zoom

Day ArchiveA do të rikthehet sërish në krye të PD? Sali Berisha bën deklaratën e fortë: Kurrë mos thuaj kurrë

I ftuar në Çim Peka Live, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën më bombë të ketyre viteve, pasi realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me angazhimin e tij politik.

Gazetari Peka e pyeti  Berishën që a mendoni rikthimin në krye të PD,  Berisha tha: Kurrë mos thuaj kurrë.

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia.

Nuk përjashtojë asnjë të drejtë time kushtetuese më.

Gjermania me probleme, mesfushori i Bayernit mungon ndaj Francës

Lajm i keq për Gjermaninë vetëm pak ditë para debutimin në Europian. Trajneri Joakim Lowe nuk mund të ketë në dispozicion të martën, më 15 qershor, në sfidën shumë të rëndësishme kundër Francës, sfidë që do të luhet në “Alliaz Stadium” të Mynihut, Leon Goretzkan.

Konfirmimi erdhi nga fjalët e drejtorit sportiv të Federatës Gjermane të Futbollit, Oliver Bierhoff. Mesfushori i Bayernit të Mynihut ka një dëmtim muskulor, nga i cili nuk mund të riaftësohet në kohë për sfidën me “Gjelat”.

“Leon Goretzka mund të stërvitet me ekipin, por nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë,” – shpjegoi Bierhoff. – “Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm dhe jam i sigurt se do të luajë një rol jetik për ne në ndeshjet e tjera të Europianit”.

“Më thuaj qëndrimin që ke për shpalljen ‘non grata’ të Berishës?” Plas ‘sherri’ mes Rakipllarit dhe Agron Shehaj

Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka debatuar ashpër në emisionin Opinion me analistin Robert Rakipllari në lidhje me shpalljen non grata nga ShBA të ish-kryeministrit Berisha.

Analisti i kërkoi me ngulm një qëndrim Shehaj në lidhje me vendimin në DASh, ku ky i fundit më në fund ja dha një përgjigje duke e cilësuar si një vendim politik të ShBA-ve.

Pjesë nga debate në studio:

Rakipllari: Kandidion për kryetar të Partisë Demokratike dhe ky është një rast për të mbajtur një qëndrim, gjë që ju s’e mbani. Duhet të mbash një qëndrim.

Shehaj: Unë e mbajta qëndrimin.

Rakipllari: Ma thuaj qëndrimin, cili është qëndrimi?

Shehaj: Ajo që thash, më dëgjon mua që flas.

Rakipllari: Po, që s’kam qëndrim.

Shehaj: Jo mor vlla, vendimi i ShBA-së është një vendim politik nga ana e Departamentit të Shtetit, nuk është dënuar Sali Berisha për korrupsion. Si më thua mua ti që nuk mban qëndrim?

A është dënuar Sali Berisha për korrupsion?

Rakiplllari: Jo!

Shehaj: Atëherë nuk më thua dot mua që je i pabesueshëm kur flet për korrupsionin.

Gara në PD, Kadilli: Ja çfarë i kam thënë Bashës para 25 prillit, ai nuk njeh territorin

Fatbardh Kadilli, kandidat për kreun e PD-së, u shpreh se Lulzim Basha është njeriu më i investuar i Sali Berishës nga viti 2005 e në vijim.

Kadilli tha se është kjo arsyeja sepse Basha mori drejtimin e PD në vitin 2013.

“Është njeriu më i investuar në PD nga Sali Berisha, mori ministritë më të rëndësishme, u vendos në Krye të Bashkisë së Tiranës dhe iu dha Partia Demokratike.

Politikani më i talentuar që ka pasur Shqipëria është Sali Berisha, dhe siç ka meritat e tij, ka edhe defektet, pasi PD ka mbetur vazhdimisht parti e dytë si sigël për shkak se Berisha e tonizoi PD-në”, tha Kadilli.

Ai tha se Edi Rama duhet të largohet pasi ka instaluar në vend sundimin.

Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, Kadilli tha se “nuk kishte një program real për qytetarët, iu tha taksa 9 %, e njëjta që iu tha edhe në 2013 edhe në 2017”.

