zoom

Day ArchiveKëngëtarja Zajmina Vasjari ndërron profesion? Emërohet specialiste pranë ujësjellësit të Shijakut

Këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari është emëruar specjaliste e ujësjellësit në Shijak.

Askush nuk e di se çfarë specializimi ka mbaruar zonja Vasjari lidhur me këtë profesion të ri, por sipas një dokumenti të publikuar duket se ajo do të marrë rrogën e specialistes pranë ujësjellësit të Shijakut.

Dokumenti është publikuar nga Taulante Koplikaj.

Berisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarët nuk e meritojnë Kimeten

Sali Berisha e meritonte deklaratën e sotme të Yuri Kim.

Ai duhet me doemos të gjendej në këtë pozitë, sepse ajo që ka lënë pas, si trashigimi në PD, është një çetë eunukësh të emëruar, të paaftë që të mbrojnë trashigiminë e kësaj partie, apo qoftë edhe të thonë thjeshtë mendimin e tyre.

Ai duhet ta vuante këtë dramë sepse i imponoi të tijëve, në mënyrë antidemokratike, një lider të squllët që pasi provoi se shet në çdo rast të gjithë antarësinë, mundet ta bëjë këtë edhe me atin e vet politik.

Ai duhet ta pësonte këtë fund edhe për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit me politikat e tij, që nga burgosja e liderit të opozitës dhe vjedhja e zgjedhjeve të 26 majit ’96, në mandatin e parë, e deri tek Gërdeci e 21 janari përgjatë të dytit.

Si një njeri që pjesën më të madhe të jetës së vet publike e ka kaluar në barikadën e kritikut të rreptë të Sali Berishës, madje edhe atëherë kur ai ishte heroi i demokracisë për diplomatët amerikanë, unë personalisht duhet të isha i lumtur për këtë që po ndodh. Ashtu si unë edhe shumë të tjerë mund të përsërisnin shprehjet standart, se e vërteta vonon por nuk haron, se një ditë gjërat shkojnë në vendin e tyre, se diku ka zot që sheh gjithçka nga lart.

Ky do të qe një kompensim për të gjithë ata që janë ndjerë të dëshpëruar, kur lexonin deklaratat e Nanos nga burgu se, Berisha po e mbante në qeli me bekimin e diplomatëve të SHBA-së. Ky do të ishte një shpagim për këdo që është demoralizuar pas kasaphanës elektorale të ’96, kur është njohur me zgjidhjen amerikane, që të përsëriteshin vetëm disa zona që e linin prapë vjedhësin e zgjedhjeve në pushtet.

Ky do përbënte një revansh për këdo që si ka duruar dot togflajëshat “burrë shteti” dhe “Yll në gritje” për Bashën, ende pa u tharë gjaku i katër protestuesve të vrarë në bulevard .

Pra, parë në këtë këndvështrim të thjeshtëzuar, gota mund të dukej e mbushur gjysëm plot, ngaqe pas dredhive dhe diplomacisë mashtruese edhe amerikanët erdhën në qëndrinet që ka mbajtur pjesa më e shëndoshë e publikut shqiptar.

Por në fakt nuk është kështu. Sepse pozicioni i sotëm i ambasadaores së SHBA-së nuk është i sinqertë.

Nuk ekziston asnjë rregull morali ku hipokrizia aktuale fshin atë së kaluarës. “Non grata” i tanishëm nuk e fshin dot burrin e djeshëm të shetetit. As deklaratat e për minuesin e demokracisë nuk e zhbëjnë dot shplarjen e trurit me mikun e familjes Bush, apo njeriun që Obama e uli pranë vetes, kur Shqipëria u fut në NATO.

Sot nuk ka asnjë vlerë të hakmerresh me një njeri të larguar prej tetë vitesh nga pushteti, kur këtë nuk e bërë në kohën e duhur, atëhere kur shqiptarët kishin më shumë nevojë. Nuk ka as moral, nuk tregon as fuqi, ti vihesh me bukë në tratë një gjysëm pesionisti politik, që e ka shitur në heshtje edhe partia e tij.

