zoom

Day ArchiveErdogan “tërbon” Athinën për qytetin fantazmë: Do të rihapim Varoshan!

Qëndrimi dyditor në Qipron veriore i Presidentit turk, Recep Taip Erdogan u përmbyll me një paradë ushtarake, si për të demostruar këmbënguljen e Ankarasë në zgjidhjen e propozuar për ndarjen në dy shtete të ishullit.

Por, më shumë se sa parada bujë në këtë vizitë bëri deklarata e kreut të shtetit turk, që njoftoi planet për të hapur pjesërisht qytetin Varosha, i boshatisur nga grekët gjatë pushtimit të veriut të Qipros nga ushtria turke në vitin 1974 dhe që nga turqit njihet me emrin Marash.

“Jeta do të rinisë sërish në Marash. Falë punës së bërë për të respektuar të drejtat e punës, dyert e një epoke të re do të hapen në Marash dhe nga kjo do të përfitojnë të gjithë”, tha Presidenti turk.

Erdogan tha se Ankaraja është në rrugën e drejtë dhe duke qenë në këtë rrugë do të mbrojë të drejtën e saj deri në fund, duke nënkuptuar këtu edhe përdorimin e forcës.

Por, këto deklarata të Erdogan nuk janë pritur mirë në Athinë dhe në Perëndim. Ministria e Jashtme greke doli me një deklaratë ku tha se dënonte me forcë deklaratat e Presidentit turk për rihapjen e pjesshme të Varoshës dhe i cilëson këto akte si në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Greqia thotë se së bashku me qeverinë qipriote dhe me partnerët ndërkombëtarë mbetet e bindur te zgjidhja e propozuar federative dyzonale, si e vetmja rrugë për të bashkuar ishullin.

Deklaratat e Erdogan u kritikuan edhe nga Uashingtoni, Londra dhe Brukseli, që thanë se ato binin ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe thellojnë tensionet në ishull.

Pas grushtit të shtetit në Greqi, regjimi i kolonelëve nxiti një grusht të ngjashëm shteti më 1974 në Qipro. Qeveria ra dhe qeveria e re deklaroi bashkimin me Greqinë. Gjatë kësaj periudhe nisi një spastrim ndaj popullsisë turke të ishullit.

Kjo nxiti reagimin e Ankarasë që ndërhyri me ushtrinë dhe mori nën kontroll 35 për qind të territorit verior të ishullit, ku banojnë turqi. Më pas, u shpall edhe Republika Turke e Qipros, që aktualisht njihet vetëm nga Turqia.

6 mënyra të shpejta për të qetësuar veten kur jeni të stresuar

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Ai mund të shkaktohet nga situata që i kemi krejtësisht jashtë kontrollit ose nga gjëra që thjesht na bëjnë nervoz, si ndonjë punë projekti apo detyrë kursi. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek gjendja shëndetësore.

Duke ndjekur këto 6 teknika për vetëm 20 minuta në ditë për pak javë, do të mund të rifreskoni të gjithë sistemin imunitar dhe e bëni trupin më pak të ndjeshëm ndaj hormoneve të stresit. Ja cilat janë ato!

1 minutë: Merrni frymë thellë

Kur jemi të stresuar, priremi të marrim frymë shumë cekët ose ta mbajmë atë. Frymëmarrjet e thella, nga diafragma, rrisin nivelin e oksigjenit dhe krijojnë një ndjesi qetësie. Për t’u siguruar që po merrni frymë nga diafragma (jo nga gjoksi), vendosni njërën dorë rreth 3 cm larg kërthizës dhe, ndërkohë që merrni frymë, barku duhet të zgjerohet me rreth 3 cm.

2 minuta: Konsumoni (pak) çokollatë

Një studim i publikuar tek “Journal of Proteome Research” ka zbuluar se konsumimi i një çokollate të zezë (40 gramë) në ditë për 2 javë ndihmon për të ulur hormonet e stresit tek njerëzit.

3 minuta: Picërroni sytë te një foto me flokë dëbore

…ose me guaska, gjethe fieri apo me shkreptima. Të gjitha këto ofrojnë pamje vijëzuese që ndihmojnë për t’u qetësuar mendërisht. Gjatë një studimi të kryer nga Universiteti Oregon, njerëzit që bënë një pushim të shkurtër nga detyra që u ishte lënë për të parë këto pamje, nivelet e stresit u ulin me 44% krahasuar me ata që panë imazhe të kontrolluara.

10 minuta: Filloni të bëni punime artizanale (me shtiza)

Studimet kanë treguar se arti dhe veprat artizanale ndihmojnë për t’u qetësuar njerëzit që duhet të kujdesen për të afërmit e tyre që janë prekur nga kanceri. Nëse nuk dini të punoni me shtiza, atëherë filloni të pikturoni apo ngjyrosni çfarëdo të mundni.

15 minuta: Pini çaj

Çaji jeshil përmban aminoacidin theanine, që promovon ndjesinë e relaksim, Kamomili lehtëson gjithashtu lehtëson simptomat e ankthit. Edhe përbërësit tek çaji i zi mund të ndikojnë tek neurotransmetuesit në tru.

