zoom

Day ArchiveRrëzohet aeroplani me 9 persona në bord, disa viktima

Disa persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani në Suedi. Sipas policisë, mjeti fluturues u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga pista ndërsa në bord besohet të kenë qenë nëntë persona.

“Është një aksident i rëndë,” njoftoi policia suedeze në uebfaqen e tyre ndërsa shtohej se disa persona kanë ndërruar jetë.

Besohet se në aeroplan ndodheshin parashutistë.

Gazetarja tregon eksperiencën gjatë natës në Bënjë: Gjeta 12 meshkuj lakuriq, ishte një fat shumë i madh…

Në emisionin “Opinion” tek Tv Klan, një ndër të ftuarit ka qenë edhe moderatorja e njohur Alma Çupi e cila ka rrëfyer një eksperiencë të pazakonte që i ka ndodhur në llixhat e Bënjës.

Alma Çupi: Më ka ndodhur një eksperiencë shumë interesante natën. Pas orën 12 të natës shikoj një autobus në llixhat e Bënjës dhe kishin hapur çadrat. Shkoj tek llixhat dhe shikoj 12 meshkuj lakuriq, ishte një fat shumë i madh (qesh) dhe unë ngela, ishim me shoqërinë tonë dhe në momentin që do futeshim, dalin të gjithë nga uji dhe ishin të gjithë lakuriq. Kishin vënë dhe qirinj rreth llixhës.

Blendi Fevziu: Paske ndezur qirinj një ditë më parë më duket në kishë.

Alma Çupi: Realisht nuk e prisja dhe ka shumë turistë të huaj që shkojnë lahen natën dhe bëjnë një lloj plazhi të tillë të lirë.

Misteri, kush është “B”-ja? Dalin përgjimet e reja: Unë e qëndisa, kryetari më tha do ti q* nënën…

E ndërsa akuzat dhe provat kundër ish-kryetarit të bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe u zbuluan dhe gjykata e la pas hekurave, ka mbetur një pyetje pa përgjigje duke krijuar mister, kush është “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën akuzë.

Në dosje prokuroria i referohet vetëm me inicialin “B” duke mos shkuar më tej, por që kuptohet që zyrtari në fjalë ka jo pak peshë si në Lushnje, por edhe në Tiranë. Biznesmeni Ibrahim Lami i cili u arrestua bashkë me Fatos Tushen thotë se e ka shoqëruar atë për në parlament.

Por nuk ishte vetëm një episod në dosje që flitej për zyrtarin e lartë me peshë emri i të cilit fillon me “B”. Abcnews.al sjell një tjetër pjesë nga dosja me përgjimet e SPAK-ut, ku ky personazh lakohet në një tjetër bisedë por sërish me të njëjtën temë, mbyllja e problemeve që mund të hapeshin nga tenderi i kanalit vaditës.

Konkretisht në datë 28 shtator të vitit të kaluar, SPAK ka kapur nga përgjimet një bisedë të zhvilluar mes drejtorit të ndërmarrjeve publike në bashkinë Lushnje Flamur Peqini dhe biznesmenit Ibrahim Lamit në lidhje me ankimimin e paraqitur nga firma “Avduli’ për tenderin e kanalit.

Biseda e zbardhur

Flamur Peqini: Ja çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ja qëndisa, ja çova, shohim çfarë do të bëjë ai. Po kush e di tani, ça të them unë.

Ibrahim Lami: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai…A ju vë në dijeni juve ai?

Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vë në dijeni edhe neve, ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën një ankesë te APP

Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrë i poshtër qenka?

Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ke ku të gjesh, por hajt ne e bëmë atë që duhet bërë

Ibrahim Lami: A e di ti, çfarë halli kam unë, se dikush aty nga brenda ja ka çuar informacion atij.

Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.

Ibrahim Lami: Nuk e di se një ja ka çuar. Këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejë tha, do ti q* nënën, tha.

Flamur Peqini: E di unë e di. Kam edhe një aludim aty lart, ai që ke folur gjithmonë, ai juristi, jo ky, flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky.

Ibrahim Lami: Se di jo, mirë është të dali se ai këtu le të hajë veten me dhëmbë se nuk e le, “B…..” këtë herë këtë punë.

Ishte duke kënduar në një koncert në Berat, Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital

I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. Ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.

Menjëherë në Pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, raporton ‘BalkanWeb’.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Ulërima e sharje/ I ngacmuan të dashurën turistit, plas sherri në Sarandë. Pronari i picerisë i ‘sulet’ me thikë

Një sherr banal ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, që mund të kishte pasur një fund tragjik nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran. Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.

Ndërkohë policia ka proceduar sot penalisht për ngjarjen dy të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Shkatërrohet banda e rrezikshme e grabitësve në Sarandë, ‘koka’ e grupit pronar i një hoteli në Ksamil

Policia ka shkatërruar një grup kriminal, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin banesa në Ksamil.

Në pranga është vënë organizatori i vjedhjeve, pronar i një hoteli në Ksamil dhe dy të rinj nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit kriminal, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe një person i katërt, edhe ky nga Gjakova.

Gjendet një person i pajetë në Lezhë, çfarë thotë policia

Rreth orës 21:25, në lagjen Skenderbeg, Lezhë, në banesë e tij , është gjetur pa shenja jete shtetasi K.T., 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

 

Shqetësime për vaksinën ruse Sputnik V, çfarë thonë shkencëtarët dhe ekspertët

Shkencëtarë amerikanë, holandezë, francezë, italianë dhe rusë kanë cituar mospërputhje mes të dhënave nga Instituti Kërkimor Gamaleya, prodhuesi i vaksinës ruse Sputnik V.

Më saktësisht, në fazën e tretë të provave, Instituti raportoi se vaksina kishte efektivitet në mbi 91% të rasteve. Por shkencëtarët thonë se instituti nuk ofroi të dhëna të papërpunuara në mënyrë që shkencëtarë të tjerë të bënin analiza të pavarura. Ata kanë kërkuar informacion shtesë nga ky institucion.

“Nëse do të kishin ofruar materialet burimore, mund të ishin sqaruar disa nga mospërputhjet. Por nuk ofruan të dhënat. Prandaj ekzistojnë pikëpyetje mbi punën e tyre kërkimore,” thotë Vasili Vlasov i Universitetit Ekonomik të Shën Peterburgut.

Në përgjigje të letrës, ata që punuan për zhvillimin e vaksinës Sputnik V i shpjeguan mospërputhjet si “gabime të thjeshta shkrimi” dhe i cilësuan si “të habitshme” kërkesat e shkencëtarëve për informacion.

Shkencëtarët e institutit Gamaleya nënvizojnë se vaksina është miratuar për përdorim në mbi 50 vende. Por studiues të tjerë thonë se kjo nuk dëshmon që vaksina është e padëmshme dhe e efektshme në masën që thonë prodhuesit e saj.

“Prodhuesit e vaksinave perëndimore kanë bërë publike jo vetëm raporte të hollësishme për analizat shkencore që kanë zhvilluar, por edhe protokollet që kanë ndjekur gjatë zhvillimit të kërkimeve, ndërsa shkencëtarët rusë nuk pranuan të publikojnë protokollet që kanë ndjekur, prandaj lindin shumë pikëpyetje,” thotë zoti Vlasov.

Prodhuesit e Sputnik V thonë se vaksina e tyre është e sigurtë dhe se shkencëtarët perëndimorë paguhen nga “gjigandë farmaceutikë” për të bllokuar futjen e vaksinës ruse në treg.

Por studiuesit shkencorë thonë se prodhuesit e vaksinave të tjera si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca kanë punuar nga afër me agjencitë rregullatore për të garantuar një produkt të sigurtë, gjë që s’ka ndodhur me laboratoret që krijuan Sputnik V.

“Nëse ata që prodhuan Sputnik V fillojnë të veprojnë si shkencëtarët që krijuan vaksinën Johnson & Johnson, e gjithë kjo situatë do të bëhej shumë më e thjeshtë. Ata vetë do të përfitonin. Por nuk e di nëse do ta bëjnë një gjë të tillë,” thotë zoti Andreev.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë gjatë vizitave në Rusi.

“Kemi krijuar një ekip që besoj se do të vizitojë fabrikën. Do të shkojnë në një numër objektesh gjatë vizitës,” tha zëdhënësja e OBSH-së.

Sputnik V nuk bën aktualisht pjesë në listën e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent nga BE-ja. Autorët e letrës në maj kritikojnë mungesën e transparencës në provat klinike me këtë vaksinë dhe thonë se çdo problem ekzistues mund të gjejë zgjidhje.

Por mëdyshjet për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Sputnik V nuk kanë penguar shumë vende, në një betejë të ethshme me pandeminë, ta ofrojnë këtë vaksinë për imunizimin e popullatës së tyre. Miliona doza të kësaj vaksine janë bërë deri tani në Rusi dhe në vende të tjera./voa

“Alo, ndihmë”! Pamjet nga helikopteri, si rrezikuan shqiptarët jetën për të shkuar në Angli

Shumë shqiptarë përballë ëndrrës për të shkuar në Angli për një jetë më të mirë nuk marrin në konsideratë rrezikun për jetën.

Një grup trafikantësh janë dënuar në Angli pasi u kapën me një gomone duke tentuar që të fusin tetë emigrantë shqiptarë. Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.

Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet dramatike të ndjekjes së varkës në det, e cila drejtohej nga James Wisbey. Të tmerruar dhe uritur emigrantët kërkojnë ndihmën e policisë, por trafikanti i kërkon shqiptarit që të mos e bënte një gjë të tillë duke i hequr telefonin nga dora.

‘Jo, jo, jo, jo, jo, mbylle, mbylle” i kërkoi ai. Përballë autoriteteve shqiptarët deklaruan se kishin paguar nga 20 mijë euro për person për udhëtimin nga Franca në drejtim të Anglisë. Gjyqtari i cilësoi si të tmerrshme dhe të pafalshme veprimet e skafistit duke e dënuar Wisbeyn me 5 vite burg.

Në artikull theksohet se nga hetimet rezulton se në Angli për trafikun e emigrantëve shqiptarë, James Wisbey bashkëpunoi me Indrit Bahranin, i cili organizonte trafikun.

Shikoni videon KETU.

Kurbin/ Disa persona plagosin me mjete të forta një person, niset me urgjencë drejt Traumës

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.