Aplikacion
Një përleshje e dhunshme që përfundoi me vrasje ndodhi para dy netësh në Mikonos.
Një grup shqiptarësh u përfshinë në sherr dhe mbeti i vdekur 27-vjeçari pas goditjes me thikë në gjoks.
Sipas medieve greke, 27-vjeçari punonte në ndërtim dhe ndodhej që prej muajit shkurt në Greqi pa dokumente. Deri tani janë kryer tre arrestime ndërsa dyshohet se motivi i vrasjes të jetë për mosmarrëveshje financiare.
Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Gazetari i mirënjohur shqiptar dhe shumë i dashur për fëmijët, Mustafa Spahiu ka ndërruar jetë.
Spahiu, që në trevat shqiptare njihej si drejtuesi i emisionit të fëmijëve “Lule më lule”, që transmetohej në Radio Shkupin, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Krahas gazetarisë, ai ka qenë edhe poet ku ka marrë shumë çmime letrare e mirënjohje nga shumë institucione brenda dhe jashtë Maqedonisë.
Ai përktheu mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjake, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja./
E rëndë në Pogradec/ Rrëzohet në banesën e tij, humb jetën 67-vjeçariNjë 67 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen numër 4 në qytetin e Pogradecit.
viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa parapralisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes ndërkohë që policia po heton ngjarjen.
U kap me 70 mijë euro, shqiptari ‘fundoset’ pas kontrollit në banesë. Ja ku e kishte fshehur drogën me vlerë marrmendëseNjë 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën në makinë 70 mijë euro.
Ai u ndalua për kontroll rutinë nga karabinierët dhe më pas vijuan kontrollin në banesën e tij sepse shifra e parave të gjetura në makinë u konsiderua si e pashpjegueshme për një person të papunë.
Në banesë u gjetën edhe 23,000 euro para të tjera, pesë kilogramë drogë, përfshirë kokainë dhe hashash, shkruajnë mediat italiane.
Në shtëpi ai kishte një kilogram e gjysmë kokainë, tre kilogram e gjysmë hashash, 40 gram ekstazi dhe 93 mijë euro para të gatshme. Droga ishte e ndarë në 53 qese të fshehura mirë brenda lavatriçes së shtëpisë. Nëse do të shihej, nga droga do të përfitoheshin mbi 200 mijë euro.
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi mbrëmjen e sotme flamurin kombëtar ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios. Briken Calja dhe Luiza Gega kanë marrë flamurin kuq e zi nga vetë kryeministri. Nga Pallati i Brigadave, ku i zhvillua ceremonia, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se më shumë se rezultati, rëndësi ka pjesëmarrja.
“Është një emocion shumë i veçantë për pjesëmarrësit në Olimpiadë. Sikur ka thënë edhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishme është që të marrësh pjesë. Shumë suksese, uroj që t’ja dilni në objektivat që keni dhe jeni të bindur që sido që të jetë rezultati nëse ju do të bëni gjithçka mundeni, e keni bërë detyrën dhe e keni kryer misionin” tha Rama. Më pas, kryeministri u ndal te Komiteti Olimpik duke u shprehur se pasi të kthehen nga Tokio do të ulen për të përgatitur programin me objektivat e mandatit të tretë të qeverisë për sportin.
“Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit në krye të KOKSH, për një arsye të thjeshtë dhe të rëndësishme se nuk kemi arritur dot ta motivojmë KOKSH-in për të qenë në lartësinë e misionit të vet, që të qëndrojë edhe pranë sportistëve elitarë, të përgatisë misionet sportive në Olimpiada apo kampionate, por misioni themelor është krijimi i lëvizjes olimpike dhe nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje të gjithë energjive dhe forcave.
Pas Tokios do të ulemi me KOKSH për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të mandatit të tretë në lidhje me sportin dhe prioritetin e prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, për universitetet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë të padiskutueshme që ka në komitet por edhe përtej për të nisur një rrugëtim të përbashkët për ta ngritur lëvizjen olimpike shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm në 4 vitet e ardhshme” tha Rama
Policia kontrolle cep më cep: Kudo ka radarë dhe kamera, në rrugë edhe makina civileUniformat blu vijojnë aksionin për kapjen e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Policia e Shtetit ka ndarë në faqen e saj zyrtare foto nga kontrollet në Elbasan.
