Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht raportohet se makinat që janë përplasur po udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Aplikacion
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vizituar Shqipërinë këtë të premte. Ajo u takua me një sërë personalitetesh në vendin tonë dhe vizitën e saj të dytë në Shqipëri vendosi ta mbyllte me një konferencë të përbashkët me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Dua u pyet nga gazetarët nëse ka menduar që të realizojë një këngë me motive të muzikës tradicionale shqiptare. Këngëtarja e pohoi diçka të tillë dhe tha se duhet të punojë fort për të bashkuar modernitetin me traditën shqiptare.
“Ndoshta kam menduar, e kam menduar, kam thënë që ndoshta mund të përdor një këngë të vjetër shqiptare nëse mund të bëj diçka, por ende nuk e kam bërë mirë kështu që duhet me punuar edhe pak me provuar me parë nëse ka mundësi me bashkuar diçka që është edhe moderne, por edhe shqiptare tradicionale. Duhet me e provuar. Ndoshta në një moment mund ta bëj diçka do të ishte shumë interesante”, tha Dua.
Po këngë në gjuhën shqipe a ka menduar Dua Lipa? Ajo u shpreh se ka dëshirë që të bëjë disa ripunime, por duke qeshur vuri në diskutim aftësinë për të shkruajtur këngë shqip. Megjithatë, pa asnjë diskutim, nuk mohoi që ka shumë dëshirë që ta provojë diçka të tillë.
“Unë kam shumë këngë që janë në gjuhën shqipe që e i dua shumë, që do të kisha pasur qejf në një moment me bërë një cover, me bërë diçka që mund ta dëgjojnë shumë njerëz ndërkombëtarisht me atë gjuhën e bukur, por po ashtu edhe këngët e bukura. Nuk e di a jam mjaft e aftë me shkruajtur këngë shqip, por është patjetër që do të kisha qejf ta provoja. Patjetër”, tha Dua.
Aksident i trefishtë në Fushë Krujë, raportohet për të plagosur dhe një viktimëNjë person dyshohet të ketë ndërruar jetë dhe tre të tjerë të jenë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.
Konkretisht tre makina, të cilat janë shkatërruar plotësisht sicc edhe shihet në foto, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjeve, dyshohet se një prej personave që ishte brenda mjeteve ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht raportohet se makinat që janë përplasur po udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Rast me koronavirus tek Atletico Madrid. Mesfushori i kampionëve të Spanjës, Geoffrey Kondogbia ka rezultuar pozitiv dhe është futur menjëherë në karantinë.
28-vjeçari u transferua te “Colchoneros” nëntorin e vitit të kaluar dhe fitoi titullin kampion me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.
Kondogbia ka lindur në Francë dhe është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave. Me ekipin e parë numëron 5 ndeshje.
Tre vite më parë vendosi të braktisë “Gjelat” për të veshur fanellën e Republikës së Afrikës Qendrore, që është vendi i tij i origjinës, kombëtare ku është përzgjedhur kapiten.
Manastirliu: Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, nëse jeni mbi 18 vjeç shfrytëzoni fundjavën për vaksinimMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik??
Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend ??
#ShqipëriaBuzëqesh?
Fevziu poston foton e shumë viteve më parë në plazhin e Dhërmiut, kush është djali që e shoqëron?Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka postuar një fotot të vjetër në rrjetin social Instagram, nëpërmjet së cilës ai tregon se si ka qenë plazhi i Dhërmiut dikur.
Fevziu shkruan se fotoja është realizuar në korrik të vitit 1998, ndërsa me të janë Andi Bejtja, Andi Bushati dhe një djalë tjetër.
Fevziu nxjerr në pah faktin se 23 vjet më parë aty nuk ka pasur asnjë ndërtim dhe se tani nuk ka më asnjë gjurmë të plazhit të dikurshëm.
Bie në sy edhe fakti se ai nuk e mban mend personin që duket në foto, në të majtë.
