zoom

Day ArchiveNuk mjafton Zajmina te ujësjellësi i Shijakut, por shihni ku e merr rrogën “ylli” tjetër i Rilindjes

Të tjerë emra nga radhët e Rilindjes dalin në skenë të cilët shpërblehen për shërbimet e tyre ndaj partisë.

Pas Zajmin Vajsarit e cila u emërua si specjaliste e ujësjellësit në Shijak, këtë herë në rrjet po lakohet emri i Bledi Manes.

Këtij të fundit i ianë publikuar dokumentet e shpërimit që merr nga Rilindja si specjalist pyjesh.

 

 

Vera 2021/ Ky është vendi në Llaman që vetëm një pjesë e di

Këtë verë e kisha ndarë mendjen! Do ndaloja së ndjekuri këmba-këmbës sugjerimet e influencer-ave në Instagram dhe do t’i besoja këshillave të një miku. Kështu, në vend që të bëja atë që kam bërë minimalisht 3 vitet e fundit, zgjodha të pushoja diku, për të cilin vetëm një pjesë ka dëgjuar të flitet.

E zhgënjyer jo pak herë nga reklamimet në rrjetet sociale dhe e etur për një palë pushime të mira iu drejtova një vendi misterioz në Llaman. Të tentosh t’u këshillosh njerëzve një vend për pushime dhe të dalësh garant për të është një rrezik që dua ta marr.

I gjendur në një kënd tepër joshës të vijës sonë bregdetare, ajo çka mundi së pari të më tërhiqte në bar-restortin “Submarine Bay 105” ishte pamja që u shfaq para meje. Përgjatë 7 ditëve qëndrim në të, mëngjeset e mia i shoqëroi privatësia, zhurma e detit dhe rehatia, e ndërsa mbrëmjeve munda të rijetoj muzikën, koktejlet dhe jetën e natës, kaq shumë të munguar në një vit pandemik.

 Arredim elegant, “tretur” në thjeshtësinë bregdetare. Gurë, strehëz e valëvitur kashte dhe palma, një “mini ishull” i pabanuar, gërshetuar me detaje moderne.

Arredim elegant, “tretur” në thjeshtësinë bregdetare. Gurë, strehëz e valëvitur kashte dhe palma, një “mini ishull” i pabanuar, gërshetuar me detaje moderne.

Peizazhe thuajse surreale, fotografi që shkrepen nga lartësia e një mulliri me erë, i ideuar posaçërisht për të fiksuar në celular dhe kamera momentet magjike të perëndimit mbi plazhin e Llamanit.

E lodhur nga fasada e vendeve klishe, tanimë të mbipopulluara dhe shërbimi shqetësues, “ Submarine Bay 105” mundi të më ofronte arratisjen në një vend që më shpuri fare pranë jetës së egër, përmes gjelbërimit, thjeshtësisë në arredim dhe ruajtjes me fanatizëm të atmosferës detare, ashtu siç nga ana tjetër, mundi të më llastonte me “lukse” moderniteti; shisha, një sallatë e ftohtë apo një mojito.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Submarine Bay 105 (@submarine_bay_105)

E trembur jo pak nga çmimet absurde të faturave që qarkullojnë në mediat sociale, druhesha se do më duhej të bëja pakt me veten, të sakrifikoja kënaqësinë e të ushqyerit shijshëm, ose në të kundërt të përgatitesha për një shkundje të mirë xhepash. Kjo është dhe një ndër arsyet parësore, përse këmbëngul që “Submarine Bay 105” duhet të jetë në listën tuaj këtë verë. Marrë në dorë nga mjeshtra të kuzhinës, ushqimi ekzotik, produktet e freskëta dhe çmimet e arsyeshme do t’ju mbajnë larg stresit të shpenzimeve, teksa gjendeni aty me prindërit, partnerin/en apo edhe fëmijët.

Tjetër gjë që më bëri përshtypje ishte përzgjedhja me kujdes e muzikës në sfond. Ngritur si biznes nga djem të rinj e energjikë, përkushtimi ndaj punës i kish’ dhënë frytet e tij. Lista muzikore përfshin zhanre të ndryshme, teksa DJ-të e përzgjedhur do të sigurohen që t’i japin më shumë jetë dhe ngjyra ditës e mbrëmjes suaj, përmes ritmit dhe remix-eve intriguese.

Diçka më shumë? Çadër dhe shtetër të mirëmbajtur edhe për më sqimatarët si dhe pastërti në të gjithë perimetrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Submarine Bay 105 (@submarine_bay_105)

Më falenderoni më vonë!


Shënim: Kjo rubrikë ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes i sinqertë, ku bazuar në eksperiencat tona personale përgjatë verës 2021, ju sugjerojmë vende apo ide interesante dhe mbi të gjitha të vlefshme!

