zoom

Day Archive“Humbëm fëmijën e parë dhe…”/ Bashkëshorti vrasës bën rrëfimin tronditës: Si u mundova të zhdukja trupin e Carolina-s

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi botën, e ku 20-vjeçarja Caroline, u vra tragjikisht nga burri i saj, në shtëpinë e tyre në zonën e Glyka Neras në Greqi. Bashkëshorti i viktimës, ka treguar detaje se si e vrau të renë.

Ai fillimisht, ka kërkuar falje njerëzve të lënduar për krimin që ka kryer, ndërsa ka shtuar, se pas lindjes së fëmijës 20-vjeçarja ishte bërë tepër agresive.

“I kërkoj falje të gjithëve atyre që janë lënduar nga ky krim i rëndë, kjo ka pak vlerë tani, por më duhet ta bëj këtë gjë. Ajo që kam bërë nuk ka justifikim. Por sjellja e saj ndryshoi pas lindjes së fëmijës. Carolina u bë tepër agresive”, mësohet të ketë thënë para hetuesve Babis, bashkëshorti i vajzës.

Më tej ai ka treguar detaje nga vrasja e rëndë e 11 majit, duke rrëfyer me detaje, se çfarë çoi në degradimin e të gjithë situatës.

“I kërkova të më sillte vogëlushen. Ajo më tha jo, nuk do e bëj diçka të tillë. Unë i thashë që vajza duhet të shkonte lart, e të flinte. Por në këtë moment, në tension e sipër, e përqafova fort Carolinën dhe e mbajta të shtrënguar, fytyrën ia mbulova me jastëk, ajo filloi të dridhej, qëndrova për 5 minuta në atë pozicion, ndërsa Carolina nuk po lëvizte më. U ngrita më pas, tentova ta zgjoja, por më kot, e kuptova se gjithçka kishte marrë fund.

Në atë moment mendova: Vajza e humbi nënën, por nuk duhet të humbë babain. Fillimisht mendova të fshija kufomën e saj, por nuk mundesha, nuk mundesha sepse më vinte të qaja kur e shikoja. Më pas inskenova të gjithë skenën. U mendova disi, thashë ç’të bëj. Të gjitha rrugët më dërguan te inskenimi i një grabitjeje. Shkova poshtë, pashë qenin, o Zot, më duhet ta vrisja dhe atë.

Kush mund ta mendonte se mund të lëndoja një qen? E lidha me zinxhir dhe e vrara te kangjellat. Më pas, vendosa vajzën në shtrat dhe lidha veten pas karriges”, mësohet të ketë thënë Babis në polici.

Çfarë tha piloti 33-vjeçar për marrëdhënien e tij me Carolinën?

Babis, ka thënë para hetuesve se fëmija e tyre ka lindur para kohe dhe vuante nga një problem shëndetësor. Shpesh atyre i duhej të shkonin te mjeku, ndërsa shton, se gjatë martesës së tyre kanë pasur dhe një tjetër fëmijë, që i ka vdekur, e për këtë arsye frekuentonin shpesh psikologun. Që pas vdekjes së fëmijës, ai thotë se marrëdhënia e tij me Carolinën nuk ishte si më parë dhe se mes tyre shpesh kishte grindje.

Makina përplas 11-vjeçarin në Pogradec

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

E njëjtë me 400 kilogramët që u kapën në Kosovë, kokaina në Durrës edhe me imazhin e Whiskyt brazilian

Detaje të reja jane zbardhur nga operacioni ku u sekuestruan sot 300 kilogramë kokainë në Durrës. Një pjesë e drogës ka pasur si ambalazhim të njëjtën logo si droga e kapur më 17 maj në Kosovë dhe që kaloi nga Porti i Durrësit.

Bëhert fjalë për 400 kg kokainë në Lipjan. Siç shihet edhe nga pamjet kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian ‘Vleho Barriero’.

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, nuk është regjistruar asnjë i infektuar me COVID-19.

Këtë gjë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “Twitter”.

foto galeri PreviousNext

Aktualisht në kryeqytetin shqiptar ka 36 raste aktive me virusin, ndërsa në të gjithë vendin, personat e infektuar janë 127.

Sakaq, në një postim të dytë po në “Twitter”, Manastirliu ka treguar se si po vijon ecuria e vaksinimeve në vendin tonë. Aktualisht nga të dhënat e publikuar nga ministrja, Shqipëria, është në kuotën e 871.421 vaksinimeve të kryera.

Vlen për t’u theksuar se Shqipëria, ka siguruar doza të ndryshme vaksinash, e këtë përmendim ato të prodhuara nga kompanitë farmaceutike, Pfizer, Sputnik V, Sinovac dhe AstraZeneca.

U ndje keq sapo doli nga dushi, humb jetën pushuesi norvegjez në Ksamil

Një pushues i huaj ka humbur jetën në Ksamil. Viktima është Frank Westgard , 56 vjeç nga Norvegjia.

56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të Ksamilit ku ka humbur jetën.

Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri. Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak. Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore. Policia po kryen hetimet për ngjarjen.

“U grindëm sërish”, zbulohet ditari i 20-vjeçares së vrarë nga i shoqi, konfliktet nisin që në 2019: E dua shumë, por…

“Unë e dua aq shumë sa nuk mundem do ta lë. Le të më lëndojë kjo marrëdhënie”.

Këto janë disa nga rreshtat e shkruara nga Carolina, vajza 20-vjeçare që u mbyt në mënyrë tragjike nga i shoqi, brenda banesës së tyre. Në fakt, në fillim bashkëshorti i saj inskenoi ngjarjen sikur të ishte një grabitje, që protagonistë kishte një bandë shqiptare, por shkak, janë bërë konfliktet sistematike mes çiftit.

Ditari i Carolines, i publikuar nga mediat greke, daton në vitin 2019, e që në atë kohë, kanë nisur debatet mes tyre. “E godita, e gjeta dhe ai theu derën. Jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do të doja ta lëndoja kurrë fëmijën tim”, shkruhet në ditarin e publikuar.

“Unë jam 18 vjeç dhe dua të provoj të bëj një fëmijë! Babisit nuk i kam thënë akoma . Sepse sot u grindëm dhe i thashë sa për ta lënduar që nganjëherë mendoj se nuk ka rëndësi të shoh familjen e tij. U pendova për momentin kur e thashë. Kur humb toruan e mërzitem, nuk më intereson se sa do ta lëndoj. Në thelb unë dua ta lëndoj aq sa mundem. Mendoj se kjo vjen, pasi ndihem shumë e lënduar, shumë herë nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babsii. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje “. Në një shënim tjetër, viktima thotë:

“Dje u grindëm sërish me Babisin për shkak të hormoneve të mia, unë shpërtheva mbi të. E thirra, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk kemi folur fare dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për këtë është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam aq e ndikuar nga hormonet e mia sa Babisi duhet ta dijë. Më vjen turp t’i them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë nuk jam mirë, por unë jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Unë nuk dua që ai të ndiejë se nëna e tij nuk e dëshiron atë dhe nuk e do atë. Problemet e mia hormonale janë të miat. “Fakti që Babis u ndikua nuk do të thotë se ai e shqetëson atë.”

Më 30 dhjetor 1019 , Caroline përshkruan edhe një herë një skenë tensioni dhe konflikti me 32-vjeçarin , e çështja arriti deri në gjyq : “Sot u përlesha me Babis . Pak pasi hëngrëm mëngjesin (….) Unë e godita, e gjeta dhe shkova në zyrë. Gjithë ditën ai më pyeti se çfarë dua të ha. Unë nuk kam ngrënë asgjë. Jam shtrirë në shtrat dhe nuk fle dot kam një tension të tmerrshëm. Kam dalë në ballkon vetëm me bluzën time dhe kam qarë aq sa nuk ndihem aspak mirë”.

Në një shënim tjetër të datës 31.12.19 Carolina shkruan: “U grinda sërish me Babisin. Unë e godita, e mallkova dhe theva derën. E tëra që doja ishte që ai të më pyeste nëse isha mirë kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj të iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babisin. E dua aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më lëndojë kjo marrëdhënie “.

Më 3 korrik 2020, kur Lydia e vogël ishte një muajshe, vajza 20-vjeçare përshkroi:

“Sot e vogla ime ka mbushur një muaj dhe sot është dita kur i thashë Babisit se dua të largohem nga shtëpia. … .Unë u ndjeva dhe ndihem e mjeruar. Sapo ai u nis për të shkuar letrën që ata na dërguan për një ekzaminim të vogël fillova të kërkoj shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja në Chalandri. Kur u kthye nga spitali (foshnja po trajtohej në atë kohë) ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Pas disa të qarash dhe zërash unë i thashë atij se po mendoja para se të mbetesha shtatzënë ta lija por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të në mënyrë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e saj “.

