zoom

Day ArchiveAntiterrori dhe antidroga aksion të gjerë në qarkun e Elbasanit

Policia ka ndërmarrë aksion me bazë të gjerë në të gjithë qarkun.

Pasditen e sotme, Policia e Shtetit ka nisur një operacion me bazë të gjerë, duke ngritur postoblloqe në të gjitha pikat kyçe, në çdo qytet të Qarkut Elbasan.

Burime bëjë me dije se në operacion marrin pjesë strukturat  antidrogë dhe ato antiterror.

Shtatë plantacione me marijuanë, kapen 3 mijë e 700 rrënjë afër Podgoricës në Mal të Zi

Shtatë plantacione të mbjella me marijuanë janë zbuluar afër Podgoricës në Mal të Zi. 3 mijë e 700 rrënjë i gjendën në Rvaši teksa Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Marko Gazivoda.

Nga ana tjeër zbulohet se personi në fjalë duke përpunuar dhe shitur drogën do të merrte shumë parash edhe pse marijuana ishte e paligjshme në këtë zonë.

Ky nuk ishte rasti i parë  pasi gjatë këtij muaji policia malazeze ka zbuluar edhe plantacione të tjera me marijuanë.

Vuçiç: Do flas me Erdogan për Kosovën

Dështimi i takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë I mbajtur në Bruksel ka bërë që Beogradi të shtojë presionin ndaj Prishtinës duke e kërcënuar këtë fundit me rinisjen e fushatës për heqjen e njohjeve ndërkombëtare.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në manastirin Manasi, tha se Serbia do t’i përmbahet marrëveshjes së Washingtonit dhe deri në fillim te vjeshtës nuk do të bëjë asnjë lëvizje sa i përket fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Deri më 1 Shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 Shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e bëra nga homologu I tij turk për intensifikimin lobimit për pavarësinë e Kosovës, Vuçiç tha se do të fliste me Erdogan për këtë çështje.

“Unë do të përpiqem të flas me presidentin Erdogan. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa ju kane thënë”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për të rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe për këtë do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Tre vite nga arratisja, Zaev tregon kush e ndihmoi Gruevskin të largohet nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka akuzuar qeverinë e Hungarisë se e ka ndihmuar Nikola Gruevskin të arratiset nga vendi në nëntor të 2018.

Zaev në një intervistë për ‘’Deutche Ëelle’’ tha se ishte qeveria hungareze që ka mbështetur Gruevskin në planin për arratisje deri në dhënien e azilit.

Gjithsesi Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga Gruevski dhe po tenton në mënyrë ligjore ta kthejë atë në vend për të vuajtur dënimin për rastin e korrupsionit ‘Tanku’.

“Shkeli ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg. Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëzit e afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të ‘vrapojnë’ për…

Varianti Delta i COVID është bërë mbizotërues në shumë vende të botës, përfshirë vendet fqinje me ne, ndërsa dyshimet janë të forta se ky mutacion ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila, në studion e “Repolitix”, u shpreh se ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbërritjen e këtij varianti, por theksoi se rritja e rasteve të reja të infeksionit që u vu re në dy ditët e fundit, është shqetësuese.

Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja i bërë apel qytetarëve që të ‘vrapojnë’ për t’u vaksinuar dhe të respektojmë masat anti-COVID që janë në fuqi, pasi, sikurse theksoi Rakacolli, pak rëndësi ka se çfarë varianti i virusit është, i rëndësishëm është fakti se masat parandaluese  të infektimit janë po njësoj.