Sipas një studimi të publikuar te “Psychopharmacolo’”, njerëzit që konsumuan 4 filxhanë me çaj për 6 ditë kishin nivele më të ulëta të kortizolit pas një ngjarjeje stresuese.

20 minuta: Bëni një shëtitje

Shëtitja në park ndihmon në rritjen e niveleve të norepinefrinës, një përbërës kimik që ndihmon trurin të përballojë stresin. Ndërsa aktiviteti fizik në ambient të hapur rrit humorin dhe energjinë e një personi.

Skandal në “Premier League”! Pas akuzave për pedofili, vihet në pranga futbollisti i njohur

“Premier League” në Angli është përfshirë nga një skandal pasi nga mediat raportohet se një futbollist i Everton është arrestuar pas akuzave për pedofili. Bëhet fjalë për për Gylfi Sigurdsson, mesfushori 31-vjeçar i Islandës.

Futbollisti u shoqërua nga policia në shtëpinë e tij nga Greater Manchester Police dhe më pas do të lirohej me kusht pas marrjes në pyetje.

Së fundmi, klubi njoftoi se pezulloi një nga lojtarët e tij në pritje të përfundimit të hetimeve, por nuk e zbuloi identitetin e tij për arsye ligjore.

Lajmi mori dhenë dhe “The Mirror” zbuloi se futbollisti luan rregullisht për kombëtaren e vendit të tij dhe është 31 vjeç.

Media prestigjioze nuk u mjaftua me kaq dhe tregoi se futbollisti ishte thirrur për një ndehsje miqësore të premten dhe se bashkëshortja e tij fshiu profilet e saj nga rrjetet sociale në orët e fundit. Të gjitha detajet çuan në emrin e Sigurdsson, gjë që u mbështet edhe mga mediat islandeze.

“Gjatë kontrolleve në shtepinë e tij u gjetën objekte të ndryshme rrëmbimi dhe se lojtari u mor në pyetje në lidhej me krime shumë të rënda ndaj një të mituri”, thanë burimet brenda Policisë.

Lojtari u la i lirë me kusht pas marrjes në pyetje, në pritje të hetimit të mëtejshëm, bëjnë me dije mediat britanike.

Trafikanti shqiptar, “luftë” me policinë britanike! Ndiqet me helikopter

Një shqiptar, i njohur si trafikant droge ka rënë në prangat e policisë britanike.

Sipas mediave britanike, Esmerald Xhafa, 27 vjeç la automjetin në rrugë dhe eci në këmbë në një fushë në anë të autostradës, ndërkohë që efektivët e kanë ndjekur për disa orë me helikopter, ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Bëhet e ditur se në automjetin e tij tip BMW, të cilën e braktisi për të i shpëtuar policisë, autoritetet gjetën dy kuti kartoni me shumë se 15 kg kanabis dhe 273 paund, si dhe një listë emrash të shkruar me shkrim dore.

Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve.

Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij, por gjykata e dënoi me 28 muaj burg.

Arrestohet miku miliarder i Donald Trump, si i gënjeu agjentët e FBI-së

Thomas Barrack, një mik miliarder i ish-presidentit Donald Trump, i cili mbikqyri fondin për inaugurimin e tij është arrestuar nën akuza që përfshijnë lobim të paligjshëm të huaj dhe pengim të drejtësisë, tha të martën Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Barrack akuzohet për mbrojtje të paligjshme të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu pretendohet të ketë gënjyer agjentët e FBI-së gjatë një interviste në lidhje me marrëdhëniet e tij me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Barrack, 74 vjeç është një aleat i vjetër i zotit Trump dhe themelues i firmës së madhe të investimeve Colony Capital. Barrack dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë Colony Capital në vitin 2020. Në prill, ai dha dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i firmës.

AKU asgjësohen 147 mijë ton ushqime të skaduara, 21% e bizneseve të kontrolluara u gjetën në shkelje

Ushqime të skaduara, të pashoqëruara me analizë bakteroligjike të ujit, apo që tregtohen në kushte jo higjienike, gjenden gati në çdo dyqan apo market.

Vetëm në 2 muaj qershor-korrik u asgjësua 147.742 tonë ushqime, kryesisht mish në thertore jashtë kushteve higjieno-sanitare si dhe produkte të bulmetit. Përveç këtyre, AKU, ka asgjësuar edhe 33.500 litra lëng frutash i pakonsumueshëm për shkak të cilësisë së ulët, 600 litra birrë dhe 572 kilogramë produkte të ndryshme.

Në këto dy muaj në total AKU ka kryer 5.471 kontrolle në terren në të gjithë vendin, ku rreth 21% e subjekteve është konstatuar në shkelje, pasi janë dhënë 1.115 masa paralajmërim dhe 1 gjobë 650 mijë lekë. Këtyre subjekteve u është lënë si detyrë të përmbushin detyrimet ligjore dhe të garantojnë sigurinë ushqimore.