“Nuk ka manipulim në kuptimin e rezultatit, por para se të shkohej në kutitë e votimit ka pasur blerje votash. Por kjo blerja e votës pavarësisht se është krim elektoral, ne nuk mund të themi sot se do të protestojmë për blerjet e votave, dhe në protesta të na vijnë ata që shitën votën”, tha Kadilli.

Sipas tij, PD mori kauzat rastësore dhe i la në mes të rrugës, duke ulur besueshmërinë e qytetarëve.

“Edi Rama e nisi fushatën 36 javë para zgjedhjeve, ndërsa PD e nisi 6 javë para zgjedhjeve.Rama ka stafet elektorale në PS, në administratë, ka edhe bandat, dhe e nis fushatën 36 javë para 25 prillit, ndërsa ne si PD e nisim 6 javë para zgjedhjeve.

Ia kam thënë Bashës që bashkë me LSI nuk merr dot më shumë se 67 mandate, ndërkohë që ai të hënën pas zgjedhjeve, dilte dhe thoshte që fitorja është në kuti. Pse ndodh kjo? Sepse Basha nuk njeh territorin”, tha Kadilli.

Zëri i Amerikës/ Liderët e Ballkanit: BE të njohë çertifikatat tona të vaksinimit

Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot Bashkimit Europian njohjen e Çertifikatave digjitale të vaksinimit që ato lëshojnë për qytetarët e tyre, në mënyrë që dhe ata të lëvizin pa kufizime. Kërkesa u bë gjatë takimit të radhës në Tiranë ku mori pjesë dhe komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi. Ky i fundit cili bëri të ditur se tanimë fondi prej afro 30 miliard eurosh që Brukseli ka caktuar për investime dhe financime projektesh në Ballkanin Perëndimor, është miratuar nga të gjitha institucionet europiane.

Ndërsa në fokus të takimit të Tiranës, edhe nën dritën e mbështetjen financiare të premtuar nga Bashkimi Europian, ishte shtyrja përpara e procesit të ashtuquajtur Schengen-i Ballkanik, drejtuesit e 6 vendeve të rajonit dolën me një qëndrim të përbashkët mbi një problem që prek qytetarët e rajonit e që ka të bëjë me kufizimet e lëvizjes në zonën e Bashkimit Europian për shkak të pandemisë. Siç bëri të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama ata i janë drejtuar zyrtarisht Bashkimit Europian duke shfrytëzuar praninë në takim dhe të Komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

“Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionerit dhe nëpërmjet Komisionerit edhe Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin e sigurisë shëndetësore, të njihet në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe edhe ne të lëvizim lirisht, siç lëvizin qytetarët e Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Nga ana e tij komisioneri nga ana e tij shpjegoi se Komisioni ju ka bërë shteteve anëtare një rekomandim, “pasi si kompetencë dhe përgjegjësi kjo është e shteteve anëtare”. Duke nisur që nga 1 korriku, vendet anëtare do të njohin certifikatat e lëshuara nga autoritetet e tyre për qytetarët e BE-së. “Ndërsa po arrijmë një nivel shumë të lartë të vaksinimit në BAshkimin europian, e për këtë dhe rreziqet janë më të ulëta sa u përket personave që vijnë dhe udhëtojnë nga vendet tuaja, sigurisht që ne do të shikojmë një lehtësim në udhëtim. Të gjithë e kemi vuajtur këtë gjë dhe sigurisht është e pakëndshme, nuk besoj se është e këndshme për askënd, por e gjitha kjo, në fakt varet nga situata e pandemisë Covid 19. Askush nuk duhet ta sh ikojë si çështje diplomatike apo politike, por kjo është vërtetë një çështje që ka të bëjë me shëndetin publik. Por unë besoj se me fillimin e sezonit veror në fillim të korrikut, kjo çështje do të jetë pjesë e historisë”, u shpreh komisioneri europian.

Vendet e Ballkanit kanë nisur prej kohësh një proces të lehtësimit të lëvizjes së mallrave, e personave mes vendeve të tyre si dhe përpjekjet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e përkufizoi si “një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale, por në fund fare edhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që tanimë sinergjia e këtij vizioni me Bashkimin Europian është e plotë”.