Sekuestrimi i kokainës në Durrës, flet shoferi i arrestuar i kamionit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga droga e gjetur në Durrës. Shoferi është nga Maqedonia i identifikuar Nazif Arjovski, 40- vjeç.

Shoferi i kamionit, i cili është vënë sot në pranga pasi në mjetin që po drejtonte për të kaluar nga Porti i Durrësit drejt Italisë u gjetën 300 kilogramë kokainë ka thënë se ai nuk dinte gjë për drogën në serbrator dhe se ishte thjesht një punëtor që transportonte materiale ndërtimi.

E paketuar me ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, sekuestrohen 300 kg kokainë në kamionin në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi. Ja ku fshihej droga ‘firmato’

Një sasi e madhe kokaine është zbuluar sot në portin e Durrësit. Mësohet se Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, kanë sekuestruar rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga shtetasi Nazif Ajrofski 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, etj. kamioni ishte tranzit nga Maqedonia e Veriut për në Itali. Po ashtu Bezat raporton se kamioni transportonte hekur.

Krimi në Glyka Nera/ Postimi tronditës i oficerit të policisë që gjeti vogëlushen duke qarë pranë nënës së vdekur: Foshnja “ime” mbeti jetime

“Lidia ime, foshnja ime, sot është jetime nga prindërit e saj. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të, ashtu si lutjet e të gjithë Greqisë … “. Fjalët e oficerit të policisë Christos Varfikos, Shefi i veprimit të menjëhershëm, i cili ishte ai që mori në krahë foshnjën 11 muajshe, e cila u gjet pranë trupit të pajetë të nënës së saj, Carolinës, që ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Tre javë më parë, videoja tronditëse ku shihej oficeri i policisë me foshnjën në krah bëri xhiron e botës, ndërsa preku zemrat e të gjithëve. Pas zgjidhjes së çështjes dhe rrëfimit të burrit të viktimës, Babis Anagnostopulos, Chris Vardikos shkroi një postim në Instagram.

“Rrëfimi i autorit të krimit … dhe si ky i shkruar” në thelb, epilogu i krimit që tronditi … Një epilog që askush prej nesh nuk donte të besonte se mund të kishte… e megjithatë e zeza absolute… me rrëfimin e tij, e zeza absolute vërshoi në shpirtin tim. Lidia “imja”, “fëmija im”, sot është jetim nga prindërit e saj. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të, ashtu si lutjet e të gjithë Greqisë …”.

Polici 40-vjeçar, edhe babai i një fëmijë të vogël, e kishte përshkruar, pas krimit, çdo gjë që ai e pa në orët e para të mëngjesit të 11 majit. Sipas tij, ishte herët në mëngjes kur ata morën një thirrje për ndihmë. Ata nxituan në vendin e ngjarjes dhe gjetën fqinjin, i cili kishte folur me burrin e Caroline, i cili më pas hyri në shtëpi nga dritarja e thyer dhe thirri një ambulancë. Kur hynë në shtëpi dhe gjatë eksplorimit të saj, ata së pari panë qenin të varur dhe më pas kuptuan se “diçka ka ndodhur këtu, diçka e pazakontë”. Pastaj ata u ngjitën në papafingo dhe gjetën derën e hapur. Aty panë Caroline të vdekur pranë foshnjës, e cila mbështetej tek nëna e saj.

“Pavarësisht se sa kohë kalon, është e thënë që një pjesë e zemrës sime do të ketë mbetur në këtë dhomë”, tha në atë kohë 40-vjeçari duke theksuar se: “Kur pashë fëmijën, u vrava shumë emocionalisht”.

Vinin nga Italia, sekuestrohen një sasi paundësh në Portin e Durrësit

Një sasi paundësh janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Nuk dihet ende sasia e parave të sekuestruara ndërkohë që mësohet se po vijon ende numërimi i tyre.

Pak më herët gjatë ditës së sotme, në Portin e Durrësit u kap një sasi prej 300 kg kokainë që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë.