zoom

Day ArchiveTakon të bijën pas 38 vitesh, babait i bie të fikët në mes të emisionit

Maria Pia Malteze, e cila kur ishte fëmijë quhej Afërdita ka rrëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në jetimore te rubrika “Ka një mesazh për ty”, te “E Diela Shqiptare”. Pasi u braktis nga prindërit vetëm 8 muajsh ajo ka vuajtur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, nuk lahej kurrë, kishte morra dhe nuk ushqehej. Madje shpesh dhunohej nga edukatoret. Por kur ishte në moshën 8-vjeçare ajo u birësua nga një familje italiane dhe aty i ndryshoi jeta përfundimisht.

Maria: Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të birësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më lanë, më bënë banjo. Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rresht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i përqafoja dhe jo ata mua. Babai im u shtang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe. Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e shtrembër, këmbët e shtrembra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgjodhën mua, isha shumë e lumtur më ndërruan rrobat, vesha rroba të reja.

Maria tregoi se ishte shumë e mërzitur për fëmijët e tjera, madje ka bërë dhe një marrëzi. Një vajzë që e kishte shumë shoqe e ka futur në bagazhin e makinës së prindërve italianë për ta marrë me vete. Ajo filloi të qante, sepse mungonte ajri në bagazh, kështu prindërit e kuptuan dhe e çuan sërish në jetimore.

Jeta e saj pas vajtjes në Itali ndryshoi rrënjësisht dhe shprehet se është gjallë falë prindërve të saj birësues dhe se do jepte dhe jetën për ta.

Moderatori Ardit Gjebrea i rrëfen historinë e prindërve të saj biologjikë dhe e përlot. Ajo u shpreh se mendonte që prindërit i kishte të vdekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur i pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte frikë, por më pas pranoi.

Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef. Gjebrea ia shpjegon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të fiktë nga emocionet, por më pas e merr veten.

Lushnjë/ Bie nga pema, ndërron jetë 17-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë këtë të diel.

17-vjeçarja K.Gj ka rënë nga pema dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanasaj, ndërsa pritet që të ketë një version të saktë të ngjarjes së rëndë, edhe nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(VIDEO) “O legen”! 2 vëllezër për pak u rrahën live në emision me rripat e pantallonave

Degjeneron me ofendime dhe goditje me rripa, debati mes dy vëllezërve të ftuar në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” .

Eduardi dhe Gramozi kanë konflikte me njëri-tjetrin që prej vitit 2008. Në atë kohë, Eduardi mori një kredi prej 15 milionë lekësh në mënyrë që t’ia jepte vëllait për të investuar në biznesin e tij.

Ende sot, kjo kredi nuk është paguar nga Gramozi, ndaj për shkak të përqindjeve, ajo ka shkuar në 30 milionë lekë. Eduardi kërkon nga vëllai që ta paguajë këtë kredi, pasi banka e ka kontaktuar disa herë dhe i mund t’ia marrë pronat që ka.

Duke mos e gjetur gjuhën e përbashkët, ky konflikt degradoi. Të dy vëllezërit hoqën rripin e pantallonave që të godisnin njëri-tjetrin. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe stafi i emisionit në mënyrë që vëllezërit të mos përplaseshin me njëri-tjetrin.

Eduardi: Vij nga Lushnja për një problem shumë serioz e të madh që më ka bërë ky lloj monstre qe më ka dalë para syve.

Gramozi: Nuk e lejoj të më flasë në atë lloj gjuhe sepse nuk është hasmi im, por është një nga vëllezërit e mi.

Eduardi: Ishim vëllezër, tani nuk jemi më.

Gramozi: Nuk e kam mashtruar dhe nuk kam ndërmend ta mashtroj.

Eduardi: Ti më ke shkatërruar familjen, më ke groposur mua. Në vitin 2004-2005 ky lloj kishte një biznes dhe unë fillova të punoj tek ky për të mbajtur familjen. Në 2008 më thotë ky që do vish të hedhësh një firmë, të marr një kredi sepse nuk është problem. Ishte biznesmen, puna po i ecte dhe i besova. Shkuam tek banka dhe nuk lexova çfarë kishte shkruar, mora dhe gruan me vete. Nuk e lexova sepse e besoja, ai më mashtroi.

Gramozi: Po respektoj radhën sepse jemi njerëz, por të lutem ofendimet t’i ndalojë se po e nisëm me ofendime një Zot e di se ku do dalim.

Gramozi shprehet se nuk e mohon faktin që Eduardi ka marrë 15 milionë Lekë në bankë për atë dhe i thotë vëllait që t’i vijë zor që e ka sjellë tek “Shihemi në Gjyq” për 15 milionë Lekë të vjetra. Ai tregon se kishte një biznes së gjësë së gjallë që i ecte shumë mirë deri në vitin 2009 dhe punëtorët e tij merrnin kredi në bankë për të.

Eduardi: Zonja Eni ky më ka shkatërruar jetën.

Eni Çobani: E dëgjoni që e ka thënë disa herë që i ke shkatërruar familjen? Të bën përshtypje ndopak?