Sot Sali Berisha edhe po të dojë, nuk e ka më fuqinë ti bëjë dëm askujt.

Prandaj të mundohesh ta shndërrosh fabulën e tij si çështjen kryesore politike në vend, është ose një qasje idiote, ose një qasje mashtruese. Në të dy rastet, ajo që bëri Yuri Kim sot i shërben vetëm një njeriu: Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai, që po e shpie Shqipërinë drejt humnerës do të mbajë Berishën në qendër të debatit politik. Edhe shpreja e ambasadores për një PD që do të hajë bar, nëse nuk ndahet nga lideri i saj është një nga lajtmotivet e kuzhinës së propagandës rilindase për opozinën e pareformuar që humbet se nuk ndahet dot nga e shkuara.

Pra, ky është një nga rastet e shumta që kemi parë në këto 30 vjet, kur selia e rugës së Elbasanit thjesht renditet në barikadën e pushtetit.

Por kohët e fundit kjo po bëhet me një arrogancë përçmuse në thelb, me një vulgaritet në formë dhe me mungesë zgjuarsie në komunikim, sa po ia shpif një pjese gjithnjë e më të madhe shqiptarësh. Jo më kot në rrjetet sociale janë shtuar shumë ata që i kanë ngjitur një mbrapashtesë shqiptarizuese mbiemrit të ambasadores. Ata e vërejnë pozicionin e saj të dezekulibruar, qëndrimin që mbajti për marrëveshjen e 5 qershorit, heshtjen për teatrin, deklaratën qesharake për raportin e OSBE- ODIHR dhe propagandën bajate për drejtësinë tashmë të kapur.

Ata e dallojnë se dikush po kërkon ti hedhë hi syve, duke i detyruar të besojnë se problemi më i madh i këtij vendi është një plak që denoncon nga Facebook, ndërkohë që raportet e departamentit të shtetit na paraqesin një shtet me korrupsion galopant dhe që mbetet vend origjine për trafikun e narkotikëve.

E pra, sa do të këmbëngulë Yuri Kim Sali Berisha nuk bëthet dot më e keqja që ajo na përshkruan. Dhe këtu çështja nuk është tek fati personal i liderit historik të PD. Ai e meriton atë që po i ndodh. Por ama shqiptarët nuk e meritojnë propagandën debile që del nga goja e ambasadores në formë shantazhi për opozitën.

Sporti në Shqipëri, peng i politikës! Shqipëria nuk investon as sa Kosova

Jemi mësuar që gjithmonë, politikanët të tentojnë të rrëmbejnë suksesin e sportistëve. Ata nxitojnë që të urojnë për fitoret, por harrojnë më vonë t’i mbështesin për gjatë vitit.

Për të vërtetuar këtë mjafton të kujtojmë se së fundmi jehonës së fitimit të medaljeve të kampioneve të ekipit të Kosovës në Tokio 2020 iu bashkuan edhe politikanët e Shqipërisë, të cilët menjëherë me urimin për fitoren e medaljeve të arta si Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u përpoqën ta “grabisin’ këtë sukses me postimet e tyre.

Historia duket se nuk ndryshon, me sportistë që triumfojnë dhe me politikanët që duket se kërkojnë që të “grabisin” suksesin e tyre. Por kjo mbështetje vjen vetëm atëherë kur ata janë fitues, ndërsa në shkallët dhe vështirësitë e punës që i ka çuar tek ky sukses, sportistët lihen mënjanë nga politika, madje në shumë raste nuk u ofrohen as kushtet për tu stërvitur ashtu siç duhet. Sikur të mos mjaftonte kjo përbuzje, në momentin që këta persona sjellin medaljet janë heronj, ndërsa më pas trajtohen si të mos kishin qenë kurrë të tillë.

Së fundmi në një raport të punuar nga Erisa Kryeziu, rezulton se për qëverinë sporti nuk është parësorë.

