Aplikacion
Blerim Hoti, i njohur ndryshe si Lim Hoti ka pritur 28-vjecarin Marius Dema, i cili u lirua sot nga burgu, ku qëndronte si autor i vrasjes së shokut të tyre Mehmet Qema.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë: “Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla”.
“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema. Kujtojmë se Lim Hoti njihet edhe për marrëdhënien e ngushtë me reperin Stresi dhe për historinë e dashurisë me reperen Baby G.
Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Marius Demën, i cili është lënë në masën “arrest shtëpie”, gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj pas krimit të rëndë.
Apeli ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Demën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhuruar lirinë të riut që i mori jetën shokut të tij, Mehmet Qema, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 majit të këtij viti.
Si ndodhi vrasja
Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.
Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.
Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.
“As unë nuk e di se si ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.
Disa prej emigrantëve të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Mediat kosovare raportojnë se familjarët e tyre kanë dalë me lule në dorë që t’i mirëpresin ata.
Dhjetëra makina të Ministrisë së Brendshme janë futur brenda aeroportit dhe do të shoqërojnë emigrantët deri në shtëpitë e tyre.
Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod të Kroacisë.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Autoritetet kroate ishin të shpejtë në reagimin e tyre. Disa prej udhëtarëve janë ende duke u trajtuar në spitale.
Lëkundje tërmeti në vend! Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnitudaNjë lëkundje sizmike është ndjerë pak më parë në detin Adriatik.
Lëkundja sizmike me magnitude 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete të vendit tonë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.
Digji dhe hidhi në plehra”/ Falsifikuan biletat e autobusit dhe fshehën të ardhurat, prokuroria e Tiranës kërkon ta çojë çështjen në gjyqProkuroria e Tiranës ka kërkuar të çojë në gjyq çështjen me të pandehur për fshehje të të ardhurave shtetasit Erisa Vora, Lulzim Allaraj, Fatos Vrapi, Albana Vrapi, Aldi Duka, Ferdinand Ibrahimi, Klodiana Qato.
Ndërsa Anastas Ibrahimi akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”
Ndalimi i tyre u bë me 27 gusht te vitit te kaluar dhe nga dokumentacioni i administruar në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, rezulton se bëhet fjalë për qarkullimin e biletave të transportit urban ndërqytetas, të cilat kanë një vlerë të caktuar në qarkullimin civil dhe një rregullim të posacëm në lidhje me mënyrën e prodhimit dhe shpërndarjes së tyre.
Personat nën hetim kanë vënë në qarkullimin civil bileta për të cilat ishin në dijeni se nuk ishin prodhuar dhe shpërndarë nga institucioni përkatës, dijeni që provohet nga mënyra sesi kryhet pagesa dhe tërheqja e këtyre biletave nga organet tatimore. Vepra penale mund të jetë kryer në formën e përdorimit të letrave me vlerë pasi nuk arrihet të provohet përgjegjësia penale në lidhje me prodhimin e këtyre letrave me vlerë të falsifikuara.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e vënë në lëvizje nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a., ka kryer kontroll në linjat e autobusëve të transportit urban, për shkak të dyshimeve se në këto linja qarkullonin bileta transporti urban, të cilat nuk prodhoheshin nga shtypshkronja. Në dy linja janë evidentuar blloqe biletash, të cilat kanë rezultuar se kanë qenë të ndryshme nga të tjerat. Ndaj këtyre subjekteve është marrë masë administrative.
Nga komunikimet telefonike të Ferdinand Ibrahimit dhe djalit të tij, Anastas Ibrahimi, ka rezultuar se ky i fundit tentoi të largohej me mjetin në të cilin ndodheshin 105 mijë bileta të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan.
Nga përgjimi i komunikimeve telefonike, ka rezultuar se Ferdinandi dhe Anastasi kanë diskutuar për bileta të falsifikuara, hedhjen e tyre në plehra dhe djegien e tyre. Gjithashtu rezulton se biletat janë futur në valixhe dhe të dy diskutojnë nxjerrjen nga banesa me qëllim që të mos i shohin punonjësit e policisë.
Çfarë deklaruan në polici
Erisa Vora, administratore e një linje ka shpjeguar se si mësoi për biletat e gjetura dhe paraqiti mandat pagesat për biletat e tërhequra nga Drejtoria Rajonale Tatimore. Ajo shpjegon procedurën e qarkullimit të biletave dhe lekëve të mbledhura nga shitje. Vora shprehet se biletat janë tërhequr nga Lulzim Allaraj. Ajo mohon që të ketë pasur dijeni apo përfituar nga këto bileta.
Fatos Vrapi, një nga administratorët shpjegon linjat që mbulon dhe procedurën që ndiqet për administrimin dhe shpërndarjen e biletave. Ai shpjegon se tërheqja bëhet nga Aldi Duka, i cili i vulos dhe i shpërndan. Vrapi shprehet se kanë pasur raste abonesh apo karta veterani të falsifikuara për të cilat kanë bërë kallëzim penal dhe një shkresë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për biletat e gjetura në një linjë, thotë se nuk ka dijeni dhe thotë se edhe vetë ai është i dëmtuar nga ky fakt.
Aldi Duka, kontrollor pranë një subjekti shpjegon detyrën e tij dhe procedurën për tërheqjen e biletave nga Drejtoria Tatimore e më pas shpërndarjen e tyre sipas linjave. Ai thotë se për biletat e gjetura në një linjë autobusi se kanë vulën e shoqërisë dhe nuk arrin të shpjegojë se si kanë rezultuar të parregullta. Duka mohonm dijeninë e tij për biletat e falsifikuara dhe shpjegon procedurën që ndjek për tërheqjen dhe shpërndarjen e biletave.
Albana Vrapi, një nga administratoret e një subjekti ka shpjeguar se më herët ka dërguar një punonjës për të paraqitur kallëzim penal pasi vetë subjekti i tyre kishte konstatuar qarkullimin e biletave të falsifikuara dhe kishte marrë dijeni se edhe një tjetër subjekt kishte paraqitur të njëjtin shqetësim.
Lulzim Allaraj, punonjës pranjë një tjetër subjekti tha se ka tërhequr biletat nga Drejtoria Tatumore, ia ka dorëzuar Erisa Vorës e më pas ka marrë biletat e linjës së tij që kanë rezultuar të rregullta. Ai thotë se përgjigjet vetëm për linjën e tij, jo për tjetër.
Anastas Ibrahimi shprehet se biletat e gjetura në mjetin e tij i përkasin të atit pasi ai merret me autobusa. Ai është student dhe banon në Zvicër ndërsa mjeti është i babait. Anastasi thotë se nuk ka hipur në mjet, por dy punonjës policie që rrinin para banesës e kanë urdhëruar të hapë bagazhin dhe ka shkruar të marrë çelësat në banesë.
Ferdinand Ibrahimi thotë se ai përdor mjetin, biletat nuk janë të falsifikuara dhe se i kanë mbetur prej kohësh në banesë, që kur i ka marrë nga tatimet. Djali i tij është student dhe nuk është në dijeni të këtij fakti dhe se përgjegjësia është vetëm e tij.
Klodiana Qato nuk ka dhënë shpjegime në momentet e ndalimit.
Çfarë u zbulua nga hetimet
Në dosjen që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon, thuhet se administratorja Erisa Gora duke pretenduar mosdijeninë për mënyrën e qarkullimit të biletave, ka paraqitur të dhëna të pavërteta para autoriteteve tatimore, me qëllim uljen e vlerës së detyrimit që duhet të paguante.
Lulzim Allaraj është shprehur se i tërhiqte biletat dhe i depozitonte në zyrën e Gorës. Ai ka pasur akses në biletat e rregullta dhe ka patur informacion për të mundësuar hedhjen në qarkullim si të rregullta të biletave të falsifikuara, veprime të cilat nuk mund të realizoheshin pa dijeninë e administratorit që është përgjegjës për të gjithë organizimin. Pavarësisht se biletat e falsifikuara nuk iu gjetën atij por një linje tjetër, Allaraj ka pasur akses në biletat e rregullta para se të kryhej shpërndarja e tyre.
Fatos Vrapi, i cili është një nga administratorët e subjektit së bashku me bashkëshorten e tij, është përgjegjës për menaxhimin dhe mënyrën e krijimit të të ardhurave apo organizimit të brendshëm. Sa i përket biletave të falsifikuara, për të cilat pretendon se janë konstatuar dhe më herët dhe nuk janë përdorur prej tij por kanë pasur qëllim dëmtimin e subjektit të tij, rezulton se kanë qarkulluar në këtë linjë autobusash dhe kanë gjeneruar të ardhura.
Biletat kanë qarkulluar nëpërmjet Aldi Dukës, i autorizuar për tërheqjen e biletave të rregullta nga organet.
Albana Vrapi, e cili është një nga administratoret e subjektit së bashku me bashkëshortin e saj, është përgjegjëse për menaxhimin dhe mënyrën e krijimit të të ardhurave apo organizimit të brendshëm.Në lidhje me dokumentet e falsifikuara, pretendon se ka shkuar për të paraqitur kallëzim penal por nuk rezulton të jetë kryer ndonjë veprim.
Aldi Duka thotë se nuk arrin të shpjegojë si u gjetën këto bileta, por ekziston fakti që biletat e sekuestruara kanë qenë në përdorim dhe janë vulosur prej tij pasi ka patur akses në biletat e rregullta para se të kryehj shpërndajra në linja të ndryshme.
Në rastin e të pandehurit Ferdinand Ibrahimi, rezulton se një pjesë e biletave të falsifikuara u gjetën në autobusat e linjës së subjektit të tij. Këto bileta kanë qarkulluar përmes Klodiana Qatos. Ferdinandi nuk arrin të shpjegojë arsyen e mbajtjes së biletave në banesë e jo në zyrë apo nevojën për t’i nxjerrë fshehurazi me mjete të tjera pa u kuptuar nga punonjësit e policisë dhe për t’i hedhur e djegur në bashkëpunim me të birin. Sasia e gjetur në valixhen në automjet është shumë herë më e madhe se sasia e gjetur tek të pandehurit e tjerë.
Sa i përket Klodiana Qatos, pavarësisht se nuk ka dhënë shpjegime, nga të dhënat e administruara rezulton se akseson dhe kryen shpërndarjen e biletave tek punonjësit e tjerë, të cilëve u janë gjetur biletat e falsifikuar.
Disa vende mund të shtohen në listën e gjelbër në rishikimin e ardhshëm të udhëtimit në BE, duke hapur më shumë destinacione në Evropë.
Italia, Gjermania, Polonia dhe Austria mund të hiqen nga lista e kuqe sipas ekspertëve.
Ekspertët po shqyrtojnë 77 vende të cilat mund të shtohen në listë më 5 gusht.
Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ato të shtohen të gjitha, pasi kjo varet jo vetëm nga normat e Covid dhe përhapja e vaksinave, por edhe nga kërcënimi i varianteve.
Eksperti Robert Boyle tha se, duke përdorur të dhënat që qeveria përdor për të gjykuar një vend të sigurt për listën e gjelbër, mund të përfshihen destinacione duke përfshirë Italinë, Gjermaninë, Poloninë, Austrinë dhe Zvicrën.
Ai gjithashtu tha se shumë nga vendet e Evropës Lindore si Letonia, Lituania dhe Sllovakia mund të bashkohen gjithashtu. Ai gjithashtu shtoi se Rumania dhe Sllovenia mund të përfshihen, duke parashikuar se vetëm 10 vende mund të shtohen.
Lista e gjelbër është lista më e vogël për momentin, me disa destinacione në të që përfshijnë Madeira, Malta, Gjibraltar dhe Kroacia.
Zjarri në Athinë, ndalohen 4 persona, mes tyre një shqiptarKatër persona, mes tyre një shqiptar u ndaluan sot për shkak të zjarrit që u shënua sot në periferi të Athinës.
Sipas policisë greke, 3 u liruan pasi nuk kishin asnjë lidhje me zjarrin, ndërsa njëri u mbajt dhe ndaj tij pritet të ngrihen akuza për zjarrvënie pa dashje.
I arrestuari është bletërritës dhe sipas policisë, ai kishte vënë tymuese për të bërë punime tek kosheret e bletëve dhe në rrethana ende të pa ditura, ka ndodhur përhapja e zjarrit.
Autori i dyshuar ka mohuar çdo implikim në ngjarje.
Operacioni i policisë, Meta: Dënoj me forcë dhunën ndaj gazetarit, meriton ndëshkimPresidenti Ilir Meta ka reaguar pas operacionit të policisë ku u ndalua gazetari i cili po filmonte skenën. Meta shprehet se dënon dhunën ndaj gazetarit i cili ishte në krye të detyrës. Kreu i shtetit thekson se rasti i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim shembullor.
“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.
Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.
Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.
“Eskobari nga Lushnja”, gazetari merr telefonatën nga Kolumbia, miqtë e Agim Çermës ”zbulojnë” qytetin e vërtetë të lindjesNga Elton Qyno
Disa ditë më parë hodha disa rreshta shkrim, për një personazh i quajtur Agim Çerma, që është kapur nga DEA Amerikane dhe policia kolumbiane, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerikanë Latine në drejtim të Amerikës së Veriut.
I hodha ashtu kot, se më frymëzuan titrat e TV që i jepnin këtij personazhi, një pompozitet mediatik. Një super reklamë kriminale, këtij “Lushnjari”, se medemek ishte “Eskobari” i ri i Kolumbisë.
I hodha por nuk mendova se do vinin ndërhyrje ngado. Dikush anonim shkruante “…Pse tu mbyll goja lali Qyno…”. Ndërsa një tjetër thoshte: “…po ç’ke me ne Lushnjarët, jemi të butë ne, mos na nga…”.
Por vetëm një ndërhyrje ishte ajo që më bëri shumë përshtypje, si të thuash, që më la mbresa. Se më gjetën nga Kolumbia në Shqipëri. Ja pra që rrjetet sociale, “Facebook” dhe aplikacione të tjera, janë ato që bëjnë realitet të pakapshmen dhe botën kaq shumë të vogël.
Nëse ata andej ose unë këtej, duam të gjejmë njëri-tjetrin, mjafton një shkëndije dhe fap, ja u gjetëm.
Personi që telefonoi nëpërmjet aplikacionin messenger në “Facebook”, ishte një Shqiptar. Ai jetonte në Kolumbi. Për të qënë i sigurtë që fliste ose jo nga Kolumbia, i thashë hape kamerën e telefonit të shoh nëse, je realisht në Amerikën Latinë ose jo.
E hap… më pohoi, por kam hallin mos na rregjistrosh.
I’a ktheva: “…Hape të urruarën se nuk kam përgjuar askënd gjatë ushtrimit të zanatit…”. Dhe teksa fliste me mua në audio, hapi dhe kamerën dhe vura re se ai ishte në një vend të Amerikës Latine, pasi ambjenti ishte krejt ndryshëm nga ai Shqiptar dhe Europian.
E pasi bëmë muhabet, si jeni, qysh kaloni, u lodhët apo jo, i them për çfarë u impenjove të më gjesh mua deri në këtë vatanin tonë të vogël?.
“…Po shiko vëlla- tha…na ke rënë në qafë. Ke bërë një shkrim para ca ditësh për “Lushnjarin e Kolumbisë”, Agim Çermën, Eskobari nga Lushnja e kështu gjëra….
Po e kam bërë ia ktheva unë…
Dhe ndërkohë nga matanë “Atlantikut” vjen përgjigjia:“…Po pse na fyen o miku,ç’ne familja jonë me Lushnjën. Ne s’kemi asnjë lidhje me atë qytet. Gimi është miku im, dhe nuk është nga Lushnja, por nga Elbasani. Ka lindur në Peqin dhe rritur në Elbasan. Aty ka ende familjen, çfarë thua ti dhe kolegët e tu, Lushnjari, Lushnjari….”.
Ngela për një moment se s’dija cfarë ti thoja, me zuri mat.
Gimja i Lushnjës, “Lushnjari i Kolumbisë” që mediat Shqiptare i vunë nofkën “Eskobari” Shqiptar i Kolumbisë, qënka natyralizuar dhe na rezulton të jetë bërë Elbasanlli
Vijoi si më poshtë:
”…po jo o vllai se nuk jemi Lushnjarë. Gimi nuk është as i dënuar me burgim të përjetshëm. Jeni gazetarë, investigoni. Ju keni mundësi të pyesi te Drejtësia Shqiptare, me sa është i dënuar Agim Çerma? Nëse nuk jua thonë, ja po ta them unë, që është i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim për vrasje. Ai burgun e ka bërë dhe ka dalë duke i falur gjykata vetëm 1 vit e 9 muaj e 8 ditë burgim…”.