Nga ana e tij Brukseli ka vendosur që të ofrojë një paketë afro 30 miliardë eurosh mbështetjeje për zhvillimin ekonomik të rajonit si një i tërë dhe komisioneri Varhelyi njoftoi se tanimë ky financim ka marrë aprovimin e të gjitha institucioneve europiane: “Ne kemi një marrëveshje tashmë në Bashkimin Europian për financimin e këtij plani. Kemi arritur javën e shkuar marrëveshjen me Këshillin dhe me Parlamentin Europian për programin IPA 3 siç e quajmë ne, pra fondet e para aderimit, i cili do të jetë edhe mekanizëm me anë të të cilit do të financohet ky plan. Pra, nga ana jonë jemi mëse të gatshëm të nisim me zbatimin edhe tani ne duam që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor të fillojnë me zbatimin e këtij plani sa më shpejtë të jetë e mundur”. Komisioneri nënvizoi megjithatë se “ky plan nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se ne nuk kemi një treg rajonal”. Shuma e vënë në dispozicion nga Bashkimi Europian është gati sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm bruto e rajonit.

/VOA/

Shehaj: Stafet e Bashës më sulmojnë në rrjetet sociale. Ja si mundet Edi Rama

Agron Shehaj, kandidat për kreun e PD në zgjedhjet e 13 qershorit, u shpreh mbrëmjen e sotme në Parlament, se më 25 prill, Partia Demokratike humbi zgjedhjet.

Shehaj tha se pavarësisht asaj që thuhet, PD nuk është në pushtet, që do të thotë se ka humbur.

“Kuptohet që ka pasur blerje votash më 25 prill, por pavarësisht gjithçkaje ne kemi një problem me të vërtetën. Duhet t´i themi të vërtetën qytetarëve. Çfarë duhet të bëjmë sot e në vazhdim, a do t´i marrim mandatet e deputetëve dhe a do të hyjmë në Kuvend? Të tjerat që thuhet janë lojra për të shmangur përgjegjësitë”, tha Shehaj.

I pyetur lidhur me shpalljen “non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga SHBA, Shehaj tha se “nuk mund të komentonte një vendim politik të SHBA, përderisa nuk ka një dosje apo një dokumentacion publik”.

Lidhur me akuzat dhe sulmet mbi takimin që ai ka pasur me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Shehaj tha se “ata që ndërmorën sulmet janë jashtë PD, por janë stafe që punojnë për Lulzim Bashën.

“Për mua shqetësimi më fondamental është e ardhmja e PD-së, si do fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Për të justifikuar humbjen ne po u themi se nuk mund të fitojmë ndaj Edi Ramës”, tha Shehaj.

Në emisionin Opinion, kandidati për kryetar i PD-së, tha se “mënyra për të mundur Edi Ramën është për të denoncuar korrupsionin, lufta kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që ka zaptuar ekonominë. Korrupsioni është problemi që ka Shqipëria për 30 vjet, kjo është kauza e shqiptarëve, ndaj dhe ne duhet ta bëjmë kauzën tonë”.

Sipas Shehajt, PD duhet të punojë mbi ndëshkueshmërinë e të korruptuarve.

“Ne duhet të bëhemi të besueshëm për shqiptarët. Lufta kundër korrupsionit është një çështje praktike, ekonomike, por që i duhet shqiptarëve.

Shikoni të gjitha analizat që bëhen, sa më shumë i korruptuar të jetë një vend, aq më i varfër është”, tha Shehaj.

I pyetur se çfarë do të bënte ndryshe në drejtimin e PD, Shehaj tha se “ka besimin e demokratëve, jam njeri i pakorruptueshëm, që di të zgjidh problemin që kanë shqiptarët sot, që është papunësia”.

“Pjesa më e madhe e Presidentëve të SHBA janë sipërmarrës, vijnë nga Bota e biznesit. Nëse ju mendoni se kush është i sukseshëm në biznes nuk është i sukseshëm në politikë e keni gabim”, tha Shehaj, gjatë debatit me gazetarët në emisionin Opinion.

