zoom

Day ArchiveKomisioneri Publik ankimon vendimin për Elizabeta Imeraj: Probleme me pasurinë e integritetin

Komisioneri Publik ka ankimuar zyrtarisht vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar shkarkimin e saj. Pas kërkesës së OMN-së, Komisioneri publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe të hedh poshtë vendimin e KPK-së, pasi për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj ka probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

Në kërkesën e Komisionerit Publik thuhet se ndryshe nga sa ka disponuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin e Elisabeta Imeraj, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e saj në detyrë. Për këtë Komisionerit publik kërkon që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pas vlerësimit tërësor të procedurave për Elizabeta Imeraj, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë shkarkimin nga detyra të saj. Sipas komisionerit Publik, Imeraj ka në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht ose nuk i ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur. Komisioneri Publik, ndryshe nga arsyetimi dhe përfundimet e KPK për këtë kriter, në rastin konkret konstaton se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e rezultateve të hetimit pas kalimit të barrës së provës.

“Nisur nga argumentimi ligjor që është përdorur nga ana e Komisionit në vendimin nr. 363/2021, për sa i takon kriterit të pasurisë, konstatohet se përfundimet e arritura për shumë nga çështjet që lidhen me rivlerësimin e këtij kriteri bazohen në natyrën juridike të regjimit pasuror të subjektit të rivlerësimit dhe ish-bashkëshortit të saj”, thuhet ndër të tjera në ankimimin e Komisionerit Publik.

Edhe në lidhje me pastërtinë e figurës në kërkesën e Komisionerit Publik shkruhet se “Elizabeta Imeraj ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.”

Për kriterin e tretë atë të aftësive profesioanle, komisoneri publik konstaton se Imeraj “rezultoi e provuar se shtyrjet e afateve të hetimit janë absolutisht të pambështetura/të pajustifikuara dhe ka shfaqur sjellje joprofesionale

“Është e qartë se komunikimi i drejtpërdrejtë me një vëzhgues ndërkombëtar, i cili ka një rol specifik në procesin e rivlerësimit-me qëllimin e vetëm të ushtrimit të ndikimit ndaj tij, me qëllim favorizimin e pozitës si subjekt rivlerësimi, jashtë qëllimit të procedurave të rregullta, siç përcaktohen në kuadrin ligjor, është plotësisht e papranueshme dhe joprofesionale. Asnjë dispozitë ligjore nuk i pengon subjektet e rivlerësimit t’i paraqesin vëzhguesve ndërkombëtarë prova për të garantuar shqyrtimin e plotë në procesin e rivlerësimit, por në këtë rast, përmbajta e e-mailit, dërguar nga subjekti i rivlerësimit më datë 4 nëntor 2019, nuk mund të lexohet ndryshe, përveçse një përpjekje e qartë për të ushtruar ndikim ndaj vëzhguesit ndërkombëtar, me qëllim trajtimin preferencial ndaj saj, ndryshe nga ai që pritet në bazë të dosjes së saj të rivlerësimit. Kjo nuk mund të perceptohet ndryshe përveçse një ndërhyrje e drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë dhe paanshmërisë të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe tregon një model “ujdie”, në një mënyrë informale dhe jashtë qëllimit të procedurës së rregull ligjore, e cila është e papranueshme”, thuhet në ankimim.

“I kanë përdredhur qafën”/ Flet babai i të dhunuarës në Lezhë: Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më tepër

LEZHË– Babai i të dhunuarës Dava, Ndue Gjoni ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur se ata e kanë rrahur familjarisht dhe shkaku është pronësia e shtëpisë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai është shprehur se prindërit e bashkëshortit të vajzës së tij mendojnë se e dhunuara donte që t’u merrte shtëpinë, ndaj edhe e kishin dhunuar.

