Aplikacion
Blogeri Olti Curri, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kujtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, skandalin me ‘faturat e kripura’ që vërtetonin se zyrtarja e qeverisë Rama kishte shpenzuar 700 euro në një natë, vetëm për të fjetur në hotele luksoze.
Vetëm pak orë pas deklaratës së Gjonajt, e cila ‘u skup’ sot pas videove të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ku kjo e fundit shihej duke sfiluar në ‘Tik Tok’.
Në një postim në Instastory, Curri shkruan se pikërisht kjo ministre që fle në hotele duke paguar këto shifra, i bën ‘namin’ gjyqtares me veshje “Gucci”.
“D.m.th ministrja e Drejtesise qe fle ne hotele me 700€ nata, do ti beje namin gjyqtares qe ben tik tok me veshje Gucci! Kuptoj bukur shume bukur! Sa mire na e bejne!”- shkruan Curri.
Postimi i Currit
Gjonaj e konsideroi një turp sfilatën e Kapedanit me këngën ‘Mafia” dhe kërkoi hetimin e saj, por në vitin 2019, ajo vetë u përfshi në një skandal. Faktoje.al publikoi disa fatura të Gjonajt, për udhëtimet e saj jashtë vendit, ku vihej re shuma e lartë e paguar për të fjetur në hotel, ku një natë kapte shifrën 700 Euro.
Në prag të një vendimi përfundimtar të gjykatës, që mund ta çojë drejt një dënimi me dy vite burg, Adriatik Llalla i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama ndërsa fliste me Çim Pekën në Syri Tv. Llalla foli për “materiale të bollshme” që ka në dispozicion kur u pyet nëse ka pasur kontakt me materiale kompromentuese për politikanë vendas apo diplomatë të huaj, që mund të shkaktojnë tërmet në politikë.
Peka u kujdes të bëjë diferencën me çantën e zezë të Spartak Brahos dhe Llalla iu përgjigj se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, kur ishte në krye të prokurorisë së përgjithshme ka pasur komunikim me drejtuesit e SHISH. Rastet kur Llalla tha se ka qenë i përfshirë në këto çështje kishin të bënin specifikisht me sigurinë kombëtare, por edhe me korrupsion, vrasje, trafikime etj.
“Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin. Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar. Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj. Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendje” u shpreh ish kryeprokurori.
Pyetjes së gazetarit, nëse këto informacione i ka jo vetëm në mendje, Llalla iu përgjigj: Ka materiale të bollshme!
Me këtë deklaratë duket se prokurori ka shigjetuar ata që i quan përgjegjës për dënimin e tij të mundshëm nga gjykata, pasi kishte lënë të kuptohet se vendimi për ta dënuar ishte marrë jashtë sallës së gjyqit. Gjatë intervistës Llalla u duk se e kishte marrë parasysh edhe burgun, duke thënë se kishte menduar që atje do të gjente disa prej njerëzve të rrezikshëm që kishte dënuar më parë.
Ish prokurori i Përgjithshëm tha se në sallën e gjyqit kishte qenë prezent, kur gjykatësja merrte komanda nga një çift të huajsh që qëndronin në sallë dhe që sipas tij ishin të dërguar nga ambasada amerikane.
Duke folur për marrëdhëniet e tij me ambasadorët e huaj, Llalla konfirmoi bisedën me Donald Lu që i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ndërsa zbuloi se Romana Vllahutin i kishte kërkuar arrestimin e Sali Berishës, duke i bërë edhe një paralelizim me rastin e Kroacisë. Më poshtë një pjesë nga intervista:
Llalla: Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.
Peka: I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?
Llalla: Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.
Peka: Si reagoi Nishani?
Llalla: Zotit Nishani ju duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.
Peka: A keni pasur prova ju për Sali Berishën:
Llalla: Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.
Peka: A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori:
Lalla: Jo asnjë rast.
Peka: Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?
Llalla: Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.
Peka: Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.
Llalla: Jo ambasadori amerikan
Peka: Pse i larguar fëmijët në Gjermani.
Llalla: Largimi i fëmijëve është një situatë tjetër e vështirë gjatë detyrës time. U detyrova që në fundin e vitit të tyre shkollor, me goditjen e disa bandave kriminale në vend, kisha informacione të besueshme se situata dhe jeta e fëmijëve ishte në rrezik dhe në këtë mënyrë vendosa largimin e tyre ne Gjermani që jetonin pranë disa të afërmve të mi.
Peka: Pas arrestimit të cilës bandë u ndjetë të rrezikuar?
Llalla: Kanë qenë disa banda që kishin lidhje të forta me strukturat e qeverise siç ishte banda e Shullazit që ishte kthyer një bandë me aktivitet dhe mbështetje të gjerë nga strukturat e shtetit.
Peka: Ju keni qenë Kryeprokuror dhe Tahiri ministri i Brendshëm, cilat kanë qenë raportet dhe a jeni ndjerë në konflikt me ish-ministrin që më vonë i zbuluar se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës?
Llalla: Raportet me ministrin Tahiri kanë qenë si me çdo zyrtar tjetër kanë qenë marrëdhënie korrekte dhe institucionale dhe me asnjë nuk kam pasur marrëdhënie shoqërore.
Peka: Pas kaq shumë kohës a jeni penduar për arrestimin e ish-guvernatorit të bankës, Ardian Fullani, tani që gjykata e ka shpallur të pafajshëm:
Llalla: Është i vetmi rast në punën time që është vepruar me nxitim.
Peka: A keni ndonjë peng si ish-kryeprokuror për ndonjë zyrtarë të lartë që duhet të ishte prapa hekurave?
Llalla: Raste mund të ketë shumë, por ne nuk mundemi ti referohemi vetëm prononcimeve të medieve ose ne Facebook vërtetë pritet arrestimi i tyre, por një institucion nuk vepron mbi bazën e kësaj forme.
Peka: Media për ministra konkret nuk kanë vetëm opinione por kanë fakte ulëritëse për korrupsionin e tyre, zoti Llalla nëse prokurori juaj do të kishte arrestuar disa ministra që për to u publikuan fakte tronditëse në vitet 2014-2015 dhe a jeni edhe ju shkaktar e kësaj reforme problematike me mos veprimin tuaj?
Llalla: Në të gjitha rastet kur unë isha në krye të prokurorisë është vepruar në kohën e duhur për çdo material, denoncim dhe kallëzim kur krijohet bindja se kisha prova të duhura për të vepruar.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rrëfyer se si ambasadorët e BE dhe SHBA i kërkuan të arrestonte Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Në intervistën për Syri Tv, Llalla tha se ishte ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin që i kërkoi në zyrë që të vinte në pranga Berishën “në mënyrë që vendi të hynte në BE” ndërsa ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu i kishte bërë të njëjtën kërkesë për Metën.
INTERVISTA
Peka: Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador?
Llalla Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.
Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.
Peka: I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?
Llalla: Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.
Peka: Si reagoi Nishani?
Llalla: Zotit Nishani ju duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.
Peka: A keni pasur prova ju për Sali Berishën?
Llalla: Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.
Peka: A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori:
Lalla: Jo asnjë rast.
Peka: Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?
Llalla: Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.
Peka: Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.
Llalla: Jo nga ambasadori amerikan.
Llalla: Pse nuk u hetuan pronat e ngjashme të Donika Prelës dhe Damian Gjiknurit?Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, në një intervistë për Çim Peka LIVE, tregoi pasuritë e tij. Ai tha se persona të tjerë të pushtetshëm kanë blerë pasuri të ngjashme edhe më lirë, por nuk janë hetuar.
Sa është blerë apartamenti në Durrës?
Apartamenti në Durrës është blerë 22 mln lekë të vjetra në vitin 2012. Në kohën kur e kam blerë, duke iu referuar pallatit ku është blerë apartamenti im, çmimi shkon në 600 mijë lekë të vjetra metri katrorë, kurse prej meje është blerë me 35 mijë lekë metri katror. Është blerë më lirë se apartamentet e tjera.
Pse më lirë?
Është një marrëveshje që u lidh me ndërtuesin e objektit, dëshmi të cilën ai e bëri edhe para trupës gjyqësore. Është një marrëveshje e lidhur me vullnetin tonë të lirë, në një moment të vështirë që ai ndodhej, ku unë isha i interesuar të bleja një apartament në Durrës. Ramë dakord dhe unë deri para daljes së vendimit gjyqësor, kisha në pronësi këtë apartament.
Keni qenë Prokuror i Përgjithëm në atë kohë?
Jo, kam qenë në Insepektoriatin e deklarimit të pasurive.
Nuk është një favor që i është bërë prokurorit të përgjithshëm?
Nuk ka lidhje me funksionin e fundit që kam pasur.
Me informacionet që kam unë, prokurorja që ka nisur çështjen edhe ajo ka blerë një apartament në atë zonë me rreth 14 mln, pra në vlerën më të ulët se sa ju.
Ky është një realitet i bërë publik në momentin kur kjo ish-prokurore tashmë ishte në procesin e vettingut. Nga të dhënat e bëra publike rezultoi se ajo kishte blerë apartamentin 14 mln lekë dhe brenda 9 muajsh, pra bëhet fjalë për prokuroren Donika Prela, në atë kohë e komanduar nga Arta Marku, si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe filloi për këtë arsye, sepse apartamenti im ishte blerë me çmim më të lirë se zona.
Pra, Donika Prela që ka nisur hetimin ndaj jush për këtë apartament, vetë ka deklaruar në vetting se ka blerë një apartament gati në gjysmën e çmimit të apartamentit tuaj.
Gati në gjysmën e çmimit tim dhe në 9 muaj e ka shitur në 3-fishin e çmimit, ndërsa apartamenti im i blerë në vitin 2012 vazhdon të qëndrojë aty.
Donika Prela ka qenë prokurore e emëruar nga ju?
Ka qenë prokurore brenda sistemit në prokurorinë e Durrësit.
Flasim pak për tokën. 22 mijë metra2. Me çfarë çmimi është blerë?
Çmimi mesatar i tokës është 67 mijë lekë metri katror.
Ju akuzoheni se e keni blerë më lirë?
Akuza bazohet pikërisht në këtë se është blerë më lirë se sa tregu. Ndërkohë që sipas të dhënave të mbledhura nga vetë eksperti gjatë hetimit rezulton se në vetëm 1 rast, pronat kanë qenë më të lartë se sa i pronës time, dhe të gjitha rastet e tjera kanë qenë me çmimin më të ulët.
Pra në zonën ku keni blerë këtë tokë, çmimi është më i ulët…
Bëhet fjalë për një fshat rreth 10 km jashtë Tirane që është një zonë me infrastrukturë jo normale.
A ka emra të tjerë të njohur ngjitur me pronën tuaj që mund ta kenë blerë më lirë?
Në dijeninë time, ka shumë emra të njohur, personazhe publike, zyrtarë, të dhënat e të cilëve mund të gjenden lehtësisht brenda deklarimit të pasurive, ku çdo kush mund t’i gjejë. Ashtu siç ka pasur mundësinë prokuroria që krahas rastit tim, ku janë mbledhur të dhënat për të gjithë tokat kufitare, ku çmimi është më i ulët, ku kanë dalë edhe emrat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve, në asnjë rast tjetër nuk është filluar hetimi, përfshirë ministra dhe ish-ministra.
Është komshi me ju Damian Gjiknuri?
Nuk mund të them me saktësi, se cili është komshi apo jo.
Kur është bërë hetimi, rezulton se Gjiknuri është komshi me ju dhe e ka blerë me rreth 3 mijë lekë, pra me gjysmën e çmimit tuaj. A keni dijeni se ka nisur hetimit për Gjiknurin?
Nuk di të ketë nisur hetim si për Gjiknurin, apo rast tjetër të kësaj natyre.
Gjergj Bojaxhi?
Unë jam rast i vetëm që ka nisur hetimi, prandaj këmbëngul se hetimi ndaj meje ka qenë i paravendosur dhe vendimi nga gjykata atë ditë ka qenë i paravendosur.
Do të vijmë tek arsyet e hetimit ndaj jush, por kalojmë të pjesa e tretë. Tek akuza e 3-të. Kati i 3-të i banesës tuaj, për çfarë akuzoheni?
Kati i 3-të i banesës, gjykata bazohet në faktin se pretendon sipas ekspertes se kati i 3-të nuk është ndërtuar në vitin e deklaruar prej meje. Unë e kam deklaruar të përfunduar në vitin 2006, sipas ekspertes pretendohet se ndërtimi është përfunduar në vitin 2002 dhe vlera e ndërtimit ka qenë më e larta. Duke llogaritur këtu krahun e punës apo shpenzimet e tjera. Ndërkohë që puna në banesën time, që nga themelet deri në ndërtimin përfundimtar është bërë me punë vullnetaren time, të familjarëve të mi. Përveç kostos së ndërtimit, çdo shpenzim tjetër ka qenë puna jonë.
Kur është bërë ky apartament, çfarë funksioni keni pasur?
Kam qenë oficer prokuror në disa rrethe të vendit.
Këto janë 3 akuzat që gjykata ju ka dënuar.
Pretendohet se prej meje nuk është deklaruara vlera reale. Bëhet fjalë edhe për dy raste të tjera lidhur me shpenzimet më pas. Si shpenzimet për lindjen e djalit tonë nga bashkëshortja në SHBA dhe shpenzimet për pagesën e një qiraje 6 mujore në Gjermani.
Çfarë shpenzimesh ka pasur lindja e djalit në SHBA?
Lindja e djalit sipas marrëveshjes së nënshkruar nga gruaja me spitalin përkatës ku është realizuar lindja, e nënshkruar në datën 2 janar 2017, në bazë të cilës bashkëshortja merrte përsipër që mbasi të faturohej nga spitali, do të paguante menjëherë detyrimet spitalore. Në atë vit, adresa ishte e një mikut tonë që jeton në SHBA, ku shkon dhe fatura spitalore. Fatura e parë ka shkuar në 17 maj të vitit 2017, ditë në të cilën është pagesa prej tij. Fatura nuk kalonte shifrën prej 300 mijë lekësh të cilat janë detyrim që subjekti e deklaroi më pas në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Shifra tjetër prej 5 mijë dollarësh është paguar pasi unë jam larguar nga funksioni dhe nuk kisha më detyrime deklarimi.
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, rikthen trofe në Shkodër pas 13 viteshNjë gol i mjaftoi Vllaznisë për të fituar Kupën e Shqipërisë.
Ekipi i ThomasBrdaric mposhti 1-0 Skënderbeun në finalen e luajtur në “Air Albania”.
Autoritetet shtetërore vendosën ditën e sotme lejimin e 1 mijë tifozëve në stadium dhe këta të fundit shpejtuan për të blerë biletat dhe mbështetën skuadrat e zemrës nga afër.
U dënua me 2 vite burg, flet për herë të parë Adriatik LlallaIsh-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur për herë të parë pas dënimit me 2 vite burg dhe 5 vite mospjesëmarrje në funksione publike nga Gjykata. Llalla tha se ky ishte një vendim i ndikuar nga jashtë gjykatës “për të kënaqur tekat e dikujt tjetër”.
“Të jem i sinqertë që e prisja një vendim të tillë. Një vendim që u mor jashtë sallës së gjyqit. Prej kohësh që kur nisën hetimet duhej vetëm që të formalizohej në sallën e gjyqit. Si mund të ndihet një person që merr një dënim që nuk e ka kryer. Ishte një vendim për të kënaqur teka të caktuara.
Bëhet fjalë për një apartament 60 metër katror në Durrës. Një tokë 22 mijë metra katror në një fshat të largët të Tiranës dhe katin e tretë të banesës ku jetoj. U bazuan vetëm një akt ekspertimi të paplotë. Ishte një akt ekspertimi i paplotë dhe gjykata nuk pranoi të bëhet riekspertim.
Pasuritë janë siguruar nga burime të ligjshme. I vetmi pretendim që akuza kishte ndaj meje kishte vetëm në aktin e vlerësimit se këto prona ka një vlerë 2-fish më të lartë se ajo që kam deklaruar unë” – tha Llalla në një intervistë në Syri Tv.
Dalin hapur! Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në TiranëTani nuk ka më asgjë nën sipërfaqe, apo të kamufluar me kompani që vijnë nga jashtë me pronarë shqiptarë që blejnë Lori Kafe, apo subjekte të krijuara për ortakëri me Top Channel, aksioneren e saj Vjollca Hoxha dhe drejtorin Top Channel.
CNA.al ka mundur të sigurojë informacion nga burime zyrtare dhe më pas edhe dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku tregohet qartë ortakëria e re e Vjollca Hoxhës, me Ben Blushin dhe Stela Gugallën. Kjo e fundit personazhi që siguroi kontratën 22 milionë euro të koncesionit të Inceneratorit të Elbasanit.
Stela Gugallja është nëna e dy fëmijëve të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos dhe Ben Blushit tek kompania Em Capital Grup me qendër në Bullgari.
Stela Gugallia, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë bashkëpunëtorë në tre koncesionet e inceneratorëve në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro.
Vjollca Hoxha është një nga aksionerët dhe drejtuesja e Top Channel, ku drejtor është Ben Blushi, politikani skandaloz i akuzuar publikisht edhe për shumë bëma dhe gjëma të tjera, që nga blerja e një pasurie për vajzën e tij me vlerë qesharake, deri tek karburanti i papaguar në vlera dhjetra milionë lekë pretenduar nga një tregëtar dhe e pa deklaruar prej tij në deklarimin e pasurive.
ORTAKËRIA E TRETE e Blushit dhe Vjollca Hoxhës me inceneratoret (Dokumenti i mësipërm që tregon kompaninë e re)
Sipas dokumentit të mësipërëm në datën 12 prill 2021, pra një muaj e gjysëm më parë QKB ka rregjistruar kompaninë KUDOPAY. Kompani e cila ka administrator Denis Rodin, një ish punonjës i Raiffeisen Bank.
Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra të shumë njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e femijëvë të Mirel Mertirit një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.
Ben Blushi, politikani që dështoi me copën e Librës së tij, që lajmet më të mëdha kishte sulmet ndaj Ramës, sot pasi la parlamentin e shkoi në krye të Top Channel shton kompanitë ku është aksioner, nga Bullgaria në emër të Evës, bashkëshortes së tij, në Tiranë ku është vetë aksioner me 16% tek KUDOPAY.
Vjollca Hoxha, një nga aksioneret e Top Channel e cila ndodhet në proces gjyqësor pas përlasjes me Albert Sinon dhe Aurel Bacin eshtë aksionerja e trete e KUDOPAY me 17% dhe pjesën tjetër prej 67% të aksioneve e ka Stela Gugallja e inceneratorit të Elbasanit.
Kompania e tretë Inceneratorë – Ben Blush- Vjollca Hoxha
KUDOPAY është kompania e tretë në skemën e ortakërisë të Vjollca Hoxha-Ben Blushi- Inceneratorë.
E para është EM Capital e krijuar në Bullgari ku është kasionere Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit me 33 % edhe aty 67% të aksioneve i ka Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto.
E dyta është Valtelina shpk, kompania që mban brandin Lori Kafe, kjo kompani u ble për 2,2 milionë dollarë sipas kontratës së më poshtme. Tashmë tek Lori Kafe, Vjollca Hoxha dhe fëmijët kanë 49% të aksioneve dhe 51% i ka EM Capital Grpoup ku aksionerë janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të inceneratorëve.
Kompania e tretë është KUDOPAY, Ben Blushi nuk ka cuar bashkëshorten e tij, këtë herë ka dalë hapur në këtë kompani, por mungon Mirel Mertiri, ai ndryshe nga Blushi këtë herë shfaq bashkëjetuesen dhe nënën e dy vajzave të tij Stela Gugallen.
Kjo kompani nuk është as incinerator, as media e as kafe. Po do operojë në fushën e sistemeve elektronike të karburanteve. Sipas përshkrimit në QKB kompania do kryejë “Instalime per sisteme karburantesh si sisteme elektronike, informatike, te automatizuara dhe me kartë, impiante dhe rrjete te komunikimit dhe telekomunikimit, të pajisjeve dhe aparaturave kompjuterike dhe informatike, sherbimi i mirëmbatjes dhe zhvillimit të komponenteve te tyre perberes.
Ndermjetesim midis grosisteve dhe shitjeve me pakice karburantesh. Import- eksport, tregti me shumicë dhe pakice ta artikujve të ndryshem industrial, elektronike, elektrike, informatike etj. Zhvillime dhe mirëmbajtje te Softëare dhe Hardëare. Me qellim realizimin e objektit të mesiperm shoqeria mund te marre pjesë në cfaredo lloj marreveshje tregtare dhe/ose joint venture me shoqëri te tjera e sipermarrje si edhe te kryejë cdo akt tjetër te nevojshem”.
Ky është biznesi më i ri i ortakësirë Inveneratore – Vjollca HOxha- Ben Blushi, apo koncesionar qeverie që merr miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve që bën ortakëri me media kombëtare dhe ish politikanë të shumë akuzuar që kanë marrë role drejtuese.
Ekstrakti i kompanise te Stela Gugalles që ka marrë koncesionin 22 milionë euro nga qeveria shqiptare per inceneratorin e Elbasanit.
Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli pasditen e sotme zhvilloi një takim me anëtarë të së djathtës shqiptare në degën Nr. 9 në Tiranë, ku akuzoi Lulzim Bashën për çarjen e partisë, nga e cila brenda pak kohe dolën 4 subjekte.
“Nga kjo parti kanë dalë 4 parti të vogla, nuk ka rëndësi kush e ka fajin, por që prodhuan 20 mijë vota, po t’i kishim ne? Rezultati do të ishte ndryshe. Plus nuk u mobilizua gjithë partia në garë, kryetarë, ish-kryetarë degësh apo drejtues dhe ish-drejtues që nuk u mobilizuan, e gjithë fushata ishte mobilizuar te Lul Basha”, tha ai.
Rivali i Bashës kishte kritika edhe për strategjinë e protestave.
“Kur u tremb Edi Rama? Kur dolën studentët, nuk i nxorëm ne, dolën vetë, por ishin edhe tanët. Për fat të keq ata që i nxirrnin ishin marksistë, më keq se socialistët për ne.
Edhe kur vajti te teatri, Bashën e përzunë në fillim. Edhe kur vajtën tanët te protesta për armët kimike na përzunë, i gjuajtën me shihe. Ai që thotë do ta rrëzojmë me protesta, stina e protestave, të gjitha janë gënjeshtra për të mbajtur partinë në gjendje lufte, që askush të mos mendojë të zëvendësojë kryetarin” tha ai.
Kadilli duke iu referuar dorëzimit të listave në minutën e fundit u shpreh se kjo gjë duhet do të ndryshojë nëse do të zgjidhet ai në krye të PD-së.
“Nuk ka përse të lihen në minutën e fundit. Edhe për bashkitë. Kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të jetë përcaktuar maksimumi në janar”, theksoi ai.
Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.
“Kukull, eja hip në makinë”/ Si u përpoq ta rrëmbente 46-vjeçari të miturënNjë 12-vjeçare në Greqi ka denoncuar në komisariat një 46-vjeçar, i cili ka tentuar ta rrëmbejë, në zonën e Rafinës, disa ditë më parë.
Sipas të miturës, të enjten e kaluar në orën 23:15, teksa ajo po kthehej në shtëpi me biçikletë, një makinë e bardhë brenda së cilës gjendej një burrë iu afrua.
“Unë po kthehesha në shtëpi me biçikletë. Mu afrua një automjet i bardhë, në të cilin kishte hipur një burrë. Ai më ndoqi mua dhe u përpoq të më fuste në makinë. Ai nuk pati sukses dhe unë shpëtova”, ka thënë vajza e mitur, raportojnë mediet fqinje.
Më tej 12-vjeçarja shtoi:
“Isha afër sheshit dhe makina po ecte pranë meje. Unë po zbrisja nga Arathines dhe ai po më kërcënonte të hyja brenda, që të më merrte në shtëpi. Kjo ka ndodhur. Ai po më thërriste të hyja, nuk po thoshte asgjë tjetër. Në fillim më tha përshëndetje kukull çfarë po bën dhe pastaj më thirri që të hipja në makinë”.
Vajza e frikësuar u kthye në shtëpi dhe raportoi se çfarë kishte ndodhur te të afërmit e saj, ndërsa fqinjët e kishin dëgjuar atë duke thirrur për ndihmë.
Policia, e cila u vu në dijeni të ngjarjes, arriti të lokalizonte makinën e bardhë në zonën e Pallini dhe arrestoi burrin, i cili tani po përballet me akuza.
I dyshuari 46 vjeç ka punuar për Autoritetet e Mashtrimit në zonë, ndërsa po paraqitej si një llogaritar. Po ashtu po hetohet nëse ai është përpjekur të rrëmbejë fëmijë të tjerë në të kaluarën dhe ka shumë të ngjarë që fotoja e tij të bëhet publike.
Gjatë kontrollit në automjetin e të akuzuarit u gjetën pilula gjumi, të cilat nuk dihet nëse ai do të përpiqej t’ia jepte të miturës në rast se ajo hynte në makinën e tij.
E zuri korrenti dhe ra nga shtylla e tensionit! Ndërron jetë pas disa orësh elektricisti nga GjirokastraKa ndërruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën.
Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Çabej, 63 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.
Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.
Kujtojmë se u plagos edhe një koleg i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.