Aplikacion
Hëna e plotë, e cila këto muaj ndodh në shenjën e Bricjapit, sjell shumë ndryshime shpresëdhënëse.
Dashi
Më në fund, nëpërmjet hënës së plotë do të keni mundësi të zgjidhni probleme profesionale, të cilat i keni vuajtur për shumë kohë. Do mund të ndani jetën profesionale nga ajo personale dhe do të keni më shumë kohë për partnerin.
Demi
Nëpërmjet kësaj Superhëne, do të tejkaloni limitet tuaja. Mos jini dyshues, merrni vendime pa menduar më shumë seç duhet për pasojat. Mos refuzoni ofertat që do të merrni këto ditë.
Binjakët
Do të keni mundësi të zgjidhni problemet tuaja financiare, por kini kujdes kur jepni hua. Studiojeni mirë personin që po ju kërkon para.
Gaforrja
Tani është periudha ideale për t’u fokusuar te ndjenjat dhe emocionet. Superhëna ju jep mundësinë, mbi të gjitha, të qartësoheni me veten tuaj, me ndjenjat që keni si dhe në raportet me të tjerët.
Luani
Është periudha për të organizuar më mirë jetën profesionale dhe për të arritur objektivat që synoni për një kohë të gjatë.
Virgjëresha
Për ju hapet një kapitull i ri, me shumë romanticitet, erotizëm e njohje të reja. Jeta juaj do të mbushet me dashuri dhe dritë këtë periudhë. Mos nguroni të nxirrni në pah anën tuaj romantike dhe mos i thoni jo flirtimeve apo njohjeve. Dilni dhe pushtoni botën me sharmin tuaj të parezistueshëm.
Peshorja
Tani është periudha të qetësoheni, të relaksoheni dhe të mos mendoni për situata stresuese, pasi e keni tepruar me ankthin në punë. Hëna e re ju sugjeron të qëndroni në shtëpi, afër familjes, partnerit apo shoqërisë. Krijoni kujtime të bukura me familjen.
Akrepi
Rrugë të reja dalin në horizont për ju. Është koha për fillime të reja. Po ashtu, kjo periudhë ju sjell më afër me familjen dhe të dashurit e zemrës.
Shigjetari
Më në fund, do të gjeni kushtet për të arritur qëllimet dhe objektivat në jetën profesionale, pas një periudhe ç’orientimi për shkak të disa personave që ju kanë ndikuar negativisht. Jeni maturuar këtë periudhë dhe tani është koha që të shikoni vetëm para. Mos u ndikoni nga të tjerët, ju e dini mirë çfarë doni!
Bricjapi
Hëna e re ju sugjeron t’i kushtoni vëmendje vetes tuaj. Merrni në konsideratë ndjenjat, çfarë ju vërtet dëshironi në jetë. Festojeni jetën, shijojini ditët e bukura, mos lini asgjë t’ju shkojë dëm. Do të arrini çfarë dëshironi në jetën profesionale, por dhe intime.
Ujori
Nuk është keq të merrni pak kohë për veten. Kushtojini kohë shëndetit fizik, por dhe mendor. E dimë që jeni persona social, por do të ishte mirë të qëndroni më shumë me veten tuaj këtë periudhë. Mos u shpërqëndroni nga problemet e të tjerëve, pasi në këtë mënyrë lini mënjanë dëshirat tuaja. Hëna e plotë i hap rrugë fillimeve të reja.
Peshqit
Jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht. Do të përjetoni ndryshime në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Identifikoni pikat tuaja të forta, në mënyrë që të mbroheni nga keqkuptimet, mosmarrëveshjet dhe personat që vijnë në jetën tuaj për t’ju trazuar. Përqendrohuni vetëm te personat që ia vlejnë. Mos mendoni se çdo kush që ju rri pranë, është i mirë me ju.
Shkencëtarët po studiojnë rastin e një burri në Bristol i cili është infektuar 43 herë me COVID-19, në 10 muajt e fundit.
Bëhet fjalë për një 72-vjeçrar, i cili sipas ekspertëve ka një sistem imunitar të ndjeshëm ndaj virusit, pasi dhe më herët, është diagnostikuar me leukemi dhe ka zhvilluar disa seanca kimioterapie. I moshuari i quajtur Dave, ka arritur të mposhtë virusin falë një përzierje të re ilaçesh anti-virale, të përgatitur enkas për të nga kompania amerikane Regeneron.
Ekspertët janë duke e trajtuar këtë rast si tepër të veçantë dhe pritet t’i kryejnë Dave një sërë analizash për të mësuar se si ka qarkulluar virusi në trupin e tij, shkruajnë mediat e huaja.
Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplaset me motorin, një i plagosurNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi në afërsi të Parkut “Rinia”.
Sipas burimeve zyrtare një automjet tip ‘Benz’ i cili dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi është përplasur me një motor.
Për pasojë ka mbetur plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital. Ndërkohë policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaktarit dhe rrethanave që sollën aksidentin.
Vettingu, Kuvendi i hap rrugë komisionit “Ad Hoc” për plotësimin e vendeve vakante në KPK dhe KPKuvendi gjatë seancës së sotme ka miratuar ngritjen e komisionit parlamentar “Ad Hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.
Mësohet se 12 anëtarët e këtij komisioni kanë një javë kohë për të përzgjedhur anëtarët zëvendësues në komisionet e Vettingut. Nga këto anëtar 6 do të jenë nga radhët e opozitës ndërsa 6 të tjerë nga mazhoranca.
a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar
2
1. Edmond Leka anëtar zëvendësues
2. Arben Elezi anëtar zëvendësues
Njoftimi:
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:
I. Krijimin e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Anëtarë Zëvendësues për Pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.
II. Përbërja e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve është si më poshtë:
a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Ulsi Manja Kryetar
2. Klotilda Bushka Anëtare
3. Alket Hyseni Anëtar
4. Adnor Shameti Anëtar
5. Vasilika Hysi Anëtare
6. Elena Xhina Anëtare
b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:
1. Myslim Murrizi Nënkryetar
2. Nimet Musai Anëtar
3. Edmond Stojku Anëtar
4. Arlind Çaçani Anëtar
5. Halil Jakimi Anëtar
6. Klajdi Qama Anëtar
2
1. Edmond Leka anëtar zëvendësues
2. Arben Elezi anëtar zëvendësues
III. Përzgjedhja dhe votimi në Komisionin ad hoc bëhet nga lista për votim e përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017, nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar voton për një kandidat.
IV. 1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të
përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve gjatë vitit 2017 shprehin ende interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse plotësojnë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për periudhën 2017-2021 si më poshtë:
a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;
c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër
disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;
ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy
viteve të fundit;
d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i
Drejtësisë;
dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.
2. Për plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 1 të paragrafit IV të këtij vendimi,
kandidati dorëzon në Kuvend brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shprehjen e interesit dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron mosekzistencën e shkaqeve për të kandiduar. Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi penale sipas ligjit.
3. Mosshprehja e interesit nga ana e kandidatit, si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej kandidatit brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas përcaktimeve të pikës 2 të paragrafit IV të këtij vendimi, përbën shkak për heqjen e kandidatit nga lista për votim.
V. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për ngritjen e sekretariatit teknik që do të mbështesë punën e Komisionit dhe funksionimin e sistemit elektronik, që mundëson votimin e fshehtë të emrit/emrave të anëtarëve zëvendësues, në zbatim të kërkesave të nenit 10 të ligjit nr. 84/2016. 3 VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I Gramoz RUÇI Miratuar në datën 24.6.2021.
Shihni çfarë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, e vërteta e kamionit që tmerroi udhëtarët
Një situatë e frikshme është filmuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një kamion dukej se është futur kundërvajtje.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Zoom.al mëson se kamioni në fjalë ka pësuar defekt, ndërsa në video shihet teksa tërhiqet nga një tjetër kamion.
Megjithatë pamjet e këtij kamioni kanë trembur jo pak përdoruesit e autostradës Tiranë-Durrës. Kujtojmë se shpesh herë në këtë autostradë shoferë të papërgjegjshëm hyjnë kundërvajtje madje duke shkaktuar edhe aksidente me pasoja të rënda.
Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta
View this post on Instagram
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.
Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.
“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.
Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.
Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.
Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.
Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.
Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.
Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.
Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta.
