Aplikacion
Mjeku Erion Dasho ka folur për situatën pandemike në Shqipëri, në një lidhje direkte për Fax Neës, duke theksuar se në Shqipëri është arritur imuniteti i tufës.
Për mjekun Dasho, rreth 2 milionë shqiptarë e kanë kaluar Covid-19 deri më tani, gjë kjo që vërtetohet nga numri i vdekjeve, që sipas tij janë plot 15 mijë. Duke qenë se përqindja e vdekjeve Covid është 0.6/0.7 në 100 mijë të infektuar, atëherë i bie që 2 milionë shqiptarë tashmë e kanë kaluar infeksionin.
Për sa i përket masave të reja që u njoftuan ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, mjeku Dasho nuk i kurseu kritikat ndaj tyre.
Ai u shpreh konkretisht me ironi që Komiteti mesa duket jeton në botën e tyre të fantazisë dhe urdhërave politikë dhe jo në Shqipëri, duke shtuar se masat që u lehtësuan sot në vendin tonë ka kohë që nuk zbatohen nga qytetarët.
A duhet që të ulet vigjilenca? Mjeku Dasho i bëri thirrje personave që nuk e knë kaluar ende virusin apo atyre që kanë marrë vaksinë kineze që të bëjnë kujdes sepse janë të ekspozuar ndaj sëmundjes.
Lehtësimi i masave? Komiteti i Ekspertëve mesa duket nuk jeton në Shqipëri. Ata janë mbyllur në atë kullën e fildishtë dhe nuk e dinë ccfarë ndodh në mjedis. Ato masa që pretendojnë se poi lirojnë, ka muaj që qytetarët nuk i zbatojnë. Në muajin prill që kam qenë në Shqipëri, qytetarët vazhdonin të qëndronin lirisht në rrugë pas orës 22:00. Maska pothuajse nuk mbahej fare në rrugë, ndërsa në ambiente të mbyllura sa për sy e faqe. Komiteti nuk jeton në Shqipëri. Ata jetojnë në botën e tyre të fantazisë apo urdhrave politikë, ku gjykojnë se mund të luajnë dhe mund të tallen me shqiptarët. Në kohën kur duhet të merrnin masa, kur shqiptarët vdisnin, kur njerëzit blinin oksigjen, kur njerëzit vdisnin në rrugë se s’kishte vende në spital, Komiteti nuk merrte masa. Ndërsa sot Komiteti vazhdon të jetojë në atë botën e fantazive.
A duhet ta ulim vigjilencën? Si shoqeri, ne e kemi kaluar pandeminë. Tashmë gëzon imunitet grupi, të fituar në mënyrë natyrale dhe nuk ka patur lidhje me vaksinën sicc mundohet ta propagandojë një pjesë e anëtarve të komitetit. Ka lidhje me faktin që rreth 2 milionë shqiptarë tashmë e kanë kaluar virusin. Ky imunitet na mbron deri në tëtor, sipas të dhënave deri m tani. Jemi në situatën kur personat që nuk e kanë kaluar Covid, apo nuk janë vaksinuar me një vaksinë të sigurtë si Astra Zeneca apo Pfizer/Biontech duhet të bëjnë kujdes ende sepse janë vulnerabël ndaj virusit. Ata që kanë kryer vaksinën kineze nuk mund të themi, sepse pjesën më të madhe prej tyre nuk i mbron kjo vaksinë. Ata duhet të mbrohen njëlloj sikur nuk janë vaksinuar. Kush nuk e kaluar virusin dhe kush nuk ka marrë vaksinë të sigurtë duhet të bëjë kujdes. Mesazhi për popullatën është pozitiv, sepse e kemi kaluar imunitetin e grupit, por ata që nuk kanë kaluar virusin dhe nuk kanë marrë vaksinë të sigurtë duhet të vazhdojnë të mbrohen.
Imuniteti? Bazohemi te numri i vdekjeve nga Covid. Ne kemi 15 mijë vdekje nga Covid sipas institutit të statistikave në shëndetësi. Sapo ka nxjerrë statistikat dhe vlerësohet se në Shqipëri rreth 15 mijë qytetarë kanë humbur jetën nga Covid. Duke pasur parasysh shkallën e vdekshmërisë që është 0.6/0.7 për 100 mijë të infektuar, atëherë numri i rasteve që kanë kaluar Covid në Shqipëri vlerësohet rreth 2 milionë.Në këto kushte, në raport me popullatën 2.8 milionë banorë që ka Shqipëria, jemi në fazën kur vendi gëzon imunitet grupi me raport me Covid.
