zoom

Day ArchiveSkandal me kamerat e policisë/ 7-fish më të shtrenjta, çështjen e merr në dorë SPAK

Si funksionojnë kamerat e trupit të policisë, pyeste Ministria e Brendshme gati pesë vite më parë, duke e prezantuar pajisjen si fjalën e fundit të forcave të rendit. Aparatura konsiderohej me aftësi për të rregjistruar, me cilësi të lartë maksimumi deri në tetë orë, kishte buton emergjence SOS dhe jo vetëm me kënd shikimi 110 gradë, por lehtësisht e montueshme në rrip, kraharor dhe në sup. Duhej të ishte po ashtu rezistence nga uji dhe kushtet e motit, të ishte e pajisur me bateri rezervë dhe të shfaqte koordinatat gjeografike në GPS. Por shpesh policët ktheheshin në repart me deklaratën “kamera ska bateri”, “Kamera u dëmtua nga rreshjet”. Teksa ishte planifikuar që kamerat e trupit do të mbaheshin veçanërisht nga policët e Forcave “Shqiponja”, mbas vrasjes së Klodian Rashës u zbulua se asnjëri nga policët e këtij sektori nuk e kishte kameran funksionale dhe madje as të instaluar në uniformë. Një hetim i nisur nga SHÇBA, nuk hodhi dritë mbi problematikën e përdorimit të aparaturës, për të cilën asnjë zë zyrtar nuk argumenton se sa përqind e këtyre kamerave janë në përdorim, sa prej tyre kanë dalë jashtë funksioni dhe sa janë shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre.

Jo zyrtarisht, njerëzit brenda policisë ndjehen më të lirë për të folur dhe për të treguar të vërtetën. “Prej 3-4 muajsh ne nuk i përdorim më kamerat e trupit gjatë shërbimit, që kontrollojmë zonën që ka komisariati ynë për të patrulluar në Tiranë”, kështu shprehet në anonimitet një punonjës policie i Komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Punonjësi i Policisë shprehet se i gjithë komisiariati nuk ka më kamera trupi për patrullim. “Në komisariatin tonë ka rreth 3-4 muaj që na i kanë hequr, dhe nuk na kanë dhënë asnjë arsye pse ndodhi kjo gjë, por mesa kam komunikuar edhe me kolegët, e njëjta gjë, ka ndodhur edhe me ata”, e mbyll rrëfimin polici.

Por kur u vunë në funksion kamerat e trupit?

Kamerat e trupit për punonjësit e Policisë u vunë në funksion në shkurt të vitit 2016 dhe atë kohë u cilësuan si nga ministri i brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, por edhe nga kryeministri Edi Rama, si një transformim rrënjësor i marrëdhënies së Policisë me qytetarët.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të këtyre kamerave të trupit për punonjësit e policisë, Kryeministri Edi Rama e cilësonte si një mundësi të pazëvendësueshme për një transparencë të plotë në të gjitha veprimtarinë e forcave të rendit.

“Ky program i revolucionit teknologjik në Policinë e Shtetit është një mundësi e pazëvendësueshme, për të realizuar një transparencë të plotë në të gjithë veprimtarinë e forcave tona të rendit. Transparenca i jep mundësi drejtuesve, i jep mundësi punonjësve, i jep mundësi qytetarëve, i jep mundësi komuniteteve, i jep mundësi partnerëve të lexojnë çdo aspekt të kësaj veprimtarie dhe ballafaqon Policinë e Shtetit me mundësinë që çdo ditë të realizojë ambicien e madhe, për të qenë një polici që nuk ka dallim me policitë e Bashkimit Europian”, shprehej kryeministri Rama.

Ndërsa ministri i brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri i cilësonte këto kamera si instrumentin më të fuqishëm kundër korrupsionit.

“Është instrumenti më i fuqishëm antikorrupsion dhe unë jam shumë krenar që Policia Shqiptare është e para në Ballkan që aplikon këtë instrument, duke na vënë ne, para përgjegjësisë dhe para detyrimit duke bërë shumë më shumë, për të rritur standardin e sigurisë, për të luftuar informalitetin, paligjshmërinë, kriminalitetin dhe mbi të gjitha për të ndërtuar besimin solid dhe konstant të qytetarëve të Policia e Shtetit. Ne besojmë që teknologjia dhe inovacioni janë mënyrat më të mira për të modernizuar Policinë e Shtetit, për të rritur standardin e shërbimit të saj, për të rritur garancinë e qytetarit përballë punonjësit të Policisë së Shtetit, për të pasur punonjës policie që nuk abuzojnë me detyrën, punonjës policie të denjë për të fituar besimin e qytetarëve”, deklaronte ish-ministri Tahiri.