“Korrik 1998. Me Andi Bejten, Andi Bushatin dhe nje djale qe se identifikoj dot ne plazhin e Dhermiut. Eshte qendra e plazhit dhe duket qe ska akoma asnje ndertim. Para ca kohesh kur u ktheva se gjeja dot me. Ne foton tjeter duke luajtur volejboll ne plazh. Aty ku dot eshte qendra.” Shkruan Fevziu.
Ish-zv.ministri i Mbrojtjes: Shoqatat e grave të mbrojnë Eli FarënView this post on Instagram
Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar në media se këngëtarja Eli Fara ka marrë rrogë dhe poste drejtuese në administratë kur ministër ka qenë Fatmir Mediu, ka reaguar edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila. Hila në një postim në rrjetet sociale i ka dalë në mbrojtje këngëtares, duke thënë se ajo është një grua pa burrë që përpiqet të mbijetojë. Sipas tij, nëse artistët në Shqipëri do të shpërbleheshin për aftësitë e tyre, Eli Fara do ta mbante me lekë Fatmir Mediun dhe jo e kundërta.
Megjithatë në reagimin e tij Hilam injoron me ose pa dashje faktin që edhe vetë Eli Fara ka qenë në dijeni të faktit që është punësuar në një detyrë për të cilën nuk ka asnjë kualifikim. Dhe se nga ky emërim i bërë vetëm për shkak të “miqësisë” me Fatmir Mediun ajo ka përfituar pagë mujore për disa vite me radhë në mënyrë të padrejtë.
Këto para mund të shkonin vërtetë për ndonjë specialist të fushës e që do të përktheheshin në kontribut real për ministrinë e mbrojtjes.
Reagimi i Hilës:
“Mjaft u moret me Eli Faren. Eshte nje grua pa burre e cila perpiqet te mbijetoje. Nese ketu artistet do shperbleheshin per aftesite e tyre, Eli Fara do mbante me leke Mehdiun dhe jo e kunderta. Merruni me Mehdiun se ai i ka hedhur firmat dhe jo me nje grua. Meqe ra fjala keto Ojf-te per mbrojtjen e grave qe hapin gojen kamare kur i shahet gruaja Makronit, nuk i kam degjuar te mbrojne grate shqiptare kur sulmohen”, shkruan Dritan Hila.
Skeptikët nuk binden, sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve të pavaksinuar s’ka gjasa se do të imunizohenShumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19-s thonë se nuk ka gjasa që ata të vaksinohen dhe kanë dyshime për efektivitetin e vaksinave kundër variantit agresiv të koronavirusit Delta, pavarësisht se të dhënat tregojnë të kundërtën. Këto janë gjetjet e një sondazhi të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik, mes një rritjeje të infeksioneve në disa shtete.
Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe Qendra Kërkimore mbi Çështje Publike NORC në grupin e të rriturve amerikanë që nuk kanë marrë ende një vaksinë, 35% thonë se me gjasë, nuk do të vaksinohen, ndërsa 45%, thonë se është e sigurt që nuk do të vaksinohen. Vetëm 3% thonë se do të vaksinohen me patjetër, ndërsa 16% të tjerë thonë se ndoshta do të vaksionohen.
Sipas të njëjtit sondazh 64% e amerikanëve të pavaksinuar kanë pak ose aspak besim se vaksinat janë efektive kundër varianteve të koronavirusit, përfshirë atë Delta që zyrtarët thonë se është përgjegjës për 83% të infeksioneve të reja në vend. Të dhënat tregojnë se vaksinat ofrojnë mbrojtje të fortë. Në ndryshim, 86% e atyre që janë vaksinuar tashmë kanë të paktën një farë besimi se vaksinat janë efektive.
Kjo do të thotë “se do të ketë më shumë raste të cilat mund të ishin parandaluar, shtrime në spital e vdekje që mund të ishin parandaluar”, thotë Dr. Amesh Adalja, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin “Johns Hopkins”.
“Ne e dinim që një pjesë e popullsisë do të ishte e vështirë që të bindej pavarësisht se çfarë tregojnë të dhënat, dhe për shumë njerëz do të jetë e pamundur të binden”, tha ai. Zoti Adalja i bëri jehonë komenteve të Drejtoreshës së Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky që i ka quajtur infeksionet e reja “një pandemi të të pavaksinuarve” sepse pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe vdekjet kanë qenë në mesin e atyre që nuk ishin imunizuar.
Sondazhi i AP-NORC-ut u zhvillua përpara se disa republikanë dhe personaliteteve televizive konservatore t’u bënin thirrje këtë javë amerikanëve që të vaksinohen pas disa muajsh hezitimi. Kjo përpjekje vjen ndërsa rastet me COVID-19 pothuajse janë trefishuar në SHBA gjatë dy javëve të fundit.
Sipas CDC-së në shkallë kombëtare, 56.4% e të gjithë amerikanëve, përfshirë fëmijët, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të enjten se vaksinimet kanë filluar të rriten në disa shtete ku nivelet janë të ulta dhe rastet me COVID-19 janë në rritje, përfshirë në Arkansasin, Floridën, Louizianën, Mizorin dhe Nevadën.
Megjithatë, pak më shumë se 40% e banorëve së Luizianës ka marrë të paktën një dozë dhe shteti raportoi të mërkurën 5,388 raste të reja me COVID-19, shifra e tretë më e lartë njëditore që nga fillimi i pandemisë. Shtrimet në spital janë rritur gjithashtu në muajin e fundit.
Sipas gjetjeve të sondazhit të AP-NORC-ut shumica e amerikanëve, 54%, janë disi të shqetësuar se ata ose dikush në familjen e tyre do të infektohet, ndërsa 27% janë shumë të shqetësuar. Kjo tendencë ka pësuar rritje nga një muaj më parë, por është shumë më poshtë sesa paraqitej në fillim të vitit, kur rreth 7 në 10 amerikanë thoshin se ishin disi të shqetësuar, se ata ose dikush që ata njihnin, do të infektohej.
Demokratët kanë më shumë gjasa sesa republikanët të thonë se janë në një farë menyre të shqetësuar nëse dikush pranë tyre do të infektohet, 70% me 38%.
Në përgjithësi, republikanët kanë më shumë gjasa sesa demokratët të thonë se nuk janë vaksinuar dhe se me shumë gjasa ose ndoshta, nuk do të vaksinohen, respektivisht 43% me 10%. Pikëpamjet janë të ndara gjithashtu edhe sipas moshës dhe nivelit të arsimimit.
Tridhjetë e shtatë për qind e atyre nën moshën 45 vjeç thonë se nuk janë vaksinuar dhe nuk ka gjasa të vaksinohen, krahasuar me vetëm 16% të atyre në moshë më të madhe. Ata pa diplomë universitare kanë më shumë gjasa se ata që kanë një të tillë, të thonë se nuk janë dhe nuk do të vaksinohen, respektivisht 30% me 18%.
Cody Johansen, i cili jeton pranë Orlandos në Florida, e konsideron veten një republikan konservator, por thotë se kjo nuk kishte asnjë ndikim në vendimin e tij për të anashkaluar vaksinimin.
“Nuk ka qenë vërtet aq e rrezikshme për njerëzit e moshës sime dhe unë unë kam një sistem të mirë imunitar”, thotë zoti Johansen, një 26-vjeçar që instalon pajisje audio-vizuale në bazat ushtarake. “Shumica e miqve të mi u vaksinuan dhe ata janë disi të zemëruar me mua që nuk e kam bërë vaksinën. Ekziston një formë presioni nga kolegët sepse ata thonë se është një përgjegjësi qytetare”.
Ai tha se është e qartë që vaksinat kanë qenë efektive, megjithëse e shqetëson pak fakti që ata janë të autorizuara vetëm për përdorimit në raste emergjente nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Zoti Johansen thotë se ai e mbështet mënyrën se si Presidenti Joe Biden e ka administruar pandeminë, duke thënë se ai ka shfaqur një aftësi të mirë drejtuese.
