Aplikacion
Dy shqiptarë, Adrian Qevani dhe Ervin Abazi u kapën brenda një shtëpie bari në Stoke-on-Trent. Teksa Policia po tentonte që të hynte me forcë në banesën ku qëndronin shqiptarët, kunetërit tentuan të largoheshin nga dera e pasme, por nuk ia dolën.
Sipas mediave të huaja, efektivët e policisë gjetën 83 bimë kanabisi, të cilat nëse përfundonin në treg mund të kapnin shifrën e 7,000 dhe 28,000 mijë paund. Dy të arrestuarit janë burgosur për 14 muaj me vendim gjykate. Raportohet se 21-vjeçari kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm një javë më parë me kamion për të paguar një borxh që kishte babai i tij, ndërsa Abazi i kishte kërkuar që të bashkohej me të në pronë.
Abazi i tha se kishte 6-7 muaj në Angli dhe u detyrohej 12,000 paund personave që e kishin sjellë, ndërsa avokati mbrojtës tha se klienti i tij ka një grua dhe një fëmijë dhe i duhej puna.
Më shumë se 12 mijë qytetarë kosovarë hynë në Shqipëri ditën e sotmeVijon fluksi i pushuesve kosovarë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.
Ditën e sotme më shumë se 12 mijë shqiptarë të Kosovës me rreth 3 mijë automjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.
Policia Kufitare po punon me kapacitete maksimale, ndërkohë që ditën e nesërme pritet akoma edhe më shumë fluks pushuesish nga Kosova. Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me kapacitete të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve, por pritjet nuk kanë qenë të gjata.
Dalin të zhveshura në rrugë dhe spërkasin njëra-tjetrën me ujë, arrestohen tre modelet ukrainase në Malin e ZiMAL I ZI- Tre modele ukrainase janë arrestuar në Malin e Zi, pasi u zhveshën nudo në një rrugë publike, ndërkohë që spërkasnin njëra tjetrën me ujë.
Ky veprim bie në kundërshtim me rregullat e autoriteteve malazeze, të cilët i kanë arrestuar menjëherë vajzat.Grupi i vajzave më parë ishte arrestuar në Dubai, ku u shfaqën duke pozuar nudo në një hotel luksoz.
Arrestohen 2 shqiptarët, kunati e ftoi të bënin lekë bashkë me ‘shpi bari’Ka zgjatur shumë pak ëndrra britanike e dy shqiptarëve të cilët janë kapur në një banesë duke kultivuar kanabis.
Siç shkruajnë mediat në Angli janë vënë në pranga 2 kunetër. Adrian Q. dhe Ervin A. tentuan të arratiseshin, por u kapën në kopshtin e banesës. Në dy dhoma ata po kujdeseshin për rritjen e 83 rrënjëve kanabis.
Vlera e drogës që po rrisnin shkonte nga 7 mijë deri në 28 mijë Paund. Gjykata ka dhënë një dënim prej 14 muajsh për kunetërit shqiptarë.
Përfaqësues të autoriteteve britanike kanë thënë se në ndërtesën që ishte kthyer në një laborator droge janë gjetur ventilatorë, freskuese, llamba, dhe pajisje të tjera që shërbenin për rritjen e kanabisit.
Adriani kishte shkuar në Britani para disa javësh për të larë një borxh që kishte i ati. Kishte qenë kunati, ai që ia kishte sugjeruar ardhjen.
Vetë Ervini kishte shkuar në Britani para 6 apo 7 muajsh dhe ishte në borxh prej 12 mijë paundësh me njerëzit që e kishin dërguar në Angli. I riu shqiptar ka thënë se paratë do t’i shlyente me anë të punës që do të bënte aty.
S’ka më fshehtësi për llogaritë bankare, qeveria miraton vendimin: SPAK, BKH dhe SHISH, të drejtë të futen në të dhënatKëshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të intereuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qëndror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.
Sipas këtij vendimi,
a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;
b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;
c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
d) Byroja Kombëtare e Hetimit;
dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;
kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre.
Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qëndror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.
Tashmë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e kanë më të lehtë të hetojnë rreth zyrtarëve të lartë që ngrenë pasuri të mëdha në kurriz të popullit.
VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:
Vrau menaxherin anglez, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, hesht para gjykatës: Nuk e kujtoj vrasjenElton Sefa, punëtor shqiptar i cili vrau për menaxherin anglez në firmën e ndërtimit ku punonte, është dënuar me dënim të përjetshëm.
24-vjeçari shqiptar nga Durrësi, u shpall fajtor për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward dhe dha dënimin e përjetshëm.
Menaxheri i firmës së ndërtimit, ishte viktimë e një sulmi brutal nga duart e punëtorit që ai kishte marrë përsipër ta ndihmonte dhe ta mbështeste. Ai u gjet nga kolegët me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe sende të forta.
Elton Sefa u arrestua nën dyshimin e përfshirjes në vrasje. Pas vrasjes, ai u largua nga Britania e Madhe për në Shqipëri përmes Holandës.
Në gjykatë Sefa ka thënë se nuk e kujton incidentin dhe nuk është mbajtur si dëshmitar në gjyqin ndaj tij. Pra ai nuk ka shprehur asnjë motiv se pse e kreu vrasjen. Sefa u dënua me burgim të përjetshëm, me të drejtë për të kërkuar lehtësim të dënimit pas 22 vitesh.
Elton Sefa shënoi rastin e parë të ekstradimit të një shqiptari në Mbretërinë e Bashkuar që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërsjelltë mes dy vendeve. Sefa u arrestua në zonën e Shijakut pasi autoritet britanike kishin lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për akuzën e vrasjes me dashje.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në 2 mars 2019 vendosi ekstradimin e Sefës në Britani. Ky vendim nuk u prit mirë nga familjarët e Sefës të cilët pretendojnë se djali i tyre nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje, por thjesht erdhi në Shqipëri nga frika se ishte pa letra. Avokati mbrojtës i Sefës, Arsen Çaushaj i kërkoi Gjykatës së Durrësit pezullimin e ekstradimit duke vënë para Gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja, një sërë dokumentesh që vërtetojnë se 25-vjeçari është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik. Sipas dokumenteve rezultonte se Sefa ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019. Por, Gjykata e Durësit nuk pranoi provat e trupës mbrojtëse dhe Elton Sefa u ekstradua në 15 janar të 2020.
Përplasje me armë në LlogaraNjë përplasje me armë ka ndodhur në Llogara, pranë vendit të quajtur “Panorama”.
Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta mes disa të rinjve, ku njëri prej tyre ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur asnjë person të plagosur.
“Pse ma gërvishte makinën”, plas sherri mes turistëve në OrikumNjë sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku disa pushues janë konfliktuar me nëjri tjetrin, për gërvishtjen e makinës.
Ata janë goditur me sende të forta, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre, të cilët kanë marrë fraktura në trup.
Policia është nisur me urgjencë drejt vendfngjarjes, pasi dyshohet se njëri prej pushuesve i përfshirë në sherr ishte i armatosur.
Varianti Delta i COVID, Fico: Kemi sinjale të pazakontaEdhe pse nuk është konfirmuar ende prezenca e Variantit Delta i COVID, ose siç njihet ndryshe ai indian, në Shqipëri, ai mund të jetë prezent pasi pa sinjale të pazakonta nga hetimet epidemiologjike të kryera në vend. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, në një intervistë për Report Tv, tha se ka sinjale të pazakonta të pranisë së tij, por që mostrat janë dërguar në laborator reference dhe pritet të dalin rezultatet. Fico tha se këto dyshime kanë lindur nga shtimi i rasteve me COVID dhe shtrimeve në spital edhe pse shifrat mbeten të ulëta dhe situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme.
‘Virusi nuk ka nevojë për pasaportë’, tha Fico dhe me lehtësimin e masave dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve përtej kufirit janë arsye që ky variant të hyjë në vendin tonë dhe për këtë apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e masave dhe të shkojnë të bëjnë vaksinën si i vetmi mjet mbrojtës ndaj koronavirusit.
“Në Shqipëri nuk kemi një rast të konfirmuar të variantit Delta por kemi disa sinjale të pazakonshme. Vetë virusi nuk ka nevojë për pasaportë dhe lëvizjet përtej kufirit mund ta bëjë atë të kalojë lehtësisht. Për shkak të këtyre sinjaleve të pazakonshme, kemi grumbulluar mostra për t’i dërguar në laboratorë reference. Duhet të jemi të kujdesshëm si me masat dhe të bëjmë vaksinën si i vetmi shpëtim që kemi për të mbyllur këtë pandemi. Lehtësimi apo shtrëngimi i masave nuk merret thjeshtë se ka variant apo le të themi dakordësuar se kemi qarkullimin e një varianti, por shihet edhe numri i infeksioneve të shtuar dhe shtrimeve në spital. Pas shumë ditësh ne kemi shtim të rasteve të reja dhe shtrimeve spitalore. Numrat janë një-shifror, por na lë të kuptojmë se vete lirim i masave dhe lëvizja e lirshme dhe fakti se kemi ulur vëmendjen ndaj pandemisë ka çuar në shtim të numrit të të infektuarve. Për sa kohë nuk kemi identifikim të variantit nga laboratori i referencës, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të zbatojmë masat dhe të bëjmë vaksinën”, tha Fico.
E pyetur nëse vaksinat na mbrojnë nga variantet e reja, Fico tha se studimet kanë treguar që po. Nëse ky variant Delta ka simptoma dalluese, Fico shprehet se jo dhe madje sezoni i verës i bën edhe më të vështira për t’i dalluar pasi në këtë periudhë qarkullojnë edhe viruse të tjera gastrointestinale.
“Vaksina na mbron edhe nga variantet e reja që qarkullojnë. Në stinën e verës ke një konglomerat virusesh që vijnë me simptoma si dhimbe fyti, diarre apo të vjella. Delta vetë nuk ka një profil të caktuar që ke këto simptoma dhe e përcaktove dhe në verë simptomat e tyre sfumohen edhe për shkaka të viruseve të tjera gastrointestinale që ka vetë sezoni”, tha Fico.
Në fund Fico bëri thirrje që popullsia të vaksinohet në mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe se ditët e hapura për vaksinimin +18 vjeç do të zhvillohen edhe gjatë korrikut dhe gushtit, ku ftoi qytetarët të regjistrohen në e-albania për t’u vaksinuar.
Rama sërish kritika BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor: E lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjesKryeministri i Shqipërisë në tryezën e “The Economist”, që po zhvillohet në Athinë, ka prekur disa tematika, ku më e rëndësishmja është integrimi i Shqipërisë në BE.
Rama thekson, se edhe pse BE nuk vendosi pro mbajtjes së mbledhjes së parë Ndërqeveritare, marrëdhëniet me ta janë po të njëjtat.
“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama.
Kryeministri ka ripërsëritur edhe njëherë shprehjen që citoi në konferencën e përbashkët me Zoran Zaev, duke thënë se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po presin Godonë”, duke iu referuar këtu librit të Samuel Beckett.
Ndër të tjera, Rama nënvizoi se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të bëhet pjesë e familjes së madhe Evropiane.
“Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër. Por është shumë e lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjes. Sot ne jemi peng i nacionalizmit evropian. Dhe është e trishtueshme“, u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.