zoom

Day ArchiveYlli Rakipi kapet mat duke kërcënuar punonjësit e regjisë! Shihni videon që po bën xhiron në internet

Gazetari i njohur Ylli Rakipi është kapur mat duke kërcënuar punonjësit e regjisë së televizionit që transmeton emisionin e tij “Të Paekspozuarit”.

Gjatë emisionit i ka kërkuar regjisë plane të ndryshme. Por teksa regjia ka qenë duke fokusuar me shumë gazetarin Arjan Çani, Rakipi nuk ka duruar dot më dhe i ka “kërcënuar” me gjeste.

Nuk dihet nëse punonjësit e regjisë kanë dashur të hakmerren, por ata e kanë nxjerrë Rakipin në transmetim duke i kërcënuar.

Ju ftojmë të ndiqni pamjet.

Edith Harxhi: Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’

Një deklaratë të bujshme ka bërë para pak minutave kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi. Ai ka thënë se para disa vitesh Lulzim Bashës i është refuzuar viza në SHBA.

“Po, po, është e vërtetë. E kam informacion të sigurtë. Ju e keni parë dhe vetë. Nuk ju ka ardhur habi që ai nuk po shkon më në Washington, nuk e keni pyetur veten? Sepse i është refuzuar viza. madje habitem pse s’ka ndodhur e kundërta, pse s’e kanë shpallur non-grata. Nuk do të çuditesha nëse kjo gje do të ndodhte,”- tha Harxhi.

Harxhi tha se Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës. 

“Lulzim Basha është më i dobët se kurrë sot. Gara ime është me të sepse unë dua pronën që kam vënë një gur themeli. Dhe sot PD është peng nga Lulzim Basha dhe ne do t’ia marrim”, vijoi ajo. 

Duke cekur çështjen e listës së anëtarësisë, Harxhi tha se kjo është një çmenduri. 

“Imagjinoni sikur Edi Rama të mbante për vetë listën e zgjedhësve”, tha ndër të tjera Edith Harxhi, në Zonen e Lire. 

Plagosje në Borsh? Policia sqaron të vërtetën: Ra nga lartësia

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Çfarë ka ndodhur me të? Fatos Nano me karrocë në spital

Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e sotme Nano është parë pranë Spitalit Amerikan në Tiranë për të marrë kujdesin shëndetësor.

Zoom.al  ka siguruar pamjet e momentit kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.

Jepet alarmi: Deti i Vdekur po zhduket, do të ketë pasoja

Ambientalistët izraelitë janë të shqetësuar se Deti i Vdekur, pika më e ulët në Tokë, po zhduket. Kjo paraqet rreziqe mjedisore dhe mund të ndikojë në efektet e rralla shëruese të Detit të Vdekur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein ishte në rajonin e Detit të Vdekur dhe përgatiti këtë kronikë.

Jake Ben Zaken drejton varkën e tij të vogël drejt një formacioni të çuditshëm kripor që ka dalë mbi sipërfaqen e Detit të Vdekur. Deri vonë, këto formacione ishin të gjitha nën ujë, por deti po tkurret me shpejtësi.

Ai beson se mjedisi i veçantë i Detit të Vdekur, pika më e ulët në tokë, duhet të mbrohet.

“Unë mendoj se Deti i Vdekur i përket botës. Ky është i vetmi vend në botë i këtij lloji, nuk ka asgjë të ngjashme në botë. Dhe unë mendoj se duhet ta mbrojmë atë”, thotë ai.

Tkurrja e Detit të Vdekur është dokumentuar për vite me radhë nga organizata Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

“Deti i Vdekur është aktualisht në pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Ne po humbasim sasi uji të barazvlefshme me sasinë e ujit në 600 pishina olimpike në ditë. Po përpiqemi të bëjmë gjithçka që të kemi një vizion për të rimëkëmbur rrjedhën historike, për të shpëtuar Detin e Vdekur me çdo mënyrë”, thotë Noam Bedein nga Projekti i Ringjalljes së Detit të Vdekur.

Burimi kryesor i ujit të Detit të Vdekur është lumi Jordan, por rrjedha e tij është pakësuar në mënyrë drastike nga mungesa e reshjeve dhe mungesa e ujit në këtë rajon shkretëtire. Ndryshimi i klimës ka çuar në shfaqjen e papritur të mbi 6,000 gropave të mëdha dhe të rrezikshme, duke shkatërruar industrinë turistike në këtë zonë.