Gramozi: Më është pirë gjaku, mua s’më bën përshtypje më për gruan time, e për fëmijët e mi, jo më për këtë. Unë jam debitor tek ky zotëria 15 milionë të vjetra kredi.

Eni Çobani: Jo je 30 milionë Lekë, sepse kur nuk e paguan kredinë rritet përqindja. Tani ia paguan këto 30 milionë?

Gramozi: Bankat janë grabitqare.

Gramozi tregon se për momentin nuk ka para dhe nuk ia paguan dot borxhin. Ai tregon edhe arsyen pse nuk i eci më biznesi. Në 2010 ka bërë një aksident të rëndë në Llogara ku për dy vite me radhë luftoi me jetën, duke bërë edhe shpenzime të shumta.

Gramozi: Jam akuzuar për 440 mijë Lekë të vjetra false dhe jam dënuar me 5 vite dhe 6 muaj burg. I kam bërë 4 vite, një vit ma fali amnistia dhe ca të tjera i fitova gjatë rrugës duke iu lutur të famshmëve, gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve dhe i thoja unë nuk jam për këtu, jam për biznes. Në kokën time ka vetëm ide biznesi dhe nuk më dëgjoi njeri. 2 vite nëpë spitale, 4 vite burg, 6 vite, ku t’i gjeja unë klientët që klientët e mi thanë inshallah vdes, kështu del logjika dhe nga 501 milionë Lekë të vjetra, unë nuk gjej as 1 milion Lekë të vjetra. Kisha dhënë mall likuidim, jep-merr, ata përfituan nga rasti dhe nuk m’i kanë kthyer.

*Fillon sherri mes dy vëllezërve*

Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike, kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.

Eduardi: Ma shkatërrove familjen, ma shkatërrove…

Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.

Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.

Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një formë apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim. E kuptoj që dhe juve iu janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen.

Varg “i çmendur” makinash! 15 km radhë në aksin Vlorë-Orikum

Turistët që kanë frekuentuar qytetin e Vlorës këtë të diel janë ndeshur me radhë kilometrike makinash, të cilat nisnin nga zona e Orikumit deri në zonat e brendshme të qytetit bregdetar.

Raportohen radhë të gjata makinash. Shkak i kësaj situate në aksin nacional Vlorë-Orikum është bërë dëmtimi i rrugës në afërsi të vendit të quajtur, Jonufra.

Në këtë pikë, automjetet kalojnë vetëm në një korsi. Dëmtimi i rrugës ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa vlen të theksohet, se edhe pse ka nisur riparimi, punimet ende nuk kanë përfunduar, duke bërë që kjo situatë të kthehet në një shqetësim për turistët që kalojnë në këtë aks nacional.

Ky aks rrugor i është nënshtruar disa punimeve, teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.

Mësohet se radha e makinave ka shkuar deri në 15 km, ndërsa bëhet me dije se në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet.

Italia shënon ndaj Uellsit, Zvicrës i duhen më shumë gola

Shpërthen stadiumi i Olimpico-s. Italia e gjen golin e parë në përballjen ndaj Uellsit pikërisht pesë minuta përpara përfundimit të fraksionit të parë të ndeshjes.

Një faull ndaj Verratit, që me anë të një kromimit, Pessina gjen golin duke e kaluar në avantazh axurrët, që tashmë janë drejt sigurimit të 9 pikëveve të plota në grup. Pessina pati edhe një rast të artë por nuk e realizoi dot golin e dytë. Mançini ka futur Bellottin, duke lene ne stol Immobilen.

Nëse humb Uellsi dhe fiton Zvicra ndaj Turqisë, atëherë ekipi i Xherdan Shaqirit dhe Grantit Xhakës iu duhet të fitojnë sa më thellë, pasi aktualisht janë me 4 pikë të barabarta, por golaverazhi i lë uellsianët në vendin e dytë.

Sakaq pjesa e parë ndeshjes mes Zvicrës dhe Turqisë është mbyllur me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Seferovicc dhe Xherdan Shaqiri.

Xherdan Shaqiri trondit turqit, shënon golin e dytë

Zvicra ka realizuar golin e dytë me anë të lojtarit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Pikërisht në minutën e 27-të, mesfushori shqiptar i Liverpool ka arritur të dyshifojë rezultatin ndaj Turqisë.

Ai ka realizuar një goditje nga 16 metra largësi, duke bërë që të mbyllë hesapet me turqit.

Goli i parë u shënua nga Seferoviç.

Manifestim në Greqi! Përdhunimi i shqiptares, gratë ngrihen në protestë

Ngjarja e rëndë, ajo e përdhunimit të një shqiptare në Greqi ka shkaktuar reagime të forta në Athinë.

Është ngritur një çështje penale kundër 37-vjeçarit me origjinë nga Bullgari, i akuzuar për përdhunimin e një pastruese 50-vjeçare në Petralona. Gruaja shqiptare është dërguar për mjekim në spital.