Përgjatë të gjithë historikut të shpërndarjes së kompetencave të ministrive përkatëse, sporti në Shqipëri është parë gjithmonë si një “shtojcë” që i vihej nga pas ministrive, kryesisht dhe më së shumti asaj të Arsimit. Thënë kjo, edhe në retorikën apo ligjërimin publik e politik të ministries përkatëse prania e sportit ka qenë e pakët, për të mos thënë inekzistente. Për të përforcuar këtë konkluzion, me lehtësinë që të japin edhe rrjetet sociale mund të vëresh fare lehtë rëndësinë që i jepet sportit në këto ligjërime. Mjafton të lëvizësh mes postimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (e cila megjithëse e tillë nuk është e shkruar saktë, duke i munguar një presje që ndan arsimin me sportin) në rrjetin social Facebook, për të kuptuar këtë konstatim.

Sigurisht që ashtu sikurse e kemi vënë re edhe në monitorime të tjera të komunikimit në faqet zyrtare të institucioneve në Shqipëri, edhe në këtë rast faqet zyrtare janë thjesht kanal transmetimi i një mesazhi të postuar fillimisht nga drejtuesit e tyre. Kësisoj në të gjithë soditjen e faqes ke të aktivizuar përmes postimeve vetëm formatin “share” (shpërndarje postimesh). Vitet e vrojtuara me lupë, ndoshta nuk përkojnë me më të mirën e mundshme, duke qenë se kishim dhe jemi në një periudhë pandemie, mirëpo shërben si një formë monitorimi.
Nëse do të shikojmë me kujdes 3faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Facebook për vitin 2020 dhe 2021 (deri më tani), shohim që vëmendja ndaj sportit përmes postimeve është minimale për të mos thënë inekzistente.

Mbështetja financiare për sportin në 5 vitet e fundit Shqipëria është një vend në zhvillim dhe si e tillë buxhetet që ajo akordon për secilën ministri përkatëse kanë tendencë rritjeje, për aq kohë sa synojmë mirëqënien ekonomike. Njëjtë me ministritë e tjera edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ndër vite ka një rritje të buxhetit të saj. Për të kuptuar këtë mjaft të shohim buxhetet që kjo ministri ka pasur në 5 vitet e fundit, prej vitit 62016 deri më 2020. Përkatësisht, për vitin 2016, buxheti i rishikuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte 35 miliardë e 557.6 milionë lek. Për vitin 2017, buxheti i rishikuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte 36 miliardë e 333.6 milion lekë. Ndërsa për vitin 82020 buxheti i rishikuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte 44 miliardë e 420.9 milionë lekë, duke përfshirë këtu edhe të ardhurat e trashëguara nga vitit 2019.

KLIKO KETU PER TE PARE RAPORTIN E PLOTE

PD hesht për deklaratat e ambasadores Kim për përjashtimin e Berishës

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më parë, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit

Kim takon Bashën: Berisha të mos jetë në parlament

 

Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t’u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.

Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.

Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. “Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, theksoi ambasadorja Kim.

Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.

Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.

Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.

Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe një nga kandidatët në garën e zhvilluar në qershor për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh përmes një statusi në Facebook se “është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e SHBA-ve për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është”. Sipas tij “është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA”. Zoti Kadilli kujtoi se “në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”. Demokratë të shohim nga e ardhmja”, përfundon ai.

Kallëzohet në SPAK kryepolici Veliu, mori makina të shtrenjta me qira, dëm buxheti të shtetit

Banorë të fshatit Lumas në Berat të cilët janë vënë në mbrojtje të Kanionit të Sinecit dhe të cilët kanë qenë pre e dhunës së vazhdueshme të policisë kanë dorëzuar në SPAK një kallëzim ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pasi kanë dyshime se ky i fundit ka vënë policinë në shërbim të pronarëve të Hecit me qëllim për të shtypur banorët, por njëkohësisht ka marrë me qera makina, vlera e së cilave i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit.

Datë 30.07.2021

KALLZIM PENALTË KALLZUAR:

1. Ardi Veliu, lindur në Delvinë më 2.03.1972, me detyrë funksionale Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Objekti:

1. Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli , për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal

Drejtuar:Prokurorisë së posaçme Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Baza ligjore: Neni 283 i K.Pr.Penale.