Ndërkohë unë nga Shqipëria:
“…Dakord dakord se këto i verifikoj unë këtej, por mendova mos kishe ndonjë hall më të madh, lidhur me arrestimin e mikut tuaj Agim Çerma nga policia në Kolumbi…”
Dhe sërisht përgjigjia nga Kolumbia:
“…Jo jo këtë kisha hall, të të s’qaroja,që nuk është nga Lushnja por nga Elbasani. Punët me policinë dhe me drejtësinë Agimi, do ti zgjidhë vetë. Ka zënë avokatin dhe meret ai me çështjen. Por doja të sqaroja ty për këtë pjesë se të ndjek…”.
Sërisht unë nga Shqipëria:
“…kjo është punë që rregullohet o shok, se e ndryshojmë e bëjmë “Elbansalliu i Kolumbisë”. Por mendova se mos kishe ndonjë gjë për këtë bashkëpunimin që bënte Agim Çerma, me këto kartelet e fuqishme kolumbiane dhe që Gimja i urdhëronte anëtarët e karteleve, për të trafikuar drogën…”.
Miku nga Kolumbia:
“…Po jo o burrë, çfarë kartele thua… No no, ku di Gimi kartele apo mafie Kolumbiane…”.
Ok, ja ktheva duke i pohuar se do mundohem të rregullojmë origjinën e Agimit tani, s’do e lemë Agimin nga Lushnja, por do e bëjmë nga Elbasani.
Falemindderit, kalofshi mirë ai andej, Faleminderit, kalofshi mirë, unë ketëj.
Me tu mbyllur telefoni, fillova të mendoj dhe kuptova që Gimit të Kolumbisë, i kishte mbetur hatri me ne gazetarët Shqiptarë, dobiçët e opinionit publik, se pse i kemi thënë “Lushnjari i Kolumbisë”, në një kohë kur ai është nga Elbasani. Nga sot e tutje duhet të themi që “Eskobari” i ri i Kolumbisë është “Gimja i Elbasanit”.
Operacioni qesharak, ky është i riu që i ‘bëri zbor’ policisë në Tiranë (FOTO)Ky është i riu Altin Gega., i cili dyshohet se është personi që u iku me makinë ditën e sotme policisë, pas thirrjeve për të dalë nga mjeti. Efektivët e RENEA-s kanë zhvilluar sot një operacion në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, por Gega nuk doli nga makina pavarësisht thirrjeve të policëve, duke shkelur gazin.
I riu është prangosur 1 orë më vonë pas konfrontimit me policinë.
Ndërkohë, sipas policisë ata ndaluan një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona. Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun./ Ora
Përmbysje histrorike, Teuta bën mrekullinë dhe kalon turin në ligën e KonferencësPërmbysje e madhe e Teutës në Andorra. Kampionët e Shqipërisë përmbysën Inter Escaldes dhe siguruan kualifikimin në raundin e tretë të Conference League, aty ku do të përballen me irlandezët e Shamrock Rovers.
Djemtë e Edi Martinit u mposhtën 0-2 një javë më parë në “Niko Dovana”, por sot ia dolën të fitojnë 0-3 përballë kampionëve të Andorrës. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 0-2 për ekipin tonë.
Sebino Plaku zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe gjeti dy herë rrugën e rrjetës. 36-vjeçari zhbllokoi takimin në mesin e pjesës së parë. Plaku ktheu në gol një asist të Sherif Kallakut nga krahu i majtë.
Ndeshja u karakterizua nga dyluftime, teksa Plaku realizoi edhe golin e dytë në minutën e 80-të. Eurogol i sulmuesit me eksperiencë, i cili gjeti trekëndëshin e portës së Interit falë një goditje fantastike me të djathtën.
Ndeshja shkoi në shtesa dhe 30 minutat ishin të mbushura me tension. Teuta fitoi një penallti në fundin e fraksionit të parë të shtesë. Ildi Gruda u nis bukur pas një asisti të mrekullueshëm të Kallakut, por u pengua në mënyrë të parregullt nga portieri vendas.
Penallti për Teutën, Sherif Kallaku nuk gaboi nga pika e bardhë dhe realizoi golin e kualifikimit. Edhe Interi pretendoi për një penallti më vonë, por arbitri kryesor mendoi ndryshe. Në fund tension dhe përplasje mes lojtarëve, por vetëm kaq.
Gola nuk pati më, Teuta e Edi Martinit ia doli të sigurojë një kualifikim të rëndësishëm dhe tani i pret një rival irlandez. Ndeshja e parë ndaj Shamrock Rovers do të luhet në transfertë më 5 gusht, teksa një javë më pas zhvillohet sfida e kthimit në Shqipëri