Aplikacion
Punonjësi 51-vjeçar Viktor Ballaj ka ndërruar jetë 29 ditë pasi u plagos nga shpërthimi i flakëve në pusin e naftës në Ballsh.
Ballaj pësoi djegie të rëndë në trup prej flakëve nga shpërthimi i tubacionit të dekantimit të naftës.
Ballaj ishte i vetëm në momentin e ngjarjes dhe iu dogj 40% e trupit.
Gjykata më 6 maj vendosi masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e sigurimit teknik, Erion Alushi. Ai u akuzua për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë pasi ishte përgjegjës për sektorin e dekantimit të naftës dhe punonjësin Viktor Ballaj.
A i ka PS 94 vota? Ja lista e deputetëve që pritet të votojnë shkarkimin e MetësBeteja e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën kaloi provën e parë atë të Komisionit Hetimor, teksa pritet që në 10 qershor në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë të ngrihen për herë të parë kartonët për të shkarkuar një President.
Aktualisht socialistët në Kuvend kanë 74 mandate, 3 vota të tjera janë garantuara. Bëhet fjalë për 3 deputetët që hynë në Kuvend në 2017 me logon e PDIU-së si dhe vota e kreut të PSD-së, Tom Doshi që pas largimit nga parlamenti përfaqësohet me Jetmira Rraboshtën.
Socialistët për të finalizuar vendimmarrjen e tyre politike për të shkarkuar presidentin që kërkon 94 vota, do të duhet të kenë edhe konsensusin e opozitës parlamentare. 10 prej përfaqësuesve të kësaj opozite në zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm që dhanë mbështetje për Partinë Socialiste por kërkuan votë si kandidatë për deputetë të kësaj partie.
Në kartonët që pritet të ngrihen në seancën për shkarkimin e Metës socialistët janë të bindur për mbështetjen e deputetëve; Lefter Koka, Aurora Mara, Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Halit Valteri, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi. Por socialistët kanë pritshmëritë ti sigurojnë 94 votat nisur kjo dhe nga fakti që për të ngritur komision hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, ishin dakord 97 deputetë.
Deputetët e opozitës që u përfshinë në listat e PS;
Lefter Koka
Aurora Mara
Ylli Shehu
Enver Roshi
Nimet Musai
Ediola Braha
Halit Valteri
Klajdi Qama
Vasil Sterjovski
Edmond Rrushi
Basha nga Kukësi: Në 25 prill ndodhi vjedhja më e madhe në histori, rrëzimi i dyshes Rama-doshi është detyrë patriotikeKryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha, ka zhvuilluar ditën e sotme një tkaim me demokratët e Kukësit.
Basha tha para demokrattëve kuksianë se në 25 prill u krye masakra më e madhe zgjedhore që ka ndodhur në 30 vite demokraci.
Sipas tij sot më shumë se kurrë rrëzimi i dyshes hajdute Rama-Doshi ëhstë detyrë atriotike.
‘25 prilli, vjedhja më e madhe në histori, ndali dhunshëm por vetëm përkohësisht ndryshimin që shqiptarët sot e duan më shumë se kurrë. Rrëzimi i regjimit Rama-Doshi nuk është më detyrë politike, është detyrë patriotike. Sepse nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, behet fjalë për demokracinë, bëhet fjalë për Shqipërinë’, deklaroi Basha.
Jul Deda: Ja pse refuzova të kandidoja deputet dhe si duhet të zgjidhet kreu i PDAktori i humorit Julian Deda në një intervistë për ‘FitStation’ foli për familjen, projektet e reja artistike dhe angazhimi në politik. Juli foli për herë të parë pse nuk pranoi mandatin e ofruar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha!
“Nuk refuzova, nuk isha as i fundit në listë, as nuk jam mërzitur me Bashën. Mund ta quajmë refuzim, por nuk ishte nga këto refuzime të tipit “nuk dua unë”, thjesht ishim dakord të mos përfshihesha. Unë nuk jam tipi të shkojë në parlament dhe të ul e të ngre kartonat. Unë kam dëshirë të jem aktiv, nuk e mohoj që një ditë mund të jem deputet, por për momentin nuk e shoh të aryeshme”, u shpreh Deda.
I pyetur për zgjedhjen e liderit të PD-së në 13 qershor, Juli u përgjigj se drejtimin e një partie nuk ta jep askush, atë duhet ta fitosh vetë nëpërmjet ndryshimit që ofron.
VIDEO/ Bypass i Vlorës, Belinda Balluku gënjeu 3 herë për afatet
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e deputetes, ka denoncuar mashtrimet e ministres Belinda Balluku, lidhur me afatin e përfundimit të punimeve të Bypass së Vlorës.
Zhupa shprehet se Bypass i Vlorës duhet të përfundonte sipas kontratës në shkurt 2021, por kjo gjë nuk është arritur dhe ende vazhdojnë punimet.
“Belinda Balluku në vend të marri masa, sa herë viziton punimet në Bypass i Vlorës jep afate të ndryshme për përfundimin e tyre. Deri tani ka dhënë 3 afate të ndryshme në 3 prononcimet e saj. Kontrata vazhdon të zvarritet pa u përfunduar në kohë edhe pse i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 35 milion euro!
Në daljen e fundit nuk fliste më as për përfundimin e punimeve por për një hapje provizore sa për të kaluar rradhën.
Afatet janë për tu zbatuar në shërbim të qytetarëve dhe jo për të bërë lojra fjalësh ministria sa herë i duhet të dal në tv”, tha Zhupa.
FOTO/ Me çantën e shpinës dhe pa bluzë, dalin pamjet e të riut që u gjet i vdekur në portin e DurrësitNjë person është mbytur në portin e Durrësit këtë të dielë, ndërsa trupi i tij është konstatuar nga Policia kufitare.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është një shtetas i huaj, dyshohet sirian.
Në një foto që është bërë publike nga mediat, viktima shihet me çantën e shpinës në kurriz, në përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria.
Paraprakisht burimet saktësojnë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi ka qenë i padekompozuar.
Mësohet se i riu ka tentuar që të kalojë ilegalisht në drejtim të Italisë, por në rrethana që nuk dihen ende është gjetur i mbytur.
Me mijëra emigrantë shfrytëzojnë Shqipërinë si pikë tranziti drejt Europës, por në disa raste ata janë viktima, qoftë të fatit, qoftë të trafikantëve që i braktisin, edhe pse kanë marrë në këmbim para për transportin e tyre.
Njoftimi i policisë: Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
A do të lejohen shqiptarët të udhëtojnë drejt Greqisë? Ja çfarë thotë ambasada grekeGreqia vijon të mbaj në fuqi masat kufizuese për qytetarët që vijnë nga Shqipëria.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, të Ambasadës Greke në Shqipëri. Në njoftim saktësohet se masat do të jenë në fuqi deri më datë 7 qershor.
Njoftimi i Ambasadës Greke:
Ambasada Greke në Shqipëri lajmëron se do masat kufizuese për shtetasit nga Shqipëria në Greqi mbeten ashtu siç janë. Më tej lajmëron se me datë deri me detë 7 korrik janë në fuqi këto masa.
Postimi nga ambasada Greke:
Njoftim
Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021
(Vendim Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 33508 – ΦΕΚ Β’ Αρ. 2234/29.05.2021).
Lajm i mirë/ Shqiptarja e zhdukur prej disa ditësh, rikthehet në familjen e sajNjë fund i lumtur për 38-vjeçaren shqiptare të zhdukur prej disa ditësh. Ajo tani pranë të afërmve të saj.
Esmeralda Arapi mësohet se është rikthyer pranë familjes së saj, duke i dhënë fund ankthit. Shqiptarja 38 vjeçare u zhduk nga shtëpia e saj në zonën e Gyzi, në Athinë, në 18 maj 2021.
Një ditë më parë, policia ka marrë një telefonatë ku është lajmëruar se ajo është rikthyer na banesën e saj dhe ndodhet e sigurtë dhe shëndosh e mirë.
Zyrtare/ Bashkia e Tiranës: Do ta heqim abonenë e përgjithshme 3 muajt e verësBashkia e Tiranës e ka pranuar se do ta heqë abonenë e përgjithshme të transportit publik.
Në një njoftim zyrtar, Bashkia sqaron se me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit të linjave të transportit në kryeqytet, aboneja e përgjithshme do të hiqet nga qarkullimi vetëm për 3 muajt e verës dhe do të rikthehet sërish në shtator.
‘Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë e përgjithshme të transportit publik, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se: Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.
Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim.
Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit,’ bën të ditur Bashkia e Tiranës.
Kjo periudhë do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.
‘Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim.
Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ,’ e mbyll njoftimin Bashkia e Tiranës.
Aksidentoi këmbësorin, arrestohet 36-vjeçarjaNjë 36-vjeçare është arrestuar nga Policia në Fier, pasi ka përplasur me makinën e saj një këmbësor, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen E. Y., 36 vjeçe, banuese në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka goditur një këmbësor, shtetasin P. M., 51 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.