Aplikacion
Italia është finalistja e parë e Euro 2020. Axurrët fituan me penallti ndaj Spanjës, kur koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1-1.
Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë. Bënë më shumë presing, madje patën një rast të mirë me Dani Olmo. Italia u përgjigj në limite të fraksionit me Emerson Palmieri tronditi, që tronditi traversën.
E dyta nis pak a shumë si e para. Për të ardhur te kundërsulmi i italianëve në 60’, ku mbyllet me supergolin e Chiesa. Në momentin më të mirë të axurrëve, shënon Spanja. Morata barazon në 80’. Ndeshja shkon në shtesë.
Italia rekordmene e shtesave, plot 20 herë në Evropiane dhe Botërore. Spanja më kërkuese në 15 minutëshin e parë, Italia me fat. As shtesa e dytë nuk sjell gjë dhe vendosin penalltitë.
Humbin dy të parët, Locatelli për Italinë dhe Olmo për Spanjën, për të ardhur te serie e katërt ku humbet Morata. Jorginho në fund con Italinë në finale.
Sa gjatë mund të jetojë një person? Shekulli XXI mund të thyejë rekordeNumri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni njerëz në të gjithë botën. Megjithatë, ka shumë më pak njerëz që jetojnë në moshën 110 vjeçare ose edhe më gjatë.
Personi me moshë më të madhe Zhanë Kalme nga Franca ishte 122 vjeçe kur vdiq në vitin 1997. Aktualisht personi më i moshuar në botë është 118-vjeçarja Kane Tanaka nga Japonia. Sipas një studimi më të fundit nga Universiteti i Uashingtonit, një jetëgjatësi e tillë ekstreme ka të ngjarë të vazhdojë të rritet dalëngadalë deri në fund të këtij shekulli, dhe vlerësimet tregojnë se është e mundur një jetëgjatësi prej 125 apo edhe 130 vjetësh.
“Njerëzit janë të magjepsur nga ekstremet e njerëzimit, pavarësisht nëse ai shkon në Hënë, se sa shpejt vrapon dikush në Lojërat Olimpike, apo edhe sa gjatë mund të jetojë një njeri”- thotë autori kryesor i studimit Majkëll Pirs një doktorant në fushën e statistikave në këtë universitet.
Studimi i ri, i botuar në “Demographic Research”, përdor modelimin statistikor për të shqyrtuar ekstremet e jetës njerëzore. Me kërkimet e vazhdueshme mbi plakjen, perspektivat e zbulimeve të ardhshme mjekësore dhe shkencore, dhe numrin relativisht të vogël të njerëzve që kanë arritur vërtet moshën 110 vjeç ose më shumë, ekspertët kanë debatuar mbi kufijtë e mundshëm të asaj që referohen si mosha maksimale e raportuar e vdekjes.
Ndërsa disa shkencëtarë argumentojnë se sëmundjet dhe përkeqësimi i qelizave themelore çojnë në një kufi natyror të jetëgjatësisë së njeriut, të tjerët pohojnë se nuk ka një kufi, siç dëshmohet nga mbi 100 vjeçarët që po thyejnë rekorde.
Pirs dhe Adrian Rafteri, profesor i sociologjisë dhe i statistikave në Universitetin e Uashingtonit, përdorën një qasje tjetër. Ata shtruan pyetjen se cila mund të jetë jetëgjatësia më e gjatë individuale e njeriut në të gjithë botën deri në vitin 2100.
Duke përdorur statistikat Bayesian-e, një mjet i zakonshëm në statistikat moderne, studiuesit vlerësuan se rekordi botëror prej 122 vjetësh do të thyhet thuajse me siguri, me një gjasë të madhe që një njeri mund të jetojë diku midis 125 dhe 132 vjet.
Për të llogaritur probabilitetin e të jetuarit pas moshës 110 vjeç, Rafteri dhe Pirs iu drejtuan Bazës së të Dhënave Ndërkombëtare mbi Jetëgjatësinë, të krijuar nga Instituti Maks Plank për Kërkime Demografike. Kjo bazë të dhënash gjurmon personat mbi 100 vjeç nga 10 vende evropiane, plus Kanadaja, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Studiuesit vlerësuan se ka rreth 100 për qind probabilitet që rekordi aktual i moshës maksimale të raportuar, 122 vite e 164 ditë nga Zhanë Kalme të thyhet një ditë. Ndërkohë ka shumë mundësi që një person që jetojë më gjatë, për shembull 124 vjeç (99 për qind probabilitet) apo madje edhe 127 vjeç (68 për qind probabilitet).
Një jetëgjatësi edhe më e madhe është e mundur, por ka vetëm 13 për qind probabilitet që dikush të jetojë deri në moshën 130 vjeçare.“Është jashtëzakonisht e pamundur që dikush të jetojë deri në 135 vjeç brenda këtij shekulli”-thotë Rafteri.
Njerëzit që arrijnë një jetëgjatësi ekstreme janë ende mjaft të rrallë, saqë përfaqësojnë një popullatë të zgjedhur, shton ai. Edhe me rritjen e popullsisë dhe me përparimet e dukshme në aspektin e kujdesit shëndetësor, ekziston një rritje e madhe e shkallës së vdekshmërisë pas një moshe të caktuar.
“Nuk ka rëndësi se sa vjeç janë. Pasi arrijnë moshën 110 vjeç, ata vdesin me të njëjtin ritëm. Ata kanë kaluar të gjitha gjërat e ndryshme që iu sjell jeta, siç janë për shembull sëmundjet. Dhe në fund vdesin për arsye që janë disi të pavarura nga ato që prekin më të rinjtë. Ky është një grup shumë i përzgjedhur i njerëzve me një fizik shumë të fortë”-thotë ai./bota.al
Ishte me familjen në plazhin e Karaburunit, pickohet nga akrepi 23-vjeçariVLORË- Një i ri është pickuar nga akrepi në Vlorë, dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ku shtetasi me iniciale E.D ka qenë së bashku me familjen në plazhin e Karaburunit dhe është pickuar nga një akrep.
Teka ka qenë në plazhin ‘Shën Vasil’, ai është pickuar në krahë dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt spitali të Vlorës.
23-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ka qenë mjeti i policisë kufitare që ka transportuar të riun drejt spitalit
Nga stoli tek goli, Morata vendos baraspeshën në ‘Wembley’Spanja ka barazuar rezultatin ndaj Italisë me Alvaro Moratën i cili barazoi rezultatin në min 80′ për të barazuar shifrat.
Morata hyri në lojë nga banka nga stoli për ta “ndëshkuar” Italinë.
EMRI/ U kap duke trafikuar një 12-vjeçar, arrestohet 50-vjeçarja në SarandëNjë 50-vjeçare në Sarandë është vënë në pranga pasi u kap duke trafikuar një të mitur. Mësohet se 50-vjeçarja B. M, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap në flagrancë rreth orës 14.30.
Gruaja po trafikonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.
Kujtojmë se Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët. Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte.
I ati i Ronaldos ka treguar se kjo nuk ishte hera e parë që 12-vjeçari largohej nga shtëpia, por asnjëherë nuk kishte ndodhur që të mos kthehej. Nuk dihet ende se drejt cilit destinacion po tentonte ta trafikonte të miturin gruaja në Sarandë
Supergol i Chiesas, Italia ndëshkon Spanjën dhe ndez “Wembleyn”Italia ka shënuar golin e avantazhit ndaj Spanjës me Chiesa që shfrytëzoi një rast të mirë dhe shënoi një gol spektakolar në minutën e 59′.
Kjo është një ndeshje mes të barabartësh, me Italinë, që vjen me formën perfekte.
Vetëm fitore kanë deri më tani dhe viktima e fundit ishte Belgjika. Nga ana tjetër talentet e Luis Enrique kanë treguar se mund të bëjnë dëme të mëdha dhe sonte mund të jetë dita e duhur.
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Palmieri; Verratti, Jorginho, Barella; Chiessa, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini.
SPANJA (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Garcia, Alba; Pedri, Busquets, Koke; Olmo, Oyarzabal, Ferran Torres. Trajner: Luis Enrique.
Vilë, lokale dhe apartamente! Sa pasuri numëron kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, mori kredi dhe dha 70 mijë euro hua me interesTIRANË– Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është prangosur sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Socialisti ka qenë në krye të Bashkisë së Lushnjes që prej vitit 2011, ndërsa në fuqi do të mbetet deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata. Të arrestuarit, po ashtu dhe Tushe pritet t’i nënshtrohen edhe një hetimi pasuror.
Bazuar në një shkrim të BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, Tushe zotëronte pasuri familjare me vlerë 26.7 milionë lekë në vitin 2010; e përbërë nga një shtëpi dykatëshe, dy apartamente, dy lokale si dhe një sipërfaqe toke në bashkëpronësi.
Ndërsa në vitin 2017, vlera e pasurisë ka pësuar një rënie të lehtë, duke kapur vlerën e 22 milionë lekëve, megjithatë ai deklaron gjithashtu një automjet me vlerë 850 mijë lekë si dhe hua të dhëna me interes në vlerën e 9.7 milionë lekëve. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 12.8 milionë lekë.
Rreth 57% e të ardhurave burojnë nga paga për shkak të funksionit e Tushes, ndërsa paga e bashkëshortes zë 6% të totalit. Rreth 22% të të ardhurave familjare kanë si burim dietat apo shpenzimet e rimbursueshme të transportit, ndërsa 4% e totalit ka si burim fitimin nga shitja e pasurive të patundshme. Pas deklarimeve të pasurive, BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit të Tushes, nga të cilat 6 deklarata rezultuan me probleme dhe një pa probleme.
Pasuria e pajustifikuar në 6 vitet e deklarimit është 1.4 milionë lekë, pasi kryebashkiaku nuk ka pasur shtim pasurie, madje të ardhurat e tij kanë qenë të pamjaftueshme për të paguar këstet e një kredie bankare me vlerë 185 mijë euro.
BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” dhënien e një pjese të konsiderueshme të kredisë bankare, hua ndaj të tretëve. Më konkretisht, kredia prej 185 mijë eurosh është marrë në vitin 2008 nga Tushe dhe ka shërbyer si burim blerjen e dy lokaleve dhe një apartamenti. Pjesa e mbetur e kredisë prej 70 mijë eurosh është dhënë hua me interes përmes dy kontratash noteriale. Për dy vite të deklarimit, Tushe deklaron ka siguruar 1 milionë lekë të ardhura nga interesi 1.5% i huasë së dhënë.
Ministri i Brendshëm serb ofendoi Vjosa Osmanin/ Reagon stafi i Presidentes, Vela: Aleksandar Vulin këlyshi i Mira MarkoviçKOSOVË- Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani ka reagur pas ofendimit të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ndaj presidentes së Kosovës.
Vela e ka quajtur këlysh të Mira Markoviç, duke e ciësuar atë si zëdhënës të regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi.
“Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandar Vuçiq me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme!”- shkruan ai.
Reagimi i Aleksandër Vulin erdhi pas deklaratës së Osmanit, e keqkuptuar nga ana e tij ku pretendohej se ajo priste që “Serbia të binte në gjunjë”.
“Gjaku lahet me gjak”/ Mesazhi tek vendi ku u vra 23-vjeçari shqiptar, shqiptarët kërkojnë të marrin hak me kanunITALI– “Gjaku lahet vetëm me gjak!,”-kështu shkruhet në një fletë të vendosur në vendin ku u vra shqiptari Atilio Ndrecaj, disa ditë më parë në Itali. Mesazhi i shkruar me kompjuter paralajmëron hakmarrje ndaj grupit të kriminelëve që masakruan me shkopa bejsbolli të riun shqiptar.
Sipas “Repubblica”, Policia po shpejton punën për të kapur agresorët para shqiptarëe që mesa duket nuk i kanë harruar rregullat e Kanunit, i cili ndonjëherë zbatohet nga klanet kriminale. Por pse u masakrua shqiptari? Paraprakisht dyshohet se ka të bëjë lidhur me mosmarrëveshjet për tregëtinë e drogës por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Përveç shqiptarit që ndërroi jetë, në gjendje të rëndë për jetën është edhe shtetasi italian, Pier Francesco Ferrari. Ngjarja ndodhi në një parkim në Mottella, ku shqiptari dhe italiani u zunë në pritë nga një grup prej 4-5 vetash, të cilët kishin me vete sende të forta. Famijarët e tij kanë postuar dot të të riut, duke i dedikuar edhe nga një mesazh ngushëllimi familjes.
U zhduk para 3 ditësh, gjendet 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, trafikohej nga bashkëkombësiNjë 17-vjeçare shqiptare në Greqi, e cila ishte zhdukur që më 3 qershor, u gjet ditën e sotme, ndërsa pas zhdukjes së saj qëndronte një rrjet i trafikut njerëzor. Vajza u largua nga shtëpia e saj në zonën Haidari 3 ditë më parë dhe nuk kushte asnjë informacion për të.
Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se ajo u gjet nga Departamenti kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ndërsa në pranga u vu një shqiptar. Dyshohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ai që rrëmbeu 17-vjeçaren, e madje kishte postuar në internet edhe një ‘reklamë’ të saj, për të joshur klientë.
“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante reklama.
Shqiptari mashtroi të miturën duke i thënë se e dashuronte dhe duke e bindur që të largohej nga shtëpia, ndërsa më pas e trafikoi.
Në pranga ranë edhe një grek q administronte faqen e internetit ku postoheshin reklamat dh enjë grua e cila caktonte takimet me klientët përmes telefonit.