Aplikacion
Eshtë publikuar foto e gruas fatkeqe e cila mbeti pasditen e sotme e vdekur pasi u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj.
Menturie Bici 53-vjeç, gjeti vdekjen në dhomën e gjumit pasi u qëllua disa herë në kokë e trup nga bashkëshorti i saj Qemal Bici 56-vjeç, ku ky i fundit pas krimit, i dha fund edhe jetës së tij duke u varur në një pemë.
Sipas të dhënave paraprake ka dyshime se krimi i rëndë të ketë ardhur si rrjedhojë e një xhelozie mes çiftit, ndërsa mësohet se çifti ka pasur konflikte edhe më parë por që nuk i ndjekur në rrugë ligjore. Autori i këtij krimi pinte shpesh alkool, ndërsa dyshimet i kishte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me ish drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër.
Çifti kishte 4 fëmijë, ndërsa ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit. Ai mësohet se pak para krimit, po pinte një kafe disa kilometra larg banesës, ndërsa kur është kthyer është përballur edhe me tragjedinë në fjalë. Ka qenë pikërisht djali i vogël i familjes ai që ka njoftuar policinë pasi ka gjetur të vdekur të dy prindërit. Ndërkohë djali tjetër ndodhet në Angli dhe është njoftuar për ndodhinë e rëndë në familjen e tij. Ndërsa dy vajzat e çifti jetojnë njëra në Tiranë ndërsa tjetra në Greqi.
Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Presidenti i Këshillit Europian telefonon Putinin: Rusia të ndalojë sjelljen përçarësePresidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se marrëdhëniet midis bllokut dhe Rusisë “janë në nivel të ulët” dhe se “situata apo përkeqësimi i mëtejshëm i saj nuk është në interesin e asnjërës palë”.
Michel i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian thuhet se Michel e informoi Putinin se Këshilli Evropian ka diskutuar për Rusinë në muajin maj dhe se “i ka dënuar aktivitetet e paligjshme, provokuese dhe përçarëse ruse kundër BE-së, vendeve anëtare të saj dhe të tjerëve”.
Në një postim në Twitter, Michel tha se marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm “nëse Rusia ndalon sjelljen përçarëse”.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin gjithashtu tha se marrëdhëniet “nuk mund të konsiderohen të kënaqshme”.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së kanë nisur të përkeqësohen prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Në të njëjtin vit, Moska ka nisur mbështetjen edhe për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.
Në muajin prill, Republika Çeke – anëtare e BE-së – ka akuzuar agjentët e inteligjencës ruse për kryerjen e një shpërthimi në një depo armësh në Çeki, në vitin 2014.
Rusia e ka mohuar përfshirjen në incident, por rasti ka çuar në dëbime diplomatësh midis dy vendeve.
Në deklaratën e BE-së thuhet se Michel dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Bjellorusi.
Michel e dënoi aterimin e detyrueshëm të një fluturimi komercial të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, në Minsk dhe arrestimin e një gazetari opozitar që ndodhej në bordin e avionit.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin tha se sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë, për shkak të incidentit, janë “kundërproduktive”.
Michel i kërkoi Putinit që ta nxisë udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenka, “të lirojë të burgosurit politikë, të ndalojë dhunën dhe të përfshihet në një dialog kombëtar gjithëpërfshirës”.
Gjatë bisedës, Michel përsëriti gjithashtu “mbështetjen e palëkundur” të BE-së për “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Deklarata ruse e përshkroi konfliktin në Ukrainë si “një krizë të brendshme”.
/REL
30-vjeçari shqiptar u vra në Gjermani pas një sherri, Autori del para gjykatës30-vjeçari shqiptar nga Kosova Armin Neziri të enjten është vrarë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.
Mediat gjermane raportojë se ai u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”.
Lidhur me këtë rast, i dyshuari i ngjarjes, Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite.
Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu shpall urdhri i arrestit.
I dyshuari tani është në paraburgim, ndërsa Prokuroria e akuzon për vrasje.
Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.
Kush është Armin Neziri?
Më 22 Mars 2017 kishte të shtëna me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz, ku mbeti një person i vdekur dhe autor ishte shqiptari nga Kosova, i identifikuar si Armin Neziri.
Ai qëlloi një 25-vjeçar maqedonas për vetëmbrojtje. Para kësaj, Neziri ishte plagosur nga disa goditje me thikë. Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me incidentet në vitin 2017.
FOTO LAJM/ Kim e buzëqeshur krah ‘Teto Ollgës’: Pogradeci plot hijeshiAmbasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në qytetin liqenor të Pogradecit. Kim ka postuar në rrjetet sociale foto e buzëqeshur në krah të ‘Teto Ollgës’ dhe shkruan se Pogradeci është plot hijeshi. Ambasadorja shkruan se ishte një kënaqësi të fliste me njerëzit në Tushemisht. Ndërkohë, Kim ka inaguruar një pikturë murale në Pallatin e Sporteve në Pogradec, e realizuar nga artistë dhe të rinj si pjesë e një projekti të zbatuar me mbështetjen e SHBA.
Rama i kënaqur nga aksioni i shembjeve të objekteve nga IKMT, publikon videon nga aksioniKryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni i IKMT, i nisur sot përgjatë vijës bregdetare shqiptare, për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Përbri vidoes, i pari i qeverisë thekson se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e çdo hapësire të zaptuar, ndërsa shton se do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.
Postimi i Ramës:
Operacioni “Bregdeti Ynë” – Ka nisur sot nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare?
#Boll?
#ShqipëriaePopullitShqiptar
#SkaKohëPërPushim??♂️
Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 vaksina Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria e ka kaluar numrin e 911 mijës vaksinash në sasi.
Kujtojmë se në vendin tonë deri më sot janë kryer 800 mijë vaksinime. Ndër të tjera kryeministri shkruan se do të vijohet pa ndalesa me procesin e vaksinimit.
Qeveria synon që brenda qershori të vaksinojë 1 milion qytetarë për t’i hapur udhë një sezoni turistik më të qetë e të sigurt.
Kryeministri Rama postim ne Facebook:
Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit.
Greqi / 20 vjeçari Niko Todi u vra nga policia greke, dëmshpërblehet me 410.000 euroNë fillim nga Prefektura e Athinës i afruan familjes një ndihmë sociale prej 44 euro në muaj, por familja e tij e refuzoi, pasi në të tilla raste sipas ligjit i i takon një pension .
20 vjeçari Niko Todi baba i një fëmijë është ne mes të 99 viktimave të policisë greke dhe një nga të pakët që është shpërblyer sipas ligjit te ketij vendi.
10 vite më pas pasi policia greke vrau të riun shqiptar në Virona në Athinë, gjykata ka dëmshpërblyer me 410.000 euro familjen e tij. Ai u vra gabimisht tek po vendoste veglat e punës në makinë më 16 shkurt 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbibimi me armë mes policisë dhe një bande grabitës shqiptarë.
Niko Todi 20 vjeç babai i një femije 18 muajsh u ekzekutua me 4 plumba nga policia greke. Në atë kohë familjes ju caktua nje pension 45 euro në muaj, po familja e tij refuzoi atë. U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqit grek në një maratonë seancash ku ekspertiza i dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.
Sipas vendimit të gjykatës, shteti grek duhet shpërblejë bashkëshorten dhe djalin e viktimës, që asnjëherë nuk pranoi rekursin e Avokatit të Shtetit, i cili kërkonte uljen e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.
Presidenti grek Karolo Papulias në atë kohë deklaroi: “Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjell mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë”./FocusNews
Shqipëria arrin 800 mijë vaksinime anti-covidShqipëria ka arritur në kuotën e 800.000 vaksinimeve nga COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Facebook”.
Kujtojmë që në Shqipëri janë duke u përdorur një sërë vaksinash anti-COVID, duke nisur nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac, ndërsa vlen për t’u theksuar se objektivi i qeverisë është që të arrihet në kuotën e 1 milionë shqiptarëve të vaksinuar.
Deri më tani në vend janë duke u vaksinuar grupmosha dhe kategori të ndryshme, duke nisur që nga mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë, gazetarët, të moshuarit plus 60, të sëmurët kronikë, punonjësit e rrjetit të hotelerive si dhe punonjësit e transportit publik.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Basha nga Shkodra: Nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-DoshiKreu i PD Lulzim Basha nga Shkodra deklaron se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Teksa ka publikuar një video nga takimi në Shkodër, Basha, shkruan se “regjimi Rama-Doshi” do të rrëzohet.
“Nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi”, shruan Basha.
Basha rithekson se në Shqipëri nuk do të rrëzohet demokracia por sipas tij do të bjerë mazhoranca.
Në një investigim të televizionit italian Rai 3 thuhet se Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios është përfshirë në mbi 400 pika bastesh (Top Bast) në Shqipëri, si një pronar i fshehur.
Investigimi në fjalë, ku përfshihen edhe hetime të prokurorisë, titullohet “Futboll, klan dhe biznes – Hijet shqiptare të Tares te Lacio”.
Ai fillon me një hetim të Prokurorisë së Barit mbi një aleancë midis mafies siciliane, ‘ndraghetës dhe klaneve bareze për të investuar dhe menaxhuar botën e basteve sportive.
Sipas prokurorisë, ndër kompanitë e ndryshme figuronte edhe një subjekt shqiptar, në pronësi, sipas saj, të vëllezërve Genti dhe Igli Tare.
Investigimi i emisionit “Report” merr parasysh edhe blerjet e fundit të Lazios, në veçanti atë të kosovarit Vedat Muriqi, i cili u transferua nga Fenerbahce për vlerën e 17. 5 milionë euro plus bonuse të tjera, që emisioni “Report” cilëson si të dyshimtë.
Në lidhje me këto akuza ka ardhur reagimi i parë Tares.
Nëpërmjet avokatëve të tij, Igli Tare i ka quajtur të pabaza akuzat, duke thënë se asnjëherë, as ai dhe as i vëllai i tij nuk janë përfshirë në këto veprimtari.
“Absolutisht i palidhur me kompaninë shqiptare të basteve “Top Bast”, në lidhje me të cilën, as vëllai i tij Genti nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij nga dokumentet hetimore është thjesht e gabuar, sipas së cilës “kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”. Në mënyrë të ngjashme, Igli Tare e deklaron veten të palidhur me operacionin e përshkruar nga gazetari, si një përpjekje nga klani Martiradonna për të blerë këtë kompani bastesh; mosfunksionimi i të cilave injoron çdo informacion.
Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri me një email në përgjigje të një serie pyetjesh specifike drejtuar atij, në cilësinë e gazetarit të “Report”.
“Igli Tare rezervon çdo veprim më të gjerë juridik, për të cilin tashmë i ka dhënë një mandat avokatëve të tij”, thuhet në reagim.