Ajo apelon që automjetet të mos ecin me shpejtësi pasi kudo ka radarë, kamera dhe policë apo makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Policia thekson se qëllim nuk është gjoba por siguria e jetës në rrugë.
“Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë.
Respekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep. Bashkë bëjmë më të mirën!”, thuhet në njoftim.
Nuk mund ta ndalojë lemzën, presidenti brazilian përfundon në spitalPresidenti brazilian Jair Bolsonaro këtë të mërkurë ka përfunduar në spital pasi për një kohë të gjatë nuk ju ndal lemza e vazhdueshme që i shkaktoi dhimbje barku.
Sipas Sekretariatit Special të Brazil për Komunikimin Social, Bolsonaro ndjeu dhimbje barku natën dhe ai po i nënshtrohet testeve në spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia.
“Me këshillë mjekësore, presidenti do të vëzhgohet për një periudhë prej 24 deri në 48 orë, jo domosdoshmërisht në spital”.
Mediat e huaja bëjn ëme dije se Bolsonaro është ankuar për më shumë se një javë nga lemza, duke thënë se kjo po i shkaktonte atij vështirësi kur fliste në publik.
Gjatë një ngjarje të mediave sociale të enjten e kaluar, presidenti tha se kishte pasur lemza “për më shumë se një javë” në atë pikë.
“Unë mund të mos jem në gjendje të shprehem siç duhet në këtë transmetim live”, ka thënë ai.
Ai ka sugjeruar që gjendja mund të ketë të bëjë me ilaçet që po merrte për shkak të operacionit për implantet dentare.
Por burimet thonë se Bolsonaro po bën mirë megjithëse po vlerësohet mundësia e kryerjes së operacionit në muajt e ardhshëm për të hequr një hernie në rajonin e barkut.
E qëlluan me thikë në zemër/ Si e humbi jetën 27-vjeçari shqiptar në GreqiDetaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mykonosit, ditën e djeshme. Mediat greke raportojnë se shkak për vrasjen e tij janë bërë problemet ekonomike.
Sipas raportit të “Free Press”, të paktën 10 persona morën pjesë në përleshjen e përgjakshme, ku një prej tyre, i cili gjithashtu dyshohet se ishte shqiptar qëlloi viktimën me thikë në zemër. Sot, autoritetet arrestuan 5 persona si të dyshuar në vrasjen e të riut, ndrësa një prej tyre po përpiqej që të arratisej nga vendi me avion.
Sherri i ashpër shpërtheu mbrëmjen e së hënës vonë në zonën e Agios Fanourios, ku duket se 12 personat me origjinë shqiptare kishin lënë një “takim”. Gjakrat “u ndezën” shpejt duke degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Dyshohet se grupi kishte mosmarrëveshje financiare.
Ishin banorët e zonës ata që dëgjuan zhurmën dhe lajmëruan autoritetet, por kur Policia arriti në vendngjarje ishte tashmë vonë. 27-vjeçari u transportua në spitalin e ishullit, ku u shpall i vdekur. 27-vjeçari, që ende nuk është identifikuar thuhet se jetonte në Mykonos që nga shkurti i kaluar, ku edhe qëndronte pa letra.
Kurti i jep tender bosit serb të veriut të Kosovës?Kompania e Milan Radojiçiç, njohur si “bosi serb i veriut të Kosovës”, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe i denoncuar nga Albin Kurti në opozitë se po fitonte tendera nga Qeveria e Kosovës, ka fituar një tender edhe tani kur Albin Kurti ka në dorë vetë qeverinë.
Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu i ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro një bashkimi operatorësh ekonomikë, ku bën pjesë edhe kompania Rad. D.O.O. Mediat në Kosovë thonë se kompania në qendrën e biznesit rezulton e regjistruar në emër tjetër, por realisht dihet se është pronë e MilanRadojiçiçit.
