Aplikacion
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë fjalën e presidentit Joe Biden i cili shpalosi këtë të enjte luftën kundër korrupsionit si një përparësi kombëtare.
“Presidenti Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale ndërkombëtare dhe të tjerëve.
Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ngritjen e sanksioneve anti-korrupsion; forcimin e veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediave, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies” – shkruan Kim.
Pak ditë më parë SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha duke e akuzuar atë për korrupsion sinjifikant. Të mërkurën u shpallën non grata edhe 5 zyrtarë, politikanë e biznesmenë bullgarë.
Më herët këtë të enjte Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.
Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
“Kjo përfshin forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve që synojnë luftë kundër korrupsionit sipas Ligjit Magnitsky dhe kompetencave të tjera të të ngjashme; dhe përfocimin e masave penale ose civile, të tilla si Nisma Departamentit të Drejtësisë për Rimarrjen e Pronave të Siguruara përmes Kleptokracisë”, thuhet në memorandum.
Në dokument thuhet se “korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime; saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën.”
“Kur udhëheqësit vjedhin nga shtetasit e vendeve të tyre ose oligarkët shpërfillin shtetin ligjor, ngadalësohet rritja ekonomike, thellohet pabarazia dhe bie besimi tek qeveria”, vazhdon memorandumi.
Shtëpia e Bardhë thotë se kostoja financiare e korrupsionit është marramendëse, duke gërryer 2 – 5 përqind nga prodhimi global i brendshëm bruto.
“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar avantazhet e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera”, shprehet Presidenti Biden.
Memorandumi u kërkon agjencive kryesore të administratës që të koordinojnë dhe të mbështesin përpjekjet e anti-korrupsionit, të luftojnë financimet e paligjshme, të vënë aktorët e korruptuar para përgjegjësisë, të ndërtojnë partneritete ndërkombëtare dhe të përmirësojnë ndihmën e huaj.
Dokumenti thotë se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.
“Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.
Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në memorandum e cituar nga VOA.
Paralajmëron Yuri Kim: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve, hapat që do ndiqenAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e anë të një postimi në Twitter shkruan se Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.
Kim ka dhënë një mesazh të fortë duke theksuar se SH.B.A do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve.
“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.”, shkruan Kim.
Tjetër skandal në spitalin e Fierit! Mjekët i filmon kamera e fshehtë duke marrë para nën dorëMë datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi materialin audio të qytetarit Ardit Klima që u dhunua nga mjekët brenda ambienteve të Spitalit të Fierit. Kolegët e mjekëve që ushtruan dhunë ndaj qytetarit, protestuan duke e quajtur materialin të manipuluar, edhe pse gjithçka që u transmetua ishte realiteti siç kishte ndodhur.
Pas denoncimit të këtij rasti, qytetarë të shumtë në Fier u ankuan pranë emisionit Stop se disa mjekë në atë spital ju marrin ryshfet për kontrollet mjekësore. Stafi i Stop shkoi sërish në Fier. Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Qytetarja – Doktor si kaluat?
Doktori – Mirë!
Qytetarja – Tani unë kam dhimbje koke, po përveç dhimbjes së kokës…
Doktori – Po mërzitjen?
Qytetarja – Oh sa të dush, po natën…
Doktori – Me ushqimin? Me oreks? Pa oreks?
Qytetarja – Jo me ushqimin, s’është, se jam keq. Ha, nuk është, se vuaj nga kjo, po mërzitem.
Doktori – Po dhimbje e kokës, të vjen dhe për të vjellë?
Qytetarja – Po kur fillon e agravon…
Doktori – Po dhimbje trupore?
Qytetarja – Dhimbje trupore jo. Thjesht, kur fillon dhimbja e kokës, që bëhet më e fortë, më vjen për të vjellë.
Doktori – Sa orë gjumë fle?
Qytetarja – Shumë pak!
Doktori – Tashti, ky do jetë mjekimi!
Qytetarja – Po!
Doktori – Për dhjetë ditë, pastaj do marrësh rekomandim, që do vish. Kur të marrësh ilaçet, kujdes, se edhe karrocierë kanë hapur farmaci! Merri në një farmaci, ku ti je e sigurtë, që të shkruhet kjo, ky medikament, kto medikamente dhe kjo dozë.
Qytetarja – Në rregull! Të lutem, sa ju detyrohem?
Doktori – Po dhjetë mijë lekë jep!
Qytetarja – Të jap të vogla, të më falësh! ( i jep dhjetë mijë lekë doktorit)
Doktori – Merri aty edhe…!
Qytetarja – Shumë faleminderit!
Doktori – Merr një ujë, një gjë dhe pi që tani!
Qytetarja – Ok! T’i filloj që tani? Shumë faleminderit! Faleminderit!
Infermierja – Mirupafshim!
Qytetarja – Punë të mbarë!
Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.
Dashnor Saliaj: Në datë 15 Prill kam sjellë vajzën për vizitë. Ka qenë ditë e shtunë. E pa doktori dhe më tha që ka nevojë për ndërhyrje, do vish të hënën, data 17. E solla të hënën dhe më ta që puna bën 50 mijë Lekë të vjetra. Unë 50 mijë Lekë i kisha të tëra. I thashë do të jap 20 mijë dhe 30 t’i jap më pas që të blej ilaçet e vajzës. Më tha më jep një 10, 30 të tjerat pasnesër kur të mjekosh veshin te infermierja. I thashë, unë infermieren nuk e njoh, të njoh ty. Kur të vij të heq penjtë, do të t’i jap. Më tha 50 mijë Lekë, mua m’u dukën shumë se unë jam i papunë. Të marrësh për një fëmijë 50 mijë Lekë të vjetra, mua më duket kriminale. Ishte tarifa e doktorit.
Mjeku: Si ka qenë? Si ka ecur?
Denoncuesi: Mirë! Mirë ka ecur, shumë mirë deri tani.
Denoncuesi: Po nuk tregon ajo, kur i dhemb.
Mjeku: Ktheje kokën majtas! Bravo! Hiqe maskën fare!
Denoncuesi: Bjema mua!
Mjeku: Ktheje kokën ktej!
Mjeku: Ktheje në anën tjetër!
Mjeku: Super fare! Ato s’duken fare, po pas dy muajsh, nëqoftëse do të vëri vëth prapë, mund ta çosh, t’i çposh prapë!
Denoncuesi: Po për t’i hequr penjtë tani?
Mjeku: Edhe nëqoftëse do t’i vëri prapë, duhet të kalojnë nja dy muaj, mund ta çposh prapë!
Denoncuesi: Dakord! Tani se doli kshu, 30-të t’i dhashë radhën e parë dhe 20-të tani.
Mjeku : S’ka gjë!
Denoncuesi: Shumë faleminderit!
Mjeku: Kalofshi mirë!
Qytetari: Na fal, se erdhi çikë pa përgatitur!
Mjeku: S’ka gjë!
Pamje brenda pishinës më të thellë në botë që kushton 200 milionë euroNë Angli do të nisë së shpejti ndërtimi i pishinës më të thellë në botë, që do të kushtojë rreth 200 milionë euro.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj pishine është kërkimi shkencor, stërvitja e astronautëve dhe testimi i robotëve nënujorë.
Gazetari Flamur Vezaj i ftuar në “Syri TV” ka hedhur akuza të rënda ndaj policisë dhe prokurorisë për manipulim të ngjarjes së vrasjes së Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj. Vezaj tha se policia dhe prokuroria, madje dhe kryeministri Rama e kanë ditur që në momentet e para se si ka qenë dinamika e ngjarjes, pasi kanë parë filmike, por kanë manipuluar opinionin publik dhe familjen e të ndjerit, duke nxjerrë një deklaratë të parë sikur Klodian Rasha kishte pasur armë me vete.
‘Kjo videon ekziston në dosje që në momentin e parë por është mbyllur në kasafortë nga policia me ndihmën edhe të prokurorit sepse nuk donin që kjo video të dilte në publik për shkak të impaktit që do jepte. Kjo prova ekziston që në momentin e parë të ngjarjes. Ata i kanë parë këtë pamje filmike dhe unë jam bazuar nga këto pamje të këtyre kamerave që në atë kohë janë mbyllur në kasafortë edhe më urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm apo ministrit të Brendshëm.
Kjo video nuk i është vënë në dispozicion as familjes. Këto janë fshehur më qëllim nga policia. Po ta mbani mend, politikanë të ndryshëm, Rama e disa të tjerë, u turrën në shtëpinë e familjes Rasha, dhe kjo për faktin se ata e dinin çfarë përmbanin pamjet, i kishin parë. Ajo që më bën përshtypje është përse lind nevoja për të shpikur pistoletën e Rashës, për ta inkriminuar viktimën, kur kishin parë gjithçka. Pamjet janë parë e sekuestruar që natën e krimit, është procedurë. Dhe të gjitha vizitat në familje u bënë për t’i qetësuar dhe që protesta të mos agravoheshin më shumë se sa u bënë. Vetë Rama e dinte se çfarë kishin pamjet.
Edhe familja i ka kërkuar këto pamje dhe nuk i janë vënë në dispozicion.
Po pse ia veshën viktimës një armë që nuk kishte, ndërkohë që pamjet e videos i kishin?!
Deklarata e policisë që implikon viktimën është bërë pasi kishin parë pamjet filmike dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën”,
“Eja këtu, me ty po flas”/ Studenti grek tregon përplasjen me grabitësit shqiptar: Më goditën me grushta dhe shkelma, më morën çantënGrabitjet nga grupe adoleshentësh në rrugët e Athinës, por edhe qytete të tjera të vendit fqinj kanë alarmuar institucionet për të goditur krimin.
Një student 20-vjeçar ka rrëfyer për një medie greke si u grabit nga tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se ishin me origjinë shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Studenti tregoi se si e ndoqën e dhunuan dhe e grabitën.
“Ata më kërkuan euro dhe unë nuk u përgjigja. Unë ktheva kurrizin dhe vazhdova të ecja për të marrë makinën dhe ky ishte gabimi im… Pastaj dëgjova “Eja këtu! Po flas me ty!” dhe para se të reagoja ata më shkelmuan në shpinë. Unë u godita me grushte dhe shkelma dhe më morën çantën.
Ata ishin shumë të rinj, 16-20 vjeç. Njëri ishte me ngjyrë, por jo rom. Ata flisnin greqisht rrjedhshëm. Ata më goditën në fytyrë” tha 20-vjeçari për bandën që e cilësoi si “treshja e grabitësve të rrugës”.
Zgjedhjet për kryetar të PD, caktohet renditja e kandidatëve në fletën e votimit, Basha i funditMiratohet renditja në fletën e votimit për zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. I pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli.
Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.
Zgjedhjet në Partinë Demokratike do të mbahen në 13 qershor. PD prej 8 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha që prej largimit të Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve.
“Brenda” bandave, Hoxha zbulon hartën e kuqe: Arsyet e vrasjeve në Vlorë, Elbasan dhe ShkodërJavët e fundit vendi është tronditur nga vrasjet që kanë ndodhur në disa qytete, ku dominon Vlora. Ekzekutimi i fundit mafioz ndodhi mbrëmë në mesnatë, ku u vra me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë Shkëlzen Velaj, ndërsa pista ku po hetohet është hakmarrja.
Por përse ka kaq shumë përplasje mes bandave në Shqipëri? Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e Radarit Informativ në ABC shpjegoi disa nga arsyet. “Zakonisht grupet shqiptare, ato që janë fillestare, që kanë qenë të parat, u kanë dhënë punë, mall për të shitur, drogën grupeve të reja.
Me kalimin e kohës grupet e reja fuqizohen, duan ta kontrollojnë ata tregun dhe detyrimisht do të rivalizojnë dhe mjafton një ngarkesë të humbë, apo pagesë të mos bëhet është i pashmangshëm konflikti. Grupi që humbet duhet të reagojë se i bie pesha, autoriteti dhe nëse nuk reagon tregon dobësi, ti do të goditesh.
Ky është një nga variantet, konflikte të trashëguara, që në një moment nuk kanë pasur mundësi, ndërsa sot kanë sasi të mëdha parash që i lejojnë të rekrutojnë “ushtarë” që bëhen elementë. Vetëm grupet e trafikut të drogës, “shtëpitë e barit” në Britani, ata trajtohen për të qenë kriminelët e së nesërmes. Cdo “shtëpi bari” ka një njeri të armatosur” tha ai.
Përpos Vlorës vrasjet kanë tronditur muajt e fundit edhe Shkodrën dhe Elbasanin. Hoxha rrëfeu se cilat janë “zonat e kuqe” të krimit në Shqipëri nga jugu në veri.
“Në vitet e fundit në Shqipëri, kemi kristalizuar një hartë gjeografike të “zonave të nxehta” ku dominon krimi lokal, kryesisht lokal, ordiner, kundër pronës, por edhe vrasjet e tipit mafioz. Vlora, që ka disa nën ndarje, kemi parasysh bashkinë e madhe dhe bashkia Selenicë.
Janë territor që kanë një nivel kriminaliteti më të lartë sesa Himara Delvina apo Saranda si qark. Brenda tyre ndodhen disa prej organizatave kriminale që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE.
Është një qendër që “josh” trafikantët për klandestinët dhe narkotikët. Vlora është një “zonë e kuqe”, nxehtë për nivelin e krimit të organizuar. Mbrëmë ndodhi një vrasje në Vlorë që ka background të mëparshëm dhe një krim ordiner në Lushnje. Ajo e Vlorës mund të sjellë të tjera, sepse ka nisur nga 2015, janë 7 të vrarë brenda këtij cikli”.
Në Shkodër, Hoxha tha se janë 5 grupe kriminale që veprojnë. “Zona tjetër është Shkodra, “zonë e nxehtë”, zonë kufitare e rëndësishme, arterie e rëndësishme e trafiqeve. Në Vlorë dhe Shkodër vrasjen nuk e shohin si zgjidhje të fundit. Trafiku i narkotikëve është biznes. Nëse futen në konflikt nuk e vrasin shumë mendjen. Në Shkodër dihen kush janë 5 grupet që kanë territori të caktuar”.
Po Elbasani? “Është kryqëzimi i të gjitha rrugëve nga lindja dhe juglindja, një nga degëzimet e rrugëve të heroinës që vjen nga Elbasani drejt BE-së, depo ku magazinohet. Ngarkesa që u kap dje në Kakavijë ishte nisur nga Elbasani, nga erdhi? Erdhi nga Afganistani. Elbasani është baza. Në Elbasan u gjet laboratori i Xibrakës, është një pikë një pikë shumë e rëndësishme dhe tani është një lagje e kryeqytetit dhe prandaj është i rëndësishëm për botën e krimit”.
Durrësi, u shpreh më tej Artan Hoxha “ka një natyrë tjetër, mundohen ti zgjidhin konfliktet jo me vrasje, pastaj Lezha dhe Tirana, që ka një lloj ekuilibri mes grupeve kriminale, prandaj është pak më larg. Tirana më tepër është treg i madh, se ka një milion banorë, ndërkohë qytetet e tjera janë baza” përfundoi ai.
Shtëpitë e barit në Tiranë, Artan Hoxha zbulon lokacionet: Kanë marrë me qera vila në komplekse ku rrinë VIP-at dhe politikanëGazetari Aetan Hoxha ka deklaruar se në zona rezidenciale në Tiranë po kultivohet kanabis. Në studion e Radar Informativ, Hoxha tha se vila të shtrenjta janë kthyer në “shtëpi” bari.
“Pse u shumëfishuan ta i shtëpitë e barit. Sepse shumë shqiptarë që u morën me kultivimin kanabisit në Angli e mësuan atje dhe e sollëm këtu. Ne nuk dimin ta bënim. Ata erdhën që andej kanë sjellë teknikën, pajisjet. Kam parë raste në 2013, 2014 por tani e kanë sofistikuar. Kanë infrastrukturën dhe mjetet duhura.
Nëse OSHEE nuk bashkëpunon me policinë, se kërkon shumë energji…ka informacion që në zona rezidenciale ku edhe unë nuk hyj dot, komplekse ku rrinë VIP-a, ku ka vila nga 500 mijë euro, janë marrë vila dhe është mbjellë aty sepse policia aty nuk hyn dot. Nuk të shkon mendja se ai mund të marrë një banesë me qira me 200 euro në muaj dhe ta kthejë në shtëpi kanabisi.
Aktualisht në Tiranë në zona rezidenciale po kultivohet kanabis në zona të mbyllura. Aty i shpëton kontrollit. U bëj thirrje banorëve të këtyre zonave nëse ndjejnë vapë duhet të gjejnë vigjilentë se aty duhet të jetë ndonjë shtëpi bari me llampa. Në këto zona ku jetojnë, politikanë, Vip-a po përdoren banesa nga grupet kriminale për të kultivuar kanabis. Duhet të ketë një plan kombëtar për ta goditur”, u shpreh ai.
Historike! NASA njofton dy misione të reja në planetin AfërditëAgjencia hapësinore amerikane, NASA njoftoi të mërkurën se do të nisë dy misione të reja shkencore në planetin Afërditë gjatë viteve 2028 -2030. Kjo iniciativë vjen pas dekadash, ndërsa sipas NASA-s do të studiohet atmosfera dhe historia gjeologjike e fqinjit më të afërt planetar të Tokës.
Agjencia hapësinore amerikane tha se do të jepte 500 milionë dollarë për zhvillimin e secilit prej dy misioneve. Misionit të parë në planetin Afërditë i është vendosur emri “Davinci +”, ndërsa misioni i dytë do të mbajë emrin “Veritas”.
Sipas NASA-s me misionin “Davinci +” synohet të studiohet përbërja e atmosferës së dendur në këtë planet për të kuptuar se si ka evoluar, ndërsa misioni “Veritas” do të studiojë sipërfaqen e planetit për të kuptuar historinë e tij gjeologjike dhe pse u zhvillua kaq ndryshe nga Toka.
Vizita e fundit e NASA-s në planetin Afërditë u bë 30 vite më parë me sondën “Magelani”.
Afërdita, me diametër prej rreth 12,000 km, është pak më e vogël se Toka. Ajo është planeti i dytë nga Dielli dhe fqinji më i afërt planetar i Tokës. Afërdita rrotullohet nga lindja në perëndim, ndryshe nga të gjithë planetët e tjerë në sistemin diellor përveç Uranit.
Afërdita ka ditën më të gjatë se çdo planet tjetër i sistemit diellor. Ajo e kryen një rrotullim në 243 ditë të Tokës. Përveç Diellit dhe Hënës, Afërdita është objekti më i ndritshëm në qiellin e natës. Ajo e merr emrin (Venus) nga perëndesha romake e dashurisë dhe bukurisë.
Atmosfera e saj e trashë bllokon nxehtësinë, si në efektin serrë dhe kjo e bën planetin më të nxehtë të sistemit diellor. Temperaturat e sipërfaqes arrijnë në 471 gradë Celsius, aq sa mund të shkrijnë edhe plumbin.
Por, në nivelin ku qëndrojnë retë e saj me përbërje të fordë acide, rreth 50 km mbi sipërfaqe, temperaturat janë shumë më të buta. Atmosfera e planetit përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit, ndërsa retë nga acidi sulfurik.
Shkencëtarët besojnë se Afërdita shumë kohë më parë mund të ketë patur kushte të favorshme për të lejuar evolucionin e organizmave të gjalla, edhe pse sipërfaqja e saj tani shihet si tërësisht e pajetueshme.