zoom

Day ArchiveShkatërrohet “unaza” e drogës në Vjenë, arrestohen 24 shqiptarë, sekuestrohen 200 mijë euro

Një rrjet i trafikut të drogës i përbërë nga shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova është shkatërruar nga policia e Vjenës. Gjatë operacionit janë arrestuar 24 persona ndërkohë që janë sekuestruar të paktën 200 mijë euro.

Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit nga mosha 18 deri në 48 vjeç merreshin me trafik droge. Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në rrethet e Vjenës, Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.

Ata shisnin lëndën narkotike në kafene, ndonjëherë edhe në rrugë ose makina, ndërsa marrëveshjet arriheshin në automjete.

Në një sallë të madhe në një banesë në Austri ata kishin kultivuar një sasi të madhe kanabisi. Gjatë kontrollit, policia zbuloi 2000 bimë që nëse do ishin “vjelur” do kishin nxjerrë të paktë 80 kg drogë.

Blutë sekuestruan edhe tre automjetet që rrjeti i trafikut të drogës përdorte për të shpërndarë porositë e “klientëve”.

Sot duhej të fejohej por familjarët e përcollën në banesën e fundit, daja i Erlinda Binakajt: Mbesën e vdekur e njoha nga këmbët

Shumë familje kosovare hapën sot dyert e mortit për të pritur me lot e dëshpërim familjarët e tyre që ndërruan jetë tragjikisht pas aksidentit me autobus në Kroaci.

Vëllai i Valentina Binakajt ka zbuluar se “e motra ishte nisur për një fejesë”. Kjo e fundit humbi jetën bashkë me të bijën, Erlinden.

Duke folur për mediat kosovare , vëllai i Valentinës tregoi se si e mësoi lajmin që motra dhe mbesa u ndanë nga jeta në aksident.

“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha dicka i ka ndodhë hallës.

Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucave, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, shtoi ai.

Duke u përpjekur të mbajë lotët, ai ka ngushëlluar të gjithë familjet kosovare që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

I nxehti “vdekjeprurës” nis të hënën, profesori grek: Fenomenet e parashikuara për në 2040-n po ndodhin sot

Temperaturat përvëluese kanë përfshirë Greqinë por kulmi pritet të arrijë ditët e hënë. Sipas mediave vendase në fillim të javës së ardhshme, temperaturat pritet të shkojnë në 44 gradë Celcius në zonën e Atikës.

Kjo është vala e tretë e nxehtësisë e cila do të shqetësojë më shumë qytetarët për shkak të zgjatjes së saj.

Autoritetet kanë deklaruar se temperaturat në disa zona pritet të shkojnë deri në 12 gradë mbi mesataren e zakonshme për periudhën që po kalojmë.

Profesori Konstantinos Synolakis foli për një situatë shqetësuese. Në një lidhke me SKAI, ai deklaroi se fenomene si këto ishin parashikuar të ndodhin në vitin 2040, por krejt papritur ato po shfaqen sot në vitin 2021.

Meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat e larta do të zgjasin deri në datat 7-8 gusht, ndërsa nga e premtja e ardhshme ato do të shkojnë në vlerat e temperaturave vdekjeprurëse të vitit 1987 ku më shumë se 1300 persona humbën jetën.

Kapen 3.4 tonë kokainë të fshehura në depo sheqeri

Policia paraguaiane kapi më shumë se 3.4 tonë kokainë pranë kryeqytetit Asuncion sot dhe droga ishte fshehur në një depo sheqeri.

Kjo është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Paraguait, shtoi policia.
Drejtori i policisë Luis Arias u tha gazetarëve se kokaina u gjet në periferi të Fernando de la Mora, dhe kontrabandistët po përgatiteshin ta shkarkonin atë me një ngarkesë sheqeri, raportoi Reuters.
“Ne po flasim për më shumë se 3.400 kilogramë kokainë. Ky është një aksion i përbashkët i njësisë së narkotikëve dhe zyrës së prokurorit, zgjati gati një muaj,” tha Arias, duke shtuar se nuk dihet se ku do të dërgohej kokaina.
Më parë, kapja më e madhe e kokainës në Paraguai ndodhi në tetor 2020, kur policia zbuloi 2.900 kilogramë drogë.

E goditi 5 herë me thikë derisa humbi jetën, 43 vjeçari shqiptar pranon për herë të parë ekzekutimin e bashkëjetueses së tij prostitutë

Pas muajsh të gjatë heshtje dhe mohimi, më në fund ai ka vendosur të rrëfehet.

Të martën në mëngjes, u zhvillua në burgun e Pavias një seancë hetimore ndaj shqiptarit Alfred Kipe, që u arrestua 7 shkurtin e kaluar nga karabinierët, përgjegjës për vrasjen e bashkëatdhetares së tij, vrarë me 5 gjuajtje thike në këmbë dhe në shpinë në një rrethrrotullim midis San Giulianos Milanese dhe Melegnano.

Por burri ka vendosur të rrëfehet. E kishte vrarë për xhelozi. E kishte surprizuar në rrugë dhe e kishte vrarë. Më pas ia kishte mbathur për tu dehur.

Luljeta Heshta, 47 vjeçarja shqiptare, u gjet e masakruar me thikë të dielën në mëngjes, në cep të rrugës aty ku zakonisht ushtronte prostitucionin.

Shoku i viktimës që ishte me qëndrim në Itali prej të paktën 10 vitesh, u ndalua menjëherë. Viktima dhe vrasësi jetonin bashkë prej të paktën 20 vitesh dhe jetonin në zonën e Corveto.

Motivet e vrasjes duhen kërkuar të xhelozia e burrit, edhe ai shqiptar, 43 vjeç me precedentë të shumtë penalë.

Kur karabinierët e ndaluan, pikërisht në zonën e Corveto, ishte i dehur edhe i veshur ende me veshket që kishte në momentin e vrasjes; këpucë të kuqe, flokë të zinj dhe xhup të errët.

I pyetur deri në mbrëmje vonë, nuk ishtë rrëfyer, përkundrazi u kishte thënë hetuesve se kishte qenë gjithë ditën në një bar në Milano, por pamjet e telekamerave të sigurisë e lidhnin me skenën e vrasjes, sipas rrëfimeve edhe të disa dëshmitarëve.

45 vjeçari që ka qenë kontradiktor disa herë në dëshmitë e tij, ishte shprehur edhe për xhelozinë e tij për një raport të presupozuar midis bashkëjetueses së tij dhe një të dashuri që ajo kishte prej disa muajsh.

Deklarata e fundit e Mbappesë ngroh zemrat e tifozëve parizienë

Kylian Mbappè ka komentuar fjalët në media për të ardhmen e tij, që sugjerojnë se ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën (i skadon në verë të vitit të ardhshëm) pasi dëshiron t’i bashkohet Realit të Madridit.

Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit parisien, fenomeni francez tregoi një qëndrim krejtësisht të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se absolutisht nuk dëshiron të ndryshojë ambient. Në intervistë, në të cilën ai mori pjesë së bashku me shokun e sulmit, Neymar, Mbappè deklaroi:

“Ëndrra ime e madhe është të jem në gjendje të fitoj Championsin me PSG, do të ishte diçka fantastike”.

Varet si duan t’i interpretojnë fjalët e Mbappesë, pasi nëse respekton kontratën me PSG-në, ka mundësi ta fitojë Champions, madje duke u larguar me parametër zero. Gjithsesi, drejtuesit e Parisit vështirë se do të zgjedhin këtë skenar.

PSG vendos çmimin për Kylian Mbappe - Lajmet e fundit - Zëri

Zjarr i madh në Karaburun, po përhapet me shpejtësi

Një zjarr i madh ka rënë gjatë mesditës së sotme në gadishullin e Karaburunit duke rrezikuar të shpërndahet edhe në zonat e mbrojtura pyjore në Llogara.

Zjarri në rënë në një zonë të thyer malore dhe zjarrfikësit e kanë mjaft të vështirë të mbërrijnë atje qoftë edhe duke ecur.

Zjarri ndërkohë vijon te djeg zonën dhe po përhapet me shpejtësi.

Turqia ndërton mur në kufirin me Iranin

Numri i emigrantëve afganë është rritur kohët e fundit. Ndaj autoritetet turke kanë nisur ndërtimin e një muri në kufirin me Iranin.