Kjo pasqyron edhe gjetjet e sondazhit. Një shumicë e madhe e amerikanëve, 66%, vazhdojnë ta mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton çështjen e pandemisë, një vlerësim i lartë sesa vlerësimi i përgjithshëm ndaj zotit Biden që është 59%.
Diferenca është ushqyer kryesisht nga republikanët, 32% e të cilëve thonë se ata e mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton COVID-19-n krahasuar me 15% që e mbështesin atë në përgjithësi mbi mënyrën se si po qeveris. Rreth 9 në 10 demokratë e mbështesin Presidentin Biden në përgjithësi si dhe mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë.
Jessie McMasters, një inxhiniere e hapësirës që jeton afër Rockfordit në Ilinois, thotë se e dozën e parë të vaksinës e mori kur ishte 37 javëshe shtatzënë, pasi foli me mjekët e lexoi informacione se si ishin prodhuar vaksinat Pfizer dhe Moderna.
“Kjo më dha një besim më të madh se ato janë efektive”, thotë zonja McMasters. Prindërit e saj u infektuar të dy nga COVID-i, por jo me simptoma të rënda, dhe që të dy janë të vaksinuar.
Ajo thotë se miqtë dhe familja e saj kanë pikëpamje të ndryshme mbi vaksinimin dhe ndaj masave të tjera që parandalojnë virusit çka reflekton se diskutimet mbi këto çështje janë bërë me qasje partiake. Disa që janë vaksinuar thonë se nuk mund të heqin dorë nga maskat, sepse ato tashmë shihet si një deklaratë personale thotë zonja McMasters, ndërsa ka të tjerë që nuk i marrin vaksinat për shkak të përkatësisë së tyre politike ose keqinformimit.
Dr. Howard Koh, një ish-zyrtar i lartë i shëndetit publik në administratën Obama thotë se hezitimi ndaj vaksinës nuk është një gjë e re, por disinformimi rreth COVID-19 dhe variantet e COVID-it që po përhapen me shpejtësi e bëjnë të domosdoshme që të shkohet derë me derë për të kuptuar shqetësimet e për të ofruar informacion rë saktë.
Ai e quajti rritjen e re të infeksioneve dhe vdekjeve “të dhimbshme”.
“Ajo që kam mësuar nga pacientët e mi është se kur një njeri i dashur vdes, kjo është një tragjedi. Por kur ai vdes dhe ju e dini që mund të ishte parandaluar, kjo tragjedi do të të përndjekë gjithmonë”, tha ai.
/VOA
Familja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës: E re pedhja, ego ena kafe…Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!
Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.
Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?
Familja: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri)
Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë.
Gruaja: Ni lang portokalli të lutem.
Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku?
Kamarieri: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thëne faleminderit)
Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.
Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?
Familja: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora, vazhdonin lundronin në instagram).
Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri: Coca-Cola.
Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo (kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht).
Unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke.
Kamarieri: Zotëri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?
Gruaja: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.
Kamarieri (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se s’di greqisht.
Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri-tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet Shqipëria.
Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).
Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në Gjermani.
Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.
Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.
Burri: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në Gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.
Këngëtari: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në Greqi i afrohet këngëtarit.
Burri: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në Greqi dhe s’dinë fare shqip.
Këngëtari: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)
Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht.
Darka mbaroi, njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga Kosova dhe familja nga Greqia.
Familja nga Kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga Greqia sigurisht turinjte e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.
Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.
Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë.
Nga: Lirim Mucollari.
Policia jep versionin zyrtar: Si u arrestua Azem HajdariShërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
Me hashash në xhep, ky është “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte djali i Azem Hajdarit kur u arrestuaZoom.al ka siguruar pamjet e makinës tip “Audi” ngjyrë e bardh, në të cilën u kap me drogë djali i Azem Hajdarit.
Ky i fundit është ndaluar nga policia e Elbasanit dhe gjatë kontrollit në xhep i kanë gjetur një sasi të vogël hashashi. Mësohet se ai ka raportuar që e ka për përdorim vetjak.
Ndërkohë në makinë së bashku me Azem Hajdarin Junior, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, një vajzë dhe një mik i tij. /Zoom.al