane në favor të një qeverisjeje globale.
Në këtë armatë renditet edhe e përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles”, që mbron idetë populiste të së djathtës radikale.
Kjo revistë i ka kushtuar këtë javë një investigim të gjatë mënyrës se si përmes OJF-ve të kontrolluara prej tij, Soros ka arritur të ndikojë OKB-në. Aty tregohet me dëshmi, se si interesat private janë infiltruar në rangjet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel global, tek “Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”.
Për të kuptuar më mirë sfondin e këtij investigimi revista bën një pasqyrë të funksionimit të OKB-së e cila konsiston në tre shtylla: siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut. Një nga aspektet e kësaj të fundit është edhe investigimi i problemeve me të drejtat e njeriut shtete të veçanta. Për këtë qëllim, “Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut” dërgon në këto vende emisarë specialë. Ata nuk janë punonjës të OKB-së, por specialistë të fushave të tyre, të cilët marrin një fond nga OKB dhe pastaj kanë të drejtën të ngrenë vetë fonde të tjera për të vijuar misionin e tyre.
Pikërisht këtu hyjnë në lojë OJF e Soros, të cilat nisur nga parimi se e vërteta ndikohet nga ai që paguan më shumë, i financojnë këto projekte që pastaj përmes vulës së OKB marrin forcën politike të përcaktimit të të drejtëve të njeriut në një shtet të caktuar.
Shkrimi i “Valeurs Actuelles” bazohet në një raport të juristit konservator, Grégor Puppinck, i cili është drejtor i Qendrës Evropiane për Ligj dhe Drejtësi (ECLJ). Në hyrje të raportit të tij ai parashtron si funksionon skema e influencimit.
“Në epokën e globalizimit,” shkruan ai, “qendrat vendimmarrëse po largohen nga popujt dhe kryeqytetet e tyre historike për t’u përqëndruar në disa kryeqytete të reja të qeverisjes botërore…Ndërsa fuqia lëviz ajo ndryshon edhe natyrën e saj: ajo synon të jetë globale dhe për këtë arsye do të shkëputet nga varësia prej sovranitetit të popujve të veçantë. Në këtë kontekst të globalizuar, shumica e Shteteve janë aktorë lokalë, të kufizuar nga natyra dhe pa mjete të mëdha; përkundrazi, kompani të caktuara dhe fondacione private janë lojtarë globalë me burime të konsiderueshme, të çliruar nga burokracia administrative dhe demokratike”. Këto OJF dhe organizma ndërkombëtare plotësojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën thotë ai: “OJQ –shërbejnë si leva që i mundëson organizmave ndërkombëtarë të veprojnë në shtete të veçanta, ku ato mbledhin të dhënat dhe bëjnë kokluzionet. Më pas organizatat ndërkombëtare e përkthejnë në mesazh politik përfundimin që kanë nxjerrë OJF-të”.
Pra, sipas “Valeurs Actuelles”, ajo që revista e konsideron si grusht shteti të fondacionit Soros, konsiston në tentativën e Organizatave Jo Fitimprurëse të financuara prej tii për tu infiltruar në OKB duke shmangur kështu nga vendimmarrja shtetet sovrane. Dhe siç u shpjegua më sipër kjo realizohet përmes emisarëve specialë të OKB-së që inspektojnë një shtet të caktuar.
Po cili është qëllimi i sistemit të procedurave speciale dhe i dërgimit të këtyre emisarëve? Sipas Kofi Annanit, ish sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ato janë “margaritarët e kurorës së sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. OKB-ja merr rreth 600 kërkesa në vit pëmes të cilave asaj i kërkohet të analizojë faktet në një vend të veçantë dhe t’u bëjë rekomandime Shteteve për të korrigjuar situatën. Ky mekanizëm është shumë i gjerë, pasi i lejon çdo individi të ankohet për secilin shtet në botë. Ato përfshijnë çështje si të drejtat për ushqim, arsimim, diskriminim kundër grave dhe vajzave, liria e fesë ose besimit, të drejtat e migrantëve, fëmijëve, dhuna dhe diskriminimi për shkak të orientimit seksualiteti dhe identiteti gjinor, format bashkëkohore të racizmit, ndalimi arbitrar, zhdukjet me forcë, etj. Pikërisht për këto tema inestigojnë në shtetet sovrane emisarët specialë të OKB-së.