Kufiri po blindohet për të ndaluar kalimin e emigrantëve si dhe terroristëve. Bëhet fjalë për një mur 63 km të gjatë në qytetet Van, Agri dhe Hakkari. Ai është 3 metër i lartë i ndërtuar me blloqe betoni 7 tonë të rënda.

Kufiri nuk do të mbrohet vetëm me mur por edhe me rreth 2 mijë forca që do të qëndrojnë gjatë 24 orëve. Gjthashtu janë vendosur kulla elektro opitike si dhe do të ngrihen avionët inteligjentë me qëllim për të mos fluturuar zogu, thonë mediat turke. Ndërtimi i murit  do të përfundojë në muajin Nëntor.

Sipas të dhënave në vitin 2019 u ndaluan të hyjnë përmes këtij kufiri rreth 74.500 perosna  dhe mbi 5 mijë të tjerë u arrestuan.  Në 2020 më shumë se 127500 persona tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti më shumë se 51 mijë persona tentuan të hyjnë në territorin turk./ Reuters

Kishte mbjellë kanabis midis shkurrës dhe baltës së lumit, ja si e tradhëtoi nervozizmi 40 vjeçarin shqiptar përballë policisë

‘Një serë e krijuar si një vepër arti, midis shkurreve dhe baltës përgjatë brigjeve të lumit Lambro në Itali, kontrollohej nga një shqiptar’, raportojnë mediat italiane.

Sipas tyre, sera ishte ngritur në një vend shumë të largët dhe e vështirë për tu gjetur.

Por si arriti policia në gjurmët e shqiptarit? Gjithçka filloi në Desio, kur karabinierët ndaluan një makinë, e cila drejtohej nga një shqiptar. 40-vjeçari u shfaq i nervozuar në momentin kur u ndalua nga policia, ndërsa kur u pyet tha se ka qenë në shtëpinë e kushëririt që jeton në këtë zonë.

Kjo përgjigje nuk e bindi policinë, të cilët vendosën ta shoqërojnë në komisariat shqiptarin. Nga kontrolli në makinë, karabinierët ndiejnë një erë të fortë të marijuanës.

Hetimet e mëvonshme të kryera kundër 40-vjeçarit lejuan ushtrinë të rikuperonte disa imazhe që e portretizuan atë brenda një plantacioni marijuani.

Më pas, me ndihmën e karabinierëve të tjerë në Monza, u zbulua sera përgjatë brigjeve të lumit Lambro afër Enrico Fermi.

Gjatë operacionit u gjetën rreth 85 bimë narkotike. Burri, i arrestuar nën akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës, u shoqërua në burg në Monza.

Britania heq karantinën e detyrueshme për shtetasit nga BE dhe SHBA të vaksinuar me 2 doza

Autoritetet shëndetësore në Britani vendosën ditën e mërkurë se të gjithë ata shtetas që vijnë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë nevojë të karantinohen. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Transporteve dhe u mirëprit nga kompanitë ajrore dhe ato të transporteve.

Nga data 2 gusht, të gjithë ata persona që kanë marrë vaksinat e aprovuara nga agjencitë e medikamenteve në Europë dhe SHBA nuk do të duhet të karantinohen në mbërritjen e tyre në territorin britanik.

Sipas të gjitha gjasave, ky vendim i qeverisë britanike do ndiqet dhe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, udhëtarët do të duhet ende të testohen para nisjes dhe pak pas mbërritjes në Angli.

“E kemi thënë gjithnjë që duhet të veprojmë në linjë me atë që po ndodh në botë, sigurisht fakti që pjesa më e madhe e njerëzve në Europë dhe SHBA janë vaksinuar na bën që të ndërmarrim vendimin për t’i lejuar ata që janë vaksinuar me dy doza të shmangin karantinën, për sa kohë ata testohen përpara se të nisen dhe pasi të mbërrijnë”, tha Grant Shapps, ministri britanik i Transporteve.

Në anën tjetër, SHBA vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë për vizitorët britanikë, kështu që për kompanitë si ‘British Eirways’ dhe ‘Virgin Atlantic’, fluturimet do të jenë kryesisht nga SHBA drejt Britanisë. Pas lajmit të bërë të ditur ditën e mërkurë, aksionet e kompanive në fjalë u rritën me respektivisht 4 dhe 5%.