Aplikacion
Pas përfundimit të europianit është publikuar lista me lojtarët më të mirë të “Euro 2020”, ku mes tyre renditet edhe një shqiptar. 11 futbollistë janë zgjedhur si më të mirët e këtij kompeticioni, që do të formonin edhe formacionin ideal në një ndeshje. Portieri më i mirë është përzgjedhur Gigio Donnarumma, që u cilësua si heroi i Italisë.
Si mbrojtës më të mirë janë zgjedhur Chiellini, Maguie, Luke Shaw dhe Joachim Mahle. Ndërsa në listën e sulmuesve më të mirë përfshihen, Chiesa, Raheem Sterling dhe Cristiano Ronaldo. Në listën e mesfushorëve më të mirë mes Paul Pogba dhe Dolberg, përfshihet edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili këtë vit kishte një paraqitje të shkëlqyer në kompeticion.
Xhaka la gjurmë si një udhëheqës i padiskutueshëm për ekipin e Zvicrës, që eliminoi kampionët e botës pas një loje fantastike kundër Francës. Pavarësisht se nuk mundi të prekte finalen bashkë me skuadrën e tij, shqiptari arriti të na bënte edhe një herë krenarë të gjithëve me këtë super arritje.
Pas përfundimit të ndeshjeve, Granit Xhaka u rikthye në familjen e tij pas 6 javësh mungesë. Me mbërritjen e tij në shtëpi, bashkëshortja e futbollistit, Leonita ndau në rrjete sociale një video shumë emocionuese nga takimi i Xhakës me vajzën e tij të madhe. Videoja u bë virale dhe emocionoi shumë fansa të futbollistit.
“Nuk jemi më bashkë”! Stresi lajmëron ndarjen nga KeisiPrej kohësh Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij.
Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shkruan gjithmonë me ndjekësit dhe ju përgjigjet herë pas here pyetjeve që ata kanë për të. Duke qenë se prej kohësh ai po jeton larg Keisit, fansat interesohen shpesh për marrëdhënien e tyre. Prej kohësh ata po përjetojnë një krizë në marrëdhënie dhe gjërat mes tyre nuk duken aspak mirë.
Dhe në fakt duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund prej kohësh e ata nuk janë më bashkë. Sot Stresi ka zhvilluar një intervistë virtuale me fansat, që si gjithmonë janë interesuar për lidhjen e reperit me Keisin. Ai ka treguar se janë ndarë e mesa duket nuk do të ketë më kthim pas. Megjithatë Stresi thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.
“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.
Se si ka ardhur ndarja përfundimtare mes tyre nuk dihet ende, por ndoshta më voën reperi mund të shpjegojë gjithçka për fansat e tij.
Ra në kontakt me energjinë/ Humb jetën një person në TiranëNjë ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor).
Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e ngjarjes në fjalë.
Wembley plot, OBSH: Papërgjegjshmëri shkatërrueseOrganizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson si papërgjegjshmëri totale dhe skenat e para në shkallët e Wembley-t në finalen e Euro2020 si shkatërruese në një kohë që e gjithë bota po shkon gjithnjë e më shumë në kthetrat e variantit Delta të Covid.
Maria Van Kerkhove, epidemiologe e sëmundjeve infektive dhe drejtuese teknike e OBSH-së për COVID-19, shkroi në Twitter zhgënjimin e saj për ato që pa.
“Mos duhet të festoj që jam duke parë live se si po ndodh përhapja masive e Covid para syve të mi?!”- shkroi ajo me ironi në Twitter.
“Pandemia e COVID-19 nuk është pushim sot. Varianti COVID-19 Delta do të përfitojë nga njerëz të pavaksinuar, në ambiente të mbushura me njerëz, pa maska, duke bërtitur / ulëritur / kënduar”, vijoi ajo.
Rreth 60,000 tifozë të Anglisë dhe Italisë kishin mbushur stadiumin në finalen e fituar nga Italia. Distanca fizike as u respektua, ndërsa shumë prej tyre nuk mbajtën as maska gjatë të gjithë ndeshjes.
Van Kerkhove ka shprehur shqetësimin se ngjarja do të rrisë përhapjen e COVID-19, duke përfshirë variantin më ngjitës Delta. Britania e Madhe aktualisht po përjeton një rritje të infeksioneve të koronavirusit për shkak të variantit Delta, zbuluar për herë të parë në Indi.