I nderuar Kryetar:

Ne kallzuesit jemi banorë të fshatit Lumas, Bashkia Kuçovë me nr Nipt K86504103D, me adresë Tafil Skëndo, Kuçovë.

FAKTI I KALLZUAR NGA ANA JONË ËSHTË SI MË POSHTË:

Në Bashkinë Kuçovë në Kanionin e Lumit Sinec ndodhet zona e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre, me Vendimin e Këshillit të Ministrave 676 datë 20.12.2002 (për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre) ndodhet dhe një burim uji i cili është pjesë e këtij monumenti natyre.

Bashkinë Kuçovë ka nxjerrë një leje ndërtimi dhe pikërishtë Leja Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec, e cila siç e theksuam më sipër është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre.

Bashkia Kuçovë në lejen e ndërtimit të saj me Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 pretendon se do të ndërtoj mbi këtë kanion, ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz.

Duke mos qënë dakord me cënimin e burimit të ujit të Sinecit, e cila është tashmë zonë e mbrojtur në banorët e fshatit Lumas kemi ushtruar të drejtën tonë të tubimit paqësor ndaj cënimit dhe shkatërrimit të këtij burimi si një e drejtë kushtetuese. Edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ajo është shprehur se e drejta për lirinë e tubimit është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet në një shoqëri demokratike dhe njësoj si liria e shprehjes, është një nga themelet e një shoqërie të tillë.

Gjatë këtyre tubimeve paqësore të realizuara nga ana jonë jemi hasur me dhunë të ushtruar nga punojësit e policisë Berat dhe Kucovë ndaj banorëve të fshtatit Lumas . Për të cilët kemi dyshime se bëhen më urdhër të Drejtuesit të Policisë së shtetit Ardi Veliu, pasi nuk ka mundësi që edhe pas ankesave tona të shumta dhuna e ushtruar nga punojësit e policisë së shtetit ndaj nesh nuk ka ndaluar. Për më tepër që punojës policie të shumtë në numër kanë qënë prezentë cdo ditë duke i dalë krahë subjektit privat i cili ka marrë përsipër të ndërtojë këtë ujësjellës. Vetë qëllimi i funksionimit të policisë së shtetit, prashkiuar që në nenin 2 të Ligjit Nr. 108/2014 për “Policinë e Shtetit” e ka të parashikuar qartë se Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut , dhe jo si në rastin konkretë ku policia e shtetit është vënë në funsksion të subjektit privat i cili ka ndërtuar pa leje , duke cënuar burimin e ujit Sinec , që është zonë e mbrojtur. Vëetetuar ky fakt edhe nga shkresat me nr. 122/1 prot., datë 29.07.2021, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bën me dije mbas inspektimit të kryer nga inspektorët përkatës, është konstatuar se nga Bashkia Kucovë dhe subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k kanë kryer punime brënda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec zonë e mbrojtuar kategrora e tretë me VKM 676, datë 20.12.2021 pa leje përkatëse, dhe për këtë arsye është marrë masa e pezullimit të punimeve në këtë zonë.

Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura nga monitorimi i kryer me datë 26.07.2021 në monumentin e natyrës “Kanioni i Sinecit” ka konstatuar se po kryhen punime të paligjshme nga subjekti “Salillari” sh.p.k i cili është kontaktuar nga Bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi, që cënon drejpërdrejtë” territorin e shpallur “Monument Ntayre “ me VKM 303, DATË 10.05.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar të përditësuar, të monumentet e natyrës Shqiptare” dhe sipas ligjit të zonave të mbrojtura Nr. 81/2017 neni 17 pika 1 zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes e njëtë me “Rezervë Strikte” dhe sipas ligjit rrethohet nga një zonë buferike me gjerësi deri 200 metra nga perimetri I monumentit, kjo sipas shkresës me Nr. 121 datë 23.07.2021 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Policia është vënë në shërbim të këtij subjekti jo vetëm gjatë zhvillimit të tubimeve por duke u kthyer edhe në roje private e këtij subjekti duke ruajtuar automjete e kësaj firme edhe gjatë orëve të natës. Një veprim i tij na bën të dyshojmë për veprime korruptive të realizuara ndërmjet Drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe subjektit privat i cili po kryen punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi.