Shkrimi i revistës franceze ka zbuluar se një pjesë e madhe e këtyre emisarëve ose janë ish punonjës apo drejtues të OJF-ve të Sorosit, ose janë financuar në misionet e tyre nga Fondacioni për Shoqëri të hapur. Kështu Sorosi ndikon direkt në raportet përfundimtare të OKB-së për të drejtat e njeriut. Dhe për të kuptuar influencën që një gjë e tillë ka duhet ditur se këto raporte me vulën e Kombeve të Bashkuara shërbejnë si referenca juridike në mbarë botën. Për të dhënë një shembull: Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg, përmend në 14 nga vendimet e saj një nga raportet e emisarëve specialë të OKB-së.
Kjo nuk është hera e parë që revista “Valeurs Actuelles” dhe juristi Grégor Puppinck denoncojnë tentakulat e Sorosit.
Në Shkurt 2020, disa javë para se koronavirusi të pushtonte kontinentin e vjetër ata publikuan një studim tregonte se një pjesë e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vinin direkt nga rrjeti i OJQ -ve të Fondacionit për Shoqëri të hapur. Madje këta gjyqtarë kishin qenë edhe në konflikt interesi sepse kishin gjykuar kazuse të ngritura nga organizatat për të cilat patën punuar më parë.
Vrasja në SHBA/ Shqiptarja ndodhej afër varrezave kur u qëllua në makinë, babanë ia ekzekutuan në ‘96Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me vrasjen e Joana Pecas, shqiptares 27-vjeçare që u gjet e vrarë nga policia. Sipas mediave amerikane, ajo u qëllua rreth orës 5:30 pasdite, të shtunën pranë varrezave Woodlaën Memorial Gardens në Shën Petersburg, thanë oficerët e Departamentit të Policisë në Shën Petersburg.
E vendosur pranë cepit të 60th Street South dhe 1st Avenue South, oficerët gjetën Joana Peca, 27 vjeç, e vdekur brenda makinës së saj me një plagë me armë zjarri. Peca kishte dy fëmijë të vegjël në makinë me të dhe oficerët zbuluan se ata ishin të padëmtuar, por shumë të frikësuar.
Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar të ndaluar dhe oficerët raportojnë se hetimi është duke vazhduar. Asnjë emër i ndonjë të dyshuari të mundshëm nuk u publikua në raportin e Departamentit të Policisë në Shën Petersburg.
Po ashtu mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në çështje të trafikut të drogës.
Fronin e Usain Bolt e merr një italian, ky është kampioni i ri në 100-metërshTë gjithë sytë janë nga SHBA dhe Xhamajka për nxjerren e sprintierëve më të mirë. Si çdo garë olimpike ata janë protagonistët kryesorë në garat 100-metërsh, 200 metërsh dhe stafetë 400 metra.
Megjithatë këtë herë fronin e Usain Bolt e ka marrë një italian, Lamont Jacobs shkruan historinë në atletikë dhe për sportin italian duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Edhe pse goxha larg rekordit botëror të xhamajkanit, Jacobs ka mbyllur garën finale të 100 metrave i pari në Tokyo me kohën 9:80.
Me këtë rezultat ai thyu rekordin evropian. Në vendin e dytë u rendit amerikani Fred Kerley me kohën 9”84 dhe në të tretin kanadezi Andre de Grasse me kohën 9”89.
Edhe vetë italianët janë surprizuar dhe askush se priste që pasuesi i Usain Bolt të ishte pikërisht një garues italian dhe për Jacobs është një histori e jashtëzakonshme suksesi.
Aksident i rëndë në Burrel/ Benzi del nga rrugaNjë aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel – Klos. Një makinë tip “Benz” doli nga rruga dhe ka përfunduar në shkurre.
Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta. Fatmirësisht, si pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Çfarë po i ndodh Kim Jong-Un? Bie nga pesha në mënyrë drastikeNdoshta nuk e keni parë kurrë në këtë formë fizike dhe do mbeteni të shtangur.
Në pamjet e fundit që qarkullojnë duket që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka rënë në mënyrë drastike nga pesha.
Pak ditë më parë ai u raportua se kishte humbur 44 kilogramë në fillim të këtij viti.
Diktatori u shfaq për të përshëndetur një turmë oficerësh ushtarakë entuziastë dhe dukej se kishte humbur peshë rreth belit dhe fytyrës. Ai ishte dobësuar aq shumë sa kostumi “Maos” i vinte pak i gjerë.
Dikur: