Aplikacion
Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan mbrëmjen e sotme në Elbasan. Raportohet se në momentin që autobusi pësoi defekt një pasagjere nga frika dhe paniku është hedhur për të shpëtuar.
Si pasojë e plagëve të marra pasagjerja është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit Kirurgjik të Elbasanit, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë.
Pasagjerët e tjerë nuk kanë asnjë problem, shoferi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen./ Abcnews.al
Padia ndaj Sekretarit Amerikan, Berisha: Avokati është i shtrenjtë dhe do e paguaj unëIsh-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se avokati, Jean-Yves Le Borgne që do ta përfaqësojë në gjykatën e Parisit për padinë ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken do të paguhet nga vetë ai.
Në studion e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se avokati është i shtrenjtë dhe do të paguhet prej tij, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë bërë kontratën e pagesës. Ish-kryeministri tha se nëse avokati do të jetë dakord do ta bëjë publike shumën.
“Ai është avokat shumë i shtrenjtë dhe do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha.
I pyetur nëse është Lulzim Basha i gëzuar në këtë histori, pasi mund të ndihet më i çliruar në parti, Berisha e mohoi në mënyrë kategorike.”Në mënyrë absolute nuk kam asnjë aludim. Zero. Fatmirësisht ishte tha edhe zëdhënësi amerikan që janë raportet e qeverisë dhe Soros me të cilin unë kam denoncuar publikisht më shumë se kushdo tjetër, janë dokumente”.
Facebook-u pezullon me dy vjet llogaritë e ish-Presidentit TrumpKompania Facebook tha se do të pezullojë llogarinë e ish-Presidentit Donald Trump për dy vjet pas gjetjeve se ai nxiti dhunë përpara sulmit të dhunshëm të 6 janarit.
“Në fund të kësaj periudhe, ne do të kërkojmë nga ekspertët të vlerësojnë nëse rreziku ndaj sigurisë publike është ulur. Ne do të vlerësojmë faktorët e jashtëm, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimet paqësore dhe shenja të tjerë për trazira civile”, tha të premten përmes një postimi Nick Clegg, nënpresident i kompanisë për çështjet globale.
Në një njoftim për shtyp, ish-Presidenti Trump e quajti vendimin “një fyerje”.
“Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe mbyllje e gojës. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim!”, thuhet në njoftim për shtyp.
Bllokimi i llogarisë së zotit Trump në Facebook nënkupton që të tjerëmund të lexojnë dhe të komentojnë në postimet e kaluara që janë bërë aty, por zoti Trump dhe administruesit e tjerë të kësaj llogarie nuk janë në gjendje të postojnë materiale të reja. Nga ana tjetër Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë zotin Trump nga qasja në shërbimet e saj dhe në platformën e kompanisë nuk ka asnjë gjurmë të llogarisë së tij.
Facebook-u tha se do të rriste ndëshkimet për figurat publike gjatë kohës së trazirave civile dhe dhunës. Në një tabelë të koduar me ngjyra në postimin e saj të premten, kompania tha se ata që shkelin politikat e saj gjatë kësaj kohe mund të kufizohen nga postimi për një periudhë nga një muaj (të verdhë) deri në dy vite (të kuq). Shkeljet e ardhshme, tha Facebook-u, do të plotësohen me “ndëshkime më të larta, deri në pezullime të përhershme”.
Facebook-u gjithashtu planifikon t’i japë fund një politike të debatueshme të mbështetur nga Presidenti i saj Mark Zuckerberg që përjashton automatikisht politikanët nga rregullat që ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe abuzimin. Kompania ka thënë se nuk e ka zbatuar kurrë këtë politikë ndaj zotit Trump.
Gjiganti i mediave sociale tha të premten se ka në plan megjithatë ta zbatojë këtë përjashtim, për ato postime “që pëbëjnë lajm” e janë nëinteres të publikut edhe nëse ai shkel rregullat e Facebookut. Por kompania tha se do t’i bëjë publike rastet në të cilat do të zbatojë përjashtimin mbi një postim.
Zgjedhjet e 25 prillit/ Holanda: E rëndësishme që opozita do të kthehet në parlament, të hetohet databaza e të dhënave personale të qytetarëveQeveria e Holandës në dokumentin ku ka miratuar raport-progresin e KE për Shqipërinë, ka dhe disa vërejtje për zgjedhjet.
Holanda kërkon që krahas manipulimeve zgjedhore, të hetohet dhe ajo që në Shqipëri u quajt ‘skema e patronazhistëve.
Kërkohet që të hetohet ‘’ekzistenca dhe rrjedhja e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve’’.
‘’Qeveria miraton analizën e Komisionit se zgjedhjet në 25 Prill zhvilluan normalisht dhe në mënyrë transparente. E rëndësishmja, opozita do të kthehet në parlament. Qeveria e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK. Përveç kësaj, ekzistenca dhe rrjedhjet e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, gjithashtu do të duhet të hetohen. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në kohën e duhur.
Kryeministri Rama ka treguar se do të bëhet kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe bëri thirrje për bashkëpunim dhe integrim në BE. Mbetet e rëndësishme që marrëdhëniet e polarizuara në politikën shqiptare të përmirësohen. Ndihma për BE në Shqipëri është, siç raporton Komisioni, më e larta në rajon. Aderimi 100% i Shqipërisë në CFSP sigurisht nuk është i vetëkuptueshëm dhe ndonjëherë ndodh pavarësisht presionit të madh. Shqipëria gjithashtu është bashkuar kohët e fundit në një takim të KB mbi situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang, për shumë pakënaqësi të Kinës dhe Shqipëria është deri tani i vetmi vend i OIC që u bashkua me deklaratat e KB për të drejtat LGBTI. Shqipëria pritet të zgjidhet si një anëtare jo e përhershme e KS të KB në qershor për dy vjet (2022-2023).’’- thuhet në dokument.
Vjehrri vrau dhëndrin, arrestohet vajza e autorit, akuzohet se theu arrestin shtëpiakDhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit, i cili ditën e sotme vrau bashkëshortin e saj Kudret Saliaj në një lokal para seancës së divorcit është ndaluar nga policia. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC se ndaj saj rëndon akuza për thyerjen e masës “arrest shtëpiak” të vendosur nga gjykata pasi ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj vjehrrës dhe fëmijëve të saj.
Akuza për dhunë në drejtim të saj ishin ngritur edhe nga mbesa e viktimës, vajza e vëllait të Kudret Saliajt.
E gjithë skena e vrasjes sot u pa edhe nga djali adoleshent i çiftit i cili do të dëshmonte sot në seancë, në prani të një punonjësi social. Burime bëjnë me dije se të tre fëmijët kishin kërkuar të qëndronin me babain e tyre pas divorcit të prindërve.
Çifti kishin më shumë se 17 vite të martuar dhe problemet mes tyre kishin përfunduar në dyert e gjykatës shtatorin e kaluar, pasi fillimisht familjarët e viktimës e kishin akuzuar Dhuratën për dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Dy familjet e çiftit i kishin shtëpitë shumë pranë njëri-tjetrit
Erdogan: Zbuluam një fushë të re gazi në Detin e ZiPresidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan së fundmi ka folur në lidhje me zbulimin e disa depozitave të reja të gazit natyror në Detin e Zi, duke folur në ceremoninë e inaugurimit të portit dhe qendrës së shpërndarjes në qytetin e Zonguldak.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Erdogan ka theksuar se ato kanë zbuluar 135 miliardë metër kub gaz në Detin e Zi.
Ndërkohë në gusht të vitit të kaluar u bë me dije se platforma e shpimit lundrues turk Fatih gjeti një depozitë prej 320 miliardë metra kub gaz natyror në zonën e detit “Danub-1”.
Sipas Ankarasë, porti i ri me emrin “Filios” është një projekt i madh logjistik, një qendër e re rajonale e tregtisë detare dhe një bazë e madhe gazi.
Gjithashtu presidenti turk argumentoi se vendi i tij nuk është i kufizuar në kufijtë e tij.
“Turqia është një vend i madh, fuqia dhe përgjegjësitë e të cilit nuk do të kufizohen brenda kufijve të saj. Do të ndërtojmë ura nga e kaluara në të ardhmen dhe do të vazhdojmë të ecim drejt së ardhmes,” tha ai.
Lidhja me operacionin ‘’Kurthi’’, media malazeze: Rudolf Elezoviçin e nxorën zbuluar, ‘nyjë’ e rëndësishme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Europë, mund të jetë arratisur në SHBAShefi i antidrogës së Ulqinit në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç mund të jetë arratisur në SHBA. Kjo është pista e re që po qarkullon në mediat malazeze.
Sipas gazetës Dnevni Novini, Elezoviç u zbulua nga anëtarët e një grup kriminal që ishin kapur për 2 ton e gjysmë marijuanë në kufirin Shqipëri-Mal i ZI shkurtin e këtij viti gjatë operacionit ‘’Kurthi’’.
Dhjetëra persona u arrestuan dhe shumë banesa u bastisën gjatë atij operacioni që çon në kapjen e sasisë së madhe të drogës.
Disa prej të arrestuarve e kishin nxjerrë Elezoviçin si një lidhje të rëndësishme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Europë.
Prej kësaj, Elezoviç është arratisur me ndihmën e një organizate kriminale në Shqipëri. Sipas medias malazeze në fjalë, ai ka kaluar kufirin malazezo-shqiptar ilegalisht, pasi anëtarët e organizatës kriminale e pajisën me dokumente të rreme.
Shtohet se Elezoviçit i kishte rënë në dorë një raport se ai ishte zbuluar tashmë nga autoritetet si personi që u jepte informacione grupit kriminal për lëvizjet e Policisë. Hetuesit u vunë në dijeni të dekonspirimit dhe filluan të kontrollonin, por Rudolf Elezoviç i ka shmangur tashmë pasi është larguar pa lënë gjurmë.
“Ofendoi vajzën time dhe e qëllova”- Mexhit Picari tregon si e vrau ish-dhëndrin: Hodha armën dhe u largova drejt… (Dëshmia)Është zbardhur një pjesë nga dëshmia që ka dhënë para hetuesve 52-vjeçarit Mexhit Picari, i cili vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe une e qellova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazes se Re ne shtepine e motrës”, ka thënë Picari, raporton “News 24”.
FOTO/ Automjetet radhë, turistët nga Kosova ‘dynden’ për pushimet drejt ShqipërisëEdhe kjo fundjavë nuk ka kaluar pa radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare mes Shqipërisë e Kosovës.
Mediat e Kosovës raportojnë se turistët janë dyndur drejt Shqipërisë këtë fundjavë për të kaluar disa ditë pushimi.
Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e verës, turistët nga Kosova zgjedhin në masë bregdetin shqiptar edhe pse në pikën kufitare i duhet të presin për pak kohë për shkak të radhëve të gjata që krijohen.
Zona të kuqe! Në Durrës, Vlorë e Pogradec, ende zona me ujë shumë të ndoturKy kanal i ujërave te zeza sipas monitorimeve të bëra nga Agjencia Evropiane e Mjedisit e ka kthyer plazhin e plepave ne Durrës në zonë të kuqe për shkak të ndotjes.
Ky këtu është një kampion uji që Agjencia Europiane e Mjedisit ka marrë në plazhin prapa plepave. Ajo e cilëson këtë plazh si me cilësi shumë të dobët që do të thotë se në ujin pas nesh ndodhen baktere shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Zona të tjera të kuqe në Shqipëri për shkak të ndotjes janë Plazhi ne zonën e Currilave ne Durrës, Plazhi i Marinës në Vlorë, si dhe plazhi i Ohrit në Pogradec.
Nga 119 pikat e monitoruara në Shqipëri, rreth 75% e ujërave vijnë me cilësi të shkëlqyer, 17.6% e tyre me cilësi të mirë, ndërsa 1.7% mbushin me vështirësi kushtet.
Edhe pse nga viti 2015 Shqipëria vjen me përmirësim për ujërat e ndotur, përsëri mbetemi mbrapa vendeve fqinje si Greqia dhe Kroacia dhe për këtë duhet ndërhyrja e organeve kompetente.
Bashkia lokale dhe qeveria qendrore duhet të bashkëpunojnë më mirë pir të menaxhuar mbetjet ujore por duket se kjo nuk është marrë në konsideratë dhe kanali i ujërave të zeza vijon të derdhet lirshëm në det.
Kur uji klasifikohet me cilësi të”dobët”, agjencia shpjegon se duhet të bëhet ndalimi i larjes ose këshillimi kundër tij, dhënia e informacionit për publikun dhe ndërmarrja e veprimeve të përshtatshme korrigjuese, gjë e cila nuk duket se ndodh në plazhet tona.
Cilësia e plazheve në Shqipëri
75.6% Cilësi e shkëlqyer
17.6% Cilësi e mirë
1.7 % Mjaftueshëm
4.2% Cilësi e dobët
Plazhet me cilësi të dobët
2015 – 39.1 %
2016 – 14.1 %
2017 – 11.8 %
2018 – 9.3 %
2019 – 5.9 %
2020 – 4.2 %