“Me too” është motoja e protestës së grave, që po reagojnë edhe kundër ngjarjes tragjike të vrasjes së 20-vjeçares nga ana e bashkëshortit të saj 36-vjeçar, që ka shkaktuar shumë bujë në mediat botërore.

Sipas mediave greke, shqiptarja e cila ishte punonjëse pastrimi kishte shkuar si çdo javë për të pastruar shkallët dhe ashensorin e pallatit kur u tërhoq me dhunë dhe u mbyll në shtëpinë e shtetasit bullgar.

Në protestën e sotme, ata kanë kërkuar nga policia greke arrestimin dhe dënimin e autorit të këtij krimi makabër.

Gruaja arriti të shpëtonte nga ballkoni, duke kaluar në banesën tjetër, por ajo u përdhunua për 7 orë. Banorët vendas thirrën policinë, e cila fillimisht rrethoi zonën dhe më pas, kur u lëshua një urdhër kërkimi nga prokurori dhe në prani të një zyrtari gjykate, një ekip i EKAM bastisi banesën. Sidoqoftë, okupatori dhe autori i përdhunimit tashmë kishte arritur të shpëtonte.

Gjermania heq kufizimet për Shqipërinë, ja 3 kushtet që duhen përmbushur

Që nga sot, Gjermania ka vendosur të heqë kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë, por kalimi do të bëhet vetëm duke plotësuar vetëm një prej tre kushteve.

Kushtet janë: Test Covidi, dëshmi që e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga EMA. Aktualisht vaksinat e njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson. Kujtojmë se në vendin tonë, një pjesë e madhe kanë marrë edhe doza të vaksinës kineze Coronavac, por kjo vaksinë nuk është e njohur nga Gjermania, ndaj kalimi duhet të bëhet me test Covidi apo dëshmi që ka kaluar sëmundjen.

Ndërkohë, udhëtarët e vaksinuar plotësisht duhet të kenë dokument dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital.

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

“E dashura më tradhtoi me gjyshin, djalin në të vërtetë e kam xhaxha”

Një burrë ka zbuluar së fundmi se e dashura e ka tradhtuar me gjyshin e tij, e në fakt, djali që supozonte të kishte me të, është xhaxhai i tij, e jo i biri.

Këtë rrëfim, i riu e ka bërë nëpërmjet një serie videosh në rrjete sociale, ku nënvizon se gjeti prova në telefonin e të dashurës që ajo e tradhtonte me gjyshin.

“Zbulova se në të vërtetë, djali im, është xhaxhai im. Gjyshi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën time gjatë gjithë kohës që unë qëndroja me të”, ka thënë i riu.

Në një tjetër video, ai ka thënë se nuk e mendonte kurrë që gjyshi do e tradhtonte, e për shumë vite, ka menduar se djali ishte i tij. Ai shtoi se për të gjithën këtë fajëson të dashurën e tij, me të cilën ka shkëputur të gjitha kontaktet.

“Njolla gjaku në çarçaf, dora…”! Rrëfim shokues: Si e gjeta Caroline-n dhe foshnjën

“Kur arrita në dhomën e gjumit në katin e dytë pashë një vajzë të shtrirë me fytyrë poshtë në shtrat“.

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e tmerrshme të 20-vjeçares Caroline nga burri i saj 32-vjeçar në Glyka Nera të Greqisë. Brutaliteti që karakterizon kryerjen e krimit pasqyrohet në faktet që zbulojnë mbytjen.

Një nga pjesëtarët e ndihmës së shpejtë që arriti i pari në shtëpinë e çiftit u shpreh se sapo hyri e kuptoi se e reja kishte vdekur dhe se vuri re disa njolla gjaku në çarçaf. Më pas, vëmendja e tij u kthye te foshnja 11 muajshe, e cila ishte në dhomën e krimit, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

“Foshnja u duk se ishte mirë me shëndet. Policia më informoi se brenda shtëpisë ishte një vajzë, e cila ishte pa ndjenja. Kështu, unë dhe një oficer policie hymë në shtëpi për të parë vajzën.

U ngjitëm në katin e dytë të shtëpisë përmes një shkalle të brendshme. Kur arritëm në dhomën e gjumit në katin e dytë, pashë një vajzë të shtrirë me fytyrë poshtë në shtrat, e cila kishte dorën e djathtë të palosur pas belit“.

Kështu e përshkruan skenën e tmerrshme, pjesëtari i ndihmës së shpejtë që vijon më pas duke plotësuar dëshminë tronditëse.

“Sapo e kapa atë e kuptova se ajo ishte e ftohtë dhe kishte vdekur. Sidoqoftë, e ktheva pak a shumë me kujdes, për të parë në çfarë gjendje ishte fytyra e saj dhe nëse kishte puls. Në çarçaf në nivelin e kokës vura re pika gjaku. Menjëherë pas kësaj njoftuam policinë se vajza nuk ka shenja jete dhe pritëm që eksperti përgjegjës të vinte. Rreth një orë më vonë u larguam nga vendi i krimit“, shprehet ai në dëshminë e tij.