Aplikacion
Anglia në gjysmëfinale të EURO 2020, për herë të tretë në histori, pasi mposhtën me rezultatin 4-0 Ukrainën. Tashmë Kombëtarja e “Tre Luanëve” ka mundësinë të shkojë për herë të parë në finale dhe për këtë duhet të mposhtin Danimarkën.
Takimi i sotëm nisi me një gol të shpejtë të kapiteni Harry Kane, i cili nuk fali nga brenda zonës. Festa nisi dhe mund të kishte zgjatur pak, por portieri Pickford e ndali Yaremchuk në pjesën e parë. Declan Rice i West Ham “flirtoi” me golin për Anglinë.
Gjithsesi në 45 minutat e para nuk pati më gol. Skuadra e Southgate u tregua e pamëshirshme në pesë minutat e para të fraksionit të dytë të lojës, teksa Harry Maguire dhe Harry Kane i çuan shifrat në 3-0.
Serie e golave nuk mbaroi aty, pasi Jordan Henderson shënoi edhe të katërtin pas gati një ore lojë. 4-0 dhe praktikisht gjithçka ishte e mbyllur. Ukraina nuk kishte forcë të reagonte, qoftë edhe për një gol nderi. Tani Anglia mendon për gjysmëfinalen.
Angli e papërmbajtshme, Henderson realizon edhe golin e katërtHarry Kane dhe Harry Maguire kishin shënuar tre gola në portën e Ukrainës, por Anglia nuk ndalet me kaq.
Këtë herë ishte Jordan Henderson ai që realizoi dhe i ccoi shifrat në 4-0 ndaj Ukrainën, në minutën e 63-të.
Pas një krosimi nga këndi, mesfushori i Liverpool goditi me kokë dhe e çoi topin në rrjetë.
Kur lindin vrasësit serial? Zbuloni domethënien e muajveSipas studimeve të kryera, ekzistojnë disa aspekte të jetës të cilat lidhen me muaj të caktuar. Nëse do të flasim për karrierën, studimet kanë treguar se Janari është muaji më i favorshëm për të ndërruar punë. 1 në 5 persona e përmendin si periudhën më të mirë, ndërsa Dhjetori muaji më pak i favorshëm për të bërë ndryshime në karrierë.
Divorcet ndodhin kryesisht në muaji Shkurt. Kush martohet në ditën e Shën Valentinit, ka 18-36% probabilitet që të divorcohet më pas.
Kur bëhet fjalë për të dhënë testimet për të mësuar makinën (autoshkollë), Prilli, Gushti dhe Dhjetori janë muajt më të mirë.
Momenti për t’u bërë prindër? Sipas studimeve, Korriku dhe Shtatori konsiderohen si muajt e vitit kur lindin sa më shumë foshnja. Shkurti është muaji që ka më pak lindje.
Në Shtator lindin kryesisht personat më të suksesshëm, studim ky i kryer nga Universiteti i Torontos, Floridës dhe Universiteti Northwestern në Illinois. Sipas këtyre të dhënave, personat e lindur në Shtator kanë më shumë gjasa që të jenë të suksesshëm në jetë, të shkojnë në universitet dhe kanë më pak shanse që të kenë probleme me drejtësinë.
Ndërsa vrasësit serial kanë lindur kryesisht në muajin Nëntor. Sipas disa studimeve të tjera, gjithashtu ata persona që kanë lindur në Nëntor bëhen kryesisht pesimistë.
Turqia kërkesë Shqipërisë për ekstradimin e “terroristëve”Turqia i kërkon edhe njëherë Shqipërisë ekstradimin e të gjithë personave që Ankaraja i konsideron si terroristë. Zëdhënësi i Presidentit Erdogan i përsëriti edhe njëherë rrezikun që përbën organizata FETO Kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi që pati me të në Tiranë.
“Autoritetet shqiptare po bëjnë një punë të rëndësishme së bashku me në në luftën kundër organizatës FETO. Kjo organizatë terroriste arrin të manipulojë institucionet e vendeve ku është e përhapur. Ne jemi të vendosur që mos ta lejojmë që diçka e tillë të ndodhë në Shqipëri. Kjo organzatë është një rrezik i madh për shtetet ku ushtron aktivitetin. Ne e dimë që ai grup punon për të helmuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona”.
Temë e diskutimit ka qenë edhe blerja nga ana e Shqipërisë e dronëve turq të tekonologjisë së fundit, një investim prej 8 milionë eurosh për sigurinë.
“Me Kryeministrin Rama folëm edhe për sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe bashkëpunimin tonë në NATO. Kemi bashkëpunim të mirë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes. Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë do të thotë paqe dhe stabilitet për Turqinë dhe po ashtu paqe dhe stabilitet për rajonin. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe kemi projekte të përbashkëta. Do të punojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit, trafikut të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike”.
Ibrahim Kalin thotë se e njoftoi Kryeministrin Rama se Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po përgatitet për një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe do të jetë shumë shpejt, në muajt në vijim në Tiranë.
E goditën me shkopa bejzbolli në Itali, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar, ja çfarë dyshohetNjë ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është rrahur brutalisht me shkopa bejsbolli nga disa të rinj. Referuar mediave italiane, viktima është 23-vjeçari i identifikuar si Atilio Drekai.
