Aplikacion
NASA i ka dhënë kompanisë Northrop Grumman Corp. një tender me vlerë 935 milionë dollarë për të ndërtuar blloqe banimi për nevojat e agjencisë hapësinore amerikane në Hënë.
Sipas projektit të NASA-s, astronautët dhe shkencëtarët do të jetojnë dhe studiojnë në qendrën kërkimore HALO (Habitation And Logistics Outpost”, që do të ndërtohet nga kompania Northrip në sipërfaqen e Hënës, që agjencia hapësinore amerikane e vlerëson si një komponent me mjaftë rëndësi të programit të saj më të gjerë të quajtur “Artemis”.
Programi “Artemis” u prezantua në vitin 2017 nën presidencën e Donald Trump, ku objektivi kryesor është rikthimi i njeriut në Hënë, specifikisht në polin jugor të saj brenda vitit 2025.
Kina gjithashtu është duke planifikuar ndërtimin e një bazë hapësinore në polin jugor të Hënës dhe për këtë mision ka dërguar disa ekspedita robotike në hapësirë.
NASA dhe partnerët e saj komercialë dhe ndërkombëtare janë duke e menduar bazën e Hënës si një portë ndalese dhe kalimi për misione më të gjata në hapësirë, duke filluar me planetin Mars.
Sipas kontratës së fituar, kompania Northrop Grumman, e njohur për prodhimin e armëve dhe teknologjisë ushtarake do të duhet që të ndërtojë dhe testojë kabina banimi që furnizohen me energji diellore dhe të kenë një modul uljeje në sipërfaqen e Hënës.
Tetë vende i janë bashkuar SHBA në misionin “Artemis”, që është një përpjekje për të vendosur një bazë të përhershme në Hënë. NASA synon që të ndërmarrë misionin në nëntor të vitit 2024 duke përdorur raketat e SpaceX për lëshim.
Pista kryesore e aksidentit në Gramsh/ Çfarë ndodhi me shoferinDrejtuesi i minibusit që u aksidentua në zonën e Gramshit rreth orës 14:00 të kësaj të shtune ka humbur ndjenjat për shkak të luhatjes së tensionit dhe vapës së madhe.
Kjo është pista kryesore e grupit hetimor, që ka përjashtuar shpejtësinë, apo gjendjen teknike të mjetit dhe është përqëndruar te gabimi njerëzor i drejtuesit Loli Xhepexhiu.
Një 30-vjeçar me inicialet L.L. gjeti vdekjen si pasojë e këtij aksidenti dhe nëntë persona të tjerë u plagosën. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Raportohet se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që po mbahen nën vazhgimin e stafit mjekësor.
Dokumenti/ Si e paditi Ministria e Brendshme PD-në për shpifje, kur denoncoi tenderin korruptiv të uniformave që çoi 9 zyrtarë në pranga9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan pas një operacioni antikorrupsion nga SPAK-u, lidhur me tenderin abuziv prej 25 milionë eurosh për uniformat e policisë, një tender ky që nisi më 26 korrik 2019 dhe u mbyll në 11 maj 2020.
Tenderi korruptiv i uniformave do të denoncohej në 2019-ën nga Partia Demokratike, çka do të pasohej me një paditje për shpifje nga vetë Ministria e Brendshme.
Lidhur me të arrestuarit, në pranga ra edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë.
Zoom.al mëson se kompania D&E sh.p.k ka ndryshuar objektin me 30 dhjetor 2019 dhe 16 janar, 5 muaj para vendimit të tenderit, pra është futur në objekt prodhimi dhe tregtimi i veshjeve dhe pajisjeve ushtarake. Këto ndryshime janë bëre në objektin e veprimtarisë së kompanisë, në mënyrë që të përfitohet tenderi abuziv.
Mbytet një person në Darzezë, tjetri në gjendje të rëndëNjë 60-vjeçar është mbytur në plazhin e Darzëzës në Fier, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Burime nga polica bëjnë me dije se rreth orës 17:00, Arben Alizoti, 47 vjeç dhe Fiqiri Rexhepi, 60 vjeç janë futur për t’u larë në det dhe kanë rrezikuar të mbyten.
Pushuesit dhe punonjësit e policisë u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. Fatkeqësisht 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në DurrësNjë plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Shënvlash të Durrësit. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, L. K. ka plagosur me armë zjarri në këmbë N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
PD mbledh më 15 korrik Kryesinë/ Çfarë pritet të diskutohetKryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e enjte, më 15 korrik, dy ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, i thirrur për më datë 17 korrik.
Mbledhja e Kryesisë më 15 korrik u është komunikuar anëtarëve të Kryesisë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi përmes një mesazhi.
Numri dy i Selisë Blu njofton anëtarët edhe me rendin e ditës, ku do të diskutohen katër pika, analiza e asaj që PD e quan masakër zgjedhore më 25 prill, ndryshimi i statutit, miratimi i urdhrit për ngritjen e komisioneve të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillitë Kombëtar dhe lista emërore me anëtarët e rinj të këtij këshilli që duhen votuar.
Rendi i mbledhjes së Kryesisë së PD më 15 korrik:
Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.
Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Pishporos në Fier.
Bëhet fjalë për Arben Alizotin dhe Fiqo Rexhepi.
Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.
Dhurata simbolike e Sarës për 35-vjetorin e LedritLedri Vula feston sot 35-vjetorin e lindjes. Reperi organizoi një festë që në mesnatë, ku mblodhi të gjithë kolegët dhe familjarët e tij.
Në mesin e shumë dhuratave në këtë ditë veçojmë atë të partneres së tij Sarës. Dhuratën e zbuloi vetë Sara me një foto të postuar në Instagram. Ajo gdhendi në trup vitin e lindjes së reperit, por edhe ky i fundit bëri të njëjtin tatuazh, por me vitin e lindjes së Sarës.
Në ditëlindjen e reperit nuk mungoi edhe nëna e tij, Xheraldina, e cila i bëri një dedikim shumë të ëmbël Ledrit në rrjete sociale.
“Ledri paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e qet hapin. Të don, Nini!”, shkruan Xheraldina në urimin e saj.
Në festë nuk munguan emra të njohur si Ronela Hajati, Lumi B, Butrint Imeri, Kida etj. Në nisje të festës, Ledri fiku qirinjtë e tortës, ku në mes shkruhej 35.
(FOTO) Aksidenti tragjik në Gramsh, ky është 30-vjeçari që ndërroi jetëPersoni që shihni në foto është Ledian Lami, 30-vjeçari që ndërroi jetë ditën e sotme nga rrëzimi i minibusit në Gramsh.
Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur edhe 9 persona të tjerë të cilët janë dërguar në spital ku po marrin trajtim mjekësor.
Sipas uniformave blu, pasagjerët u nxorën nga minibusi nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. m.v/abcnews.al
Dedikim romantik në Instagram/ Melisa dhe Andi sërish bashkëPara disa ditësh Melisa tregoi se i kishtë dhënë fund lidhjes me Andin, pa dhënë shumë shpjegime. Ajo ndau në Instagram një shprehje, që menjëherë i bëri të gjithë të dyshonin se ishte ndarë nga Andi.
“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, shkruhej në shprehjen që shpërndau ajo, të cilën e pasoi me një deklaratë:
“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.
Gjithashtu ndjekësit vunë re se ajo kishtë fshirë një pjesë të postimeve, që kishte pasur me Andin. Ndërsa ky i fundit nuk i hoqi në asnjë moment postimet me Melisën. Nga ana tjetër as njëri dhe as tjetri nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Mirëpo fatmirësisht ata e kanë kaluar këtë moment të vështirë dhe janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin. Melisa ka postuar një foto të Andit, që i puth dorën dhe ka treguar se gjithë ajo që kaluan erdhi nga një zënkë e momentit.
“Hë me mo se kush është ajo femër që s’ka bërë ‘namin’ pas një zënke. Ndjesë, por jemi bashkë përgjithmonë”, shkruan Melisa.
Andi ka ripostuar foton e tij dhe përkrah ka shkruar:
“Çdo lidhje ka ulje ngritjet e veta, thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira”.
Gjithashtu ata kanë nisur të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instgram dhe Melisa ka rikthyer fotot me Andin.