“Jemi në alert për të parë se çfarë do të ndodhë sepse pavarësisht situatës së qëndrueshme të këtij muaji të fundit, kemi një rritje të lehtë të rasteve. Por duhet të presim të shohim trendin se si do të shkojë puna. Indikatori më i rëndësishëm monitorues i situatës është numri i fataliteteve dhe i pacientëve në kujdes intensiv. Nuk mund ta themi që virusi është më i dobësuar në këtë periudhë. Nuk mund të gjykosh për agresiviteti e virusit me kaq të shtruar sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, por me analizat e bëra është shumë i dukshëm roli i vaksinave në këtë situatë. Ne kemi rritje rastesh, pak rëndësi ka se çfarë varianti është, e rëndësishme është që masat për të gjithë janë njësoj. Rritja e rasteve është shqetësuese dhe duhet të vrapojmë nëpër qendrat e vaksinimit, çdo qytetar duhet të vazhdojë masat dhe të rendi drejt vaksinimit. Pandemia nuk ka mbaruar”, shtoi ajo.

Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer nga fillimi i procesit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar ndaj COVID-19.

Ajo thotë se vetëm nëpërmjet këtij procesi do të mund të frenohet përhapja e COVID-19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit.

Statusin e vet në profiling zyrtar në FB, Manastirliu e shoqëron me disa foto nga vaksinimi në Sukth të Durrësit.

 

 

 

STATUSI NGA MANASTIRLIU

Vaksinim ? Vaksinim? Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik dhe vetëm përmes vaksinimit do të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit.

#VaksinimiShpëtonJetë

#ShqipëriaBuzëqesh?

Kurti për gazetën greke: Do ta mirëprisnim vendimin e Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte dëshmi që Athina është e gatshme të luajë një rol udhëheqës rajonal në Ballkan”, thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për gazetën “To Vima”.

Kryeministri Kurti, i cili së fundmi ishte në Athinë për konferencën e “The Economist” dhe pati një takim të shkurtër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, është qartazi kundër një shkëmbimi territorial me Serbinë dhe kundër rivendosjes së kufijve në Ballkan.

Ai gjithashtu thekson se statusi i Kosovës është vendosur përgjithmonë dhe se dialogu me Beogradin ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e ardhshme midis dy vendeve.

Intervista e plotë për gazetën “To Vima”:

“To Vima”: Kosova kaloi një periudhë të paqëndrueshme politike me zgjedhje të njëpasnjëshme, por duket se tani ka një qeveri të qëndrueshme. Cilat janë prioritetet tuaja kryesore si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm? Sa i madh është problemi i korrupsionit?

Ne kemi qenë të fokusuar në dy prioritete themelore dhe më urgjente. Prioriteti i parë ishte fokusimi në menaxhimin e pandemisë me qëllim minimizimin e pasojave në shëndetin publik. Si rezultat, në 100 ditët e fundit, falë masave të duhura kundër COVID-19, përgjigjes së shkëlqyeshme nga qytetarët dhe vaksinimit masiv, numri i rasteve të reja ka rënë për 99%, numri i rasteve aktive për 97% dhe numri i hospitalizimeve për 86%.

Krahas kësaj, reformat tona në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e fondeve publike kanë pasur ndikim pozitiv në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike. Në frontin ekonomik, në pesë muajt e parë të këtij viti kemi shënuar disa rezultate shumë pozitive dhe premtuese. Aktiviteti ynë ekonomik është rritur për 15%, të ardhurat e buxhetit tonë për 30%, eksportet për 66% dhe për këtë vit ne parashikojmë rritje ekonomike për 7.9%. Ne gjithashtu kemi hartuar një pako të ringjalljes ekonomike me 1.1 miliardë euro kontribute në ekonominë tonë.

“To Vima”: Bisedimet janë intensifikuar midis Serbisë dhe Kosovës në kontekstin e dialogut Beograd – Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja. A ka pasur progres kohët e fundit në këto bisedime? A është larguar nga tryeza e bisedimeve skenari i shkëmbimit territorial?