Gjithashtu dyshojmë për abuzime në tenderin dhe veprime të kundraligjsjme të Drejtusit të Policisë së Shtetit në tenderin e publikuar në Buletinin Nr. 28, datë 16 Korrik 2018, me nr. REF: -68060-05-09-2018. Sipas këtij tenderi , nga policia e shtetit një makinë është mërrë me qira 50 euro në ditë që do të thotë 1500 euro në muaj, shumëzuar me 12 muaj del 18000 euro në vit, dhe shumëzuar kjo e fundit me 4 vjet del 72000 euro për katër vjet. Që do të thotë se me këtë vlerë që paguhet qeraja e një automjeti do të ishtë blerë ky automjet dhe ndoshta edhe më shumë, të cilat edhe pas katërvjecarit të mbarimit të kësaj kontrate do të ishin në pronësi të policisë së shtetit. Duke patur dyshime të shumta në këtë tender kërkojmë nga ana juaj hetimin e ketij tenderi.

Për sa më sipër,

KËRKOJMË:

Kërkojmë ndjekjen penale për Drejtorin e Përgjithshëm të Shtetit Ardi Veli , për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260i Kodit Penal.

Saliu, ky ” fajtor” i përjetshëm.
Zonja Yuri Kim, pata mundësinë të ndiqja deklaratën tuaj nga selia e Partisë Demokratike.
Në hyrje të kësaj deklarate, i njohët vlerat kësaj partie në procesin e zhvillimit të vendit që nga rrëzimi i komunizmit e gjatë viteve që vijuan më pas.
Në vijim përmendët faktin se ishit e ndërgjeshme që opozita ishte e shqetësuar për raportin e OSBE/ ODHIR, por ju inkurajonit institucionet në vend, që ta shqyrtonin siç duhet këtë raport dhe shprehët kënaqësinë që opozita do t’i rikthehej parlamentit në shtator.
Së fundmi, udhëzuat që Partia Demokratike duhet të hynte në parlament me deputetë që e përfaqësojnë siç duhet Shqipërinë dhe ky fakt sipas jush, ishte kusht që kjo parti mos të hante bar dhe të zgjidhte të ardhmen dhe jo të shkuarën.
Partisë Socialiste i sugjeruat që në shtator të shihte përtej interesit partiak.
Le t’i shqyrtojmë këto pika me mendim të akulluar.
Hyrja e deklaratës suaj bie ndesh me fundin e kësaj deklarate. Partia, së cilës ia njohët vlerat në fillim, është udhëhequr për shumë vite nga Sali Berisha, largimin e të cilit ju e kërkoni në fund.
Megjithatë, do të kaloj unë në anën tuaj dhe do t’ju jap të drejtë dhe madje do të shkoj edhè më tutje dhe do të them fjalinë tipike, që thotë çdo rilindas kur nuk ka argument për të mbrojtur Edi Ramën: “Fajin e ka Saliu’ ose ” Se në kohën e Saliut”
Pra, ramë dakord që Saliu është “fajtor” i përjetshëm dhe duhet të largohet.
Për pjesën e zgjedhjeve të 25 prillit dhe për raportin e OSBE/ ODHIR folët përciptas dhe nuk bëtë gjë tjetër, veçse riprodhuat statusin që kishit shkruar ca ditë më parë në feisbuk. Ftojmë institucionet të shqyrtojnë këtë raport.
Zonja Kim, qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk e zhbën raportin në fjalë.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk e zhbën faktin se ju i uruat fitoren Partisë Socialiste ende pa mbaruar procesi i numërimit.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj pushtetin e dyshes Veliaj dhe Rama.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj shembjen e Teatrit Kombëtar në të gdhirë dhe heshtjen tuaj lidhur me barbarët modernë që e shembën.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj kullëzimin e qendrës historike të kryeqytetit sikundër nuk përligj as zgërdhirjen tuaj pranë vrasësit me pagesë të kryeqytetit Erion Veliaj, në mbrëmjet kur shihnit ndeshjet e futbollit me këtë të fundit.
Kurrë nuk e kam kuptuar si mundet njerëzia të pijë birrë dhe të hajë qofte mes asaj katrahure kullash.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj mbështetjen pa kushte që i jepni Partisë Socialiste, përmes pranisë suaj dhe përmes qëndrimit tuaj sistematiķ me ministrat dhe deputetët rilindas.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj faktin se falë qeverisjes së Edi Ramës, jemi klasifikuar mes vendeve më të korruptuara në botë, sikundër nuk përligj as heshtjen tuaj mbi këtë fakt.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj mungesën absolute të drejtësisë në këtë vend dhe kapjen absolute të kësaj të fundit nga Partia Socialiste.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj faktin se falë autoritarizmit të Edi Ramës shqiptarët duhet të paguajnë miliona euŕo.
Qëndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk përligj 500.000 shqiptarë të larguar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Mund të vazhdoj në pafundësi zonja Kim, me numërimin dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër këtë, por po vendos t’ju bëj një pyetje në lìgjëratë të drejtë- Mos më jepni asnjë arsye pse Sali Berisha duhet të ikë, por më jepni një arsye të vetme pse Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të qëndrojnë?!
Ju do të përgjigjeni- Ata janë vullnet i popullit. Po zonjë, i të njëjtit popull të cilin ju e uruat pa u mbaruar ende procesi i numërimit të votave.
Duhet të tregoheni më e kujdesshme me terminologjinë që përdorni. Shprehjet me “ngrënie bari” provokojnë tek kujtesa kolektive e shqiptarëve, figurën e një diktatori, pasojat e të cilit ky komb i vuan ende sot.
Qëndrimi juaj Yuri Kim, vjen era diktaturë.
Fjala juaj Yuri Kim, vjen era diktaturë.
Sali Berisha mund të qëndrojë ose mund të ikë, por kjo nuk e zhbën raportin tuaj të zhdrejtë me të vërtetat tragjike të këtij vendi.
Post Scriptum- Kjo që po na ofroni si zgjidhje Yuri Kim, është thjesht një skllavëri moderne, ose e thënë ndryshe një diktaturë me ngjyra.
Elona Caslli
“Të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”, këngëtarja revoltohet për Mini-Shengenin