Disa nga shkeljet kryesore të konstatuara janë:

– Mungesë rinovimi të librezës shëndetësore të personelit

-Mungesë e rinovimit të analizës bakteriologjike të ujit

-Mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore

– Mungesë e kushteve higjienike

– Probleme me datat e skadencave të produkteve ushqimore

Në përfundim të këtyre kontrolleve të bëra inspektorët e AKU kanë marrë 767 mostra të produkteve ushqimore të ndryshme në bazë të riskut që ato paraqesin për tu futur në laboratorin e analizave.

Italia preferon “Made in Albania”/ Në krye të eksporteve shqiptare, më pas vijnë Kosova dhe Spanja

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja graduale e rrugëve tregtare me vendet partnere ka bërë që eksportet shqiptare të rriten ndjeshëm duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë fqinje sa vijnë e forcohen vit pas viti. Të dhënat e Instat tregojnë se edhe në 6-mujorin e parë të 2021, eksportet drejt saj u rritën me rreth 31.8% duke arritur në 75.2 miliardë (614.6 milionë euro), rreth 18.2 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar.

Edhe një vit më parë ku kriza e pandemisë dha efekte të konsiderueshme në tregti, drejt Italisë u eksportuan 123.5 miliardë lekë mallra.

Tekstilet dhe këpucët janë edhe produktet kryesore që kanë destinacion Italinë, që me gjithë goditjen duket se po i janë rikthyer rritjes edhe pse me ritme më të ngadalta se grupet e tjera.
Veç Italisë, eksporti i mallrave ‘Made in Albania’ është zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të Kosovës me rritje të eksporteve të metaleve dhe materialeve të ndërtimit kryesisht me rreth 56.3 milionë euro më shumë se kundrejt 6-mujorit të 2020-ës, e duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Rritje kanë shënuar edhe mallrat që janë eksportuar drejt Spanjës, kryesisht si rrjedhojë e kërkesës së lartë për minerale dhe lëndë djegëse.
Italia nga ana tjetër dominon edhe hartën e importeve pasi në fund të qershorit 2021 vlera e mallrave të importuara prej saj arriti në 91.4 miliardë lekë, rreth 207.6 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Veç saj, Turqia dhe Kina po ashtu kanë forcuar më tej pozitat pasi edhe vlera e importeve nga këto dy shtete u zgjerua më tej, duke u rritur përkatësisht me 14 dhe 8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, kur rrugët tregtare ishin bllokuar në pjesën e parë të vitit si pasojë e pandemisë.

Hysaj lë pas krahëve kritikat e tifozëve, realizon një super gol në miqësore dhe bën tribunën të brohorasë

“Kritikat” e tifozëve duket se i kanë bërë mirë mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj.

Ai ka realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të, në miqësoren që skuadra e Lacios ka zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno. Shqiptari merr me grintë topin në zonën e rreptësisë, shkon në fundore dhe godet fuqimisht drejt portës me të majtën.

Topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë. Hysaj realizoi golin e katër për të tijtë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të ekipit kryeqytetas.

 

 

Vlen të përmendet se Hysaj nuk e ka nisur në mënyrën e duhur aventurën e tij të re te Lacio. Ai u akuzua nga tifozët për këndimin e këngës “Bela Ciao”, që sipas tyre është një këngë fashiste dhe lidhet më shumë me rivalët e kryeqytetit, Romën.

Pavarësisht tensioneve të tifozëve, që shkuan deri aty sa kërkuan largimin e tij, shokët e ekipit të shqiptarit, klubi lacial, por jo vetëm, i kanë dalë në mbrotje, duke shprehur hapur mbështetjen në këtë moment të vështirë për të.

Aksidenti në Rrugën e Kombit, kush është 57-vjeçari kosovar që mbeti i vdekur, i biri dërgohet me urgjencë në spital

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Mirditë. Behet me dije, se nga përplasja mes autobusit dhe makinës “Land Rover”, viktimë ka mbetur 57-vjeçari nga Kosova, Hysen Selitaj.

I ndjeri ndodhej në ato momente në makinë së bashku me të birin, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë.

Raportohet se ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Rrëshenit. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët nuk pësuar lëndime. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë dhe pamje nga vendi ngjarjes.

Makina “Land Rover” shihet thuajse tërësish e shkatërruar, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe autobusi. Drejtuesi i kësaj të fundit është shoqëruar në komisariat, ku pritet të japë versionin e tij për ngjarjen.

Rama në Vjenë: Partneritet strategjik të Universitetit Bujqësor me Universitetin austriak BOKU

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një vizitë 1-ditore në Vjenë, në ambientet e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.

Rama shkruan se qëllimi i kësaj vizite është mbështetja e drejtpërdrejtë për Universitetin Bujqësor të Tiranës që të hapë dialogun me rektorin dhe drejtuesit e universitetit austriak, me të cilin synohet lidhja e një partnershipi strategjik.

“Vizioni Shqipëria 2030 synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze evropiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama.

Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.