Kosova kërkon t’i zgjidhë çështjet e pazgjidhura me fqinjët përmes dialogut. Ne do të kemi mundësi t’i rregullojmë marrëdhëniet në Ballkan vetëm me një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, të bazuar në vlerat evropiane. Pavarësia e Kosovës është trembëdhjetëvjeçare. Që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, që vërtetoi faktin se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, debati për shtetet është mbyllur. Unë nuk do të diskutoj statusin e Kosovës, as integritetin tonë territorial.  Është çështje e zgjidhur. Nuk mund të lejojmë ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbimin territorial e as të atyre për bosnjëzimin e Kosovës. Serbia tani duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe të mos insistojë që në një farë mënyre të vazhdojë t’i arrijë qëllimet e vjetra, me mjete të reja. Tema e vetme është marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“To Vima”: Ballkani duket se është kthyer në vëmendjen e të gjithë aktorëve të mëdhenj globalë dhe më e rëndësishmja në vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pas publikimit të non-papers që flasin madje edhe për rivendosjen e kufijve në rajon përgjatë vijave etnike, janë paraqitur disa skenarë. Si u përgjigjeni atyre që shqetësohen për mundësinë e një Shqipërie të madhe? A jeni kundër këtyre skenarëve apo do t’i konsideronit në rrethana specifike? A nuk është mundësia e një “Schengen-i Ballkanik” çështje më reale dhe konstruktive për të nxitur bashkëpunimin rajonal?

Unë vazhdoj të besoj se përgjigja më e mirë ndaj të gjitha këtyre “Non Papers” është “No comment” sepse përmes përgjigjeve, ato po përpiqet të sjellen në jetë. Ne duhet të shkojmë drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Kosova nuk ka dilema. BE dhe NATO janë vlera tonat ashtu edhe destinacion i yni. Duke ditur që korniza aktuale rajonale nuk mund të na përgatitë për pranim në BE, në Samitin e Tiranës unë kam propozuar që të përditësojmë CEFTA-n në SEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Juglindore) bazuar në modelin EFTA – EEA, që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale. Ne sigurisht se shpresojmë që Komisioni Evropian mund ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë dialogun që do të çonte në rezultate konkrete. Ne jemi të bindur se nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.

“To Vima”: Së fundmi, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, vizitoi Prishtinën. Zyra juaj ndërlidhëse në Athinë është avancuar, por ende mungon njohja zyrtare diplomatike. A jeni optimist që kjo do të ndodhë, a jeni në bisedime me palën greke për këtë? A ka ndonjë afat kohor?

Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen e saj dhe qëndrimin pozitiv ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit si në rajon ashtu edhe Evropë. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, qëndrim të cilin Greqia e ka dëshmuar përsëri me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës dhe të ofrojë mbështetjen e saj. Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët.

“To Vima:” Përveç njohjes, cilat janë fushat kryesore në të cilat Athina dhe Prishtina mund të bashkëpunojnë qoftë në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë rajonal? A e shihni Greqinë si vend që mund t’ju ofrojë asistencën e nevojshme teknike në rrugën tuaj drejt integrimit në BE? A jeni i shqetësuar se marrëdhëniet e ngushta të Turqisë me Kosovën mund të pengojnë bashkëpunimin me Greqinë?

Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet historike midis popujve tanë dhe të forcojë marrëdhëniet vëllazërore afatgjata me Greqinë, një element i rëndësishëm i stabilitetit rajonal afatgjatë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Greqisë. Duke pasur parasysh peshën e Greqisë në rajon, si dhe frymën e bashkëpunimit në rajon, ne do ta mirëprisnim vendimin për njohjen e Kosovës. Njohja do të ishte dëshmi thelbësore e rolit udhëheqës në rajon që Greqia duhet të ketë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Greqi janë duke u forcuar. Kjo dëshmohet nga forumi virtual ekonomik i organizuar nga dy MPJ-të përkatëse në muajin prill të vitit 2021. Ka ende hapësirë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

‘Skifterja’ 60-vjeçare arrin të vjedhë diamantet me vlerë 4,8 milionë, i zëvendëson me gurë të zakonshëm

Një ‘skiftere’ 60-vjeçare arriti të vidhte  diamante në vlerë rreth 4.8 milionë euro pasi u paraqit si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur dhe vlerësuar xhevahiret.