“Jam babai i Davës. E kanë sulmuar fizikisht vjehrri, vajza e tij e martuar, djali i vajzës së vetë janë në moshë madhore, vajza, mbesa e tij dmth edhe një mbesë tjetër. Dy mbesa. Ditën e premte ishin pa drita, çelësat e shtëpisë nuk i ka pas vjehrri por Dava. Gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes, kjo ka ndodh që më datë 26. Vajza është e dhunuar, i kanë shkulur flokët, me hematoma, ma kanë përdredh qafën më thanë. Nuk e lëviz dot. Unë kërkoj vetëm drejtësi asgjë më tepër. Kur vjehrri i Davës ka dërguar një mik tek vëllai im dhe i ka thënë më rregullo punën se po më merr shtëpinë, por Dava do të marrë çfarë jep gjykata. Asgjë tjetër,“-tha ai

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Markatomaj të Lezhës. E dhunuara ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk i ka penguar njerëzit e bashkëshortit të 33-vjeçares që të shkojnë në shtëpi dhe ta dhunojnë bashkë me fëmijët.

Njohja me skafistin e penduar që hapi “Kutinë e Pandorës”/ Artan Hoxha: Nëse dosja hetohet më thellë, orteku merr edhe SPAK-un

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije se të penduarin e drejtësisë, një nga personat që çmontoi grupin e trafikut të lëndëve narkotike, e kishte njohur edhe më parë.

Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Log”, Hoxha tha se Mariglen Shusha ka qenë i njohur për transportin e lëndëve narkotike, por shtoi se priste më shumë nga dosja.

“Edhe prokurori edhe nën/ drejtori nuk mund të shkojnë thjesht për shpërdorim detyre, pasi është grup i strukturuar. Njëri nga skafistët është nga Fieri, e kam njohur Mariglen Shusha, ka folur i pari, ai ka ngarkuar në Palasë, Radhimë, Seman, Kavajë dhe Velipojë, se ai atë punë di të bëjë. Pjesa që duhet të bëjë prokuroria është që këto lidhjet që thotë ai në Shqipëri duhet të shkojë më tej, pasi nuk do të dilnin këto 4 grupe, por më shumë. Pritshmëritë i kam më të mëdha jo te ato dy ish-truprojat që janë bishti i kavadhit,”- tha ai, referuar shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm.

Artan Hoxha nga ana tjetër, theksoi se nëse dosja do të hetohet pak më thellë, mund të ketë të përfshirë edhe prokurorë të SPAK.

“Ka filluar orteku, do ta marrë edhe SPAK-un,”-shtoi ai.

Gazetarët pa Kufij: Orban dhunues i medias

Organizata vëzhguese e medias, Gazetarët pa Kufij, i ka cilësuar 37 udhëheqës të botës si dhunues që “shtypin masivisht” lirinë e shtypit, duke përfshirë në këtë listë për herë të parë një kryetar shteti të Evropës Perëndimore, Kryeministrin Viktor Orban të Hungarisë.

Organizata me qendër në Paris, në listën e saj të parë të këtij lloji në pesë vite, përfshiu dy gra, Sheikh Hasina, Kryeministre e Bangladeshit që nga viti 2009, dhe Carrie Lam, shefe ekzekutive e Rajonit Administrativ Special të Hong Kongut që nga viti 2017.

Organizata Gazetarët pa Kufij thotë se emri “më i spikatur” në listën e re “është padyshim Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, 35 veçari Mohammed bin Salman, i cili ka në duart e tij qendrën e të gjithë pushtetit dhe kryeson një monarki që nuk toleron asnjë liri shtypi. Metodat e tij shtypëse përfshijnë spiunimin dhe kërcënimet që ndonjëherë kanë çuar në rrëmbime, tortura dhe akte të tjera të paimagjinueshme. Vrasja e tmerrshme e gazetarit Jamal Khashoggi ekspozoi një metodë kafshërore që është thjesht barbare. ”

Organizata Gazetarët pa Kufij tha se të gjithë zyrtarët e cituar në listë “shkelin lirinë e shtypit duke krijuar një aparat censure, duke burgosur gazetarë në mënyrë arbitrare ose duke nxitur dhunë kundër tyre, kur ata nuk i kanë duart të lyera me gjak sepse ata kanë nxitur direkt ose indirekt vrasjen e gazetarëve”.

Organizata tha se zoti Orban “ka minuar në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive pluralizmin dhe pavarësinë e medias që nga kthimi i tij në pushtet në vitin 2010” duke përdorur “teknika të ndryshme grabitqare”.

“Metodat mund të jenë të rafinuara ose të pacipta, por ato janë gjithmonë efikase”, thuhet në raport. Grupi vëzhgues tha se oligarkët e afërt me partinë Fidesz në pushtet kontrollojnë më shumë se 80% të mediave në vend, ndërsa media private diskriminohet dhe cilësohet si botuese e “lajmeve të rreme”.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e sulmoi raportin dhe tha se organizata duhet të quhet “Lajme të Rreme Pa Kufij”.

Gazetarët pa Kufij thanë se “veprimtaritë dhunuese” të Kryeministres Hasina në Bangladesh përfshinin “miratimin e një ligji dixhital të sigurisë në vitin 2018 që ka çuar në dënimin e më shumë se 70 gazetarëve dhe blogerëve”.

Raporti thotë se zonja Lam “ka provuar të jetë një marionetë e Presidentit Xi Jinping të Kinës, dhe tani mbështet hapur politikat e tij dhunuese ndaj medias”. Organizata dënoi mbylljen kohët e fundit të gazetës kryesore të pavarur të Hong Kongut “Apple Daily” dhe burgosjen e themeluesit të saj Jimmy Lai.

Christophe Deloire, sekretar i përgjithshëm i organizatës Gazetarët pa Kufj, u kërkoi qeverive botërore që të dënojnë sulmet ndaj medias nga 37 udhëheqësit e cituar në listë. “Ne nuk duhet të lejojmë që metodat e tyre të bëhen normaliteti i ri”, tha ai.

Sherr mes kunatave në Lezhë, përfundojnë në spital

Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dëmtuar janë kunata me njëra tjetrën.

Njëra nga të dhunuarat është Dava Ndoj 33-vjeçe. Babai i saj thotë se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet mes tyre kanë nisur që në muajin janar.

Mbërrijnë 16,380 vaksina Pfizer, Manastirliu: Mbi 1.120.000 vaksina në Shqipëri, do të intensifikojmë procesin gjatë verës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu,  Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe Ambasadori Austriak Christian Steiner, kanë pritur mbrëmjen e sotme 16,380 vaksina Pfizer që mbërritën në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Manastirliu tha se po shkojmë drejt 1 milion vaksinimeve, ndërsa kanë mbërritur mbi 1.120.000 vaksina deri tani. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të intensifikohet procesi gjatë verës.
Ambasadori Luigi Soreca u shpreh se deri tani janë rreth 60 mijë vaksina Pfizer që BE ka sjellë për Shqiperinë, ndërsa brenda muajit gusht do të plotësohet kontrata prej rreth 150 mijë vaksinave. Ambasadori austriak Christian Steiner, u shpreh se vaksinat e administruara nga Austria, si pjesë e mbështetjes së BE, janë tregues i qartë i solidaritetit dhe mbështetjes për popullin shqiptar.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 1,120,070 doza vaksine ndaj COVID-19. Deri tani janë kryer 994,081 vaksinime.

Yuri Kim e buzëqeshur me shalqi në duar: Shqipëria i ka më të mirat në botë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka zgjedhur të kalojë një pasdite me fermerët shqiptarë.

Kim ka publikuar disa fotografi në “Insta story” , ku shihet mes frutave-perimeve gjithashtu e shoqëruar edhe nga një qytetare me të cilën edhe është fotografuar.

Gjithashtu Kim shprehet se në Shqipëri gjen fruta-perimet më të mirat në botë, ndërsa shfaqet e buzëqeshur mes tyre.

Kim shpeshherë ka vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen si edhe për natyrën favorizuese që ka, duke bërë edhe thirrje që turistët nga vende të ndryshme të botës të mos ngurrojnë, por të eksplorojnë vendin tonë për të shijuar mrekullitë natyrore.