Detaje tronditëse nga krimi në Athinë/ 40-vjeçari shqiptar përdori një thikë 28 cm për të vrarë gruan, e reja u godit 2 herë në mitër

Detaje të reja kanë dalë nga krimi që tronditi Athinën 2 ditë më parë ku 40-vjeçari shqiptar masakroi për vdekje gruan e tij,

Të dhënat nga ekzaminimi mjeko -ligjor janë tronditëse.

Sipas ekzaminuesve mjekësorë, gruaja ka 2 goditje pjesën e qafës së mitrës, ajo nuk ka shenja të një përleshjeje dhe ndoshta ishte shtrirë në shtrat pa qenë në gjendje të imagjinonte se çfarë do të pasonte.

Goditja sipas indikacioneve të para, ishte fatale pasi ajo u godit nga një thikë 28 cm.

Të shtunën në mëngjes, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në prokurori. Në të njëjtën kohë, siç dihet, vrasësi po ndiqet penalisht për vrasje me mashtrim në gjendje të qetë shpirtërore si dhe për mbajtje të armës.

Tr

Të gjithë fqinjët e akuzojnë për dhunë në familje dhe sjellje abuzive ndaj 31-vjeçares shumicës së qiramarrësve, të cilët folën në polici menjëherë pasi 40-vjeçari u shfaq në komisariat, 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij.

Në të njëjtën kohë, ata shtuan se çifti nuk ishte i lumtur ndërsa ata vazhdimisht grindeshin, me zërat e tyre që dëgjoheshin në të gjithë ndërtesën e apartamenteve.

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme. Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji  një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

Gazetari i jep vajzës fjalën që do të kthehet me patjetër në shtëpi, ndërsa në një postim të bërë sot në llogarinë  e tij në Facebook, Koplikaj shprehet se shpreson që Jasmina të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,”tregon 11-vjeçarja.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Beiruti në Liban, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe rreth orës 20:00 do të mbajë në aeroportin “Nënë Tereza” një konferencë për mediat.

Riatdhesimi shqiptarëve nga Siria/ Zbulohen detajet e operacionit të tretë

Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Liban Muhamed Veliu shpjegon si u bë i mundur nxjerrja nga kampi Roj i 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë.

E vlerëson këtë operacion të tretë si të më të vështirin krahasuar me dy të parët.
Marc Ghorayeb në fillim të intervistës shprehet se “askush nuk mund të duartrokasë i vetëm për këtë”.
Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes si u finalizua ky operacion i tretë.
“Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Qeveria Shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe ministri Çuçi kanë një ndihmë të jashtëzakonshme për tu koordinuar që kjo të ndodhë në marrjen e këtyre fëmijëve dhe grave. Ky është operacioni jonë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë por ky i treti akoma më i vështirë.
Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian.
Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë“, deklaroi për Top Channel Marc Ghorayeb.

Sërish rritje rastesh/ 45 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684
Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5

4 simptoma të reja/ Çfarë ndodh me të vaksinuarit që preken nga Covid

Britanikët e vaksinuar kundër Covid 19 po raportojnë simptoma unike, të padëgjuara deri tani.
Shërbimi shëndetësor në vend raporton se nëse keni tështima të vazhdueshme, e ndërkohë jeni vaksinuar, kjo mund të jetë një shenjë se jeni infektuar sërish. Tre simptomat e tjera që po mbizotërojnë tek personat e imunizuar por që preken sërish nga sëmundja janë dhimbja e fortë e kokës, hundët që rrjedhin dhe fyti i acaruar. Ato konsiderohen për çdo të buta krahasuar me simptomat e forta të virusit fillestar si temperatura e lartë dhe kolla e vazhdueshme ngacmuese.
Ekspertët thonë se në total, ka rreth 20 simptoma të Covid-it, ndaj jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet me saktësi se çfarë po kalon personi. Megjithatë, për dyshimet që mund të kenë britanikëve u kërkohet që të këshillohen me mjekët specialist.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se varianti shumë infektues Delta do të bëhet lloji mbizotërues në të gjithë botën, por një studim premtues tregoi se vaksina të caktuara me dy doza vazhdojnë të jenë mbrojtëse nga ky variant..

“Mos fluturoni”, nga 145 km/h deri në 166 km/h, nuk ‘ndalen’ automjetet në Fier-Vlorë, në 6 orë vendosen 62 gjoba dhe pezullohen 19 leje drejtimi

Bypassi Fier-Vlorë tashmë po kthehet në një pistë ‘garash’ për automjetet apo drejtuesit që kanë hobi shpejtësinë.

Në vetëm 6 orë monitorim Policia ka kapur automjete me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe ka pezulluar 19 leje drejtimi ndërsa ka gjobitur 62 të tjerë.