Qeveria shton 92 milionë euro borxhe për shqiptarëtQeveria shqiptare ka vendosur të rrisë deficitin buxhetor të këtij viti duke i ngarkuar qytetarëve edhe 92 milionë euro borxhe për një total prej 1 miliardë eurosh, bëhet e ditur nga një projektligj për akt normativ i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Qeveria thotë në relacion se ka nevojë të rrisë deficitin buxhetor dhe borxhin publik nga niveli sakaq i lartë për shkak të disa shpenzimeve të ngutshme, përfshirë blerjen e dronëve të prodhimit turk nga Ministria e Mbrojtjes si dhe investime të ndryshme, përfshirë investime për projektin e quajtur “Unaza e Madhe e Tiranës”, përfshirë projektet aktuale të shumëdebatueshme për shkak të kostove të stërmëdha si dhe investime shtesë për ujësjellësa.
Të gjitha këto shpenzime do të financohen me borxh publik pasi qeveria nuk parashikon ndonjë rritje në të ardhura.
“Ndryshimet e propozuara përmes këtij akti normativ nuk prekin treguesit e të ardhurave, buxhetore të cilët nuk kanë pësuar ndryshime,” thuhet në relacion.
“…rritja e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore në masën 11.8 miliardë lekë, rrit në të njëjtën masë edhe deficitin buxhetor të planifikuar për vitin 2021,” shkruhet më tej në relacion.
Qeveria ka në plan të paguajë 1 miliardë lekë armatime në Turqi në një projekt të deklaruar si “prioritar”.
Sipas relacionit, synohet të financohet “projekti prioritar i Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me dronë në vlerë 1 miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.”
Nuk ka të dhëna mbi cilësitë dhe kapacitetet e dronëve në fjalë dhe as për markën, por ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar fabrikën e kompanisë turke Bayraktar, e cila prodhon dronë të llojeve të ndryshme.
Në listën e shpenzimeve me borxh janë edhe 900 milionë lekë për t’iu transferuar Bashkisë Tiranë për projektin e Teatrit Kombëtar. Vetë Bashkia Tiranë dhe qeveria këmbëngulën për vite me rradhë se duhej të jepnin një koncesion për një kompani private pasi nuk kishin para për të financuar ndërtimin e një teatri të ri, gjë për të cilën dukshëm kanë ndryshuar plan.
Relacioni i Këshillit të Ministrave nuk është shumë i detajuar sa i përket pjesës tjetër të parave. Rreth 3 miliardë lekë (25 milionë euro) deklarohet se do të shpenzohen “për projektet në vazhdim, të programeve të zhvillimit,” pa shpjeguar se çfarë janë këto programe zhvillimi ndërsa 4.8 miliardë lekë do të shpenzohen për Unazën Veriore të Tiranës si dhe për “projektet aktuale Unazës së Tiranës, të cilat kanë avancuar me punimet mbi planin buxhetor të miratuar për vitin buxhetor 2021.”
Aktualisht janë tre projekte mbikalimesh në zbatim në Unazën e Madhe të Tiranës, ku përfshihet sistemi i mbikalimit në vendin e quajtur “Shqiponja”.
Rreth 1 miliardë lekë do t’i jepen shtesë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për diçka që relacioni e përshkruan si “financimi i nevojave për mirëmbajtjen e sistemeve IT.”
Në total, deficiti buxhetor i këtij viti pritet të arrijë në afro 1 miliardë euro, të cilat janë borxhe që qytetarët shqiptarë do të duhet t’i paguajnë gjatë dekadave të ardhshme.
Çfarë dinë Pentagoni, FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane rreth UFO-ve? SHBA në pritje të publikimit të raportitÇfarë dinë Pentagoni, FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane rreth UFO-ve? Një raport që do të publikohet këtë javë pritet të nxjerrë disa përfundime dhe të ngrejë shumë pyetje, veçanërisht në lidhje me rivalët e Shteteve të Bashkuara.
Në raport përfshihen mbi 120 raste të atyre që ushtria i quan Fenomene Ajrore të Paidentifikuara, por ende nuk është bërë ndonjë përcaktim në lidhje me origjinën e mjeteve fluturuese misterioze, thonë zyrtarët që kanë njohuri për raportin dhe që janë intervistuar nga gazeta The New York Times.
Hetimi i qeverisë amerikane ndaj këtyre fenomeneve u nxit nga regjistrimet e marinës amerikane që tregojnë objekte të panjohura duke bërë lëvizje të pazakonshme.
Luis Elizondo drejton hetimet e Pentagonit për UFO-t, që nga viti 2008.
“Rregjistrimet janë bërë nga platformat më të sofistikuara të Amerikës. Ato ishin objekte të vërteta dhe ishin në hapësirën tonë ajrore dhe ne nuk e dimë se çfarë janë”, thotë zoti Elizondo.
Ligjvënësit nga të dyja partitë politike thonë se është koha për të përcaktuar nëse këto objekte paraqesin një kërcënim për Shtetet e Bashkuara.
Raporti pritet të përqendrohet në faktin nëse mjetet fluturuese i përkasin një kundërshtari të Amerikës. A mund të ketë zhvilluar Rusia ose Kina atë që duket të jetë teknologji shumë e përparuar?
Nuk ka ngjarë që këto dy vende të kenë bërë këtë, thotë Marik von Rennenkampff, një analist i mbrojtjes gjatë administratës së presidentit Obama.
“Ne e dimë që Kina ka ende vështirësi me teknologjinë themelore të motorëve të avionëve. Kina mbështetet në spiunazh për të siguruar pjesën më të madhe të teknologjisë së saj të përparuar të mbrojtjes. Rusia ka një buxhet të mbrojtjes që është shumë i vogël krahasuar me atë të Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.
Duke patur parasysh informacionin e kufizuar të publikuar deri më tani, është herët të thuhet nëse fenomenet janë rezultat i përparimeve teknologjike të një vendi, thonë disa ekspertë.
“Mund të ketë shpjegime që nuk kërkojnë një hap të madh në aftësinë teknologjike. Mund të jetë diçka që nuk e prisnim dhe diçka që nuk e kemi parë më parë. Nëse rezulton të jetë diçka nga Kina, Rusia ose një vend tjetër, kjo do të tregonte vërtet një dështim për ta imagjinuar këtë mundësi nga ana e agjencive tona të inteligjencës”, thotë Todd Harrison, ekspert në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Përgatitjet për raportin kanë filluar gjashtë muaj më parë dhe ai përfshin prova të mbledhura në një periudhë prej shumë vitesh. Ka patur sinjale se zyrtarët e inteligjencës nuk janë ende të gatshëm të zbulojnë një konkluzion përfundimtar për këtë. Ndërsa thuhet se nuk ka prova të jashtëtokësorëve, mundësia e ekzistencës së tyre nuk është përjashtuar.
“Nga ajo që kam dëgjuar nga njerëzit në qeveri është se nuk ka kohë të mjaftueshme për të përpiluar një raport koherent për këtë çështje. Ne nuk kemi analizën e nevojshme për këtë. Ky është një projekt afatgjatë. Mendoj se është një hap i duhur”, thotë ish-analisti i Departamentit të Mbrojtjes, Marik Von Rennekampff.
Duke shtuar intrigën, Kina ka programin e saj të studimit të UFO-ve, që bazuar në një artikull të kohëve të fundit të gazetës South China Morning Post, përcakton Shtetet e Bashkuara si një burim të mundshëm të këtyre mjeteve fluturuese./ VOA
OBSH: Vaksina çdo vit për moshat e rrezikuara, çdo dy vjet për të tjerëtNjë dokument i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( OBSH ) parashikon që vaksinat vjetore do të kërkohen në grupe risku për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Sipas Reuters, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, të cilët i përkasin të ashtuquajturave grupe të cenueshme, mund të kenë nevojë të përsërisin dozën e vaksinës së koronavirusit një herë në vit. Në të njëjtën kohë, vihet re se bazuar në të dhënat e deritanishme, popullata e përgjithshme mund ta konsiderojë të nevojshme përsëritjen e vaksinës një herë në dy vjet.
Raporti i OBSH-së për vaksinat
Ky vlerësim përfshihet në një raport që do të diskutohet sot në takimin e Bordit të Drejtorëve të GAVI të Aleancës së Vaksinave GAVI, e cila koordinon Programin e Vaksinimit Covid-19 të OBSH për COVAX. Parashikimi mund të ndryshojë dhe shoqërohet nga dy skenarë të tjerë më pak të mundshëm.
Prodhuesit e vaksinave Moderna Inc dhe Pfizer Inc., me BioNTech, kanë deklaruar vazhdimisht se njerëzit së shpejti do të kenë nevojë për doza përforcuese për të ruajtur nivele të larta të imunitetit, por faktet janë ende të paqarta.
Skenari i OBSH-së për ditën tjetër
Dokumenti thekson se OBSH konsideron vaksinimin vjetor për popullatat me rrezik të lartë si skenarin e tij “tregues”, si dhe vaksinimin dyvjeçar për popullatën e përgjithshme.