Sakaq edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vite, Policia e Shtetit vazhdon të mos japë informacione për tenderin e zhvilluar për blerjen e këtyre kamerave të trupit.

“Tenderi për kamerat e trupit për efektivët e Policisë është zhvilluar nga ish-Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme dhe hyn në kategorinë “I klasifikuar”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Por aferën në këtë tender e zbuloi përmes një kontrolli të detajuar Kontrolli i Lartë i Shtetit, që preku një më një edhe shkeljet që sipas auditit ishin bërë për këtë tender.

Gjatë auditit, KLSH nxorri në dritë faktin se në fillim thuhej se procedura e tenderit është bërë në kundërshtim me urdhrin e vetë ministrit të brendshëm.

“Në procedurën e tenderit me objekt “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit” me vlerë rreth 541 milionë lekë, u konstatua se procedura ishte klasifikuar “sekret” në nivel sigurie “I kufizuar”, në kundërshtim me kërkesat e Urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme nr.459, datë 26.8.2015 dhe Ligjin 6943, datë 20.11.2016, i ndryshuar. Arsyetimi i përdorur për këtë klasifikim, për shkak se “Materiali filmik (Audio/video) është produkt që realizohet pas përfundimit të procedurës së tenderit dhe gjykohet se ka shërbyer si një artificë për të shmangur konkurrencën e hapur dhe për të diskriminuar pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të tjerë në këtë prokurim”, citohet në dokumentin e KLSH-së.

Efektet negative në faturën financiare

Një tjetër gjetje e KLSH, lidhet me ndikimin në buxhetin e shtetit.

“Në realizimin e kësaj procedure u konstatuan parregullsi dhe mangësi të shoqëruara me efekte negative financiare për Buxhetin e Shtetit të cilat arrijnë minimalisht në nivelin 189 milionë lekë. Ky efekt negativ rezulton në përllogaritjen e fondit limit, nga krahasimi i çmimeve të ofruara nga operatorët ekonomikë vendas dhe të çmimeve të ofruara/kombinuara nga operatorët ekonomikë vendas me çmimet ndërkombëtarë të publikuara. Grupi i punës i ngritur nga Autoriteti Kontraktor, nuk ka dokumentuar referencat që kanë shërbyer për llogaritjen e vlerës së plotë të projektit (përfshirë fondin limit), shkaqet e ndryshimit, nga vlera 838,005,339 lekë, deri në vlerën përfundimtare të projektit prej 540,533,139 lekë, në kundërshtim me nenin 59/2 “Përllogaritja e vlerës limit të kontratës” të Vendimit të Këshillit të Ministarve Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, dhe specifikisht me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara për aplikim me projekte në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve”, shpjegon KLSH-ja

Çmim shtatë herë më i kripur

Por gjetja më e rëndësishme e këtij raporti ishte fakti se çmimet e përdorura nga autoriteti kontraktor kanë rezultuar deri 7 herë më të larta se çmimet ndërkombëtare të botuara dhe që edhe pse në tender ishte parashikuar edhe zëri “mirëmbajtje’, ndërsa operatori fitues nuk kishte mundësi ta kryente këtë zë.

“Nga një testim i çmimeve ndërkombëtare të publikuara si dhe i ofertave të marra nga operatorë të njohur të tregut vendas për komponentë të caktuar të këtij sistemi, u konstatua se çmimet e përdorura nga Autoriteti Kontraktor kanë rezultuar deri 7 herë më të larta se çmimet ndërkombëtare të botuara, duke reflektuar rritje të fondit limit në shumën 189,155,670 lekë. Në preventivin e tenderit “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit” është parashikuar edhe zëri “Mirëmbajtje” me vlerë rreth 38,000 mijë lekë në vit. Ndërkohë që u konstatua se Operatori ekonomik fitues, nuk ka mundësi të kryejë zërin “Mirëmbajtje”, pasi në dokumentacionin e paraqitur prej tij, nuk ka marrëveshje bashkëpunimi, autorizim prodhuesi, ose/dhe kualifikime e trajnime me subjektin “S.I.”, nga i cili ka blerë “Kamerat multifuksionale”. Mbështetur në këtë fakt, vlerës së lartë të shërbimit të “mirëmbajtjes”, vijimësisë së kryerjes së këtij shërbimi, faktit që Autoriteti Kontraktor ka në strukturën organike rreth 90 punonjës të TI, transferimi i shërbimit të mirëmbajtjes jashtë institucionit për tre vjet me pagesë në vlerën 114 milionë lekë reflekton inefiçiencë në përdorimin e burimeve njerëzore dhe financiare”, denoncohet në auditin mbi tenderin e dyshimtë.

Një denoncim që përfundoi në SPAK

Këto gjetje dhe analiza financiare të KLSH, përfunduan në formën e kallëzimit penal pranë akuzës, ndaj zyrtarëve që u përfshinë dhe firmosën tenderin.

“Për parregullsitë e konstatuara në procedurën e tenderit me objekt “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit”, Kontrolli i Lartë i Shtetit me shkresën nr. 871/13 datë 10.01.2017, ka paraqitur pranë Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 7 punonjës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nga të cilët 4 punonjës A. M. S. R., D. GJ. dhe F. Sh., në cilësinë e grupit për hartimin e termave të referencës, llogaritjen e fondit limit dhe njëkohësisht anëtarë të njësisë së prokurimit, kurse 3 punonjës E. D., E. K. dhe S. H., në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, për konsumim të figurës së veprës penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”.

Por edhe pse kanë kaluar pothuajse 4 vite, për këtë kallëzim penal të bërë nga KLSH-ja, akoma nuk ka një rezultat hetimor. Burimet jo zyrtare tregojnë se si fillim ky kallëzim penal i kaloi Prokurorisë së Tiranës. Ndërsa kjo e fundit në fund të dhjetorit 2020 shpalli mos kompetencën dhe ja kaloi fashikullin hetimor, Prokurorisë së Posaçme SPAK, që për shkaqe të sekretit hetimor nuk bën të ditur se çfarë rrjedhe ka marrë çështja./acqj.al

“Më parakalove” / Pse plasi arma pranë Qytetit Studenti në Tiranë

Përplasja me armë në rrugën Todi Shkurti në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona ka ndodhur për motive krejt banale.

Zoom.al zbardh motivet e përplasjes, ku sipas dëshmitarëve të pyetur shkak është bërë një parakalim. Dy të rinjtë e plagosur, Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç kanë debatur për çështje parakalimi me Aldo Gjinin.

Debati ka precipituar në sharje e ofendime mes palëve, deri kur ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj dy të rinjve, duke goditur Gjokën në shpatull dhe Marashin në gjoks. Ky i fundit është në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plumbin pranë zemrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në një zonë të populluar pranë atij që njihet si kompleksi Grand, pranë Qytetit Studenti. Fatmirësisht nuk ka kalimtarë të plagosur.

Ndërkohë, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e autorit, ndërsa dy të plaagosur ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Kush janë të plagosurit me armë pranë Qytetit Studenti? Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Janë identifikuar dy personat e mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Todi Shkurti në Tiranë.

Ata janë Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç. 28-vjeçari Marashi raportohet në gjendje më kritike për jetën për shkak të plumbave që ka marrë në gjoks.

Policia njofton se plagosja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë pranë Qytetit Studenti, se ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. E gjithë zona është e rrethuar nga forcat blu.

Kush janë të plagosurit me armë pranë Qytetit Studenti?

Njoftimi i Policisë

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Plagosje e dyfishtë në Tiranë, pamjet e para nga zona e rrethuar/ Ngjarja ndodhi në lokal

Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Disa të rinj u konfrontuan dhe më pas pas të shtënave mbetën dy të plagosur, të cilët u transportuan në spital me makina të rastit.

Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, teksa dyshohet se fillimisht ka pasur një përplasje makinash, pasi në rrugë ka mbetje të tyre.

Ndërkohë edhe qytetarët kanë konfirmuar se ka patur një konfrontim mes të rinjve në ambientet e një lokali në njësinë nr.2 në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë. Dyshohet se nga të shtënat ka dhe të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur te pallati i quajtur “Grand” në Njësinë Nr.2.

*Lajmi mbetet në përditësim

Punonjësi i pyjores së Patosit rrezikon jetën mes flakëve në pyllin e Gjorgosit/ Shpëtohet nga zjarrfikësit

Lufta për të shuar flakët në pyllin e Gjorgosit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të ndërmarrjes pyjore, të cilët prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji për të shuar zjarrin.

Burime për Zoom.al bëjnë me dije se Punonjësi i Pyjores Patos, Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikes Patos pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore.

Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre.

Biden autorizon 100 milionë dollarë në fonde emergjente për refugjatët Afganë

Presidenti i Amerikës Joe Biden ka autorizuar të premten 100 milionë dollarë nga një fond emergjence për të përmbushur nevojat ‘’e papritura urgjente’’ të refugjatëve që burojnë nga situata në Afganistan, duke përshirë dhe aplikantët special të vizave për emigracionin afgan, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden gjithashtu autorizoi lëshimin e 200 milion dollarëve në shërbime dhe artikuj nga inventarët e agjencive qeveritare të SHBA,për të përmbushur të njëjtat nevoja,tha Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të fillojnë evakuimin e mijëra aplikantëve Afganë për viza speciale të emigracionit (SIVs) të cilët rrezikojnë të hakmerren nga kryengritësit Talibanë sepse punuan për qeverinë e SHBA.

Grupi i parë i të evakuuarve dhe familjarëve të tyre pritet të zhvendosen përpara fundit të muajit në Fort Lee,një bazë militare amerikane me bazë në Virxhinia, ku do të presin për procesin final të aplikimimeve të tyre për vizë.

Rreth 2,500 Afganë mund të sillen në Richmond,deklaroi Pentagoni të hënën.

Administrata e Biden po shqyrton vendet e tjera ku mund të strehohen aplikantët e SIV dhe familjarët e tyre.

Vizat Speciale të Emigracionit janë të dispozicion të Afganëve që kanë punuar si përkthyes ose në punë të tjera në qeverinë e SHBA pas pushtimit nga SHBA në 2001.

Të enjten,Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi legjislacionin që të dhurohen 8,000 viza speciale, të cilat do të mbulojnë të gjitha aplikimet.

Rreth 18,000 aplikime janë duke u përpunuar,zyrtarët amerikanë deklarojnë./ VOA Përgatiti: Zoom.al

“Të pengon Tara?”, Afrona Dika tregon gjithçka për marrëdhënien me vajzën e Bleros

Afrona Dika ka treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e vetme të Blero Muharremit, Tarën. Kjo e fundit udhëton shpesh me të atin dhe bashkëshorten e tij e madje kalon ditë të tëra me ta.

Afrona poston herë pas here foto në rrjete sociale me Tarën, duke treguar që e ka si një shoqe të vogël. Po ashtu gjatë një interviste virtuale të zhvilluar së fundmi, ajo ka shprehur fjalët më të ëmbla për Tarën. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur modelen nëse e pengon vajza e Bleros në marrëdhënien me të dhe me përgjigjen e saj Afrona tregoi shumë.

“Jo, çfarë??? Aspak! Tara është një vajzë kaq e ëmbël, e edukuar, shpirt i bukur dhe një vajzë shumë e sinqertë. Jo, sepse është vajza e Blerimit, por e dua shumë!”, u shpreh Dika.

Gjithashtu ajo ka treguar se vazhdon ende të jetojë në shtete të ndara me Bleron për shkak të punës dhe se ata të dy kanë 14 vite diferencë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se para disa javësh u përfol se Afrona ishte në pritje të ëmbël dhe se Blero do të bëhej baba për herë të dytë.
Por më vonë “Prive” mësoi se ky lajm nuk është i vërtetë dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë Afrona. Madje ajo tregoi se ata si çift nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër.

Ata vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë lidhjen e tyre. Blero mendon që të shpërngulet për të jetuar në Zvicër pranë Afronës dhe sapo kjo të ndodhi, dyshja do të nisin planet për zgjerimin e familjes.

FOTO / Rama e Veliaj darkojnë me Dua Lipan dhe familjen e saj

Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda Rama, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë darkuar me familjen e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe familjen e saj.

Foto nga darka janë shpërndarë nga Dukagjin Lipa në Instagram, duke e quajtur rikthimin në Shqipëri një vizitë të paharrueshme.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes tuaj”, shkruan Dukagjin Lipa në rrjetet sociale.

Dua Lipa vizitoi Tiranën, duke u takuar me një sërë personalitetesh dhe personazhesh të njohura në vend. Ajo u ndal në një kopsht fëmijësh të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës në kryeqytet, e që po ndërtohet nga fondacioni i babait të saj.

Refuzuan 80 mln euro për Chiesa-n, Juve tronditet nga oferta tjetër e klubit anglez

Kampionati Evropian i ka rritur vleren shumë lojtarëve nga kontinenti i vjetër. Një prej tyre është italiani Frederico Chiesa.

Nëse disa ditë më parë Juventusi refuzoi ofertën e Bayern Munchen për italianin (80 milionë euro), sipas medias italiane La Repubblica, tani ka qenë radha për të refuzuar Liverpoolin.

Skuadra angleze do të kishte vendosur në tryezë një ofertë prej 100 milionësh që “Vecchia Signora” ka refuzuar. Federico Chiesa është një pjesë thelbësore për grupin e trajnerit Allegri.