Nga sa mësohet, ai ka qenë në një tavolinë në kafene së bashku me shokun e tij italian, ku në një moment kanë marrë një telefonatë dhe më pas u zhvendosën në një parkim, jo shumë larg qendrës tregtare në Mottella. Aty i prisnin një grup të rinj të cilët i kanë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri të gjetura pranë vendit të ngjarjes.
Pas operacionit të bërë, shqiptari Atilio Drekai fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte, e ndërsa shoku i tij italian, 35-vjeçari Pier Francesco Ferrari ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sheri që përfundoi tragjikisht, teksa Policia Italiane po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Në muajt e ardhshëm, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë, nisin përgatitjetZëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Në takimin që zhvilloi ai me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë teksa kanë nisur edhe bisedimet zyrtare për përgatitjet.
Ai saktësoi se vizita do të jetë në muajt e ardhshëm, siç shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’.
Kryeministri Rama e ka vizituar disa herë Turqinë kohët e fundit para dhe pas zgjedhjeve, teksa me qeverinë e Erdogan kanë nënshkruar marrëveshje në disa fusha teksa nuk mund të harrohet ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit nga turqit për 3 muaj para 25 prillit. Po ashtu Turqia është përfshirë edhe në procesin e rindërtimit në zonën e Laçit.
Trafik droge me leje nga policia/ Ky është Ilirian Zaimi, pagoi shefin e komisariatit, bashkëpunoi me lazaratësit
Ky është Ilirian Zaimi, drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si Daja apo Lani. Bashkëpunëtorët e drejtësisë, Mariglen Shusha dhe Donial Drolli rrëfejnë se si grupi i Dajës ndërveproi me mafian bavareze dhe se si shefi kultivoi platancione të tëra në zonën e Skraparit dhe nën bekimin e policisë lokale.
Në një rast, dëshmitari Shusha shton se Ilirian Zaimi duke u kthyer nga platancioni i Cepanit, i shoqëruar me punëtorët e Liloshit të Lazaratit që rezulton se është shtetasi Ilir Gaba kishin shkuar në komisariatin e policisë për të zgjidhur një keqkuptim me shefin e komisariatit. Keqkuptimi sipas dëshmitarit nuk kishte gjë tjetër të bënte përvecse pagesa që daja kishte kryer në polici për të mos u bezdisur. Këtë dëshmi e konfirmon edhe i penduari Drolli që shton se gjatë qëndrimit në tokat me hashash nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga policia.
Ndërkohë dëshmitarët e drejtësisë rëndojnë edhe pozitën e dy ish truprojave të Saimir Tahirit sipas të cilëve ata trafikuan mbi një ton droge drejt Italisë që ju përkiste shoqëruesve gjatë kohës që ata mbanin detyrën e rëndësishme. Dëshmitarët tregojnë se truprojat e kishin kultivuar drogën në Memaliaj në një platancion ku punëtorët paguheshin nga 15 deri në 20 euro.
Danimarka eliminon Çekinë! Do përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-AngliKa përfunduar ndeshja mes Çekisë dhe Danimarkës, ku kjo e fundit ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të EURO 2020 pas fitores me rezultat 2:1.
Mesfushori i Dortmundit Thomas Delaney e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar në minutën e pestë për t’i dhuruar epërsinë Danimarkës, ndërsa Kasper Dolberg dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të.
Çekia e nisi furishëm pjesën e dytë, ku arriti të gjejë golin përmes sulmuesit Patrick Schick në minutën e 49-të.
Goli i Schick ishte i pesti personal në këtë evropian, duke u barazuar me yllin Cristiano Ronaldo si golashënuesit më të mirë të deritanishëm në Euro 2020.
Me këtë fitore, Danimarka i bashkohet në gjysmëfinale Italisë dhe Spanjës, hera e parë kjo nga 1992. Në gjysmëfinale, danezët përballen kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë-Angli.
Banda “fantazmë” e Mykonos, mediat greke: Si shqiptarët vidhnin vilat, hynin si ‘minjtë’ nga dritaret e tualeteveMediat greke kanë zbuluar detaje nga mënyra se si funksiononte banda e shqiptarëve në Mykonos që vodhi nga viti 2020 deri pak ditë më parë 39 vila dhe 320 mijë euro sende me vlerë e para.
Në fakt, anëtarët e bandës ditën shfaqeshin si një familje e mirë dhe shmangnin kontaktet me fqinjët për mos rënë në sy. Natën ishte koha e veprimit.
Ata ecnin nëpër shtigje dhe rrugë të errëta ndërkohë që për të hyrë nëpër vila nuk zgjidhnin dyert, por dritaret e tualeteve.
Me anë të kamerave termike, Policia e Mykonos ka zbuluar një prej veprimeve të dy prej anëtarëve të bandës teksa tentonin të hynin natën në një vilë. Ata dallohen për veprime shumë të shpejta dhe mashtruese.
Mes sendeve të vjedhura nga shqiptarët kishte çanta apo ora Rolex, Louis Vuitton, Prada apo Channel.
Në vijim të informacionit paraprak, ju bëj me dije së në aksident janë përfshirë automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen A.L.,banuese në Tiranë, automjeti tip “BMW” me drejtuese shtetasen E.R.,banuese në Tiranë ,automjeti tip “Landrover” me drejtues shtetasin A.L.,banues në Shkodër dhe automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.V.,të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spitalin e Lezhë dhe Shkodër një mitur 12 vjeç,, K.Rr.17 vjeç, R.I., 58 vjeçe dhe A
D.,26 vjeçe.