Disa artistë mjedisorë izraelitë po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin mbi tkurrjen e Detit të Vdekur dhe shfaqjen e gropave të rrezikshme, përmes vallëzimit, ekspozitave fotografike dhe artit me tema mjedisore.

“Metafora e vijave të kuqe është një referencë për enët e gjakut të Nënës Natyrë. Unë e shoh të gjithë këtë zonë si një profeci të asaj që do të ndodhë në botë nëse nuk do të kujdesemi për natyrën”, thotë artisti dhe aktivisti i mjedisit, Doron Gazit.

Klinikat e “Terapisë Klimatike” të Detit të Vdekur kanë trajtuar mijëra pacientë që vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes. Ato shfrytëzojnë kushtet e rralla mjedisore të rajonit, duke përfshirë nivelet e larta të oksigjenit, rrezet ultravjollcë dhe ujin me minerale. Tani një studim i ri tregon se mjedisi i Detit të Vdekur mund të ndihmojë edhe pacientët me COVID-19.

“Për herë të parë ne po shohim se rrezet ultravjollcë mund të jenë të dobishme për pacientët me Covid-19. Në studimin e fundit kemi mësuar se këto rreze mund të parandalojnë vdekjet nga Covid-19″, thotë Dr. Marco Harari nga klinika DMZ.

Ambientalistët këtu thonë se ka shumë arsye për të shpëtuar Detin e Vdekur dhe shpresojnë se ky studim do të rrisë ndërgjegjësimin për atë që duhet bërë për të ndalur tkurrjen e mëtejshme të tij./ VOA

Pas tre dekadash largohet ikona e “Zërit të Amerikës”/ Ilir Ikonomi prek në edicionin e fundit

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, gazetari Ilir Ikonomi drejtoi të premten emisionin e fundit të një karriere, gjatë së cilës ka mbuluar ngjarje madhore në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka publik shqipfolës.

Ja përshëndetja e tij për audiencën e Zërit të Amerikës.

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.

Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota.

Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor.

Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time.

Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqia. Ne do t’ju themi të vërtetën.”

Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë. Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë.

Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje.

Për Zërin e Amerikës, unë jam Ilir Ikonomi.

Natën e Mirë!”

Zbardhen detajet/ Si e humbi jetën në galeri minatori 35-vjeçar

Zoom.al ka mësuar detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në minierën e Bulqizës, ku humbi jetën një minator 35-vjeçar.

Mësohet se viktima është Eltion Alla, ndërsa aksidenti ka ndodhur në nivelin 18 të galerisë.

Eltioni raportohet se ka qenë duke kryer kontrolle në galeri kur një bllok është shembur nga tavani duke i rënë sipër e për pasojë duke i marrë kështu jetën.

Të shtëna me armë zjarri në Borsh, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Borsh në bregdetin e jugut.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nga policia lidhur mbi ngjarjen.

Rikonstruktim i kabinave elektrike/ Zonat e kryeqytetit, ku do të ketë ndërprerje të energjisë

OSHEE ka njoftuar se nesër, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zonë të Tiranës.

Të gjitha bizneset në Rrugën e Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur Karburanti i vjetër do të jenë pa energji elektrike për 7 orë.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht Sauk i Ri dhe të gjithë bizneset në segmentin e rrugës së Elbasanit, nga Shkolla e Policisë deri te zona e quajtur ( Karburanti i vjetër ) gjithashtu pa energji do te jene pjesërisht dhe rrugët e mëposhtme:

Rruga “Enver Preza”, rruga “Shaqir Palushi” ,rruga “Ramazan Bregu, rruga “Grigor Gjika”, rruga “Arif Hasko”, rruga “Hamide Dalipi”
Rruga “Selim Jegeni”, rruga “Danish Jukniu”

Vdes minatori në Bulqizë, e zë poshtë masivi i armaturës së galerisë

Një aksident ka ndodhur sot në minierën e Bulqizës. Një minator me profesion armator ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit në nivelin e 18 të minierës.

Minatorët e pranishëm tregojnë për Zoom.al se aksidenti ka ndodhur si pakujdesi gjatë punimeve për armatimin e galerisë.

Një katror i armatimin e ka zënë poshtë minatorin me iniciale Eldi Alla duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në minierën e Albchrome në nivelin e 18, teksa 27 vjeçari ka qenë duke kryet kontrollin e galerisë.