Tv Klan
Aplikacion
Pothuajse një në katër persona me Covid-19 përjetojnë probleme të vazhdueshme shëndetësore që nuk i kishin kaluar para se të infektoheshin, më shumë se një muaj pasi e kanë mposhtur sëmundjen që deri tani ka marrë miliona jetë në të gjithë botën, sipas një studimi të fundit në Amerikë.
“Ky është studimi më i madh për të shqyrtuar efektet afatgjata të sëmundjes”, tha organizata “Fair Health”. U shqyrtuan të dhënat e rreth 1.960 milion njerëzve që ishin pozitivë për Covid-19 nga shkurti në dhjetor 2020.
Dy problemet kryesore me të cilat përballen këta pacientë janë dhimbja dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto pasohen nga hiperlipidemia (rritje e lipideve në gjak), hipertension, siklet ose lodhje, stres dhe probleme të zorrëve.
“Pacientët të cilët kishin raportuar simptoma të ngjashme para se të infektoheshin me Covid-19 nuk u përfshinë në studim”, tha “Fair Health”. Ata që vuanin nga kanceri, apo sëmundje të tjera gjithashtu u përjashtuan.
Më konkretisht, pak më shumë se 23% e pacientëve që shërohen kërkuan ndihmë mjekësore më shumë se një muaj pas infektimit për një ose më shumë nga problemet shëndetësore të lartpërmendura.
Ata që ishin të sëmurë rëndë kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme të tilla, pothuajse një në dy persona që ishin shtruar në spital kishin të paktën një problem shëndetësor.
Midis atyre me simptoma më të lehta, 27% kërkuan ndihmë mjekësore. Sidoqoftë vlen të përmendet se gati 19% e rasteve asimptomatike kërkuan ndihmë mjekësore.
Plas sherri mes nënave, mësuesja dhunon nënën e fëmijës me autizëm (VIDEO)Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 Qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes një prindi të një fëmije, Fjoralba Rusa, dhe mësueses Valentina Jance.
Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe dy nënat, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njëjtën shkollë.
Emisioni “Stop” pas denoncimit ka shkuar në shkollën “Qemal Mici”, ku është takuar me prindin e fëmijës, Fjoralba Rusa, e cila tregon të gjithë ngjarjen si ka ndodhur.
“Ditën e premte po prisja djalin për ta marrë nga shkolla, aty ka ardhur mësuesja Valentina Janca dhe filloi duke bërtitur. Më tha që “çuni jot më ka ngacmuar gocën”. Filloi me ofendime me gjuhë banale që nuk mund të flitet. Pastaj erdhi çuni me mësuesen dhe e kapi nga koka i hodhi kapelën. Pastaj më kapi mua më gërvishti këtu dhe më ofendoi me një fjalor degradues“, tregon Rusa.
Më pas gazetarët kanë zhvilluar dhe një takim me drejtorin e shkollës, Eduart Prenga, i cili na pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit.
Drejtori tha, se ky prind është ankuar, që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja.
“Është e vërtetë, pas përfundimit të të procesit mësimor, ka ndodhur mes zonjës dhe mësueses, që në rastin konkret është prind, ka ndodhur një përplasje verbale dhe fizike. Ne kemi raportuar në organet kompetente. Mësuesja ka vajzën në atë klasë, ashtu si zonja dhe mësuesja ka fëmijën në atë klasë. Nga prindi më është thënë që mësuesja të mos futet më në klasë pasi fëmija ka një lloj fobie prej saj. Pas kësaj mësuesja nuk ka shkuar më në atë klasë“, ka thënë drejtori i shkollës.
Por nga ana tjetër vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit, duke deklaruar, se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj.
Mësuesja: Prindi me mua nuk ka patur asnjë konflikt. Të mbaj përgjegjësi vetë, se ku i ka bërë shenjat, të mbajë përgjegjësi vetë!
Gazetarja: Çfarë ka ndodhur?
Mësuesja: Siç bëjnë fëmijët gjithmonë, tentojnë të ngacmojnë në klasë, është pak agresiv por nuk është faji i fëmijës në këtë rast.
Gazetarja: Ju e dini sa minuta qëndron fëmija i zonjës Fjoralba në shkollë?
Mësuesja: Nuk e kam idenë fare. Nuk futem fare, nuk e kam idenë fare. Unë nuk futem fare në atë klasë. Nuk më është tërhequr asnjëherë vëmendja. Hap kamerat!
Gazetarja: Ty të është tërhequr vëmendja nga drejtoria e shkollës
Mësuesja: Nuk më është tërhequr asnjëherë vëmendja. Hap kamerat.
Gazetarja: pse po largoheni tani.
Tv Klan
Franca ka arritur të mposhtë Gjermanisë në ndeshjen e parë të grupit F.
Ka mjaftuar autogoi i Hummels në minutën e 20’, për ti dhënë 3 pikë “gjelave” të Francës.
“Mos u gërricni me ne”, Kina paralajmëron NATO-n: Mentalitet i Luftës së Ftohtë!NATO-ja po e ekzagjeron shumë me teorinë e saj të Kinës si kërcënim. Boll me këtë mentalitet të Luftës së Ftohtë. Modernizimi ynë ushtarak është i justifikuar, i arsyeshëm, i hapur dhe transparent”.
