Aplikacion
KROACI– Ilirjan Hoti, me origjinë nga Tropoja, një nga personat që udhëtonin në autobusin e aksidentuar që la pas dhjetë viktima ka treguar gjithçka që ka parë me sytë e tij në aksidentin e frikshëm.
Në një prononcim për Repot TV, Hoti tha se ai ishte ulur në vendin e parë dhe se në momentin kur ka ndodhi aksidenti, ka qenë duke fjetur dhe se ka përfunduar jashtë autobusit, në një mënyrë që s’e ka kuptuar as vetë. Më pas, ai tregon se ka thyer xhamat e autobusit dhe është përpjekur që të shpëtojë sa më shumë jetë.
“Jam i mërzitur, i shqetësuar për ato që humbën jetën jemi të plagosur 40 e ca persona, unë nuk jam aq keq e kam kaluar rrezikun. Kam marrë disa plagë të lehta të kalueshme. Udhëtimi nga Franfurtit ka qenë i mirë, deri në aksidenti tragjik ato që kanë të vdekur kanë bërë edhe disa video duke kënduar e kërcyer një gëzim shumë i madh. Kemi ardhur shumë mirë deri në atë moment fatal për jetën e atyre e personave dhe për të plagosurit. Në momentet e fundit që jam gjendur jashtë autobusit kam qenë në vend të parë i shtrirë dhe kam qenë duke fjetur dhe kam dal jashtë nuk e di se në çfarë mënyrë sapo kam dalë jashtë kam thyer xhamat e sipërme që të dalin udhëtarët që ishin në katin e dytë.Kam thyer xhamin e parë, që të shpëtoja sa më shumë njerëz. Të gjithë kanë qenë në katin e parë dhe vetëm një grua ka qenë në katin e dytë. Ato që kemi nxjerrë nga bus nuk ka vdekur asnjë njeri, ndërkohë të vdekurit kanë ndërruar jetë në vend sepse ishin zënë poshtë. Unë i kam njohur të dy shoferët dhe ishte kënaqësi të udhëtoja me ta. Kanë qenë ndër shoferët më të mirë. Ka qenë e gjitha momentale. Momentalisht janë dy pacientë që janë në gjendje më të rëndë, por lutem që të shërohen edhe ato. Unë pres vendimin e mjekëve, se kur do të dal nga spitali,”- tha Hoti.
Pushuesi nga Kosova rrihet brutalisht në prani të gruas shtatzënë në resortin ‘Rafaelo’ në ShëngjinNjë pushues nga Kosova është rrahur brutalisht në resortin “Rafaelo” në Shëngjin.
Ende nuk dihet arsyet e këtij sherri të rëndë, por mësohet se qytetari nga Kosova I cili ishte akomoduar në këtë resort është rrahur nga kamarierët në sy të gruas së tij e cila ishte shtatzënë.
Lajmi është publikuar edhe në mediat nē kosove, të cilat kanë kontaktuar edhe me hotelin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Nga hoteli ka thënë se ka qenë një përleshje ndërmjet klientëve dhe se nuk janë të përfshire kamerierët.
“Kishte ndodhur një debat ne mes klientëve dhe ka përfunduar me përleshje, askush nuk është rrahur nga kamerierët tanë’, kanë thënë nga hotel Rafaelo. /Zoom.al/
SKANDALI i Drejtësisë, lirohet nga burg “Niçja” i Shijakut dhe tre anëtarë të grupit “Volvo 4”Astrit Avdylaj i njohur ndryshe si “Niçja” i Shijakut është liruar nga qelia. Ai u dënua me 6 vite e katër muaj burg. ABC mëson se për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit, ai është lënë i lirë.
Bashkë me të kanë fituar lirinë edhe katër anëtarë të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Avdylaj u vu në pranga në vitin 2018, me akuzën e prodhimit dhe trafikut të heroinës.
Shumë ditë vuajtjesh nga vala e të nxehtit fillojnë të martën, me temperaturat që pritet të “ngjiten” në disa zona madje 43 gradë Celsius.
Shqipëria nuk do të jetë e vetmja që do të preket nga kjo valë e të nxehtit. Konstantinos Synolakis Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Posaçëm për Ndryshimin e Klimës po ashtu ka paralajmëruar mbërritjen e të nxehtit të mesin e javës duke e përshkruar situatën si shqetësuese.