Muajin e kaluar, një ministër i lartë i qeverisë gjermane i bëri thirrje qeverisë britanike dhe UEFA për të reduktuar numrin e tifozëve në Wembley.
Kryeministri italian Mario Draghi kishte shprehur gjithashtu shqetësime në lidhje me lehtësimin e kufizimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Por kryeministri britanik, Boris Johnson mbrojti vendimin dhe tha se gjithçka po organizohej në mënyrë të rregullt dhe të kujdesshme. Pavarësisht shqetësimeve në rritje, Johnson ka në plan që të lehtësojë masat kufizuese më 19 korrik.
Anglezët sulmojnë ambasadën bullgare: Menduam se ishte flamuri italianTë dëshpëruar nga humbja në finale përballë italianëve, një pjesë e tifozëve anglezë dolën në rrugët e Londrës së tërbuar, ku nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me policinë.
Por, një episod e shndërron inatin e tyre në qesharak. Ambasada bullgare në Londër tha se një turmë e vogël tifozësh anglezë ishin përpjekur pas përfundimit të ndeshjes që të shkulnin flamurin e vendosur në këtë ambasadë.
Arsyeja? Kujtonin se ishte flamuri i Italisë. Flamuri bullgar ka të njëjtat ngjyra me atë italian, me ndryshimin e madh se jeshilja është në mes dhe vijat i ka horizontale, jo vertikale si ai italian.
Incidente pati edhe në Wembley, kur një grup tifozësh anglezë dhunojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë brutale dhe e gjitha kjo ndodh në prani të policisë e cila nuk ka çfarë të bëjë.
Pique: Italia u favorizua, goditi e para penalltinëPasi lëvdon Italinë, pasi thotë se evropiani u fitua nga skuadra më e mirë e kompeticionit dhe pasi e uron për trofeun, Gerard Pique këmbëngul se “Të Kaltrit” u favorizuan nga monedha, si ndaj Spanjës në gjysmëfinale, ashtu edhe ndaj Anglisë në finale.
Mbrojtësi i Barcelonës iu rikthye rrjeteve sociale se favorizimi nuk ka ndodhur gjatë lojës, por te radha e gjuajtjes së penalltive, që Pique thotë se favorizohet skuadra që godet e para dhe ndaj Spanjës e Anglisë italianët goditën të parët.
“Italia fitoi me meritë Euro2020. Urime skuadrës më të mirë të të gjithë kompeticionit! Sigurisht, fakti që goditën të parët penalltitë i ndihmoi sërish. U dha mundësinë që të humbin një penallti, ashtu si ndaj Spanjës dhe të mbeteshin ende të gjallë, në garë”, shkroi Pique.
Një postim të ngjashëm, mbrojtësi katalanas e bëri edhe pas eleminimit të Spanjës së tij në gjysmëfinale po me penallti nga ana e Italisë. Pretendimet e tij nuk janë krejtësisht të pabaza. Staticioni i njohur, Ignacio Palacios-Huerta thotë se formula aktuale e alternimit të gjuajtjeve të penalltive favorizon skuadrën që godet e para. Ai thotë se në 60 për qind të rasteve është kualifikuar skuadra që godet e para.
Këto pretendime të Palacios-Huerta kanë nxitur propozime interesante, si penalltitë të gjuhen njëkohësisht në dy portat nga ekipet e deri te propozimi që skuadrat të gjuajnë radhazi nga pesë penallti.
Lambda apo Delta? Kush është versioni më i rrezikshëm i Covid-19Pavarësisht qetësimit të situatës, variantet e reja të Covid-19, kanë shqetësuar sërish botën.
Varianti i ri i Covid-19 , “Lambda” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është gjetur në 27 vende të ndryshme të botës.
Lambda është veçanërisht e përhapur në të gjithë Amerikën e Jugut, pasi u shfaq për herë të parë në Peru në gusht të vitit të kaluar dhe po konstatohet gjithnjë e më shumë në këto vende.
Sipas ekspertëve të OBSH-së deri tani variant i gjetur në Europë nuk është cilësuar si një variant shqetësues, megjithëse është një variant që kërkon vëmendjen e ekspertëve pasi është indetifikuar që transmetohet.
Në Peru, Lambda përbën gati 82% të mostrave të rastit të koronavirusit të raportuar gjatë majit dhe qershorit, sipas Organizatës Shëndetësore Panamerikane.