Pekini i është përgjigjur ashpër pozicionimit që bënë një ditë më parë në samitin e Natos krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, të cilët e cilësuan Kinën një rrezik për sigurinë. në reagimin e kësaj të fundit theksohet se Natoja duhet ta shohë zhvillimin e Kinës në një mënyrë racionale, dhe ti japë fund fakti që interesat dhe të drejtat e saj legjitime i përdor si pretekst për të manipuluar politikat, për të krijuar konflikte e për të ushqyer konkurencën gjepolitike.
Pas vitesh të vështira, Natoja u tregua e vendosur dhe krahas Rusisë vuri në shënjestër për herë të parë edhe Kinën si rivale strategjike. Megjithatë, në krahasim me Moskën, që u trajtua gjerësisht në deklaratën prej 40 faqesh të samitit, Kinës në thelb iu kushtuan vetëm dy paragrafë.
Aty theksohej se është e shqetësuar për një „politikë të imponimit”, që bie ndesh kundërshtim me vlerat themelore të aleancës dhe ka të bëjë me sektorë, që “janë të rëndësishëm për aleancën” dhe se Pekini po zgjeron shpejt arsenalin e armëve atomike dhe “bashkëpunon ushtarakisht me Rusinë”, ndër të tjera përmes pjesëmarrjes në stërvitjet ruse në hapësirën euro-atlantike.
Kancelarja Angela Merkel pas takimit kërkoi sakaq një qëndrim të ekuilibruar në raport me Republikën Popullore të Kinës.
Sekuestrohet një kg kokainë në portin e Brindisit në Itali. Droga u zbulua dje në mëngjes, në Costa Morena në Brindisi.
Mediat italiane raportojnë se droga u kap në një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Guardia di Finanza, u desh që të ndërhynin punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses, pasi prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur. Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë.
Manastirliu nxjerr shifrat: Sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit në ShqipëriRreth 6 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkohë që prej fillimit të fushatës së imunizimit në vendin tonë janë vaksinuar 843 430 qytetarë në total.
Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale.
“5 895 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës Shqipëria buzëqesh janë kryer 848 430 vaksinime”, shkruan ministrja.
Gazetarja shpërthen kundër operacionit të RENEA: Show me qytetarët, s’kap dot kriminelëtNga Anila Hoxha:
Vazhdojmë me shown!
Shkrimi që po postoj me poshte eshte nje sms whatsapp, që dergohet i orientuar vetem tek disa media dhe tek shumica jo! Ideja eshte Renea ka shtrire ca njerez ne Shkoder e Lezhe, kontrolle te rrepta neper Shqiperi. Me siguri, po kerkojnë Ibrahim Licin ne xhepat e tifozeve që po shohin futboll !!!!
Lexo mesazhin e orientuar !
Shiko fotografite e orientuara!
Dhe dije se ky vend do behet kur te jemi sherbetore te te vertetes e të luftojmë për te
Whatsapp i orientuar si vijon:
“Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.
Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.
Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.”
Bie zjarr masiv në Shëngjin, flakët shumë pranë pallateve të banuara
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në Shëngjin.
Zoom.al ka siguruar pamjet nga zjarri, ku shihet se flakët janë shumë prane apartamenteve të banuara.
Deri më tani nuk raportohet për rrezik në godinat e banuara, por flakët të ndihmuara nga era po përhapen me shpejtësi.
Zjarrfikësit kanë shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
View this post on Instagram
Refuzoi të ndryshojë muzikën, shqiptari qëllon me shishe menaxherin e lokalit në Itali
Një i ri shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia italiane për shkak se sulmoi menaxherin e një lokali.Sherri mes tyre nisi për ndryshimin e muzikës, kërkesë e cila nuk u pranua nga menaxheri i barit ku shqiptari po qëndronte bashkë me shokun e tij italian.
Më pas gjithçka përshkallëzoi dhe shqiptari i hetuar në të kaluarën, goditi menaxherin me një shishe qelqi në qafë duke i shkaktuar atij dëmtime.
Ai rrëzoi disa orendi në lokal dhe më pas u largua. Policia arriti ta kapë pas disa minutash. Në momentin e arrestimit, i riu shqiptar bëri rezistencë dhe tashmë do gjykohet edhe për kundërshtim të forcave të rendit.
DPSHTRR poston fotot e makinave që s’kalojnë kolaudimin: Deri dje e gjenin anën, sot ngelin! Apel shoferëve, riparoni mjetet rrugore në afatet ligjoreFillimi i vitit 2021 ka qenë fatal për shumë persona të cilët kanë humbur jetën në aksidente rrugore. DPSHTRR ka ndarë disa foto të makinave me dëmtime, që kanë ngecur në kolaudium për shkak të gjendjes së tyre duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të riparojnë ato në afatet ligjore të përcaktuara.
Në postim theksohet se deri dje ia gjenin anën, ndërsa sot kanë ngelur për disa parregullsi.
“Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! Nuk kalon kolaudimin! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi!
Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim!”, thuhet në njoftim.