Sipas Infokus, kjo kompani këtë të mërkurë mori tender për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës. Gazeta Infokus ka raportuar edhe muaj më parë se janë dy kompani nga Zveçani, që zakonisht marrin miliona euro nga buxheti i shtetit të Kosovës përmes tenderave publikë.
Infokus ka gjetur se “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O” që kanë të njëjtin pronar, në tri vitet e fundit kanë marrë thuajse të gjithë tenderët për kryerjen e punimeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe. Radule Steviç është personi që figuron si pronari i këtyre dy bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.
“PTP RAD” është e regjistruar në vitin 2013, kurse “RAD D.O.O” në vitin 2018. Këta dy operatorë kanë deklaruar se kryejnë 32 veprimtari ekonomike. Nga ndërtimi i objekteve banesore, rritja e derrave, kultivimi i hardhive e deri tek ueb portalet, janë punët që bëjnë këto biznese.
Por ndonëse numri i punëve që bëjnë është mjaft i madh, këto dy biznese figurojnë vetëm më nga një të punësuar.
Por kush është Milan Radojiçiç?
Milan Radojiçiç është i afërm i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘babai i urës së Ibrit’. Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri, por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.
Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojiçiçit, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i Veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim i pambështetur nga Radojiçiç.
Për Radojiçiçin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojiçiç dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e Listës Serbe në Leposaviç.
Radojiçiç nisi operacionet e tij që në zgjedhjet për President të Serbisë, ku grupi i tij bleu votat e romëve të Mitrovicës për Aleksandër Vuçiçin. Më pas, ai merrte pjesë në çdo aktivitet të Listës Serbe.
Rrahja e disa policëve kosovarë në veri që kishin shkuar për të sekuestruar disa materiale që po regjistronin popullsinë serbe në një ngjarje të disa kohëve më parë e dha po Radojiçiç. Kjo pasi, siç raportoi, kishte qenë vetë ai që kishte organizuar sulmin ndaj tyre.
Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviç, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij, shkruan Gazeta Infokus.
Frika që mbillte Radojiçiç nuk lidhej vetëm me djegie veturash. Ai dyshohet se hidhte edhe granata nëse ishte e nevojshme. Emri i Radojiçiç lidhet edhe me sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm e vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së.
Radojiçiç ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanoviçc, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishin ndërhyrë Policia e Kosovës, edhe pse ishin vënë në rrezik jetët e disa personave. Mosndërhyrja e Policisë ishte bërë pikërisht për shkak të kontrollit që ka Milani mbi ta.
Ndërkaq, pushtetin e Radojiçiçit e konfirmoi edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u takua me të. Për këtë, Haradinaj ishte arsyetuar se ai takohet me përfaqësues që i zgjedhin vetë serbët dhe nuk mund t’i zgjedhë ai.
Sidoqoftë, Radojiçiçin po e kërkojnë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënësi dhe shteti serb si organizator.
Misteri i helmimit në Deçan, pse humbën jetën dy personatDy vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur të martën në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nuk kanë të bëjnë me helmimin në Deçan, por si shkak i sulmit kardiak, ka thënë Prokuroria Themelore e Pejës.
“Fillimisht ka pasur shqetësime të mëdha të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan ku njëri nga ta ka qenë edhe njëri nga viktimat që është dërguar për obduksion. Më pas prokurori kujdestar i krimeve të rënda ka urdhëruar që dy trupave të pajetë t’u bëhet obduksioni dhe sot kemi pranuar një informatë nga eksperti i mjekësisë ligjore se të njëjtit kanë ndërruar jetë për shkak të sulmit kardiak, problemeve me zemër. Me këtë rast janë hequr të gjitha dilemat se të njëjtit kanë mundur të jenë të helmuar apo ndërlidhet me rastin në Deçan”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka deklaruar se janë autorizuar organet përgjegjëse për kryerje të analizave të ujit, duke theksuar se hetimet në lidhje me këtë ngjarje po kryhen në disa pista. Nikçi ka paralajmëruar se analiza mund t’u bëhen edhe të helmuarve.
Komuna e Decanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e helmimeve. Deri tani në Deçan janë regjistruar mbi 1500 persona që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për shkak të helmimit.