Varianti më shqetësues sipas OBSH-së është variant Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe frika për një valë tjetër të pandemisë është tepër e madhe.
“Pse nuk shkruan asnjë media?”/ Ambasadori Grenell flet për lidhjet e Blinken-it me Soros-inAmbasadori Richard Grenell ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra gjatë Konferencës për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump.
Grenell, që ka shërbyer në poste të larta në administratën Trump, tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me miliarderin kontrovers, George Soros.
Sipas tij, asnjë gazetar nuk shkruan për këtë gjë.
Madje Grenell tha se u ka kërkuar gazetarëve që të shkruajnë për këtë gjë, por kjo nuk do të ndodhë.
“Nuk e di a e dini këtë, por prindërit e Sekretarit Blinken kanë themeluar në qendrën ‘George Soros’, një program të quajtur ‘Qendra Blinken’. Shikojeni pak, kjo gjë nuk ka dalë kurrë në media.
Si është e mundur që Sekretari i Shtetit ka një marrëdhënie kaq të ngushtë me George Soros dhe kjo nuk raportohet?
Dhe tani ai po përdor si armë kufizimet për udhëtimet në SHBA nga Ballkani dhe Europa Lindore dhe del i palagur nga kjo?
Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë.
Por kjo thjesht nuk ndodh,” tha Grenell në konventën e republikanëve.
Ori Nebijaj largohet përfundimisht nga televizioni?Ori Nebijaj kandidoi këtë vit si deputete për listat e Partisë Demokratike, por pëlqimi i publikut nuk mjaftoi që ajo të merrte mandatin. Pavarësisht se mblodhi një numër të konsiderueshëm votash, Ori nuk u zgjodh si deputete, duke qenë se demokratët morën vetëm 15 mandate në kryeqytet.
Pas zgjedhjeve dhe përfundimit të emisionit të mëngjesit “Wake Up”, Ori vendosi t’i rikthehej emisionit të saj shumë të dashur “Pushime On Top”.
Ditën e sotme, Ori ju përgjigj disa pyetjeve të kolegut të saj, Flori Gjini, njësoj si të ishte një personazh i ftuar. Fushatën për PD-në ajo e konsideroi shumë emocionuese dhe shtoi se do të jetë gjithmonë zëri i qytetarëve, pavarësisht se nuk u bë pjesë e parlamentit.
“Ishte një fushatë e bukur, emocionuese, që në fund u vlerësua me një mbështetje shumë të madhe votash, edhe një vlerësim shumë i mirë për mënyrën se si unë zgjodha që të isha Ori, për t’i thënë kujtdo që do më besonte me votë, që jam po Ori, nuk do ndryshonte kurrsesi stofa politike asgjë. Është besim dhe përgjegjësi që më bën mua të jem shumë e kujdesshme, e përgjegjshme për gjithçka që do vendos të bëj në vijim dhe sigurisht që përfshirja politike dhe angazhimi do të shtohen. Unë do mundohem të jem zëri i tyre, ç’rëndësi ka jam apo nuk jam me mandatin atje. Në një farë mënyre unë e mora votën e zemrës, mora mbështetjen e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është mjaft për mua dhe është më shumë se thjesht një mandat”, tha Ori.
Sa i përket angazhimeve në televizion, Ori tha se “Pushime On Top” i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do e çonte deri në fund edhe nëse do zgjidhej deputete. Më tej premtoi surpriza për në shtator, por se për çfarë bëhet fjalë do e mësojmë më vonë.
“Unë e di shumë mirë që ty nuk ka rreshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh “Pushime On Top”. Edhe njerëzit më thoshin, “nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top”? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt”, u shpreh Nebijaj.
Tmerroi Kretën me sëpatë, çfarë ndodhi me 62-vjeçarin shqiptar62-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi me sëpatë fqinjin e tij grek ka dy javë kohë për të kërkuar falje. Sipas mediave greke, shqiptari ka dalë para gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë, ndaj dhe i është dhënë më shumë kohë për të kërkuar falje.
Shqiptari, që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, u shpreh para togave të zeza se greku e kishte grabitur 2 herë, ndaj dhe e kishte qëlluar. Si pasojë e sulmit me sëpatë nga shqiptari, i riu grek pësoi dëme të rënda në kokë dhe në vesh.
Ndërkohë që mediat greke nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me shqiptarin, i cili tashmë ndodhet pas hekurave të burgut.