Ai tha se Shqipërisë i duhet një Kryeministër i ndershëm, mbi të gjitha.

Shpallja non-grata/ Berisha: Vepër hakmarrëse e lobimit të Ramës dhe Sorosit

Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjitha ajo që ndodhi me vendimin ndaj tij nga DASH, është absolutisht një vepër hakmarrëse e Edi Ramës dhe lobeve kundër interesave shqiptare, në bashkëpunim me multimiliarderin George Soros.

Këtë që ndodhi, unë kam bërë veprimet e mia.

Veprimi im është si në materia, i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken sepse unë nuk besoj që ai vëtë të jetë angazhuar vetë për shqyrtimin e dosjeve, nga lobimi hakmarrës i vetë Edi Ramës më multimiliaderin Soros, që është padiskutim një nga njerëzit më të fuqishëm jashtë poltikës.

Është miliardiateri që përdor miliardiat e tij për pushtet poltik të tij’, deklaroi Berisha.

Emri/ U kap me kokainë me vlerë 1 milion £, dënohet me 10 vjet burg shqiptari

Shqiptari Muhamet Qosja, 29 vjeç, u dënua sot me 10 vjet burg nga një Gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi ishte arrestuar për posejdim armësh dhe kokaine me vlerë 1 milion £.

Oficerët Kundër Krimit të Organizuar arrestuan Muhamet Qosjan, 29 vjeç, në tetor të vitit të kaluar pasi u ndoq dhe u ndal në makinën e tij në rrugën Melbourne në Ilford.

Nga kontrolli i automjetit u zbuluan 23,000 £ cash, të fshehura në një ndarje të makinës.

Kërkimet e mëtejshme në shtëpinë e tij në Rrugën e Shën Valentinit, Ilford, çuan në zbulimin e një arme zjarri me 20 fishekë dhe pesë blloqe kokainë, një kilogramësh të fshehura në çanta nën krevatin e një fëmije.

Gjashtë kile të tjera lëndë narkotike kokainë dhe drogë u gjetën në çantat e rrobave. Nëse droga do të shitej në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar ajo kapte vlerën e 1,1 milion £.

Qosja u tha oficerëve se ai kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme që kur mbërriti nga Shqipëria në 2014. Ai u shpreh në dëshminë e tij se kishte kërkuar punë si një shpërndarës droge, pasi ai e dinte se ‘paguhej mirë’.

Sot (10 qershor) në Snaresbrook Crown Court, ai u dënua me 10 vjet pasi u deklarua fajtor për posejdim armësh zjarri, drogë dhe akuza të pastrimit të parave.

Kryeinspektori Mark Brookes tha se “Qosja ishte motivuar nga përfitimi financiar; megjithatë, shpresoj që fjalia e sotme të veprojë si një paralajmërim dhe parandalim i qartë për këdo që e konsideron kriminalitetin si një rrugë alternative në karrierë “.

“Dhuna dhe shfrytëzimi janë të lidhura drejtpërdrejt me trafikimin e drogës dhe përdorimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, ndikimi i të cilave dëmton komunitetet tona”, tha ai.

Zgjedhjet në PD, Ristani rendit shkeljet: Gara ka si mision pushtetin brenda partisë

Arben Ristani, kreu i Komisionit të Apelit, pranë PD-së, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në këtë parti, ku me 13 qershor, anëtarësia do të votojë për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Ndërsa në garë janë 4 kandidatë, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, sjell në vëmendje shkeljet statutore mbi të cilat po zhvillohet ky proces.

Madje Ristani akuzon Bashën se po shkel statutin dhe me çdo kush po përpiqet të mbajë drejtimin e PD-së.

“Të gjithë anëtarëve të PD, prej vitesh nën drejtimin e z.Basha, u është mohuar e drejta elementare dhe njëkohësisht themelore e demokracisë, për tu ankuar ndaj shkeljeve të statutit. Kjo sepse në PD nuk është ngritur Komisioni i Apelit ashtu si parashikon neni 66 i statutit të partisë.