Nuk thotë se si u morën këto konkluzione, por tregon se, bazuar në skenarin e referencës, variante të reja të virusit do të vazhdojnë të shfaqen dhe vaksinat do të përshtaten rregullisht për të adresuar këto kërcënime.
OKB nuk pranoi të komentonte mbi përmbajtjen e dokumentit të brendshëm dhe GAVI nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
12 miliardë doza vaksinash në 2022
Dokumenti i 8 qershorit, i cili është ende “në zhvillim”, parashikon gjithashtu si një skenar kryesor që 12 miliardë doza të vaksinës Covid-19 do të prodhohen në të gjithë botën vitin e ardhshëm.
Kjo shumë do të jetë pak më e lartë se parashikimi i 11 miliardë dozave për vitin aktual, raportuar nga Federata Ndërkombëtare e Industrive Farmaceutike (IFPMA), që do të thotë se OBSH nuk pret një rritje të ndjeshme të prodhimit të vaksinave në 2022.
Dokumenti parashikon gjithashtu probleme të prodhimit, çështje të miratimit të rregullatorit dhe “pavarësi nga platforma të caktuara teknologjike” si shkaqe të mundshme të vonesave të furnizimit brenda vitit të ardhshëm.
Nuk ka fjalë për të cilat teknologjitë mund të hiqen gradualisht, por Bashkimi Evropian, i cili është angazhuar për vëllimin më të madh të vaksinave në botë, u ka dhënë peshë vaksinave duke përdorur teknologjinë dërguese të ARN (mARN), siç janë ato të Pfizer dhe Moderna , dhe ka braktisur disa tregje për transportuesit e viruseve AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Skenari më i keq bazuar në raportin e OBSH-së
Skenarët do të përdoren për të përcaktuar strategjinë globale të vaksinimit të OBSH-së dhe parashikimet mund të ndryshojnë ndërsa shfaqen të dhëna të reja mbi rolin e vaksinave përforcuese dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes së vaksinave, tha GAVI në një letër tjetër, e cila u përfshi në njohuritë e Reuters.
Deri më sot, rreth 2.5 miliardë doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në të gjithë botën, kryesisht në vendet e pasura ku më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një dozë, ndërsa në shumë vende më të varfra më pak se 1% e vaksinës është vaksinuar popullsia, sipas vlerësimeve të Gavi.
Ky hendek mund të zgjerohet vitin e ardhshëm, sipas parashikimeve më pesimiste të OBSH-së, pasi nevoja për vaksinime vjetore përsëri mund të çojë kombet më të varfra të qëndrojnë të fundit në radhë.
Në skenarin e tij më të keq, OKB thotë që prodhimi do të jetë 6 miliardë doza vitin e ardhshëm, për shkak të rregullave më të rrepta rregullatore për vaksinat e reja dhe problemeve të prodhimit me ato ekzistuese.
Kjo mund të kombinohet me nevojën për vaksinime vjetore përforcuese për të gjithë botën, dhe jo vetëm për grupet më të prekshme, për të luftuar ndryshueshmërinë dhe kohëzgjatjen e kufizuar të mbrojtjes.
Në skenarin më optimist, të gjitha vaksinat në zhvillim do të miratohen dhe kapaciteti i prodhimit do të arrijë rreth 16 miliardë doza për të përmbushur kërkesën. Vaksinat gjithashtu do të shpërndahen në të gjithë botën.
Nuk do të ketë nevojë për vaksinime përforcuese, pasi vaksinat do të tregojnë efikasitet të fortë kundër varianteve dhe mbrojtje afatgjatë. /abcnews.al/
“Sherr” për LGBT/ Kryeministri i Holandës: Hungaria s’ka më punë në BEHungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.
Ligji – të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor – ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.
“Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë [vendet e BE-së]. Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, tha Rutte.
Orban u tha gazetarëve në Bruksel se ligji është keqkuptuar.
“Ai nuk është kundër homoseksualitetit. Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, tha Orban.
Çështja u shndërrua në tituj lajmesh në të gjithë botën, kur Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) refuzoi këtë javë një kërkesë të qytetit gjerman të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tij me ngjyra ylberi, në ditën që futbollistët e Hungarisë do të luanin me Gjermaninë, në kuadër të kampionatit Euro 2020.
UEFA tha se çështja është politike, ndërsa ajo vetë është organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar./REL