Skandal/ Lali Eri ju heq abonetë qytetarëve të Tiranës si ‘shpërblim’ për mandatin e tretëNjë tjetër lajm që do u kushtojë shtrenjtë xhepat, pas ngritjes së çmimit të karburantit të ujit apo edhe të disa ushqimeve të shportës, duket se do e rëndojë edhe më tej buxhetin e varfër të qytetarëve.
Duke filluar nga muaji qershor, Bashkia e Tiranës, do të heqë nga qarkullimi abonetë e përgjithshme në linjat e transportit publik. Duke filluar nga ky muaj, do të jenë në qarkullim vetëm abonetë e linjave. Që do të thotë që për çdo linjë, qytetarët duhet të jenë të pajisur me një abone më vetë.
Pra nëse një qytetar i duhet të marrë dy linja urbane për të shkuar në punë, nga 16 mijë lekë që kushtonte një abone e përgjithshme, tashmë duhet të paguajë 24 mijë lekë në muaj. Jo vetëm kaq, por sikur të mos mjaftonte kjo kosto e shtuar, duke filluar nga muaji në vazhdim, çdo qytetar duhet ta ketë të pajisur abonenë e linjës me foto personale. Çka e rrit edhe më shumë koston e një aboneje, po të kemi parasysh se për çdo abone duhet të stamposh një set me fotografi personale.
E gjitha kjo ndodh vetëm një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe një mashtrimi publik që ishte denoncuar edhe më herët.
Ku për të mashtruar qytetarët, disa muaj para zgjedhjeve dhe deri sa ato përfunduan, abonetë e përgjithshme u shitën jashtë çdo kriteri në sy të krimit financiar, që nuk ndërmori asnjë hetim, nën çmimin real, për vetëm 10 mijë lekë të vjetra.
Një tjetër provë se si pushteti lokal i drejtuar nga maxhoranca aktuale përdori makinacione të tilla për të mikluar qytetarët, të cilët sot pas lëvizjes së fundit po nga kjo bashki, që heq abonetë e përgjithshme si në asnjë kryeqytet tjetër të Evropës, ndihen dyfish të mashtruar dhe me një kosto tjetër shtesë që rëndon gjithmonë e më tepër xhepat e tyre të varfër.
Berisha për shpalljen “non grata”: Menduan se do të më dobësoninPadinë e Berishës në gjykatën korreksionale të Parisit ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antoni Blinken me akuzën e shpifjes pas vendimit për shpalljen non grata shumë e kanë lexuar si një truk të ish-kryeministrit, marrë shkas nga raportet SHBA-Francë.
Por Berisha i ftuar në “PolitikOn” në Rtv Ora e qartëson se nuk ka ndërmend tu bashkohet miliona anti-amerikanëve në Europë.
“Jo nuk ka. Nuk kam ndërmend kurrë tu bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë. Në Europë e majta europiane ka nxitur antiamerikanizëm të papërmbajtur, unë nuk mund të bashkohem. Këtë akt, këtë vendim absurd të bazuar në shpifje nuk mundem kurrë ta marr si simbol të Amerikës, e marr si dobësi padiskutim”, tha ish-kryeministri.
Berisha insiston se ky është një vendim i bazuar në shpifje.
“Të marrësh një vendim të tillë dhe të thuash se u bazova në raporte të financuara nga Xhorxh Soros, në raportet e Edi Ramës dhe u bazova në mediat që kontrollon Rama.Soros është i fuqishëm. Jashtë ofiqeve politike ai është njeriu më i fuqishëm i botës, jashtë funksioneve zyrtare politike”, tha ai.
Koha kur erdhi për Berishën nuk është rastësi.
“Është menduar se kjo goditje do të më dobësojë në një kohë që ka efekt të kundërt te unë”, deklaroi Berisha.
Maignan zyrtarisht pjesë e Milanit, firmos për 5 sezone me kuqezinjtëMike Maignan është zyrtarisht pjesë e Milanit. Portieri me origjinë nga Guajana franceze, që sapo fitoi titullin kampion të Francës me Lille, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin kuqezi deri në verën e 2026-ës.
Gardiani 25-vjeçar është rritur në sektorin e të rinjve të Paris Saint Germain, ndërsa 6 vite më parë u transferua te Lille, ku veçanërisht tre sezonet e fundit është shndërruar në titullar absolut dhe një nga pikat më të forta të klubit francez.
Maignan ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 16 te Milani dhe pritet të marrë vendin e titullarit të portës, i lënë bosh nga Gianluigi Donnarumma, i cili preferoi të mos rinovojë kontratën me kuqezinjtë dhe do të largohet me parametra zero.
