zoom

Day ArchivePenalltitë do përcaktojnë fituesin! As shtesa nuk u bën punë Anglisë dhe Italisë

Italia dhe Anglia luajnë sonte për “kurorën” e EURO 2020, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm, por edhe shumë të veçantë.

Anglia luan në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 53 vitesh mungesë. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1960.

Një përballje interesante, që do dhurojë emocione pa fund.

KOMENTI LIVE:

Fituesin do e përcaktojnë penalltitë

As shtesa nuk ka nxjerrë dot një fitues të Euro 2020. Tashmë do jenë penalltitë që do përcaktojnë fituesin e këtij kompeticioni.

Shtesa

107′ Goditje dënimi për Italinë, provon Bernardeski me një predhë nga distanca, tentativa e tij ndalet nga Pikford.

105′ Akordohet 1 minutë shtesë.

103′ Italia ndërton një aksion të rrezikshëm nga e majta me Emerson, që harkon drejt zonës, por nuk arrin ta devijojë në kohë Bernardeski, topi përplaset në trupin e Pikford.

99′ Zëvendësim te Anglia, largohet nga fusha e lojës Maunt, vendin e tij e merr Grilish.

97′ Provon edhe Filips me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë portës së Donarumës.

Mbaron pjesa e rregullt

90 minuta nuk kanë mjaftuar për të shpallur fituesin e EURO2020/ Sfida mes Italisë dhe Anglisë u mbyll barazim, 1-1, ndaj do jetë shtesa që do përcaktojë fituesin.

Anglia shënoi me anë të Shaw që në minutën e dytë të ndeshjes, atë që është goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit.

Ndërkohë, Italia barazoi në minutën e 67, me anë të një goli të realizuar nga Leonardo Bonucci.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

85′ Italia humb yllin e skuadrës. Kieza i dëmtuar, në fushën e lojës Bernardeski.

73′ Bonuçi jep një asist fantastik nga gjysmë fusha e vetë për Berardin, i cili nuk arrin të përfitojë. Pranë golit të dytë italianët.

67′ Goooooool! Bonucci rikthen në lojë Italinë. Pas një rrëmuje në zonë, Bonucci ka dërguar topin në rrjetë

48′ Insinje rrezikon portën me një goditje dënimi. Topi kalon shumë pranë trekëndëshit.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, anglezët shumë pranë trofeut

Pjesa e parë sheh Anglinë kampione të Europës, pas golit të Shaw. Italia reagoi me një aksion individual të Chiesa në minutën e 35-të, i cili mori topin nga mesfusha dhe goditi rrezikshëm me të majtën, por topi përfundoi jashtë, me portierin e mposhtur.

35′ Chiasa drith anglezët, me një super goditje, por jashtë kuadratit.

7′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon mbi kuadrat.

2′ Anglia shokon Italianë, shënon gol të befasishëm. Çfarë fillimi. Luke Shaw fantastik, ndëshkon Italianë që në minutën e tretë. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit dhe gjithashtu goli i parë i Shaw me fanelën e Anglisë.

1′ Starton sfida në “Uembli”

Finalja e Euro 2020/ Itali-Angli shkon në shtesë

Nuk ka fitues brenda 90 minutave mes Italisë dhe Anglisë në finalen e luajtur në Wembley. Koha e rregullt përfundoi në 1-1, finalja e Euro 2020 shkon në shtesë.

Ndeshja nisi me gol. Anglia shënoi që në minutën e dytë. Një harkim nga Trippier dhe Luke Shaë ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.

Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma. Është goli i parë i mbrojtësit anglez në Euro 2020 dhe i pari me fanellën e kombëtares, teksa regjistron ndeshjen e 15-të në total.

Anglia mori frenat e lojës në dorë dhe mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Italia, e shokuar nga goli i shpejtë, futet në lojë pas minutës së 25-të. Për t’u përmendur rasti i Chiesa-s, që për pak centimetra nuk gjen portën.

Në 55’, Mancini bën dy zëvendësime, hedh në fushë Berardin dhe Cristanten, respektivisht në vend të Immobile dhe Barellas. Minuta të mira për axurrët, provojnë, Pickford është i pakalueshëm. Por jo në rastin e minutës së 68’, kur Bonucci e ndëshkon.

Hapet sërish super sfida! Italianët barazojnë rezultatin, anglezët në shok

Italia dhe Anglia luajnë sonte për “kurorën” e EURO 2020, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm, por edhe shumë të veçantë.

Anglia luan në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 53 vitesh mungesë. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1960.

Një përballje interesante, që do dhurojë emocione pa fund.

KOMENTI LIVE:

67′ Goooooool! Bonucci rikthen në lojë Italinë. Pas një rrëmuje në zonë, Bonucci ka dërguar topin në rrjetë

48′ Insinje rrezikon portën me një goditje dënimi. Topi kalon shumë pranë trekëndëshit.

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, anglezët shumë pranë trofeut

Pjesa e parë sheh Anglinë kampione të Europës, pas golit të Shaw. Italia reagoi me një aksion individual të Chiesa në minutën e 35-të, i cili mori topin nga mesfusha dhe goditi rrezikshëm me të majtën, por topi përfundoi jashtë, me portierin e mposhtur.

LIVE / Hapet sërish super sfida, italianët barazojnë rezultatin,

35′ Chiasa drith anglezët, me një super goditje, por jashtë kuadratit.

7′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon mbi kuadrat.

2′ Anglia shokon Italianë, shënon gol të befasishëm. Çfarë fillimi. Luke Shaw fantastik, ndëshkon Italianë që në minutën e tretë. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit dhe gjithashtu goli i parë i Shaw me fanelën e Anglisë.

1′ Starton sfida në “Uembli”

Anglia shokon Italinë, “3 Luanët” kalojnë menjëherë në avantazh

Italia dhe Anglia do të luajnë për “kurorën” e EURO 2020, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm, por edhe shumë të veçantë.

Anglia do të luajë në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 53 vitesh mungesë. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1960.

KOMENTI LIVE:

2′ Anglia shokon Italianë, shënon gol të befasishëm. Çfarë fillimi

1′ Starton sfida në “Uembli”

FORMACIONET ZYRTARE

ITALI– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Emerson, Verrati, Barela, Zhorzhinjo, Insinje, Kieza, Imobile, Trajner: R. Mançini

ANGLI- Pikford, Uoker, Meguajer, Stons, Shou, Rajs, Filips, Maunt, Tripier, Sterling, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

Rruga për në Gjirin e Lalzit/ Aksident i rëndë, makina përmbyset dhe bie në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën që të shpie për te Gjiri i Lalzit.

Siç mund ta shihni nga fotografitë e ardhura në redaksinë tonë, një mjet ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në kanal.

Aksi në fjalë është tejmase problematik, ku të shumta janë aksidentet rrugore të regjistruara.

Të mbash Edi Ramën në shpinë!

Tashmë në mandatin e tij të tretë si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama përpos famës, pushtetit dhe rivalëve, duket se gëzon edhe admirues të flaktë.

Një i ri dyshohet se ka shkuar deri aty sa ka bërë një tatuazh gjigant në shpinë me portretin e kryeministrit.

Fotoja është bërë tanimë virale, teksa ende nuk dihet nëse është e vërtetë apo e photoshop-uar.

(EMRI) 34-vjeçari humb jetën në punë, bie në kontakt me rrymën elektrike

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Sheshaj të Mirditës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë shtrimit të kabllorit.

Aurel Dedaj ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës.

Administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç në të cilin viktima punonte është shoqëruar në polici.

“Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

Çfarë po ndodh mes tyre?! Berati dhe Enca të përqafuar me njëri-tjetrin

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”, ndërsa u komentua për skenat provokuese me ish- konkurrentin e Për’Puthen, Beart Rexhepin.

Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit sërish, ndërsa janë fotografuar së bashku në Prishtinë.

Enca ka publikuar një video në InstaStory me anë të të cilës shfaqet shumë e afërt me Beartin.

“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ zemre.

Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim nëse do ketë diçka më shumë mes tyre apo nëse po punojnë sërish për një projekt të radhës.

Varhelyi paralajmëron Serbinë: S’ka vend në BE për ata që e mohojnë gjenocidin

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot ka marrë pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës, ndërsa theksoi se gjenocid nuk pati vetëm në Srebrenicë, raporton gazeta boshnjake, Avaz.

Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar gjenocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, tha ai.

Komisioneri evropian tha se gjenocidi nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë, ndërsa theksoi se Evropa s’e ka harruar as përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj për ta parandaluar atë që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë më 1995, shkruan Express.

“Është detyra jonë e përbashkët sot ta kujtojmë gjenocidin në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të të mbijetuarve. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë dhe paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe gjenocidin. Është detyra jonë gjithashtu të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme ta përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit, Srebrenica është një kujtesë e vazhdueshme, përgjegjësia jonë e përbashkët për të mos ndodhur gjenocidi përsëri. Prandaj, është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë, njëlloj na kujton se gjenocidi ndodhi jo vetëm në Srebrenicë, por edhe gjetiu. Nuk ka asnjë ndryshim midis gjenocidit, gjenocidi është gjenocid. Vendimet e fundit nga gjykatat ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se autorët nuk mund të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ka thënë Varhelyi.

Ai tha se njohja e së kaluarës na ndihmon të përparojmë. Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Tjetër viktimë! Mbytet një person në Konispol

Një 60-vjeçar është mbytur duke u larë në liqenin e fshatit Xarë në Konispol.

“Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç”, bën me dije policia.

Ditët e fundit, rastet e mbytjeve kanë qenë të shumta, veçanërisht në Velipojë.