Për më tepër dhe paligjshmëria me e madhe, çdo ndryshim që statuti i partisë ka patur ndër vite, nën drejtimin e z.Basha, nuk është regjistruar në rregjistrin e partive politike, me vendim gjyqësor, ashtu si parashikon neni 14 i ligjit Për Partitë Politike”, shkruan Ristani.

Postimi nga Arben Ristani

“Gara blic per zgjedhjen e kryetarit te PD po i afrohet fundit.

Me te drejte ne retoriken e tij gjate ketyre diteve, kyetari ne detyre i PD thote:

“Misioni yne nuk eshte nje mision vetesherbyes. Ne nuk kemi lindur si parti per te marre pushtetin me cdo kusht e me cdo cmim, si kundershtari yne. Misioni yne eshte te kthejme legjitimitetin dhe demokracine ne vend”

Po kaq drejt do kish vepruar z.Basha, sikur te kish vendosur edhe veprimtarine brenda partise, ne legjetimitet dhe demokracia e brendeshme te funksiononte realisht.

Nje PD demokratike dhe qe respekton statutin e saj do ishte shembull per cdo organizate tjeter politike, shteterore apo te shoqerise civile.

Nje kryetar qe drejton nje parti te tille, do gezonte respekt edhe pertej partise, do i kishte peshe fjala dhe do e besonte jo vetem partia e tij, por edhe populli.

Me shume keqardhje po e perseris, se gara per kryetar te PD po zhvillohet pa modalitetet e gares, te percaktuara ne rregulloren e breneshme te PD, e cila duhet te ishte miratuar nga Keshilli Kombetar i partise, si parashikohet ne nenet 50 dhe 51 te statutit te partise.

Jane perjashtuar nga gara per kryetar, me vendim te kryesise se partise, disa individe, por askuj nuk i eshte bere me dije, shkaku i perjashtimit nga gara, sepse nuk ka nje vendim te shkruar per kete.

Ne kete rast eshte shkelur parimi i transparences ne vendimmarrje dhe e drejta per tu zgjedhur, duke shkelur keshtu nenet 9 dhe 10 te statutit te PD.

Te gjithe anetareve te PD, prej vitesh nen drejtimin e z.Basha, u eshte mohuar e drejta elementare dhe njekohesisht themelore e demokracise, per tu ankuar ndaj shkeljeve te statutit. Kjo sepse ne PD nuk eshte ngritur Komisioni i Apelit ashtu si parashikon neni 66 i statutit te partise.

Per me teper dhe paligjshmeria me e madhe, cdo ndryshim qe statuti i partise ka patur nder vite, nen drejtimin e z.Basha, nuk eshte regjistruar ne rregjistrin e partive politike, me vendim gjyqesor, ashtu si parashikon neni 14 i ligjit Per Partite Politike.

Nese vertet gara per kryetar te PD, nuk ndjek misionin vetsherbyes te z.Basha.

Nese gara per kryetar te PD nuk ka si mision pushtetin brenda PD me cdo kusht dhe me cdo cmim.

Nese gara per kryetar te PD do kishte si mision reflektimin e legjetimitetit dhe demokracise.

Shkeljet e mesiperme te ligjit dhe statutit te partise nuk do kishin ndodhur kurre, madje, me nje lider te vertete, qe udheheq mbi parime, frymezon me veprime dhe di te mbaje pergjegjesi, demokratet nuk do vuanin 12 vjet ne opozite me qeverine me te korruptuar ne rajon e me gjere.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, qytetarët: Vajza ishte në rrugën e vet, mbeti pa këmbë e shkreta

Një vajzë rreth të 30-ave emri i së cilës ende nuk dihet mbeti e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Kinostudio. ABC siguroi pamjet e aksidentit të frikshëm.

Kalimtarja ishte duke ecur në trotuar, kur një adoleshent 19-vjeç me inicialet J.B. humbi kontrollin e “Benz”-it luksoz me targa AA 888 XX nga shpejtësia duke dalë nga rruga dhe përfunduar në trotuar.

Pasi aksidentoi vajzën, makina mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.