 

 

 

“Shpirti” me 28 të arrestuar, Hoxha: Nëse dosja hetohet më thellë, orteku merr edhe SPAK-un

Këtë të hënë në “Log.”  po diskutohet rreth punës së bërë deri më tani nga SPAK, në bashkëpunim më partnerë të huaj. I pyetur nëse Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mund të ndërmarrë operacione e vetme pa iniciativën apo ndihmën e të huajve, gazetari Artan Hoxha shpjegoi në mënyrë figurative se SPAK është një furrë pa miell.

Dhe si e tillë, prodhon më atë “lloj mielli” që i serviret për sa kohë nuk është gati Byroja Kombëtare e Hetimit.

“SPAK është pa BKH, kemi bërë gati furrën e bukës…por s’kemi çuar miellin. Ai furrxhiu që prodhon atë lloj buke me miellin që i çon ti. Nuk ka miellin e vet. Deri në këto momente e vështirë. Nuk e dimë a do t’ia arrijë, nuk është vetëm çështje vullneti.”

Duke folur për operacionin ndërkombëtar anti-drogë të koduar “Shpirti”, Hoxha tha se peshën ia jep vetëm emri i prokurorit të përfshirë.

“Peshën ia jep emri i atij prokurorit dhe drejtorit të antitrafiqeve, po nga Skrapari… të dy këta zyrtarë, i kanë lënë në arrest shtëpie. E dini ku e ka shtëpinë ky prokurori? Në Zhumë, në Krutje…”

Sipas gazetarit, duket sikur ke të bësh me një organizatë tipi mafioze, por bëhet fjalë thjesht për episode të mbledhura “aty-këtu”.

Megjithatë, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në këtë rast, SPAK duhet duartrokitur pasi siç u shpreh ajo vetë, dosja tregon që në trafikun e drogës përfshihen edhe zyrtarë të policisë.

“…Kjo dosje më ka treguar që zyrtarët e policisë janë në shumicë dërrmuese të përfshirë. Festim Lelaj, rezulton që merrte 15 mijë euro për një linjë, dhe fikte radarët..këto janë efekte zinxhir, edhe një trafikant si ai ka arritur të rekrutojnë njerëz të rëndësishëm të policisë shtetit.”

Artan Hoxha nga ana tjetër, theksoi se nëse dosja do të hetohet pak më thellë, druhet se “qethja” mund të filloje në SPAK.

“Ka filluar orteku, do ta marrë edhe SPAK-un.”

Edhe gazetarja Lala theksoi se ndërsa lexonte dosjen, konfirmoi edhe një herë se kanabizimi në vend ka qenë në nivelet më të larta dhe se zyrtarët e policisë “i kemi pasur të lidhur me trafikantët.”

Masakroi gruan me thikë/ Konflikti nisi kur 45-vjeçarja kërkoi t’i blinte shtëpi prindërve të saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Bubq të Krujës, ku një 51-vjeçar masakroi me thikë gruan e tij.

“Klarita mund të jetë vrarë për xhelozi”. Kështu shprehen të hidhëruar fqinjët e prindërve të Krarita Ismalajt, e cila u vra brutalisht ditën e sotme nga bashkëshorti i saj brenda automjetit të tyre, ndërsa vijojnë më tej duke thënë se kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babanë e 45-vjeçares.

Raportohet se ajo i kishte kërkuar Artanit, bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo, por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq. 51-vjeçari theri me thikë gruan e vet dhe më pas tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ai u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Ndërkohë, në deklarimet e tij roja i magazines i cili gjeti i pari çiftin deklaroi se fillimisht dy personat ishin në momente intime, por kur është afruar për t’i larguar nga oborri, ka parë trupin e gruas të mbuluar me gjak.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”- kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur në fshatin Bubq të Krujës.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stallë lopësh. Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Ndërkohë, për të shmangur dëshmitarët, Artani e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq.

“Mjerë zyrtarët e korruptuar, shumë shpejt do të…”, ish-prokurori: Goditja sapo ka nisur, do të kemi çdo javë e çdo muaj rezultate

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, operacionin e SPAK dhe Antimafias Italiane “Shpirti”, i finalizuar me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe prokurorë e zyrtarë të lartë policie.

Për ish-prokurorin Hajdari ky operacion tregon se goditja për korrupsionin në vend ka filluar dhe, sipas tij, në muajt në vijim do të kemi të tjera operacione të tilla, që do të godasin zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion.

“Operacion i suksesshëm parë në këndvështrimin që autoritetet italiane besojnë te SPAK. Kjo është arsyeja që ato kanë sjellë materiale të plota, që tregon se kjo prokurori ruan sekretin, pasi ne kemi vuajtur nga ruajtja e sekretit. Do të kemi edhe bashkëpunime të tjera, pasi drogërat e forta kalojnë nga Shqipëria. Duke bashkëpunuar prokuroria jonë me ato evropiane, edhe prokuroria jonë do të jetë më e përgjegjshme, por edhe rezultatet do t’i kemi më pozitive. Prokuroria italiane ka dhe dosje të tjera, pasi e dimë që vitet 2015, 2015 dhe fillimi i 2017 kanë qenë vite kur nga Shqipëria janë trafikuar sasi të mëdha droge. Në përgjimet e këtyre dosjeve dalin shtetas e zyrtarë shqiptarë.

Kjo sapo ka filluar, në muajt në vijim do të kemi më shumë bashkëpunim. Mjerë ata zyrtarë të lartë, që kanë njollosur figurën e policisë apo të prokurorisë shqiptare, sepse shumë shpejt do të përballen me drejtësinë. Prokuroria vepron me prova. Aty ku do të ketë prova, ata do të goditen. Deri më tani është një ogur i mirë, se nuk është parë të ndiqen prokurorë, zyrtarë policie. Për mendimin tim më të rëndësishëm janë zyrtarët e shtetit, sesa politikanët, pasi shtetin e mbajnë zyrtarët. Shpresoj shumë që prokuroria të ketë prova të plota, sepse do jetë zhgënjim i madh, nëse në vijim një pjesë do të lirohen për mungesë provash.

Ambasadorja Kim, ambasadori i BE dhe ONM nuk kanë konflikt interesi në Shqipëri. Kur ato mbështesin rezultatet, duhet të kuptojmë se kanë informacione përtej këtyre ngjarjeve, sepse janë në Shqipëri me fokus të qartë. SHBA janë investitorët më të mëdhenj të reformës në drejtësi. Shumë shpejt do të shohim edhe ato zyrtarë, që nëse kanë çuar pasuri atje për të pastruar korrupsionin, do t’i shohim shumë shpejt. Jo vetëm të personave të shpallur ‘non grata’, por edhe të tjerë. Nëse pasuritë e tyre vijnë nga paligjshmëria dhe janë regjistruar nën emra të tjerë në SHBA, do të sekuestrohen dhe do të ndiqen penalisht. Rezultatet kanë vonuar pak, por tani janë në fazën kur rezultatet sapo kanë filluar të dalin. Rezultate për zyrtarët e lartë dhe për ata që kanë bërë krim të organizuar në Shqipëri, do të kemi gati çdo javë e çdo muaj ngjarje si kjo që po shohim tani.

Ka një grup, zyrtarë e politikanë të korruptuar, që duan ta zbehin reformën në drejtësi, por shumë shpejt shqiptarët kanë filluar të kuptojnë e besojnë se SPAK me ndëshkueshmëri do të jetë shumë prezent. Në momentin që SPAK grumbullon provat, nuk ka asnjë pengesë për t’i çuar njerëzit para drejtësisë. Korrupsioni në Shqipëri është masiv. Jam i bindur që ne kemi një ko0rrupsion nga nivelet më të larta te nivelet më të ulëta. Barra më e madhe i bie kryeministrit Rama, që të bëjë një reformë siç e ka premtuar, që drejtorë të administratës publike, që kanë bërë korrupsion, të mos jenë më pjesë e qeverisjes, si dhe mbështetja absolute e SPAK për të vënë para drejtësisë çdo zyrtarë të shtetit shqiptar”, tha ish-prokurori Hajdari.