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar e revoltuar për nismën e “Mini-Shengenit” i cili u pagëzua dje me emrin “Open-Balkan”. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se me “Kosovën janë vendosur trarë, ndërsa me Serbinë bëhen krushqi”.

“Trarë me Kosovën e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”, ka shkruar ajo në InstaStory.

228280483 961070537805230 1561442181265873994 n

Më pas këngëtarja ka publikuar një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar se “jemi një”, ndërsa shkruan më tej se do të bojkotojë çdo produkt jo-shqiptar.

“Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar këngëtarja.

228533566 349016106771088 2551395254288981304 n
Berisha: Yuri Kim të kërkojë falje, barin t’ia çojë Ramës se ai e pi

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse merren për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh.

Berisha shtoi se barin zonja Yuri Kim duhet t’ia çojë Edi Ramës se ai pi një lloj bari dhe se duhet të kërkojë falje për deklaratat e saj.
Berisha: DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros. Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991. I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar. Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet.

Përfshihet nga flakët Ksamili në Sarandë

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin turistik të Ksamlit në Sarandë. Mediat greke kanë publikuar pamje nga flakët që duken nga Korfuzi.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)


Protothema.gr shkruan se flakën janë përhapur në fshatin turistik. Në video duken flakët e përmasave të mëdha ndërsa nuk dihet ende si janë përhapur ato.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Ishte nisur nga Serbia, autobusi përmbyset në rrugë në Gjermani, plagosen 19 persona, 9 rëndë

Një autobus me pasagjerë serbë, suedezë dhe nga Izraeli u përmbys ditën e sotme në Gjermani.

Sipas mediave vendase autobusi ishte duke shkuar nga Beogradi përmes Berlinit drejt Stokholmit.

Në autobus po udhëtonin 17 persona nga një grup turistik, dhe dy shoferët të moshave 21 dhe 64 vjeç.  Nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenwald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.

Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarja me helikopter. m.v/abcnews.al