Pasi ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të kombëtares franceze, 25-vjeçari Maignan është përzgjedhur nga Didier Deschamps për të qenë pjesë e “gjelave” edhe në Kampionatin Europian dhe vetëm më pas do të vihet nën urdhrat e Stefano Piolit.
Shkatërrohet banda shqiptare e grabitësve, 62 vjedhje banesash në Italinë verioreDisa shtetas shqiptarë u arrestuan nga karabinierët e Verbanias pasi akuzohen për 62 vjedhje banesash në të gjithë Italinë veriore, përfshirë Milanon, dhe 2 grabitje.
Në mëngjesin e së mërkurës, karabinierët zbatuan disa urdhra paraburgimi ndaj shtetasve shqiptarë përgjegjës për vjedhje të shumta shtëpish dhe grabitje të kryera midis nëntorit 2019 dhe janarit 2020, në provinca të ndryshme të Piemonte, Lombardi, Veneto dhe Emilia Romagna.
Hetimi filloi në nëntor 2019 me një përpjekje për grabitje kundër një personi nga Verbanese.
Hetuesit kishin arritur të gjurmonin, një Alfa Romeo Stelvio, e përdorur për krimin. Automjeti u vu re më pas në komuna të tjera në zonë dhe në zonën e Varese, gjithmonë në lidhje me disa vjedhje banesash.
Më pas makina u përgjua në Arona, ku kriminelët goditën makinën e policisë në një përpjekje për të shmangur kontrollin, dhe më pas braktisën makinën e tyre duke u fshehur në pyll.
Brenda automjetit, megjithatë, u gjetën elementë që lejuan hetimin e bandës kriminale.
Në veçanti, u identifikuan dy grupe të ndryshme, të përbërë përkatësisht nga 6 dhe 4 persona, të gjithë me origjinë shqiptare, përveç një gruaje egjiptiane, dhe në pjesën më të madhe të pastrehë.
Hetimet më pas bënë të mundur mbledhjen e provave mbi përgjegjësinë e bandës në lidhje me 62 vjedhjet dhe dy grabitje, të kryera gjithmonë duke përdorur makina të vjedhura me kapacitet të madh, të cilave shpesh u ndërroheshin targat, madje edhe këto të vjedhura, si dhe Telepass-i i përdorur në autostradë.
Vjedhjet e shumta, të kryera në mënyrë të njëpasnjëshme, madje edhe në të njëjtën komunë, u përqendruan për një periudhë prej rreth dy muajsh, duke prekur provinca të ndryshme të Piemonte, Veneto, Emilia dhe Lombardia, duke përfshirë edhe vetë Milano (si dhe Bergamo, Brescia dhe Pavia )
Dy 30-vjeçarë që ishin tashmë në arrest shtëpie në Savona dhe Mozzate (Co) përfunduan në telashe pas ndërhyrjes së së mërkurës nga ushtarët dhe të cilët u dërguan në burg; dhe një çift me vendbanim në Segrate (Milano), burri i të cilit u dërgua në San Vittore, ndërsa gruaja e tij, me fëmijë, u vendos në arrest shtëpiak.
Gjatë hetimeve, karabinierët gjetën dhe sekuestruan, përveç veshjeve të shtrenjta, bizhuterive dhe orëve të markës, edhe një karabinë të kalibrit 223 H & k me dy karikatorë dhe 34 gëzhoja (pushkë sulmi të zbritur tip), si dhe një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me dy revista dhe 15 gëzhoja.
Gara brenda partisë/ Nishani tregon se kush është njeriu i duhur për të drejtuar PD-nëIsh-presidenti Bujar Nishani, i ftuar në “News24”, duke folur për lëvizjen politike “Për PD-në”, deklaroi se ai dhe kolegët e tij luftojnë për një Parti Demokratike, që të jetë e denjë të rivalizojë PS-në dhe të marrë drejtimin e vendit.
Nishani theksoi se situata në PD është sot dëshpëruese dhe se duhet bërë gjithçka që të ndryshojë.
“PD ka dështuar që të bindë shumicën e shqiptarëve, që të marrë besimin e tyre, që të bëjë të pavlefshme masakrën e zgjedhjeve. Basha e quan masakër në mënyrë hipokrite, sepse Basha nuk njeh rezultatet e një masakre. Basha po njeh parlamentin duke hyrë në të, e do të thotë se pranon produktin e 25 prillit, që i bie që nuk ka pasur masakër elektorale. Për mua, ka pasur deri diku një masakër elektorale, por tek Basha dëgjuam të njëjtat gjëra. Situata në PD është dëshpëruese, duke krijuar krizë të thellë në Partinë Demokratike. Grupimi për PD ka kauzë ringritjen e Partisë Demokratike. Basha vendosi të gjitha konditat në favor të tij. Ne duhet të jemi pjesë e betejës. Ne mendojmë se me kandidaturën e zonjës Harxhi mund të përfaqësohemi denjësisht, është themeluese e partisë. Jam i bindur se kandidatët tanë do kenë rezultat mjaft të mirë”, tha Nishani.
Më tej, Nishani vlerësoi se nuk ka pasur komunikime trashmë me zotin Basha, duke shtuar se kauza e tij është një PD sa më sfiduese, për të qenë në të ardhmen në pushtet.
“Unë kam pasur një karrige shumë më të madhe se e deputetit dhe e zotit Basha, që është sot. Kur ka ardhur momenti, kam ikur nga ajo karrige. PD-së i kam shërbyer në mënyrë institucionale. Ne nuk mund të ecim paralel me njëri-tjetrin, sepse jemi krejtësisht ndryshe në vizionin tonë. Nuk kam pasur komunikime me Bashën, por nuk kam probleme personale me të. Kauza ime është PD. Keqardhja ime është situata ku është PD. Përgjegjësia kryesore ku është sot PD bie mbi Bashën. Ne i kemi dhënë Bashës mbështetjen e nevojshme politike. Pëlqyeshmëria e publikut ndaj Bashës është e ulët. PD mori më pak vota se më 2013, kur humbi dhe u dhanë shumë dorëheqje. Unë jam kryetar i Këshillit Kombëtar në PD dhe është emërim honorifik, s’kam marrë asnjë angazhim, sepse nuk ka pushtet”, përmbylli Nishani.
Denoncimi i PD: Gjergj Luca përdorte punonjësit për shpërndarje parash, emrat…
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, denoncoi sot në KAS biznesmenin Gjergj Luca, lidhur me atë që partia më e madhe e opozitës e konsideron si masakër elektorale.
Sipas Logut, Luca ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave.
Logu shtoi se një prej personave që përdorej nga Luca dhe e mbështeste në blerjen e votave në Bradashesh, ishte Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave.
“Ne kemi paraqitur fakte se si shtetasi Gjergj Luca kryente mbledhje të paligjshme të dokumenteve të identifikimit, për një numër të konsiderueshëm të punonjësve të tij dhe ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave.
Kishte një numër shtetasish që vepronin kryesisht pas orës karantinore. Artan Fieraku dhe Xhevahir Milina kanë operuar në lagjen 5 maj dhe kanë mbledhur të paktën 100 larta identiteti me qëllim që të përdoreshin për manipulimin dhe tjetërsimin e zgjedhësve. Janë angazhuar edhe shtetasit Endri Haxhia, Mario Çela dhe Gëzim Rusi.
Në Bradashesh kanë operuar Ledi Hoti i cili bënte shpërndarjen e parave në këmbim të votës dhe Arben Veseli që kryente shpërndarje parash.
Ka operuar po ashtu Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave”, denoncoi Logu.
Varianti indian i Covid në Shqipëri? Rakacolli: Nuk e dimë, s’kemi dërguar mostra për verifikimKryetarja e Komitetit të Ekspertëve, zv.ministrja Mira Rakacolli, e ftuar në Radari Informativ në “ABC” foli për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për lehtësimin e masave kundër Covid.
Rakacolli u shpreh se masat lehtësohen në bazë të indikatorëve, duke shtuar se Komiteti Teknik është treguar gjithmonë i kujdesshëm në lehtësimin dhe shtrëngimin e masave.
Ndërsa u ndal tek varianti indian i Covid, Rakacolli u shpreh se është paraqitur shqetësues në Indi.
Kujtojmë se më herët në vendin tonë një 50-vjeçar nga Cërriku i cili ndërroi jetë nga Covid, sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik të Elbasanit kishte simptoma të ngjashme me mutacionin indian të koronavirusit.
Por Rakacolli sqaroi se nuk janë kryer analiza laboratorike për të vërtetuar nëse ka apo jo variant të virusit indian në Shqipëri.
“Ne akoma nuk mund të bëjmë analizën genetike në Shqipëri. ISHP po punon edhe për të realizuar analizën e një sekuence genetike në Shqipëri. Kjo është ende në program. Për momentin për virusin indian nuk janë dërguar mostra për verifikim”, tha ajo.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Rakacolli tha se Komiteti Teknik nuk doli në një vendim një datën 20 maj pasi duhej më shumë kohë që anëtarët të arrinin në një konkluzion të saktë.
“Nuk mund të quhet pa kufizime ligjore. Sepse në vlerësime situatash nuk mund të ketë ditë fikse. E kam thënë edhe herë të tjera që ne diskutojmë çdo ditë. Pra na u desh pak më shumë kohë që të arrinim në konkluzion pasi çdo masë ka pasojat e saj”, tha Rakacolli.
Eurostat publikon pagat sipas profesioneve: Edhe pastrueset në BE marrin sa dyfishi i menaxherëve në Shqipëri!Menaxherët dhe profesionistët në Shqipëri paguhen shumë më pak se kolegët e tyre në shtetet e Bashkimit Europian dhe gati sa gjysma e profesioneve elementare në shumë shtete.
Eurostat ka publikuar fitimet mesatare për orë, sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve, për vitin 2018, duke përfshirë nga vendet e rajonit Shqipërinë dhe Serbinë.
Shqipëria ka pagesën mesatare për orë, më të ulëtën në Europë, me vetëm 2.3 euro, nga 3.41 euro në Serbi dhe 15 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Të dhënat e tjera rajonale tregojnë se dhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë paga mesatare dhe ato sipas profesioneve më të larta sesa Shqipëria.
Në Europë, pagat më të lartë në total i kanë Zvicra (5.6 euro/orë), Norvegjia (29.8 euro) dhe Danimarka (29.5 euro)- shiko grafikun Paga mesatare orare, total, 2018.
Diferenca me shtetet e Bashkimit Europian dhe Shqipërisë është shumë e lartë për pozicionet drejtuese dhe për profesionistët.
Menaxherët në Shqipëri paguhen 4.45 euro për orë, nga 28.6 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian. Rekordin e mban sërish Zvicra, me 55 euro/orë, e ndjekur nga Danimarka (50.8) dhe Luksemburgu (49.5).
Profesionistët në Shqipëri paguhen mesatarisht 3.12 euro/orë, në raport me 21.36 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Profesioni më pak i paguar në Shqipëri është ai i punëve elementare (siç janë pastruesit dhe ndihmësit, punëtorët, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit, shitjet në rrugë dhe punëtorët e tjerë të shitjes dhe shërbimit), me 1.48 euro/orë, nga 9.65 euro që është mesatarja e BE-së për të njëjtin profesion.
Në fakt, ky profesion që është më pak i paguari në vendet e BE-së ka fitime mesatare dy herë më të larta sesa të menaxherëve në Shqipëri (përkatësisht 9.65 euro/orë, përkundrejt 4.7 euro/orë).
Paga mesatare në Europë
Sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian, fitimet bruto për orë kanë ndryshime të mëdha sipas profesioneve. Bazuar në të dhënat e hollësishme të fitimeve për vitin 2018, menaxherët ishin profesioni më i paguar në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së. Në nivelin e BE-së, me fitime mesatare bruto në orë prej 28,6 €, menaxherët ishin përpara profesionistëve (21,4 €), të ndjekur nga teknikët (17,8 €).
Në skajin e kundërt të shkallës, profesionet elementare (siç janë pastruesit dhe ndihmësit, punëtorët, ndihmësit e përgatitjes së ushqimit, shitjet në rrugë dhe punëtorët e tjerë të shitjes dhe shërbimit) ishin profesioni më pak i paguar në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, ku shërbimi dhe punëtorët e shitjeve kanë fituar më pak. Në nivelin e BE-së, profesionet elementare (9,7 € / orë) u pasuan nga punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve (11,2 €), operatorët dhe montuesit e impianteve dhe makinerive (11,5 €).
Në tërësi, të ardhurat mesatare bruto për orë të profesionit më të paguar në BE ishin rreth tre herë më të larta se ato të profesionit më pak të paguar, analizon revista Monitor. Më saktësisht, të ardhurat bruto për orë të një menaxheri në BE (28.6 €) ishin pothuajse tre herë më të larta se sa një punonjës elementar (9.7 €).
Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, ky raport ishte më i larti në Qipro, ku menaxherët (31,7 € / orë) paguheshin mesatarisht pesë herë më shumë sesa punëtorët elementarë (6,3 € / orë). Në të kundërt, raporti ishte më i ulët në Danimarkë, ku menaxherët (50,9 €) paguhen rreth dy herë më shumë sesa punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve (22,2 €).
Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia Pyjore e Janinës. Mësohet se në pranga kanë rënë M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita.
Të arrestuarit akuzohet për transport dhe trafik droge. Ndërkohë sipas informacioneve, nga policia u sekuestruan dy çanta të cilat kishin më shumë se 38 kg kanabis.
Sakaq të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës.