Aplikacion
Bashkia e Sarandës ka nxjerrë një urdhër për disiplinimin e orarëve të punës gjatë sezonit turistik.
Sipas urdhrit ndalohet veprimtaria e mjeteve të rënda të ndërtimit në të gjithë territorin e Sarandës.
Sinjali nga Sllovenia / Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia, por disa vende të BE e kundërshtojnëSllovenia merr Presidencën e Bashkimit Europian më datë 1 korrik dhe në fjalën e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së vendit, Presidenti Borut Pahor nënkuptoi se gjatë samitit të 24-25 qershorit të udhëheqësve të BE-së, Shqipëria mund të marrë dritën jeshile të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.
“Detyra e parë që na pret do të jetë Maqedonia e Veriut. Besoj se duhet të gjejmë një mënyryë që Bullgaria të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Shqipëria duket se ka më shumë mundësi që ta marrë dritën jeshile”, tha Pahor.
8 milionë doza në një ditë/ India thyen rekordin e vaksinimeve anti CovidNë kuadër të fushatës për vaksinim falas kundër koronavirusit, India dha të hënën rekord vaksinash: 8.3 milionë.
Rekordi i mëparshëm ditor u shënua më 5 prill, kur u vaksinuan 4.5 milionë njerëz.
“Rekordi i sotëm me numrin e të vaksinuarve është arsye për gëzim”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi, përmes një postimi në Twitter.
Për të përshpejtuar vaksinimin, Modi ka paralajmëruar qysh më herët se nga 21 qershori, të gjithë do të mund të vaksinohen falas.
Modi po ashtu ka thënë se Qeveria e tij do të blejë 75 për qind të vaksinave nga prodhuesit, për t’iu dhënë falas shteteve federale, të cilat, së bashku me spitalet private, i kanë blerë vaksinat për njerëzit e moshës 18-45 vjeç.
Ekspertët thonë se India duhet të vaksinojë 10 milionë njerëz në ditë, për të arritur qëllimin e saj për vaksinimin e 950 milionë të të rriturve deri në dhjetor.
“Nëse furnizimi është i qëndrueshëm, ne do të jemi në rrugën e duhur për të vaksinuar shumicën e popullsisë sonë deri në fund të vitit”, tha një zyrtar i lartë shëndetësor në shtetin Maharasthra, raporton Reuters.
Ky shtet ka një popullsi prej 125 milionë banorësh. Me 29.9 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, India ndodhet në vendin e dytë në botë – pas Shteteve të Bashkuara – sa i përket numrit të të infektuarve.
Të hënën, autoritetet shëndetësore atje raportuan për 53,256 raste të reja, që është shifra më e ulët ditore qysh më 24 mars.
Numri i të infektuarve në Indi ka arritur kulmin në muajin maj kur janë regjistruar nga 400,000 raste në ditë.
India ka konfirmuar mbi 388,000 viktima nga koronavirusi./ Radio Evropa e Lirë
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës.
Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar zonën që shërben për bagëtitë në këtë zonë. Deri më tani mësohet të jenë djegur 1 hektarë kullotë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka identifikuar dy persona dhe po punon për kapjen e tyre
E përdhunoi bullgari, pastruesja shqiptare rrëfen tmerrin: Më kapi për qafe dhe…Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e gruas 50-vjeçe e cila u përdhunua nga një bullgar në një apartament. Autori është identifikuar nga autoritetet greke.
Shqiptarja që punonte si pastruese ka deklaruar përpara grupit hetimor se ishte duke pritur ashensorin në momentin që u tërhoq me dhunë nga bullgari dhe u përdhunua. Kur gruaja arriti të shpëtonte nga shtëpia e tmerrit, përdhunuesi u zhduk.
“Unë kam punuar si pastruese për 3 vjet në ndërtesën në Rrugën Symmachidon në Petralona. Sot në 08:00 do të pastroja. Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më kapi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.
Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Më zhveshi. Ai më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë me duar dhe më përdhunoi shumë herë.
Diku rreth orës 5 të pasdites ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re që çelësi ishte te dera. E hapa, dola në ballkon dhe fillova të bërtas. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj. Pastaj erdha në spital me ambulancë. Nuk e njoh burrin.
Unë jam në Greqi prej 27 vitesh. Unë dua që ai të dënohet. Nuk dua të them asgjë tjetër tani, jam e hutuar” deklaroi gruaja.
Dështimi në Europian, dorëhiqet trajneri i Maqedonisë së Veriut: I lumtur që bëmë historiTrajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski ka dhënë dorëheqjen pas dështimit në Europian.
45-vjeçari i cili ka hyrë në historinë e vendit si trajneri që ka çuar për herë të parë Maqedoninë e Veriut në një eveniment të lartë futbolli si Europiani ka deklaruar se pas 31 korrikut nuk do të rinovojë.
Në konferencën e fundit për shtyp pas humbjes 0-3 me Holandën, Angelovski nuk shfaqi zhgënjim, por u shpreh i lumtur që Maqedonia e Veriut shkroi historinë.
”Mund të them se ishte një kënaqësi e madhe të çoja Maqedoninë në një Kampionat Evropian. Nuk duhet të zhgënjehemi aspak. Kjo ishte shfaqja jonë debutuese. Dëshiroj të falënderoj lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Goran Pandev për gjithçka që bënë në EURO 2020. Jam i lumtur që bëmë histori dhe e çuam Maqedoninë në Kampionatin Evropian,” tha Angelovski.
Maqedonia e Veriut si debutuese në Europian e mbylli aventurën pas 3 ndeshjesh në grupe, të treja humbje. Ajo pësoi 6 gola dhe shënoi 2, i pari nga Pandev dhe i dyti nga futbollisti me origjinë shqipare”- Ezgjan Alioski.
Në koma për 10 ditë pas aksidentit me motor, ndërron jetë i riu shqiptar në ItaliNjë i ri shqiptar ka ndërruar jetë pasi qëndroi në koma 10 ditë, pasi ishte aksidentuar në Itali. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Stiliano Filipi, i cili u aksidentua teksa udhëtonte me një motor në Dervio dhe u përplas me një furgon.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte në koma prej 11 qershorit. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.
Pas aksidentit mjekët nuk i dhanë shpresë familjes së tij. Por pavarësisht kësaj, familja dhe miqtë e tij nuk i humbën shpresat, ndërsa i riu ndërroi jetë.
TIA sqaron qytetarët shqiptarë: Çfarë ju duhet për të udhëtuar në vendin fqinjAeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët shqiptarë se Greqia ka hequr kufizimet e hyrjes.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, TIA sqaron rregullat që duhen ndjekur për ata që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj.
Mesazhi i plotë:
Lajm i mirë ?
✈Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike
?Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
1) Test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
?Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
?Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
?Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.
? Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
?Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link:
https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
? Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
? Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.
?Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.
Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11 700 vaksina të Pfizer.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se nuk do të ndalet, derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit në vend.
Mesazhi i Ramës:
Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ???
?Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar?
Kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology kanë njoftuar ditën e sotme rezultatet finale nga një studim i kryer për një medikament antitrupash. Në përfundim të studimit, rezulton se GSK-Vir redukton shtrimin në spital dhe vdekjet në pacientët me risk të lartë, nëse merret në fazat e para të sëmundjes.
Trajtimi, sotrovimab, u miratua për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA në maj dhe u mbështet nga rregullatori evropian i barnave.
Industria farmaceutike sot raportoi se Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka rekomanduar sotrovimab si një medikament që mund t’u jepet pacientëve me rrezik të lartë, jo të shtruar në spital me simptoma të lehta deri të moderuara të COVID-19.
Ky medikament mesa duket është efeketiv edhe kundër varianteve ekzistuese. Sipas kompanisë, në studimin e kryer ku morën pjesë 1,057 pacientë, sotrovimab uli rrezikun për t’u shtruar në spital ose atë të vdekjes në të gjitha rastet.