Duke folur për SKAI, ai theksoi posaçërisht se fenomene si këto, ” me 10 ditë nxehtësi të vazhdueshme, për të cilat kishte një parashikim se ato do të ndodhin në 2040, ne papritmas i shohim ato të ndodhin tashmë nga 2021 “.
Siç shpjegoi ai, jo, ka shumë modele klimatike me parashikimet e tyre që janë edhe më ogurzeza pasi ” nëse nuk bëjmë absolutisht asgjë, duket se kur ndryshon shekulli 21, do të kemi edhe më shumë ditë të ngjarjeve ekstreme të motit “.
Raporti final i OSBE/ Basha: E pëmbledhur me dy fjalë “Masakër Zgjedhore”!Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.
Lideri demokrat thotë se me dy fjalë e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.
Sipas tij, me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të hënë ka bërë me dije se në kuadër të procesit të vaksinimit në vendin tonë kanë mbërritur doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se 67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
“?67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend??
KROACI– Komandanti i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Sllavonski Brod, Ivan Vuleta dhe Zëvendës Komandanti, Mario Tonçek komentuan aksidentin e tmerrshëm në autostradën A3, në të cilin mbetën të vdekur dhjetë kosovarë pas rrëzimit së autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë. Ata ishin të parët që arritën në vendin e aksidentit të tmerrshëm.
“Raporti i parë ishte se një autobus që kishte dal jashtë autostradës dhe po digjej, por kur arritëm në vendin e ngjarjes pamë që zjarri ishte shuar, por gjetëm një skenë të tmerrshme, shumë të plagosur dhe shumë të vdekur. Ekipet tona që erdhën në fushë menjëherë kërkuan ndihmë nga JVP. Duke pasur parasysh afërsinë e njësisë, ajo erdhi shpejt”, tha fillimisht Tonçek.
Komandanti i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Slavonski Brod, Ivan Vuleta, tha se, për fat të keq, pas aksidenteve të tilla, nuk ka ndihmë psikologjike për punonjësit e brigadës së zjarrfikësve.
“Megjithëse do të ishte mirë nëse do të kishte një shërbim që do të reagonte menjëherë pas ngjarjeve të tilla, të cilat do të vinin, do të bënin gjithçka të nevojshme me të gjitha shërbimet e urgjencës, është një situatë stresuese dhe ndihma e tillë do të ishte e dobishme”, tha Vuleta.
Alarm për bombë, gjendet një valixhe e dyshimtë në këtë zonë të TiranësTiranë – Në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.
Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kaos në Rrugën e Kombit, radhë kilometrike në urën e Drinit të ZiRradhë të gjata makinash dhe kamionesh janë bërë në Rrugën e Kombit për shkak të trafikut të madh. Behet me dije se radhët me makina dhe kamione në urën e Drinit të Zi janë nga të dyja anët.
Në foton e mëposhtme, shihen radhët kilometrike që janë krijuar, për shkak të lëvizjeve të shumta të qytetarëve./dosja
OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ditë pas zgjedhjeve OSBE publikon një raport paraprak, por ky është raporti i fundit nga institucioni i cili monitoroi zgjedhjet.
Në përmbledhjen ekzekutive raporti i OSBE thotë se Partia Socialiste e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.
Po ashtu vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.
Pjesë nga raporti: Kushtetuta garanton liritë themelore, dhe përkundër disa paqartësive dhe mospërputhjet, Kodi Zgjedhor shërben si një bazë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Ndërsa ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe u ndoq një proces konsultativ e gjithëpërfshirës. Ndryshimet e mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020 nuk u paraprinë nga konsultimi i duhur me palët e interesuara. Ndërsa një numër i ODIHR dhe Rekomandimet e Komisionit të Venecias u adresuan në ndryshimet legjislative, të tjera rekomandimet mbeten të pandryshuara, përfshirë ato që lidhen me de-politizimin e nivelit më të ulët, komisionet zgjedhore, të drejtat e votimit të personave me aftësi të kufizuara, përgjegjësia penale për shpifje dhe përdorimi i materialeve të fushatës në lajme.