zoom

Day ArchiveDetaje të rënda nga vrasja e shqiptarit në Mykonos, shoku i mori jetën 27-vjeçarit për qiranë e shtëpisë

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mykonos, në Greqi, 4 ditë më parë. Sipas shtypit grek, shkak i vrasjes së të riut nga një bashkëatdhetar është qiraja e shtëpisë.

Pesë persona janë arrestuar nga policia greke, mes të cilëve edhe një 29-vjeçar që dyshohet të jetë personi i cili e qëlloi me thikë në zemër. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë.

29-vjeçari dhe viktima kanë qenë shokë dhe jetonin të dy prej fillimit të muajit Qershor në një shtëpi me qira. Të dy kishin shkuar për punë në ishullin e Mikonos. Por disa ditë para krimit, 29-vjeçari u largua nga shtëpia pas një sherri për qiranë me 27-vjeçarin.

Një ditë para vrasjes të dy u takuan për të sqaruar mosmarrëveshjen, por sërish u grindën. Dyshohet se në këtë moment 29-vjeçari i mori me forcë celularin dhe portofolin me 100 Euro 27-vjeçarit.

Pas këtij incidenti, miq të përbashkët të tyre tentuan t’i afronin për të gjetur zgjidhje. Kështu ata caktuan një takim, por që ajo ditë u shndërrua në tragjedi për 27-vjeçarin shqiptar.

29-vjeçari shkoi në takim me 4 shokët e tij, por në vend që të sqaroheshin me fjalë, përdorën sende të forta dhe thikë. 29-vjeçari dhe 4 shokët e tij filluan të rrihnin të riun, duke e goditur me sende të forta. Ndërsa dyshohet se ka qenë pikërisht 29-vjeçari që e goditi viktimën me thikë në zemër duke e lënë të vdekur në vend.

27-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, por fatkeqësisht mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Gjermani, pamje të frikshme, gropa e madhe “ha” rrugën e fshatit

Janë thuajse të pabesueshme imazhet që vijnë nga katastrofa natyrore e ndodhur në Gjermani ku deri më tani kanë ndërruar jetë 101 personave si pasojë e stuhive që kanë shkaktuar përmbytje të shumta.

Një gropë e madhe e hapur si pasojë e ujit, duket sikur po “ha” rrugën drejt një fshati ndërsa rreshti i parë i shtëpive tashmë është kthyer në gërmadha. Gazetari i BILD udhëtoi drejt një prej zonave të prekura nga përmbytjet duke raportuar LIVE.

Tashmë shirat në disa zona kanë ndaluar por banorët janë të frikësuar se sa e qëndrueshme është toka dhe do mund të qëndrojnë shtëpitë e tyre në këmbë.

E rëndë në Maliq/ 80-vjeçari vetëvaret në banesën e tij, dyshohet se vuante nga depresioni

Një 80-vjeçar është gjendur i vdekur në banesën e tij në fshatin Vlocisht të Maliqit mbrëmjen e sotme. viktima dyshohet se vuante nga depresioni.

Sipas informacioneve nga policia shtetasi me inicialet H.Ll i përket moshës 80-vjeç.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Hapet aksi i By pass-it të Vlorës, Rama: Vepër spektakolare

Është hapur sot aksi i By pass-it të Vlorës, që pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në qytetin bregdetar, gjatë këtij sezoni turistik.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në një inspektim në aksin e hapur, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në një mesazh në “facebook”, shoqëruar me videon e inspektimit, Rama thekson se “kjo është një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut”.

Mesazhi i Ramës:

Bajpasi i Vlorës – Hapet aksi i ri panoramik për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit???

?Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve☀️?
#PushimeTëMbara??
#BeautifulAlbania??❤️
#SkaKohëPërPushim??‍♂️

Zjarri te Rezervat e Shtetit në Lundër, KQZ: Në magazinë kishte materiale zgjedhore, ruhen në ambient tjetër

Pas zjarrit të rënë pasditen e sotme në magazinën e Rezervave të Shtetit në Lundër, ka ardhur edhe reagimi i KQZ. Në një njoftim për media, thuhet se në ambientet ku ka ndodhur incidenti ka pasur material të vjetra të KQZ-së të cilat janë nxjerrë nga përdorimi.

Ajo thekson se të gjitha këto materiale janë të ruajtura në një tjetër ambient larg vendit ku ka rënë zjarri.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

“Ne duhet të alarmohemi”, si shkencëtarët dështuan në parashikimin e përmbytjeve në Europë dhe valën e të nxehtit në Kanada

Shkencëtarët më të mirë të klimës kanë pranuar se nuk arritën të parashikojnë intensitetin e përmbytjeve gjermane dhe kupolën e nxehtësisë të Amerikës së Veriut.

Ata kanë paralajmëruar saktë gjatë dekadave që një klimë e ngrohjes së shpejtë do të sillte shpërthime më të këqija shiu dhe valë më të dëmshme nxehtësie.

Por ata thonë se kompjuterët e tyre nuk janë aq të fuqishëm sa të projektojnë me saktësi ashpërsinë e atyre ekstremeve.

Ata duan që qeveritë të shpenzojnë shumë për një super-kompjuter të përbashkët të klimës.

Kompjuterët janë thelbësorë për parashikimin e motit dhe ndryshimin e klimës dhe llogaritja do të mbështesë shkencën e re për klimën “Bibla”, nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) muajin tjetër.

Por ish-shefi shkencëtar i Met Office, Prof Dame Julia Slingo tha për BBC News: “Ne duhet të alarmohemi sepse modelet IPCC (kompjutera klimatikë) thjesht nuk janë mjaftueshëm të mirë. Ne kemi nevojë një qendër ndërkombëtare për të ofruar kërcimin kuantik në modelet klimatike që kapin fizikën themelore që çon ekstreme. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të vazhdojmë të nënvlerësojmë intensitetin dhe frekuencën e ekstremeve dhe natyrën gjithnjë e më të paparë të tyre”.

Zjarr te “Rezervat e Shtetit” në Lundër, digjen karrige dhe tavolina

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër. Burime bëjnë me dije se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, pasi brenda saj ka pasur edhe bateri makine.

Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore. Deri më tani raportohet që janë djegur vetëm tavolina dhe karrige të vjetra që nuk përdoren më dhe jo dokumente.

Tashmë policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e saj si dhe shuarjen e flakëve.

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Në këtë aksident janë përfshirë dy makina.

Raportohet se nga ku aksident janë plagosur lehtë dy drejtuesit e makinave.

Për pasojë është shkaktuar një trafik i rënduar makinash.

Audi A8 ndalon në mes të autostradës, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë Durrës.

Trafiku fillon që në kilometrat e para të hyrjes në autostradë pranë QTU. Shkak e këtij trafiku ështe bërë nje audi A8 që është ndalu në mes të rrugës. Ende

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Raportohet që policia ende nuk ka shkuar në zonë për te ndihmuar hapjen e rrugës.

Gjobitet për herë të dytë kryetari i bashkisë Sarandë

Komisioni i Prokurimit Publik njoftoi se ka gjobitur me 50 mijë lek kryetarin e Bashkisë së Sarandës, pasi ky i fundit ka refuzuar që ta japë informacion për një tender.

Sipas njoftimit, kryebashkiaku Adrian Gurma nuk pranoi të jepte informacion për një tender rruge, fituesi i të cilit u shpall në maj të këtij viti.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma është gjobitur për të dytën herë për të njëjtën shkelje. Komisioni i Prokurimit Publik e ka gjobitur këtë herë me 50 mijë lekë të reja pasi Gurma, nuk pranoi që të bashkëpunonte me shefin e KPK-së.

KPP kërkoi informacion nga Bashkia e Sarandës për një tender me vlerë rreth 6 mln lek për shtrimin me beton të një rruge në lagjen nr.1 të qytetit.