Ndërkohë në gjithë Shqipërinë janë arrestuar 11 persona dhe janë vendosur 1 mijë e 690 për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë Policia ka një apel për gjithë drejtuesit e mjeteve që mos ‘fluturojnë’ për të arritur sa më parë detin, pasi në rastin më të mirë do të gjejnë policin ose radarin dhe në rastin më të keq, aksident.

NJOFTIMI NGA POLICIA

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në rrugën interurbane Fier-Vlorë

Policia Rrugore e Fierit ? me radarë?, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Bypass, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Për 6 orë monitorim, 19 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 masa adminstrative për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve.

Mos fluturoni ? në rrugë ?️për të arritur sa më parë detin, së në rastin më të mirë do arrini radarin ?dhe policin rrugor?‍♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!?

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me ????.

#❌shpejtësisë???️ ❌alkoolit?në?

#Radari ?drageri?dhepolici??tëshpëtojnëjetën

“Pengje në ferr”! 5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bejrut për të marrë shqiptarët që kanë qenë peng në kampet e ISIS.

Ekipi shqiptar, i përbërë nga Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama si dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit si dhe Kolonel Fauzi Shamaun zv. drejtor i sigurisë kombëtare libaneze krahu i djathtë i Gjeneral Abas Ibrahim drejtor i sigurisë kombëtare në Liban, ndodhen këto momente në zonën Al Hasaka në Sirinë Verilindore për të marrë 19 shtetasit shqiptarë. Ata fillimisht do të udhëtojnë drejt Damaskut e më pas do të mbërrijnë në Bejrut.

“Falë mbështetjes së gjeneralit Abas, unë jam këtu për t’i marrë fëmijët dhe gratë për t’i kthyer në Atdhe. Mbërrijnë nesër. Zotimi për t’i riatdhesuar të gjithë dhe gjallë është i mbajtur, kemi mundur të tërheqim për të gjithë ato që kemi marrë informacion. Lajmi i mirë është se nesër këto pengje kthehen në Shqipëri. Nuk dua të komentoj me shërbimet partnere, se janë shemë sensistive se janë disa veprime të shumta”, tha Rama.

Elseid Hysaj përsëri në telashe! Napoli bën lëvizjen e papritur duke e hedhur në gjyq

Problemet për Elseid Hysajn si duket nuk do të mbarojnë kurrë. Pasi shkëputi kontratën me Napolin, dhe u trasnferua te Lacio gjatë prezantimit para shokëve një këngë e kënduar prej shkodranit u bë mollë sherri me tifozët ultras të bardhekaltërve, po aq sa nuk prodhoi dhe një përplasje fizike.

Por nuk mbaron këtu pasi ditën e sotme gazeta italiane ‘’Il Mattino’’ ka publikuar një lajm ekskluziv ku pretendohet se Napoli ka hedhur në gjyq Elseid Hysajn për çështje disiplinore që nga viti 2019. Presidenti De Laurentis i është drejtuar gjykatës për këtë çështje dhe kërkon nga Hysajn 65 mijë euro, që i bie 25% e pagës mujore bruto të mbrojtësit të Kombëtares. Para një jave ka pasur një njoftim për futbollistin shqiptar dhe palët shumë shpejt do të përballen me njëra tjetrën në gjykatë.

Po çfarë ndodhi? Në vitin 2019, Napoli shpallej nënkampion Italie nën drejtimin e Karlo Ançelotit duke arritur të fitojë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes me Salzburgun e vlefshme për Champions, Ançeloti nuk u paraqit në konferencë për shtyp dhe rrezikoi gjobë nga UEFA. Gjithashtu, drejtuesit e klubit parashikuan një grumbullim të detyruar për skuadrën në formë ndëshkimi, por të gjithë u larguan drejt shtëpiave të tyre përfshirë dhe Hysajn. Kjo situatë zgjati një javë, dhe më pas lojtarët u shfaqën në stërvitje, dhe ndërkohë drejtuesit e Napolit u zotuan se do të merrnin masa të rënda ndaj futbollistëve. Pikërisht kjo çështje që nga viti 2019 është rihapur dhe Hysaj tani më është në telashe.

Çështja për dy futbollitët Alan dhe Milik dhe pasi u larguan është pezulluar, dhe mesa duket kjo praktikë do të ndiqet vetëm për Elseid Hysajn. Një situatë e pakuptimtë e cila të bën të mendosh dhe një farë mllefi që presidenti De Laurentis ka me Hysajn që pas transferimit të tij drejt Lacios. Kjo situatë ka bërë bujë në Itali, ndërkohë priten të tjera të reja në vazhdim për sa i përket gjyqit.