Aplikacion
Është mbyllur finalja e madhe e UEFA Champions League mes Man.City-t dhe Chelseat, me “Blutë” e Londrës që kanë triumfuar me rezultatin 0-1 falë një goli të Kai Havertz në minutën e 42-të.
Blerja më e shtrenjtë e verës së shkuar për londinezët, finalizoi me sukses një kundërsulm të Chelsea-t, duke marrë mrekullisht një vertikalizim dhe kaluar portierin Ederson.
Supersfida e mbrëmjes së sotme, pati tension, raste të pastra shënimi për të dyja skuadrat, luftë e fortë sportive gjatë gjithë 90 minutave, ndërsa pas përfundimit të takimit, nuk mund të mungonin dy skenarët: Festë e çmendur e skuadrës së Tuchel dhe lot të “Qytetarëve” të drejtuar nga Pep Guardiola.
Chelsea shpallet kështu për herë të dytë në histori kampion Europe, pas suksesit në sezonin 2011-12. Një sukses i madh për trajnerin gjerman, Tuchel, i cili pas finales zhgënjyese të sezonit të kaluar kur drejtonte PSG-në, teksa humbiste ndaj Bayern Munich tashmë ia del të sigurojë trofeun me “veshë të gjatë” për herë të parë në karrierë.
Nga ana tjetër, Pep Guardiola nuk ia del të fitojë Champions-in e tretë prsonal pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën. Tekniku spanjoll ka fituar gjithçka duke përjashtuar Champions me klubin anglez gjatë qëndrimit të tij 5-vjeçar në ishull ndërsa tashmë pritet të rivlerësojë të ardhmen e tij me “Qytetarët”.
Ekskursion me klasën në Tushemisht, helmohen nga ushqimi fëmijët e klasës së 8-tëDy vajza të moshës 13-vjeçare janë helmuar ditën e sotme, gjatë drekës në një lokal në fshatin Tushemisht të Pogradecit.
Policia bën me dije se 13-vjeçaret K. Sh. dhe Xh. S. kanë qenë në një ekspeditë mësimore nga Tirana dhe janë ndalur për të drekuar ku dhe dyshohet se janë helmuar. Aktualisht ato janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Mijëra dollarë në tavolinë! Zbulohet oferta tunduese për Bekim BalajnBekim Balaj është një ndër futbollistët shqiptarë më në zë. Së fundmi sulmuesi i kombëtares shqiptare, u dha fund fjalëve që mund të rikthehet në Superiore. I ngacmuar në konferencën për shtyp të një dite më parë, shkodrani deklaroi se mund të luajë edhe disa vite te tjera në kampionate më të forta se yni.
Pas një sezoni jo fort të mirë te Sturm Graz në Austri, Balaj është larguar me tre gola të shënuar në kampionat dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Janë të shumta klubet që interesohen për të, por sulmuesi nuk nxitohet.
Së fundmi ai ka marrë një ofertë tunduese, nga një klub ku shqiptarët kanë qenë disa kohët e fundit. Bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk e kanë pikasur Balajn dhe për të në tavolinë është një propozim interesant 400 mijë dollarë në sezon ofrojnë bjellorusët, që në përbërjen e tyre kanë edhe Valon Ahmedin, një tjetër lojtar që ka qenë kontigjent i kombëtares sonë. Balaj duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe Shakhtyor Soligorsk është në pritje.
Favor për shkodranin është fakti që mund të përshtatet lehtë në Bjellorusi, pasi më parë është aktivizuar në Rusi, Çeki dhe Poloni, me ekipe si Akhmat Grozny, Sparta Praha, Slavia Praha dhe Jagiellonia.
Në rrezik për jetën! Kim Kardashian merr urdhër mbrojtjejeYlli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ndihet në rrezik për jetën ndaj dhe po merr mbrojtje nga një burrë pasi ka deklaruar se ai është përpjekur që të futet brenda shtëpisë së saj.
Avokati i Kim-it, Shawn Holley e çoi këtë rast në gjykatë dhe mori një urdhër ndalimi të përkohshëm, për të mbrojtur Kim-in nga një 32-vjeçar i quajtur Charles Peter Zelenoff, i cili pretendohet se e ka ngacmuar për muaj me radhë.
Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga “TMZ”, Kim pretendon se ai vazhdon të postojë në lidhje me dëshirën e tij për të pasur një marrëdhënie fizike me të dhe ka shumë postime shqetësuese në lidhje me përpjekjen për të hyrë në shtëpinë e saj.
Në dokumente, Kim thotë se djali ka filmuar video jashtë kufijve të pronës së saj dhe ajo pretendon se ai po irritohet që nuk mund të hyjë brenda. Ylli shton se ka frikë sesi ai e ka gjetur adresën e shtëpisë së saj, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka treguar atë.
Kim është shprehur se ai është i rrezikshëm, ka dy dënime dhe për më tepër po e përndjek atë. Gjykatësi dha urdhrin e ndalimit të përkohshëm të Zelenoff, i cili duhet të qëndrojë larg saj në çdo kohë.
Rrëfehet Armina Mevlani: Nga marrëdhënia me fëmijët e Shkëlzenit deri te raportet me Sali BerishënArmina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha është gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias rozë.
Blogerja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.
E pyetur si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh, Armina ka dhënë një përgjigje mjaft pozitive.
“I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”, ka shkruar ajo.
Armina është pyetur gjithashtu se “a është e vështirë marrëdhënia me një partner, i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë”.
“Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, është përgjigjur ajo.
Kujtojmë se disa ditë më parë, ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA-të. Vendimin e DASH e bëri të ditur sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përmes një deklarate në “Twitter”.
Në lidhje me këtë reagoi më pas edhe Armina dhe shkak për këtë u bë një mesazh i një ndjekësi.
“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar dikush Arminës.
Blogerja e ka cilësuar këtë vendim si politik, por shton se asaj i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të dashur dhe asgjë tjetër.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë,edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina Mevlani.
Horrori në Kombinat! Vetëflijimi i familjes Josifi, pse ndodhën 2 vdekjetDhjetë muaj pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet ku policia gjeti të vetëflijuara dy pjesëtaret e familjes Josifi, Anisa dhe Zhaneta Josifi, dhe në gjëndje të rëndë pjestaren e tretë Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonje veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush.
Në keto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.
Konkluzioni i organit të akuzës erdhi pas një hetimi të gjatë ne lidhje me këtë rast të pazakontë, ku në pyetje u morën shumë persona që kishin patur kontakte me të ndjerat si dhe u kqyren aparatet telefonike të tre pjestareve të familjes Josifi.
Sipas ekspertëve në telefonat e tyre nuk u gjetën të instaluara aplikacione te rrjeteve sociale dhe nuk u konstatua përdorimi i tyre ndërsa viktimat dhe Blerta Josifi nuk kanë patur komunikime me persona të tjerë por vetem me njera tjetrën.
Po kështu në materialin e prokurorisë, sipas oranews, thuhet se dhe ne banesën e tyre nuk është konstatuar të kenë hyrë persona të tjerë të jashtëm pasi ato i kishin ndërperë mardhëniet me te gjithë, deri në momentin kur u gjeten nga policia.
Sipas prokurorisë nga hetimi rezulton se gjatë kësaj periudhe ato nuk kanë frekuentuar ndonjë sekt fetar e po kështu nuk rezulton ti ketë vizituar ndonje përfaqësues i komuniteteve fetare.
Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të mbijetuarën Blerta Josifi. Ajo ka treguar para përfaqësuesve të akuzësse së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe me pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur ne Tiranë.
E mbijetuara ka treguar se nuk kanë qenë të shtyrë nga asnjë person i jashtëm për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qënë kundër po me pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim. Ato kishin rreth 5 vite që nuk shkonin me në kishë po e kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.
“Provokim”/ BE thirrje Kurtit: Mos e ço policinë në veri për të mbledhur faturat e energjisëBashkimi Evropian pritet që t’i bëjë thirrje Qeverisë Kurti që të mos ndërmarrë operacione policore në komunat veriore për të mbledhur faturat e energjisë elektrike.
Demokracia.com ka siguruar raportin e përpiluar nga Këshilli Evropian, pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor e ku përmendet edhe kjo pikë. Sipas dokumentit, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.
“Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale”, thuhet në raportin e BE-së.
Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dërgoi në Prokurori marrëveshjen e ish-presidentit Hashim Thaçi me NATO-në, të cilën e kishte bërë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë.
Sipas kësaj marrëveshje, Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk lejohet të shkojë në veri pa lejen paraprake të NATO-s dhe misionit të saj KFOR. E këtë, Kurti e cilësoi si akt të “tradhtisë kombëtare”.
Ibsen Elezi gozhdon Bashën: 8 pyetje që duan përgjigjeIbsen Elezi, demokrati që iu refuzua kandidimi për kryetar të PD-së vijon të mbajë qëndrime të forta kundër Lulzim Bashës.
Përmes një reagimi të gjatë ai i drejton 8 pyetje kryetarit të PD-së, ndërsa shkruan se dëmet e Bashës në Kukës janë dyfish.
Sipas Elezit, Basha mashtroi me protestën në rrugën e Kombit dhe fiku telefonin 1 javë parë se të vendosej trau.
Mesazhi i plotë
1- Në 2015 u shit Këshilli i Qarkut Kukës, 1 vit më vonë me kërkëse të Prokurorisë u kërkua heqja e mandatit për Abedin Oruçin dhe përfaqsuesit e PD në Komisionin Qendror Zgjedhor votuan PRO tij, me dijeninë tuaj.
2- Në kuvendin e degës (dhjetor 2016) GENJYET se problemet mes degës PD Kukës dhe bashkisë do zgjidhen në një mbedhje urgjente që nuk u zhvillua kurrë. Për më tepër u sabotuan disa mbledhje kryesie për një periudhe 1 vjeçare, kjo situate absurde solli dëmtimin e imazhit të PD.
3- Në kuvendin e degës ( dhjetor 2016) premtuat dhe me pas GENJYET se s’do bashkëpunoni kurrë me LSI.
4- Kryesinë e PD dhe grupin e këshilltarëve të Bashkisë Kukës refuzuat ta takoni për rreth 4 vjet dhe nuk iu përgjigjet asnjë shkrese.
5- Për humbjen e thellë në 2017, rënien me 4600 vota ( nga 14200 ne 9600 ) nuk u bë asnjë analizë.
6- Në vitin 2018, në protesten e 31 marsit u bëtë palë me Edi Ramen dhe Kastratin për shuarjen e protestës. Premtuat se veç kur të shkelin mbi trupat e deputetëve do rivendoset trua i Kalimashit. Premtuat revolucion nëse do guxonin dhe në fakt mbyllet telefonin një jave para rivendosjes. Dërguat deputetin e Vlorës, Agron Shehu thjesht për show.
7- Në 2019 dhuruat bashkinë e Kukësit te PS dhe zgjodhet Safet Gjicin, premtuat se këto zgjedhje nuk do njihen, pastaj se do bëhen dy pale zgjedhje dhe do largohet bashkë me Ramën në 2021 dhe ai vazhdon i qetë.
8- Në 2014 me udhëzim larguat nga drejtimi i strukturave kryetar, sekretar seksionesh dhe grupseksionesh që ishin fitues, rregull që nuk e zbaton për vete edhe pse ke humbur thellë 2 palë zgjedhje.
Kam qenë dhe jam kundër çdonjerit që nuk respekton rregullat dhe frymën demokratike brënda dhe jashtë PD, sot L.Basha është kandidat, duhet pyetur dhe dëgjuar me durim.
“Të lejohet pjesëmarrja 30 përqind e tifozëve”/ Finalja e Kupës së Shqipërisë, Bashkia Shkodër kërkesë MSH-sëDitën e hënë, Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përmes një postimi në “Facebook” shprehet se Bashkia e Shkodrës i ka bërë kërkesë Ministrisë të Shëndetësisë, që në stadium në këtë sfidë të lejohet pjesëmarrja 30 për qind e tifozëve, duke respektuar rregullat ndaj Covid-19.
Postimi i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi:
Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.
Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.
Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!
Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat antiCovid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”!
Bulqizë/ Minatori humbi jetën në punë, arrestohet tekniku. Procedohen penalisht tre brigadierëNjë 34-vjeçar në prangat e policisë së Bulqizës për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” pasi me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.
Për këtë çështje, filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.
Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi Elti Alla, 35 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.