Sipas The Guardian, Lulu Lakatos mashtroi argjendarët duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania Boodles në Londrën qendrore, dhe më pas me një lëvizje delikate të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm.

Lakatos vlerësoi shtatë diamante në një dyqan në New Bond Street përpara se t’i fuste në një qese, tha gjykata.

Mashtrimi i saj u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, në të cilën u gjetën gurë të zakonshëm.

“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, tha prokurori Philip Scott.

Lakatos, rumune me origjinë, por banore franceze, mohoi të kishte komplotuar për të vjedhur më 10 mars 2016.

Shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa gjyqi vijon.

VIDEO/ Spektakël nga Rey Manaj, “tripletë” historike me Barcelonën, realizon edhe me gjoks

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, bëri një debutim historik pasditen e sotme duke zbritur në fushë me ekipin e parë të Barcelonës.

Por jo vetëm kaq. Me shansin e parë që iu dha, Manaj arriti të bëhet dhe protagonist duke realizuar dopietë me fanellën e Barçës. 24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshjes miqësorë kundër Gjimnastik, duke shënuar një supergol nga diagonalja dhe në minutën e 86-të realizoi spektakël duke finalizuar një harkim nga krahu me goditje me gjoks.

Manaj u aktivizua në pjesën e dytë, dhe ishte lojtari më i mirë i blaugranasve duke tentuar të gjejë rrugën e golit disa herë.

Skandali i uniformave, zbardhet dëshmia e Edlira Naqellarit: E pafajshme, askush se dinte sa copë duheshin

Eshtë zbardhur dëshminë e dhënë në gjykatë nga ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari e cila është një nga 9 zyrtarët e arrestuar për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit. Nga dosja e SPAK theksohet se Edlira Naqellari ishte në dijeni të problematikave të konstatuara, por megjithatë e ka çuar deri në fund realizimin e këtij prokurimi abuziv.

Ish –drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, në dëshminë e saj vijon të këmbëngul se është e pafajshme ndërsa shton se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Në deklaratën e dhënë për llogari të SPAK Naqellari thekson se më në fund me tenderin që ajo po realizonte policia e shteti do të vishej me uniforma siç duhej. Ndër të tjera ajo thekson se edhe vetë Drejtoria e policisë së Shtetit nuk ishte e qartë se sa uniforma i nevojiteshin sepse ka largime çdo vit dhe lëvizje numrash.

Sipas dosjes së SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, por jo çmimin prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës. Në këtë tender theksoje më tej se një shtesë për të mos ndryshuar çmimin ishte fakti se 35 milionë lekë do të shkonin për sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformave.

Kujtojmë se 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjyaktës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.

SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Dëshmia e Edlira Naqellarit:

Nga gjithë dokumentacioni që më është vënë në dispozicion ditën e kontrollit të banesës dhe arrestit tim nuk arrita të kuptoja që cilin nen të ligjit për prokurim publik kisha shkelur. Edhe sot nuk jam e qartë pse unë dhe ish punonjësit e mi pasi unë nuk jam më drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ndodhen këtu. Ju siguroj dhe ju garantoj që si nga ana ime, por edhe nga ana e punonjësve të mi, profesionalizmi dhe integriteti në zhvillimin e procedurës së prokurimit që është bërë objekt hetimi dhe gjykimi është respektuar nga ligji, është treguar profesionalizëm, integritet dhe është arritur të realizohet me sukses një prioritet shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që ishte pajisja e punonjësve të policisë së shtetit me uniforma. Në aktet që më janë vënë në dispozicion ditën e arrestit, mbaj mend që bëhej fjalë për një kohëzgjatje të procedurës. Procedura ka zgjatur, është publikuar në datë 26.07.2019 dhe ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshje kuadër në korrik të 2020 për shkak të komplekseve që vetë ky objekt prokurim paraqet. Uniforma e policisë së shtetit si një e tërë nuk arrihej, nuk arriheshin, nuk janë arritur dot të realizohen si prokurim prej vitesh. Punonjësit e policisë së shtetit janë mbajtur me donacione të dhuruara nga shteti turk apo shtete të tjera. I gjithë qëllimi jonë ka qenë që në respektim të ligjit të arrihej të realizohej me sukses një procedurë prokurim, të nënshkruhej një marrëveshje kuadër dhe ti jepet mundësia Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si institucioni kërkues për të plotësuar nevojat e veta. E gjithë kjo procedurë ka filluar me kërkesa për prokurim të dërguar nga autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pranë Agjencisë së blerjeve të përqendruara në cilësinë e organit qendror blerës, e cila është ngarkuar me VKM me ndryshimet përkatës.
Kjo ka qenë në kompetencën e Agjencisë për të zhvilluar këtë prokurim për uniformën e policisë së shtetit. Kërkesat e DPPSH kanë qenë edhe për uniforma, edhe për këpucë, edhe për mënyrë shpërndarje të tyre tek punonjësit e policisë nëpërmjet një sistemi elektronik shpërndarës. Duke qenë se ishim përpara situatës kur kishim kërkesat nga Autoriteti Kontraktor, mua më vinin kërkesat dhe më tej ja drejtoja strukturave përkatëse, edhe për uniformë këpucë dhe uniforma e policisë së shtetit konsiderohet një dhe e vetme nga koka tek këmbët, nga kapeleja tek këpucët. Ky prokurim është bërë me një procedurë të vetme. Ne nuk na detyron ligji që ta ndajmë këtë procedurë prokurim. Nga ana tjetër, procedura e prokurimit nga Korriku 2019 në Korrik 2020, nga publikimi deri nën nënshkrimin e marrëveshjes kuadër, ajo që ka qenë detyra jonë si organ qendror blerjesh ka zgjatur se janë paraqitur ankesa nga operatorët dhe rezulton se pas publikimit të procedurës në datë 26.07.2019 brenda afatit kohor 7 ditor në dispozicion të operatorëve ekonomik të interesuar për të paraqitur ankesa janë depozituar 4 ankesa që lidheshin me specifikime teknike, sistemin e shpërndarjes me dokumentet e tenderit.Në zbatim të ligjit, me urdhër kam pezulluar procedurën e prokurimit, bazuar në nenin 63 të ligjit për ligjin e prokurimit publik dhe kam caktuar një komision për shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi në lidhje me këto ankesa. Komisioni i shqyrtimit të ankesave ka konstatuar se ka një vendim të VKM i vitit 2016, i cili autorizon pikërisht drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të miratuar të thënat teknika dhe mënyrat e zbatimit të uniformës.
Në këto kushte, Komisioni i shqyrtimit të ankesave nuk mund të shqyrtonte dhe të merrte një vendim për ndryshimin ose jo, për pranimin pjesërisht apo plotësisht të ankesave të paraqitura nga operatorët ekonomik, pasi dilte jashtë kompetencës. Për këtë arsye, bazuar në një mero, informacion që më është vënë në dispozicion nga ky komision, i kemi dërguar me shkresë kërkese për rishikim drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të gjitha pretendime dhe argumentat e 4 operatorëve ekonomik në lidhje me dokumentet e tenderave, në mënyrë që ai si autoritet kompetent të vendoste nëse duhet të ndryshoheshin apo jo, nëse duhet të rishikoheshin. Dhe kështu ka ndodhur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka rishikuar specifikimet teknike të artikujve të uniformës të sistemit elektronik të shpërndarjes dhe i ka dërguar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
Gjatë gjithë kësaj kohe, procedura e prokurimit ka qenë e pezulluar. Me marrjen e shkresave të përgjigjeve të specifikimeve teknike të ndryshuara dhe rishikuara atëherë është aktivizuar sërish komisioni i shqyrtimit të ankesave duke marrë vendime përkatëse dhe ua ka komunikuar këto operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ankesa. Është respektuar më tej afati 10 ditor i animimit për komisionin e prokurimit publik në lidhje me këto vendime, njëkohësisht nga njësia e prokurimit bazuar në shkresat, në vendimmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ndryshimin e këtyre specifikimeve teknike janë bërë dhe shtojcat përkatëse në dokumentat e tenderit që janë bërë publike në sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, është respektuar njëkohësisht edhe afati kohor 10 ditor për ankesa të mundshme në komision të prokurimit publik. Ka rezultuar që është paraqitur vetëm një ankesë dhe ankesë të cilën komisioni i prokurimit publik nuk e ka marrë parasysh në lidhje me shtojcat e dokumentave të tenderit. E gjithë kjo që po edhe është për të sqaruar kohëzgjatjen e procedurës.
Me anë të përzgjedhjes së procedurës së kufizuar ne kemi arritur që në datën 10 Janar 2020 që ishte data e hapjes së kërkesave për pjesëmarrje për fazën e parë para kualifikimit të kishim 6 operatorë ekonomik të kualifikuar dhe në përfundim kanë rezultuar tre operatorë ekonomikë të kualifikuar.
Në lidhje me vlerësimin e ofertave ka rezultuar se është paraqitur për fazën e parë, a rezultuar se është paraqitur një ankesë nga një prej 6 operatorëve pjesëmarrës, ankesë e cila nuk u mor parasysh, e pezulloi procedurën që për shkak të afateve që neni 63 dhe neni 78 i rregullave të prokurimit publik parashikon dhe më tej ky operator ekonomik nuk është ankimuar as në komision dhe as në Gjykatë Administrative nuk është bërë ezaurimi administrativ i ankesës dhe as ai gjyqësor në Gjykatë Administrative për zgjedhje të vetë operatorit ekonomik të skualifikuar. Në fazë të dytë të 3 ofertuesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej të skualifikuarve paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit
Në fazë të dytë të 3 ofruesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej tyre paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit të ofertave, ankesë e së cilës nga një komision shqyrtim ankese ngritur nga ana ime nuk u mor parasysh, por edhe ai vendim i komisionit të vlerësimit të ofertave të kualifikimit e një prej ofertuesve dhe skualifikimit të dy ofertuesve të tjerë është verifikuar nga një komision shqyrtim ankesë, ky operator ekonomik që u ankimua nuk ezauroi sërish të drejtën për ankimim administrativ në komisionin e prokurimit publik dhe më tej në Gjykatë Administrative.
Në lidhje me ndryshimin e fondit limit, mesa mbaj mend që ishte te pjesa e vendimit, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër ka qenë i publikuar me datë 26.7.2019 në vlerën rreth 2 miliard e 800 milion lekë të reja pa TVSH dhe i tillë ka ngelur i pandryshuar deri në fund të procedurës dhe nënshkrimin e marrëveshjes kuadër. Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse.
Në lidhje me situatën time, dua të sqaroj që kam njohuri shumë të mira në fushën e prokurimit publik që në vitin 2005. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj problematike në ushtrimin e detyrave të mia. Kam zbatuar gjithmonë ligjin dhe kështu ka qenë edhe rasti konkret. Situata që më është shkaktuar tani me kërkesën e prokurorit dhe me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time. Masa që është kërkuar dhe vendosur në rastin konkret është absurde, e paligjshme dhe nuk është e mbështetur në ligj, nuk ka asnjë argument, nuk ka asnjë fjalë apo fjali në ato akte që më janë vënë në dispozicion që unë të ngarkohem me një shkelje të caktuar ligjore. Secila strukturë që është përfshirë në procedurën e prokurimit ka kryer vetëm detyrën e saj në mënyrë të pavarur në zbatim të ligjit. Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të.